Close
Faqja 29 prej 31 FillimFillim ... 192728293031 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 301

Tema: FC Chelsea

  1. #281
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Murinjo, me valixhet ne dore?

    8 Janar Drejtues brenda Celsit mendojne qe trajneri Hoze Murinjo mund te largohet nga skuadra ne perfundim te sezonit. Sipas burimeve brenda klubit, qe nuk duan te identifikohen, marredheniet e Murinjos me pronarin e klubit, Roman Abramovicin dhe shefin ekzekutiv Piter Kenion jane perkeqesuar ndjeshem kohet e fundit. Fitorja e dites se shtune, 6-1 ndaj Makellsfilldit ne raundin e trete te Kupes se Anglise beri qe Celsi te mbaje gjalle shpresat per te permbushur nje "poker" ne kete sezon, por nderkohe ka nga ata qe kane filluar ta shohin te ardhmen e skuadres pa Murinjon. Gus Hidink, i cili mori drejtimin e kombetares ruse kete vere edhe fale ndihmes se Roman Abramovicit perflitet si kandidati kryesor per te marre ne dore frenat e bluve. Nje burim me peshe brenda skuadres se Celsit, deklaroi per "Sunday Mirror Sport": "Dicka duhet te ndryshoje. Keshtu gjerat nuk jane ne rregull. Ne publik gjithmone duket sikur te gjithe jane te qete dhe ketu mbizoteron harmonia, por ne te vertete frika per nje sezon pa sukses ne kampionat dhe Champions eshte ne rritje".

  2. #282
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Hidink, njeriu perfekt per Abramovicin?

    8 Janar Sipas nje prej miqve me te afert te trajnerit aktual te kombetares ruse, loja eshte bere dhe pritet vetem momenti i pershtatshem per ta bere publik kalimin e trajnerit holandez ne stolin e "Stamford Bridge"

    Gus Hidink eshte i gatshem per te marre ne dore fatet e Celsit, gjate veres se ardhshme, te pakten sipas spekulimeve te perhapura ne shtypin anglez. "Mbreterimit" te Hoze Murinjos ne "Stamford Bridge" duket se po i vjen fundi dhe zerat per Hidinkun, te perhapura per here te pare ne mars 2006 nga "Sunday Mirror" kane marre dhene. Frank van den Uoll Bejk eshte i njohur si nje "mjeshter" marketingu dhe njihet si nje prej miqve me te afert te Hidinkut, qe prej 25 vitesh. I njohur ndryshe si "Rregulluesi", Uoll Bejk qendron pas disa prej marreveshjeve me te medha te futbollin holandez. Dhe ai thote: "Roman Abramovic do te marre me vete Hidinkun ne Londer, pasi ai deshiroi qe te jete Gusi ai qe do te zevendesoje Murinjon. E kam takuar Gusin dhe e kam perballur ate me faktet. Nga reagimi i tij mund te them qe loja tashme eshte bere dhe pritet vetem qe te kaloje koha, ne menyre qe gjerat te behen zyrtare. E gjithe strategjia perkon me planet dhe menyren e mendimit te Abramovicit. Ai deshiron qe Gus te kaloje tek Celsi dhe Gusi eshte i gatshem ta bere kete".

    Uoll Bejk, 62 vjec eshte arsimuar ne shkollen londineze te biznesit dhe eshte specializuar ne marketing dhe reklame. Ne karrieren e tij profesionale ka mbyllur marreveshje me Amstel dhe Mastercard, per te sponsorizuar kampionatin dhe Kupen holandeze. Ai ka bashkepunuar nga afer edhe me Federaten Holandeze, ndersa Hidink ishte trajner i saj ne periudhen e viteve 1994-98. Ne nje interviste per nje radio holandeze, Uoll Bejk kembenguli qe Abramovic mendon qe Hidink eshte i afte te beje detyren e trajnerit te Celsit, njekohesisht me ate te kombetares ruse. Bejk shpjegon: "Hidink do te drejtoje Celsin ne Londer, por do te udhetoje ne Rusi sa here qe do te kete ndeshje te kombetareve. Per Abramovicin ai eshte i afte te beje te dy keto detyra njekohesisht. Ai mendon qe ky do te ishte nje kombinim perfekt. Ndersa per Hidinkun kjo nuk do te ishte nje gje e re". Ne fakt, Hidink ka drejtuar skuadren e PSV Eindhovenit, nderkohe qe ishte edhe ne stolin e Australise. Abramovic organizoi dhe besohet se edhe ka financuar pjesterisht, marreveshjen qe beri te mundur kalimin e Hidinkut ne krye te kombetares ruse. Pronari i Celsit eshte drejtuesi kryesor i Akademise se Futbolli ne Rusi dhe takoi Hidinkun perpara 13 muajsh per te biseduar rreth mundesise se bashkepunimit mes tyre. Hidink konfirmoi per "Sunday Mirror" gjate prillit: "Kam takuar disa drejtues te Celsit dhe Abramovicin. Ishin ata qe me binden te pranoja sfiden per te kualifikuar Rusine ne nje Boteror". Besohet gjeresisht qe Murinjo mund te kaloje ne Itali veren e ardhshme, me Interin e miliarderit Masimo Morati qe duket se do te vihet ne kerkim te nje trajneri te ri. Ky eshte edhe skenari qe Uoll Bejk preferon te besoje. "Murinjo do te shkoje te punoje ne Serine A. Dhe Interi eshte nje klub qe do t'i jepte mundesine te dominonte futbollin europian, atehere kur te merrte drejtimin e tij".

    Shume prej atyre qe njohin Gus Hidinkun besojne qe ai eshte njeriu me i pershtatshem per te drejtuar klubin e "Stamford Bridge". Lukas Nill, nje prej futbollisteve te Australise ne Boterorin e 2006-s deklaroi: "Gus ka karakterin dhe cilesine e duhur. Ai eshte nje prej atyre njerezve te mprehte qe jane te afte te marrin vendimet e duhura edhe ne situatat me shume presion, sepse ai i mbeshtet shume futbollistet me te cilet punon dhe nuk i del asnjehere situata jashte kontrollit".

  3. #283
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Balak percan Celsin

    8 Janar Murinjo vazhdon te ritheksoje besimin e tij tek gjermani, por u desh nderhyrja e tij per te shmangur nje perballje te Mikaelit me Drogbane e Makelelen

    Problemet qe ka patur Celsi gjate dy javeve te fundit kane bere qe ne dhomat e zhveshjeve te krijohet pakenaqesi per kontributin e Mikael Balakut, mesfushorit gjerman qe firmosi ne vere per blute me parametra zero, pas i perfundoi kontrata me Bajernin e Mynihut. Pas barazimi zhgenjyes me Fulhamin ne shtypi, ne nje seri prej kater ndeshjes ne te cilat Celsi ka pesuar tete gola, u desh nderhyrja e Hoze Murinjos per te ndaluar mesfushorin Klod Makelele dhe sulmuesin Didier Drogba qe te mos kontrontoheshin me Balakun per shkak te kontributit te tij te pamjaftueshem per skuadren. Sipas zerave te perhapura ne shtypin anglez, prapaskenat dhe problemet qe kane lindur ne skuadren londineze mund te detyrojne Murinjon qe te jape doreheqjen perpara perfundimi te sezonit, ndersa perflitet se Interi dhe Juventusi ne Itali do ta prisnin gjithmone krahehapur. Sipas ketyre zerave, Gus Hidink, trajneri i kombetares ruse eshte kandidati kryesor per te zevendesuar portugezin ne "Stamford Bridge". Lojtaret kryesore te Celsi mendojne qe Balaku nuk po jep me te miren e tij, nuk po punon aq sa duhet ne fazen mbrojtese dhe ka deshtuar per t'u pershtatur me lojen sulmuse te skuadres. Ceshtja eshte ngritur ne mbledhjet e klubit dhe futbollistet e tjere u detyruan te heshtnin vetem pasi Murinjo i doli ne mbrojtje per te disaten here, Balakut. "Nuk jane tifozet ata qe bejne formacionin dhe skemat, por une", deklaroi Murinjo pas fitores me Njukasellin, ndeshje gjate te ciles disa fraksione te shkeputura te tifozerise vershellyen kapitenin e kombetares gjermane. "Une nuk i bej vleresimet e mia ne baze te deshirave te shtypit ose tifozeve. Une perzgjedh futbollistet ne baze te analizes sime per skuadren. Bej nje analize shkencore, te bazuar ne vizionin tim per lojen dhe per kete arsye Balak eshte i paprekshem". Gjate nje deklarate te bere disa kohe me pare, Murinjo e ka cilesuar Balakun si nje prej nente futbollisteve qe e kane te garantuar vendin e tyre ne skuadren e Celsit.

    Kritiket e Balakut, gjithsesi, mund te mbeshteten ne analizen shkencore te metodes "ProZone", te perdorur nga shume klube per te pare kontributin e futbollisteve te tyre persa i perket vrapimeve te kryera, saktesise se pasimeve, levizjet ne fushe dhe gjuajtjet e tyre. Sipas ketyre te dhenave, Balak nuk ka bere asgje te vecante dhe kalohet nga disa futbolliste te stolit te Celsit. Ai eshte shume larg nivelit te elites se Champions League dhe shume me poshte stastikave te Frenk Lampardit, Pol Skolsit apo Xhilberto Silves, mesfushoreve me aktive te Celsit, Mancesterit dhe Arsenalit, perkatesisht, ne Champions. Edhe te dhenat e numrit 13 te bluve ne Premiership jane shume me pak entuziasmuase. Ndersa ato raportojne per nje futbollist, prezenca e te cilit prane zones se rreptesise kundershtare eshte kercenuese atehere kur skuadra ka topin, ne te njejten kohe zbulojne qe kontributi i Balakut per mbrojten le shume per te deshiruar. Ne fazen mbrojtese, Balak mund te konsiderohet si nje prej dobesive kryesore te Celsit. Pa dashur te idenifikohej, nje trajner i nje klubi te Premier League deklaroi se Celsi nuk eshte me aq dinamik sa me pare, me formacionin 4-4-2, qe zevendesoi ate 4-3-3 te dy sezonve me pare per t'i bere hapesire gjermanit ne mesfushen ne forme rombi. Nga ana e tij, Balak pranon qe vazhdon te ndihet i papershtatur me lojen e bluve. "Do te me kishte pelqyer qe skuadra te luante me me shume krosime", deklaroi ai perpara nje jave. "Ne Mynih, skemat taktike ishin te ngjashme, por kishte shume me teper krosime. Loja qe luajme ketu eshte e ndryshme nga ao qe kam luajtur per shume kohe".
    #VamosArgentina

  4. #284
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lampard, ne gjurmet e te atit

    9 Janar "Dua vertet shume ta fitoj ate dhe te gjithe e duam, sepse Celsi nuk e ka fituar asnjehere qe kur kam ardhur une ketu"

    Celsi do te ndeshet neser me skuadren e kategorise se katert, Uajkomb, ne gjysmefinalen e Kupes se Ligeq, pa asnje qendermbrojtes te mirefillte dhe trajneri Hoze Murinjo ka pranuar se eshte i detyruar te vendose ne ate pozicion mbrojtesin e djathte Paulo Ferreira dhe mesfushorin Mishel Esien. Celsi e pati te lehte te arrinte raundin e katert te Kupes se Anglise pasi shkaterroi 6-1 skuadren tjeter te kategorise se katert, Mekellsfilld dhe tani do te ndeshet me Notingem Forestin, skuader e njohur si "vrasesja e gjiganteve". Notingemi mundi te shtunen Carltonin dhe do te udhetoje per ne "Stamford Bridge" me shpresen per te bere nje tjeter befasi. Mesfushori anglez i Celsit, Frenk Lampard, i cili shenoi tre gola ndaj Mekellsfilldit, eshte i vendosur qe te shtoje edhe nje tjeter medalje te Kupes se Anglise ne koleksionin e tij. Babai i tij, Frenk senior, e ka fituar dy here kete kompeticion me Uest Hamin dhe Lampard deshiron te ndjeke gjurmet e tij. Anglezi tha: "Historia e ketij kompeticioni eshte fantastike. Jam rritur me Kupen e Anglise, ne fakt shume prej nesh e kane bere kete dhe tani duam te fitojme cdo kompeticion ku marrim pjese. Por Kupa e Anglise eshte nder te preferuarat e mia. Dua vertet shume ta fitoj ate dhe te gjithe e duam, sepse Celsi nuk e ka fituar asnjehere qe kur kam ardhur une ketu. Kam pritur aq shume te Celsi per te shenuar nje triplete me kete fanelle dhe i jam afruar disa here. Kunder Mekellsfilldit, goli i dyte ishte i rendesishem per ne. Goli i tyre i barazimit ishte nje gabim i Rikardo Karvaljos, por nuk i veme asnje faj, sepse ka luajtur ne menyre fantastike. Ishte e rendesishme per ne qe te shenonim serish, sepse nuk donim ta mbyllnim pjesen e pare ne barazim 1 1. Kjo do te frymezonte Mekellsfilldin dhe do ta kishim pasur shume me te veshtire ne pjesen e dyte". Takimin e se dieles, Lampard duhet ta kishte nisur nga stoli, por gjerat ndryshuan kur Lasana Diarra nuk arriti te vinte ne kohe per takimin e se shtunes ne mengjes. Lampard shtoi: "Kisha pasur tri dite pushim dhe kisha bere nje udhetim permes vendit me familjen, keshtu qe nuk e prisja te luaja. Por me pas trajneri me tha se do te isha ne stol dhe me vone mora vesh qe do te luaja. Isha i kenaqur, sepse ai e di se sa shume me pelqen te luaj. Dhe gjerat u bene edhe me te bukura kur shenova tripleten; ishte nje dite e vecante!".
    #VamosArgentina

  5. #285
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Xhon Terri kapiteni i Ēelsit dhe i Anglisė, e ka pranuar akuzėn pėr sjellje tė pahijshme ndaj gjyqtarit Graham Poll nė momentin kur u ndėshkua me tė kuqe nė ndeshjesh e nėntorit kundėr Totenhemit pėr kampionat. Mbrojtėsit fillimisht iu kėrkua tė paraqitej pėr njė seancė dėgjimore, por ai ėshtė tėrhequr dhe e ka pranuar akuzėn, bėn tė ditur Federata Angleze nė faqen zyrtare. Pas ndeshjes, Terri tha se Polli i kishte dhėnė arsye kontradiktore pėr kartonin e dytė tė verdhė, pretendim qė u hodh poshtė nga gjyqtari. Akuza ndaj tij bazohej nė argumentin se komentet e Territ vinin nė diskutim integritetin e Graham Pollit.
    #VamosArgentina

  6. #286
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Mourinho largohet nga Chelsea
    Jose Mourinho, trajneri portugez i Chelseat, ka deklaruar sot se ne fud te kesaj sezone do te largohet nga gjiganti evropian Chelsea. Sipas tij ka ardhu koha qe te ndryshoj ambienti. Mesohet qe Mourinho nuk eshte i kenaqur me kryesin e klubit qe nuk po i sjellin disa lojtare te rinje ne klub, pasi qe Chelsea per momentin ka disa telashe me formen e disa lojtareve, sidomos me sulmin dhe mbrojtjen. Problemi me i madhe mbete Shevchenko, i cili assesi nuk po mund ta gjej veten ne Stamford Bridge. Mesohet se problemi mes Mourinhos edhe Chelseat ka lindur pasi ai ka kerkuar blerjen e David Villas nga Valencia, por kryesia ka refuzuar. E gjithashtu ka nderprere bisedimet me WestHam ber shkembimin e Wright Phillipsit me nje lojtar nga WestHam, dhe Abramovich ka nderruar drejtorin teknik Peter Kenyon me Frank Arnesen. Kenyon ishte mik i ngusht i Mourinhos.
    Pritet qe ate ne qershor ta zevndesoj njeri nga Guss Hidink apo ish lojtari i Chelseat, tani trajner i Juventusit Didier Deschamps.
    Hiddink eshte favorit pasi qe ai momentalisht eshte trajner i Rusise, dhe se eshte pare edhe me heret me Abramovichin duke biseduar per kete pune.
    Destinacionet e mundshme te Mourinhos jane: Juventus, Milan dhe Inter.
    I will always remember the girl next door .........!

  7. #287
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FT Chelsea [4 - 0] Wigan Athletic

    13' [1 - 0] F. Lampard

    63' [2 - 0] A. Robben

    70' [3 - 0] C. Kirkland (o.g.)

    90' [4 - 0] D. Drogba
    #VamosArgentina

  8. #288
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kampionia ne fuqi, Celsi, ruajti distancat me Junaitedin, pasi mundi paster 4-0 Uiganin ne "Stamford Bridge". Goditja e denimit e Frenk Lampardit hapi "pokerin" per blute. Pak minuta para perfundimit te pjeses se dyte, Arjen Roben shenoi golin e dyte per vendasit, i vetem perballe portierit Kirkland, pas nje pasimi te mbrojtesit te uiganit, Kristofer Hested. Golin e trete e shenoi vete portieri anglez, pasi krosimi i Robenit u perplas ne kembet e tij dhe perfundoi ne rrjete. Ne kohen shtese edhe Didier Drogba shenoi emrin ne listen e golashenuesve, menje goditje me koke.

  9. #289
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    sme besohet se Murinjo do largohet prej chelsea ndash me kushte ndash pa kushte
    #VamosArgentina

  10. #290
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kapiteni Xhon Terri deklaron se lojtarėt e Ēelsit duan qė Hoze Mourinjo tė qėndrojė nė Londėr dhe se janė gati tė mbrojnė kauzėn e Mourinjos pėrballė hierarkisė sė klubit. "Tė gjithė jemi dakord qė Hoze s'duhet tė largohet. Nėse do tė duhet qė 5-6 lojtarėt mė tė vjetėr ta ngrenė zėrin pėr kėtė gjė, atėherė jemi tė pėrgatitur ta bėjmė", - citohej Terri nė gazetat e djeshme. E ardhmja e Mourinjos ka qenė nė qendėr tė shtypit britanik qė kanė njė pėrfundim tė ngjashėm: portugezi largohet nė fund tė sezonit. "Hoze ėshtė trajneri mė i mirė nė botė, pėr kėtė s'ka dyshim dhe do tė jetė ndėr mė tė mirėt edhe pėr rreth 20 vjet. Ne te Ēelsi kėtė duam, vetėm mė tė mirėt, - shton Terri qė pritet tė kthehet kundėr Liverpulit. - Jam i bindur qė do tė qėndrojė. Ai do tė jetė kėtu nė sezonin tjetėr. I jemi besnik, sepse e dinė qė ka bėrė shumė pėr ne dhe pėr klubin. Kjo situatė po ushtron presion mbi tė gjithė nė klub", - thotė kapiteni. Mourinjo i ka dhėnė Ēelsit dy tituj tė Premier Ligės qė kur e mori nga italiani Klaudio Ranieri nė 2004-n.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Chelsea - Kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 10:46
  2. CHELSEA kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 15:10
  3. Chelsea Hotel
    Nga flurans ilia nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 06:13
  4. Grupi A - Kualifikohet CHELSEA (1) dhe BARCELLONA (2)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 14:58
  5. Bayern Munich vs Chelsea - (Ndeshja e kthimit)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 03:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •