Po të krahasoni cilësitë e rishqyrtuara dhe të korigjuara të ”çiftit të përkryer” që do të rendisim tani me ato që pamë më lart,do të vëreni se ato s’kanë asgjë të përbashkët.Çifti i ri i përkryer është elastik.Që të dy mund të mos jenë në një mendje me njëri-tjetrin,madje edhe të grinden,por pastaj ia nisin sërish nga e para,me po atë zjarr dashurie.Çifti i ri i përkryer është spontan.Që të dy janë të hapur ndaj ndryshimit,të gatshëm për të ndryshuar mënyrën e jetesës,mendimet,humorin dhe zgjedhjet.Çifti i ri i përkryer e shfaq afërinë e vet në prani apo në mungesë të të tjerëve.Që të dy e përkrahin pjekjen e njëri-tjetrit,dinë ta kuptojnë gjendjen emotive të tyre,edhe duke arritur t’i fshehin deri në njëfarë mase dallimet.Çifti i ri i përkryer përpiqet t’i shprehë ndjenjat,duke nxjerrë dufin dhe jo duke e mbajtur përbrenda.Dhe së fundi,pjestarët e çiftit të përkryer,pavarësisht se janë të vetëdijshëm për ndryshimet,e çmojnë thellë njëri-tjetrin.
Edhe vlerat që vijojnë janë të ndryshme.Pikë së pari,kihet fort mirë parasysh pasuria emotive.Të dy partnerët duan t’i njohin të gjitha ndjenjat që mund të provojë qenia njerëzore dhe dëshirojnë t’i provojnë ato kur ta sjellë rasti.Së dyti,çifti i ri i përkryer e di që pjekuri do të thotë të luftosh kundër vështirësive dhe të ndash gëzimet.Vlera e tretë është bindja se pak rëndësi ka mendimi i të tjerëve:shumë më e rëndësishme është ajo që mendon çifti.Vlerësohet shumë më tepër bota e brendshme dhe marrëdhënia e çiftit,sesa miratimi i të tjerëve.
Të përpiqesh t’i afrohesh idealit të këtij çifti të ri të përkryer nuk është aspak lehtë ,por ai vlen barra qiranë(edhe pse parimisht çastet kur arrihet ”përsosmëria”janë të rrallë”.Pasi ta keni ndarë mendjen se do t’u hyni rreziqeve emotive,se do të kuptoni vetveten dhe burrin tuaj nga ana psikologjike,mundësitë janë të pafund.
Zhgënjimi.hidhërimi e trishtimi nga burri juaj,ua bënë jetën vetmitare e të mundimshme.Tani e adhuroni dhe pas një çasti ju duket si një vemje;e ndieni veten të zhytur në dëshprim sepse nuk po bëni atë jetë që doni.Është e vështirë të vazhdosh një marrëdhënie që ju shkakton një ndjesi të tilë,edhe pse është fjala për burrin me të cilin jeni martuar.Por edhe të rrezikosh nuk është lehtë.Gjithsesi,sigurisht që do të dëshironit dhe e meritoni padyshim,diçka më shumë se thjesht një marrëdhënie tërhiq e mos këput,plot zemërim,zhgënjim e dëshprim.Kur ishit të dashuruara jeta ju dukej ngazëllyese,premtuese.Përfytyroni tani sa bukur do të ishte të zgjoheshit një mëngjes,të vështronit burrin tuaj dhe të mbusheshit me optimizëm,duke ditur se mund t’i përçoni njëri-tjetrit dëshirat tuaja të jepni e të merrni të rrethuar nga lumturia.Pra,si bëhet e mundur të dashurosh një burrë të vështirë?
Krijoni Kontakt