Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170

    Suedia planifikon nje ekonomi te pavarur nga nafta brenda 15 vjetesh

    Suedia planifikon te ndertoje nje ekonomi te pavarur nga nafta brenda 15 veteve te ardhshem. Kete parashikon ta beje duke sofistikuar teknologjine e biokarburanteve (aithanol, butanol etc) (Islanda ka filluar tashme disa vjet te vere ne perdorim teknologjine e hidrogjenit).

    Nje komitet i perbere prej perfaqesues nga industrialistet, akademiket, bujqit, prodhuesit e makinave, nepunes civile etj ka marre persiper te hartoje nje plan qe do t'i paraqitet Parlamentit brenda disa muajsh.

    Per me shume lexoni artikullin ne Guardian

    http://www.guardian.co.uk/oil/story/0,,1704954,00.html

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Me duket paksa jashte mundesive ky synim, por nese jane suedezet ata qe premtojne nje gje te tille e besoj. Kam shume besim tek aftesite e suedezeve si komb.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ne fakt, nuk eshte vetem Suedia (nqs eshte e vertete qe ajo ndermerr nje gje te tille) por dhe vete USA !

    Ne nje artikull te Figaro, date 9 shkurt, me titull : "Amerika pergatit pas-naften", thuhet qe vete Bush ne fjalimin e tij mbi Gjendjen e Kombit, ka dhene drejtimet qe ne 15 vitet e ardhshme Amerika te ule ne zero importet e naftes.

    Analiza vazhdon me fituesit dhe me humbesit e kesaj meseleje :

    Humbesit do te ishin :

    - Lindja e Mesme, duke humbur nje treg te mire shitje.
    - Industria automobile amerikane, por analiza thote qe ne djall te veje kjo sepse eshte diçka qe s'ke ç'ben. Japonia tashme i ka futur mire hundet ne keto pune dhe teknologjite e saj ne çeshtje automobilash do te bejne zevendesimin.
    - Lobi proteksionist dhe anglo-sakson ne USA, sepse Amerikes do t'i duhet te kaverdiset me naften e Amerikes latine duke e liruar pak doren me keta te fundit, bile dhe me ca vende si Venezuela me nje president palaço ne krye.

    Fituesit sipas analizes do te ishin :

    - Rusia, si furnizuese ne gaz dhe e Europes dhe Japonise.
    - Kina, por me kusht qe te kete nje minimum sjelljeje te mire. Por ajo duhet "perkedhelur" pak duke e pajisur me centrale berthamore dhe me energji te riciklueshme.
    - Franca, kjo duket si çudi, por ja qe keshtu mendon analiza. Sepse ne fakt Franca ka fituar tenderin e nje centrali elektroberthamor qe do te ndertohet ne Cadarache, ne jug te saj. Ka qene ne konkurence me nje vend ne Japoni, por e ka fituar Franca tenderin, dhe ky central elektroberthamor financohet nga fuqite me te medha te planetit (projekt i perbashket). Energji sa te duash, edhe Shqiperise se vockel mos i pikon ndonje gje...

    Kaq thote analiza

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sa mire! Jau hodhem arabeve te mallkuar qe do u mbetet nafta pa shitur......
    Atehere sipas kesaj analize i bie qe cmimi i naftes do te bjere.....
    Ne fakt kjo lloj analize do ta kishte vendin tek barcoletat, po dikush nuk e paska te zhvilluar sa duket ndjenjen e humorit....
    Ndoshta Arabia Saudite ne entuziazem e siper do bente mire te ulte jo me shume po 10-15% prodhimin e naftes te panevojshme sipas analizes......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 14-02-2006 mė 02:41
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    qe nafta do dhtrenjtohet dhe do mbarohet ajo dihet me duket andej nga 2060 thone me ritmet qe po e kerkon bota, duhet te kerkohen rezerva te tjera energjie? sigurisht por kjo ka nje "mbrapashtese".

    ne fakt suedia gjysmen e naftes e importon nga norvegjia gjysmen nga arabet. duhet nje industri e re e perpunimit te misrit etj. per sa kohe kjo do jete jo ekzistente vartesia nga nafta e lindjes se mesme do jete e madhe te pakten per vendet e varfera ne rezerva nafte ne azine lindore kina,japonia etj. ceshtje kohe jo se nuk realizohet.

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Gjenocidi kundėr shqiptarėve
    Nga Fjala e drejte nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •