Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Hyso, e ke qare postin e pare Vetem nje gje s'e morra vesh mire: qysh ore e kishe bere tere ate analize dhe nuk e kishe kuptuar se dashurohen vetem burrat e veshtire? Jo se, po nuk dashurove te veshtiret, by default, do te dashurosh te le(s)htet; pune eshte kjo?
    Që gjendja e të qenit I(E)dashuruar të na çoj me sukses në kurthin e martesës,duhet patjetër të besojmë në iluzionin se kjo përvojë do të zgjasë përgjithmonë.Këtë iluzion në kulturën tonë e përfaqëson miti për dashuri romantike,i cili i ka rrënjët te përrallat,ku princi dhe princesha jetojnë të lumtur deri në fund të jetës.Ky mit na tregon se për secilin djalë në botë ekziston një vajzë e krijuar posaçërisht për të dhe për secilin mashkull ekziston vetëm një grua e vërtetë;madje miti shkon dhe më tej,kur na bën të besojmë se kjo është ”e shkruar tek yjet”.
    Kur lidhemi me personin,i cili është ”i shkruar” për ne,atë do ta shohim siç e kemi ëndërruar dhe do të dashurohemi me të.Pasi kemi krijuar personin që mendojmë se na e kanë dërguar perënditë,besojmë që kjo lidhje duhet të jetë patjetër e përkryer dhe aftë të kënaqë të gjitha nevojat tona për të jetuar gjithmonë në harmoni dhe bashkim të përjetshëm.Mirpo ndodh që kjo të mos jetë lidhje e vërtet e qëlluar,dhe kur njëri-tjetrit nuk ia plotësojmë të gjitha nevojat,do të çdashurohemi dhe me keqardhje do të kuptojmë që i kemi kuptuar gabimisht yjet dhe atë që e kemi quajtur dashuri,nuk ka qenë vërtet e tillë.Por,tanimë nuk mund të ndryshojmë asgjë,përveçse të vazhdojmë jetën në bashkëshortësi jo të lumtur apo të ndahemi.

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    me i fjale dilema e njohur:

    beqar e i vetmuar, apo martuar e mizerabel


    ...me 5 fjale desha me thene
    Summertime baby!

  3. #23
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    more po juve as te enderroni nuk ditkeni? pika qe s'u bie :D

    Citim Postuar më parë nga hysnib
    Që gjendja e të qenit I(E)dashuruar të na çoj me sukses në kurthin e martesës,duhet patjetër të besojmë në iluzionin se kjo përvojë do të zgjasë përgjithmonë.Këtë iluzion në kulturën tonë e përfaqëson miti për dashuri romantike,i cili i ka rrënjët te përrallat,ku princi dhe princesha jetojnë të lumtur deri në fund të jetës.Ky mit na tregon se për secilin djalë në botë ekziston një vajzë e krijuar posaçërisht për të dhe për secilin mashkull ekziston vetëm një grua e vërtetë;madje miti shkon dhe më tej,kur na bën të besojmë se kjo është ”e shkruar tek yjet”.
    Kur lidhemi me personin,i cili është ”i shkruar” për ne,atë do ta shohim siç e kemi ëndërruar dhe do të dashurohemi me të.Pasi kemi krijuar personin që mendojmë se na e kanë dërguar perënditë,besojmë që kjo lidhje duhet të jetë patjetër e përkryer dhe aftë të kënaqë të gjitha nevojat tona për të jetuar gjithmonë në harmoni dhe bashkim të përjetshëm.Mirpo ndodh që kjo të mos jetë lidhje e vërtet e qëlluar,dhe kur njëri-tjetrit nuk ia plotësojmë të gjitha nevojat,do të çdashurohemi dhe me keqardhje do të kuptojmë që i kemi kuptuar gabimisht yjet dhe atë që e kemi quajtur dashuri,nuk ka qenë vërtet e tillë.Por,tanimë nuk mund të ndryshojmë asgjë,përveçse të vazhdojmë jetën në bashkëshortësi jo të lumtur apo të ndahemi.
    Hmmm...prape nuk me vjen me terezi mua.
    Te martohesh me dike qe eshte ashtu sic e ke enderruar eshte pak; te martohesh me dike qe eshte me teper nga c'ke enderruar - kjo eshte e gjitha!
    Qe njeriut nganjehere i iken kapacka per ndonje dallamango(-nge), kjo eshte e vertete por eshte gje pa zarar; si puna e gripit qe je nja tre-kater dite me temperature, po ca caj me limon dhe per nje jave je esell fare Ishallah ke fituar ca imunitet dhe heres tjeter qe eshte neper kembe s'ta ben syri terr (lol)
    Sa per zhgenjimin qe permend, une nuk shoh as me te voglen arsye qe kjo lidhje te vazhdoje te ekzistoje: ti nuk ke me nevoje per te, po as ai/ajo nuk ka me nevoje per ty, se perse duhet te kete? Ketu, jo se dua te le pershtypje te llojit "Edna Pontellier" por une do te kisha preferuar ndarjen pasi nese do ti kisha lene gjerat ashtu sic ishin, do te kisha nxirre jo vetem jeten time, por edhe te atij tjetrit...apo jo?!

    Tani te hidhemi edhe nje here nga ideali: ketu varet se c'fare kerkon nga martesa. Per mendimin tim, njeriu nuk ka nevoje vetem per nje te dashur, burre/grua apo partner sic e ka enderruar. Ai ka nevoje per nje "sfidues" (dhe kur them sfidues, nuk kam parasysh ato gerr-verr-et qe jemi mesuar ti degjojme nga te martuarit); por nje njeri, aftesia dhe kapaciteti i te cilit te te transformojne qe, kur ti thuash goodbye kesaj jete, ta ndjesh se je bere njeri me i mire, me i dashur, me i ditur nga c'ke qene gjithe jeten. Nuk e imagjinoj dot si mund te jete nje lidhje e tipit "yes, ma`am." Njeriu ka nevoje per nje lidhje nga e cila te marre maksimumin, ose e thene me sakte, nje lidhje nga e cila te fitoje maksimumin se asgje e vlefshme nuk merret apo jepet "for granted." Dhe sigurisht, kjo duhet te jete e ndersjellte.

    Sa per ate qe thua se personi ne fjale duhet te rrjedhe nga gjak mbreteror, mua kjo s'me tremb aspak....madje perandor do te kish qene ca me e sakte (lol) Dhe a e di pse? Se ne pervjetorin e 25-te te marteses (ose sic quhet ndryshe edhe "dasma e argjendte") ai ka per te qene faraoni i dinastise time, edhe pse me qindra here isha betuar se do t'ja thyeja okllaine pas kokes Mos me pyet c'fare do ta quaj per "dasmen e arte" (50-vjetorin dmth) se do t'ja gjej nje titull po he Ishallah nuk jam krrusur shume nga reumatizma per te kercyer danc (lol)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 17-02-2006 më 19:46
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #24
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar më parë nga Ihti
    me i fjale dilema e njohur:

    beqar e i vetmuar, apo martuar e mizerabel


    ...me 5 fjale desha me thene
    nuk ka fjale

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    cifti i perkryer nuk do jesh kurr ti kte ta dish . pastaj ca endron ti esht pun tjeter. mund te shikosh endra me sy hapur per princin tend te kalter apo per ndonje dasme madheshtore. Puna eshte se kjo ide e ciftit te perkryer nuk ka qen gjithmon si sot. deri duku gjerat ka filluar te shkojn ne normalitet por ka akoma njerez gje kerkojn ciftin e perkryer qe ka vdekur me prallat e epokes se mbretereshes victoria

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  2. Ushtarë të përkryer
    Nga bayern në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 08:32
  3. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_në_TR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  4. Perendi i perkryer edhe njeri i perkryer
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:21
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •