Close
Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 301

Tema: FC Chelsea

  1. #271
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Ate qe ben perhere ka bere edhe tani Murinjo.Nuk rri dot pa treguar egon e tije.

  2. #272
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    OPEROHET TERRY .

    Sot u operua ne shpine TERRY . Mund te rikthehet pas 6-7 javesh .

    Ka mundesi qe pervec ndeshjeve te kampionatit ,do mungoje edhe ne dneshjen e pare te champions kunder PORTOS.

    Me siguri ABRAMOVIC do futet ne emrkaton e janarit per t e blere ndonje mbrojtes ,se kane filluar problemet ne ate repart.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Abramovic: Nuk ka me thase me para!

    25 Dhjetor "Nuk kam blere asnje futbollist kunder vullnetit te Murinjos dhe ketu perfshij edhe Shevcenkon. Pas dy kampionatesh te fituar, pasioni im per futbollin anglez eshte me i forte se kurre"

    Roman Abramovic, pronari miliarder i Celsit ka sinjalizuar per perfundimin e epokes se blerjeve ekstravagante, por ne te njejten kohe kembengul qe pasioni i tij per futbollin anglez eshte me i madh se kurre. Ne nje deklarate eksluzive per "The Observer", rusi kembenguli gjithashtu ne lirine totale te Murinjos per perzgjedhjen e skuadres dhe e cilesoi marredhenien e tij me trajnerin portugez si "mjaftueshmerisht te ngrohte". Abramovic eshte akuzuar rregullisht per demtimin e sistemit te transferimeve, per shkak te pasurise se tij te pakonkurrueshme nga buxhetet e klubeve te tjera angleze. Disa futbolliste qe kane kushtuar disa milione sterlina me pas kane perfunduar ne skuadren e dyte, por pronari rus thekson qe behet fjale per nje strategji. "Qellimi yne eshte qe te investojme ne talente te se ardhmes dhe kemi blere disa prej futbollisteve me te talentuar, qe me pas i kemi derguar ne akademine tone. Shpresojme qe do te arrijme rezultatet e pritura. Megjithate, eshte e qarte qe ne vitet e ardhshme do te shpenzojme me pak para ne merkato".

    Sjellja e Celsit nen drejtimin e Abramovicit eshte erresuar nga nje seri skandalesh. Klubi u shpall fajtor per negocime te paligjshme me Eshli Kolin, pasi nje seance bisedimesh me ish-mbrojtesin e majte te Arsenalit, ne nje hotel ne Londer, pa miratimin e klubit te Vengerit. I pyetur nese metodat e tij te biznesit ishin shume te egra, Abramovic u pergjigj: "Nuk e mendoj keshtu. Popullariteti yne eshte i ulet? Me duket e natyrshme. Te gjitheve u pelqen situata ku lideri humbet. Ne nuk kemi probleme financiare dhe ky eshte gjithashtu nje faktor. Por, une verej qe numri i tifozeve te Celsit eshte rritur shume ne keto tre vjet. Dhe tani ka dy ndarje. Ata qe e dashurojne kete skuader dhe ata qe e urrejne ate". Murinjo deklaroi kohet e fundit se nese Abramovici do te tentonte te nderhynte ne zgjedhjet e tij, atehere ai mund te largohej nga skuadra. Pronari rus thekson qe trajneri porugez nuk ka asnje arsye per t'u ndiere i shqetesuar. "Une nuk perfshihem ne perzgjedhjen e skuadres. Nuk mund te them qe nuk kam asnje ndikim ne momentin kur vendosim te blejme disa futbolliste, por dhe ne kete rast mendimi im vlen me pak se ai i trajnerit dhe stafit teknik. Sa per te dhene nje shembull, nje situate qe nuk ka per te ndodhur kurre eshte ajo ku trajneri me thote qe nuk e do nje lojtar dhe une e imponoj blerjen e tij. Kjo nuk do te funksiononte". A vlen kjo edhe per Andrij Shevcenkon, nje prej futbollisteve qe Abramovici gjithmone ka enderruar dhe qe me ne fund e bleu veren e fundit per 30 milion sterlina? "Ju siguroj se nuk kam blere asnje futbollist kunder vullnetit te trajnerit dhe ketu perfshij edhe Shevcenkon".

    I pyetur per marredheniet e tij me Murinjon, qe ka nje personalitet dhe karakter shume me te ndryshem se ai i pronarit rus, Abramovici thote: "Nuk kemi marredhenie miqesore, por ato jane mjaftueshmerisht te ngrohta. Ne terma te pergjithshem, e trajtoj Murinjon me shume respekt dhe kjo jo vetem per shkak te arritjeve te tij ne krye te skuadres". Manjati i naftes dhe gazit, pasuria personale e te cilit vleresohet ne 10,8 miliard euro, mjaftueshem per t'u renditur ne vendin e dyte te njerezve me te pasur qe banojne ne Angli, pergenjeshroi idene e perhapur ne disa media, sipas se cilave synimi i Abramovicit eshte krijimi i nje Superlige europiane. "Parate luajne nje faktor te rendesishem ne futboll, por ato nuk jane kryesorja. Jam i kenaqur me formatin aktual te futbollit. Kampionati anglez, Champions League, Kupa e Anglise dhe ajo e Liges. Jane te katert kompeticione shume interesante dhe nuk ka perse t'i ndryshojme. Nuk e di perse duhet ta krijome nje Superlige europiane. Mendoj qe me nje kompeticion te tille fubolli do te humbte nje pjese te bukurise se tij. Kur Celsi luan ne Kupen e Liges, mund te qelloje qe te vizitoje fushen e nje skuadre te kategorive te ulta dhe nese ajo skuader merr nje barazim, atehere atmosfera ne ate qytet eshte e njejte me ate te "Stamford Bridge" kur fitojme kampionatin. Kjo eshte bukuria e futbollit ne Angli. Dicka qe me vret shume eshte kur Celsi humb. Nuk mund ta duroj. Fitimi i kampionatit eshte nje moment lumturie per te cilin mund t'i flas shume gjate niperve te mi. Ai ishte edhe nje moment shume i madh per te gjithe tifozet e Celsit, te cilet nuk kishin fituar titullin per 50 vjet. Njerezit mendonin ne fillim se pasi te fitoje nje ose dy kampionate do te merzitesha. E verteta eshte qe tani, pasi kam fituar dy tituj, ndihem me i lidhur se kurre me futbollin anglez. Une jam nje tifoz i nje natyre te vecante. Ndihem i emocionuar perpara cdo ndeshje dhe ne nje proces te gjate emocional, trofeu qe vjen ne fund nuk me entuziasmon edhe aq shume, pasi ai konsiderohet si nje fryt i natyrshem i forces se skuadres".
    #VamosArgentina

  4. #274
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Murinjo, 20 milione per Ricards!

    27 Dhjetor Celsi do te kerkoje gjate tregut te transfertave Mikah Ricards, por Mancester Siti synon te perfitoje plot 20 milione sterlina per adoleshentin e rrezikshem. Hoze Murinjo e ka kthyer Ricards ne synimin e tij kryesor per Vitin e Ri dhe deshiron qe pronari Roman Abramovic ta bleje, sepse nuk ka shume mbrojtes ne dispozicion dhe e di se lojtari i Sitit mund te luaje ne qender apo ne te djathte te mbrojtjes. Ricards do te kete gjithashtu mundesine te shkembeje luften per mbijetese ne kategorine e pare me lavdine e Champions League. Siti nuk eshte i detyruar te shese pasi Ricards eshte ende nen kontrate dhe klubi ka ende pjesen me te madhe te 21 milione sterlina te perfituara prej Celsit per Shoun Rajt Filips vetem 16 muaj me pare. Keshtu, presidenti Xhon Redell, do te kerkoje nje shifer te ngjashme per nje lojtar i cili ka me shume potencial se Rajt Filips, dhe qe pa dyshim ka nje vlere me te larte. Celsi eshte interesuar fillimisht per te veren e kaluar kur u perpoq te tundonte Sitin me nje cmim te ulet dhe me mundesine per te rimarre Rajt Filips me nje cmim me te ulet vetem nje vit pasi e kishte shitur. Megjithate, Siti nuk u lekund, dhe tashme mund te perfitoje prej kesaj ndersa pritet qe ofertat te jene te larta. Kjo shifer do te perjashtoje nga gara admirues te tjere si Liverpuli, Totenhami, Arsenali dhe Uest Hami. Sitit do t’i duhet te siguroje shifren me te larte te mundeshme, pasi 20% e saj do te shkoje tek Oldham, i cili mund te perfitoje deri ne 4 milione sterlina.
    #VamosArgentina

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Murinjo: Sa na mungon Terri!

    27 Dhjetor "Sigurisht deshirojme te fitojme dhe nuk jemi asnjehere te kenaqur me barazim, por nuk kam kritika per lojtaret e mi, te cilet dhane maksimumin e tyre"

    Hoze Murinjo pohoi se Celsi po has veshtiresi pa Xhon Terrin pasi blute kane rene dy pike poshte ne garen per titullin e Premiershipit. Dhe ka te ngjare qe mungesa e Territ te vazhdoje per nje te ardhme te afert pasi kapiteni i Anglise mund t'i nenshtrohet nje operacioni per problemin e vazhdueshem ne shpine. Terri ka ndjekur barazimin e ekipit te tij nga tribunat, ndersa autogoli i cuditshem i Mishel Esien i ka dhuruar Redingut nje pike. Tashme ai ka munguar ne kater ndeshjet e fundit dhe Murinjo eshte ne pritje te vendimit te stafit mjeksor per te pare nese 26-vjecari duhet te operohet. "Nuk e di se kur Xhoni do te rikthehet", tha ai. "Kam lexuar dicka ne shtyp disa dite me pare ku thuhet se ai do te rikthehet se shpejti, por duket se gazetaret dine me shume se mua, pasi une nuk ia kam idene. Deri tani askush nuk ka thene nese duhet te operohet apo nese i duhet nje forme tjeter trajtimi. Nuk e di se per sa kohe do te qendroje jashte, tre dite, tre jave apo tre muaj. Deshiroj qe Xhoni te rikthehet sa me pare, stafi mjeksor do te duhet te marre nje vendim sa me pare". Murinjo eshte gjithashtu ne pritje te lajmeve per kemben e frakturuar te Xho Kolit pasi mesfushori anglez mund t'i nenshtrohet gjithashtu nje operacioni. "Eshte e njejta situate edhe me Xho Kol. Nuk e di nese do t'i duhet te operohet ose jo. Njera ane mjeksore thote se operacioni eshte gjeja me e mire, por te tjeret thone se duhet te prese derisa kocka te ngjitet vete".

    Murinjo pohoi se mungesa e Territ dhe e portierit Petr Ceh po shkakton presion mbi sulmuesit. "Humbja e Petrit dhe e Xhonit ne te njejten kohe eshte nje problem shume i veshtire per t'u zgjidhur, vecanerisht ne nje skuader ku nuk ka shume qendermbrojtes", tha ai. "Humbem Gallas dhe Robert Hut gjate veres. Nuk kemi zevendesues te mjaftueshem, keshtu qe ne kete moment kemi probleme. Zakonisht Celsi nuk peson gola ne disa ndeshje radhazi, por ne kete moment ne tre takime radhazi kemi pesuar gjashte gola. Keshtu qe per te fituar tani duhet te shenojme tre here me pare. Ndonjehere do t'ia dalim mbane, dhe ndonjehere jo".

    Murinjo nuk ka patur ankesa per barazimin dhe pohoi se Redingu, i cili ka qene i rrezikshem gjate gjithe ndeshjes, e meritonte piken. "Ishte nje rezultat i drejte. Punuam mjaftueshem per te fituar sepse shenuam dy gola dhe mund te kishim shenuar edhe me shume", tha ai. "Nuk mendoj se mund te ankohem per lojtaret. Per shembull, ndeshja me Uiganin ishte e lehte, por ishim ne qe ia veshtiresuam vetes. Por kete here Reding ishte nje kundershtar i veshtire, keshtu qe na mbetet ta lavderojme dhe jo te ankohemi. Sigurisht deshirojme te fitojme dhe nuk jemi asnjehere te kenaqur me barazim, por nuk kam kritika per lojtaret e mi, te cilet dhane maksimumin e tyre".
    #VamosArgentina

  6. #276
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FT Aston Villa 0 - 0 Chelsea

    45' G. McCann Karton i verdh ( Aston Villa )

    50' D. Drogba Karton i verdh ( Chelsea )

    71' A. Cole Karton i verdh ( Chelsea )

    71' R. Carvalho karton i verdh ( Chelsea )
    #VamosArgentina

  7. #277
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Lampard: Asgje s'ka perfunduar!

    Frenk Lampard kembengul qe Celsi nuk po perjeton nje krize dhe beson qe Hoze Murinjo eshte i afte te permbyse situaten e pafavorshme, ne luften per titull me Mancester Junaitedin. Mesfushori anglez beson se rikthimi i portierit Petr Ceh dhe i kapitenit Xhon Terri, pas demtimeve te tyre do t'i jape skuadres frymezimin e nevojshem, per eliminimin e diferences prej gjashte pikesh qe kane aktualisht djemte e Fergusonit ne renditje. Ne javen e fundit te Premier League, blute regjistruan barazimin e tyre te trete radhazi perballe Aston Viles dhe nuk shenuan asnje gol per here te pare ne kete sezon. Por, Lampard mendon se shqetesimi per formen e dobet te skuadres se tij buron me teper si rrjedhoje e standarteve te larta me te cilet mesoi Celsi njerezit ne dy sezonet e fundit, se sa si rrjedhoje e nje loje me te vertete te dobet. Lampard thote: "Si ne, ashtu edhe tek Mancesteri e dine qe mbetet ende edhe shume rruge deri ne fund. Kam besim qe mund ta mbushim kete diference pikesh qe kemi. Ka ende shume ndeshje per te luajtur dhe kemi shume besim ne kete skuader. Kjo eshte arsyeja perse kemi fituar kampionatin dy vite radhazi. Eshte e rendesishme qe te shohim perpara dhe t'i bejme gjerat si duhet. Disa gjera nuk kane shkuar ashtu si kemi dashur, por kete nuk mund ta ndryshojme me. Tani duhet te presim per ndeshjet e radhes, per te permbysur kete gjendje. Njerezit rrembehen vetem prej standarteve shume te larta qe kemi vendosur ne dy sezonet e fundit, por eshte normale qe te kete periudha ne nje sezon ku gjerat nuk te shkojne shume mbare. Ne nje moment te caktuar sezonin e kaluar u duk e thjeshte, pasi ishim 15 pike perpara Mancesterit dhe Liverpulit, por pastaj pesuam nje renie dhe diferenca u ngushtua shume. Duhet t'i shohesh gjerat ne kompleks dhe jo te perqendrohesh vetem ne disa ndeshje ku nuk kemi mundur te fitojme. Mendoj qe Ser Aleks Ferguson, ashtu si Hoze Murinjo eshte aq i zgjuar sa per te kuptuar qe ka ende shume rruge per te bere".

    Te dy trajneret kane shkembyer polemika midis tyre pas ndeshjeve te tyre, por Lampard eshte i sigurt qe pergjigjen e vertete do ta jape fusha. Ai tha: "Nuk ka asgje serioze qe po shkon keq. Ndonjehere duhet t'ia perseritesh vetes kete dhe fakti qe njerezit jane te pakenaqur pas dy ose tre barazimesh tregon cilesine dhe nivelin e skuadres sone. Nuk ka dyshime qe kjo nuk eshte nje krize. Eshte e vertete qe nuk jemi mesuar me barazimet dhe besoj se eshte hera e pare qe na ndodh te barazojme tre ndeshje radhazi, por kjo nuk eshte ndonje tragjedi. Ne jemi mesuar me fitoret dhe jam i sigurt qe do te rikthehemi tek ato".

  8. #278
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Celsi vuan arrogancen e veprimeve te tij

    5 Janar Murinjo nuk duhet te habitet perse nje "makine" prej 250 000 sterlinash atij ia shesin 1 milion. Ky eshte efekti qe krijon nje klub qe harxhon 31 milion sterlina, per te mbajtur dike ne stol (Shevcenkon)

    Nga Frenk Malej, "Press Association"



    Eshte e qarte si fakti qe kur dielli lind ne Angli, ai eshte duke perenduar ne Australi. Gjate ketij muaji Celsi do te shpenzoje para te tjera te pasurise se Abramovicit, me shume mundesi per nje qendermbrojtes. Dhe ajo qe kerkon Murinjo, perseri nuk do te ndodhe. Gjate dhjetorit, i pyetur per merkaton dimerore Murinjo deklaroi: "Dua te futem ne merkato, por i kam thene bashkepunetoreve te mi kryesore qe eshte koha qe klubet e tjera te na shohin si nje klub normal. Skuadrat e tjera i duan lojtaret tane borxh ose t'i blejne me cmime fare te lira, por vene cmime absurde per te tyret. Nese nje makine kushton 250 000 sterlina, mua me thone qe ty do ta shesim 1 milion". Megjithate, Murinjo nuk duhet ta kete aq te veshtire te kuptoje perse klubet e tjera pretendojne aq shume prej Celsi. I pyetur nga policia perse vidhte vazhdimisht banka, nje prej vjedhesve me te medhenj te bankave ne historine amerikane, Uilli Saton, u pergjigj: "Sepse aty jane parate". Problemi i Celsit eshte edhe pak me kompleks, sepse ata po vuajne pikerisht prepotencen e tyre. Asnje klub tjeter ne bote nuk do te kishte paguar 16 milion sterlina per Adrian Mutune dhe 21 milion per Shon Rajt-Filipsin, per t'i mbajtur me pas ata ne stolin e rezervave. Me pas, blute shpenzuan 31 milion sterlina per Shevcenkon, nje sulmues qe ka shenuar vetem tre gola ne kampionat, qe prej "zbarkimit" te tij ne "Stamford Bridge". Qe prej mberritjes se Abramovicit, klubi ka shpenzuar 260 milion sterlina per blerje dhe borxhi i vitit te shkuar ishte prej 80 milion sterlinash, i mbuluar edhe ky nga parate e padronit miliarder te bluve. Strategjia financiare e Celsit nen drejtimin e Abramovicit ka qene shume arrogante dhe ka ndryshuar boten e transferimeve, pikerisht ne nje periudhe kur dukej se ky treg po anonte drej nje menyre operimi me te logjikshme dhe te arsyeshme. Dhe ndersa Mancester Junaitedi u detyrua te shiste Van Nistelroin per te blere Majkell Karrikun, Celsi eshte i vetmi klub qe nuk ndien nevojen per te ekuilibruar fitimet me humbjet. Dhe edhe pse kaq do te mjaftonte per te kuptuar perse per Celsin cmimet jane gjithmone me te kripura, Murinjo do ta kishte te qarte edhe nese do te kishte konceptin ekonomik te ofertes dhe kerkeses. Celsi eshte i deshperuar ne kete moment per nje qendermbrojtes, por tregu paraqet shume pak alternativa qe mund t'i kenaqe blute. Murinjo nuk eshte me shume se nje trajner ne nje "klub normal", por persa kohe ai nuk do ta kete kuptuar kete, nuk do te arrije te kuptoje as perse eshte formuar nje "koalicion", qe perpiqet t'i shese lojtaret skuadres se tij me cmime gjithmone e me te shtrenjta.
    #VamosArgentina

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FT Chelsea [6 - 1] Macclesfield T.

    16' [1 - 0] F. Lampard

    39' [1 - 1] J. Murphy

    41' [2 - 1] F. Lampard

    51' T. Lee Karton te kuq ( Macclesfield T. )

    52' [3 - 1] F. Lampard (pen.)

    68' [4 - 1] S.W. Phillips

    82' [5 - 1] J.O. Mikel

    86' [6 - 1] R. Carvalho
    #VamosArgentina

  10. #280
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Karvaljo do tė jetė qendėrmbrojtėsi i vetėm pėr ndeshjen e nesėrme nė kupė, ndėrsa ndaj Uajkombit mungon edhe ai 05-01-2007

    Ēelsi, mbrojtja lėshon "alarmin"


    Kampioni i Premier Ligės, Ēelsi, po vuan krizėn e mbrojtjes dhe rrezikon tė pėrballet me Uajkombin nė 1/2 e Kupės sė Ligės javės tjetėr, pa njė qendėrmbrojtės tė deklaruar. Xhon Terri do tė riaftėsohet nga operacioni nė shpinė vetėm nga fundi i janarit, jo mė herėt se ndeshja pėr kampionat kundėr Uiganit mė 13 janar, ndėrsa Kalid Bularuz mungon pėr tė paktėn njė muaj, pasi dėmtoi ligamentin e gjurit nė barazimin 0-0 tė martėn kundėr Aston Vilės. Duke parė qė Ēelsi shiti Uilliam Galasin dhe Robert Huthin nė fillim tė sezonit, mbetet vetėm Rikardo Karvaljo i disponueshėm pėr ndeshjen e Kupės sė Mbretėreshės (turi i tretė) tė shtunėn kundėr Makelsfildit, por problemi ėshtė se portugezi ėshtė i skualifikuar pėr ndeshjen e parė kundėr Uajkombit mė 10 janar. "Kundėr Uajkombit jemi pa mbrojtės qendre", - tha Mourinjo pas barazimit tė martėn, i treti nė kėtė kalendar "pushimesh", qė i la kampionėt gjashtė pikė larg Manēester Junajtidit, "prandaj ėshtė e qartė qė na duhet njė mbrojtės qendre". Mungesa e lojtarėve dhe niveli i dobėt nė mbrojtje javėt e fundit, ka nxitur shtypin anglez tė spekullojė se Abramoviēi do tė hapė sėrish portofolin nė merkaton e janarit. Mourinjo, nga ana tjetėr, thotė se financimet e mėdha tė klubit nga pronari rus, Roman Abramoviē, ka bėrė qė klubet kundėrshtare tė kėrkojnė ēmime tė fryra pėr shitjen e lojtarėve tė tyre."Thjesht nga ideja qė Ēelsit i duhet njė qendėrmbrojtės, klubet e tjera na marrin pėr budallenj, - thotė portugezi. - Unė dua tė hyj nė merkato dhe kėtė ua bėra tė qartė drejtuesve tė klubit, por gjithashtu ėshtė koha qė klubet e tjera tė na shohim si klub normal dhe jo si njė mundėsi pėr tė bėrė bingo. Skuadrat e Premier Ligės i kėrkojnė lojtarėt e mi ose me huazim, ose me ēmime modeste. Por kur ne u kėrkojmė njė lojtar, na japin shifra stratosferike, domethėnė, tė thonė qė njė Aston Martin me vlerė 250 mijė stėrlina, kushton njė milionė. Atėherė unė u them "lamtumirė". S'po flas pėr Mika Riēardsin (mbrojtėsin e Manēester Sitit qė flitej se do tė transferohej te kampionėt), por nė pėrgjithėsi. Jemi nė pritje tė reagimeve tė klubeve tė tjera. Ne nuk jemi tė ēmendur. Asistenti im, Baltemar Brito, qė ėshtė 55 vjeē, ka qenė qendėrmbrojtės i mirė dhe preferoj ta hedh nė fushė, sesa tė paguaj shumė marramendėse". Lajmi i mirė pėr Mourinjon ėshtė se portieri Peter Ēeh qė iu nėnshtrua operacionit pėr frakturė nė kafkė nė tetor, mund jetė i gatshėm nė shkurt.
    Makelsfild - Pėrkrahėsit e Makelsfildit, ekipi i divizionit tė katėrt, shpreson tė lėrė gjurmė nė kupėn e themeluar mė 1871-shin, kur tė ndeshen me kampionėt nė fuqi nė "Stamford Bridge" nesėr. Makelsfildi vjen pas njė aventure tė suksesshme nėn drejtimin e trajnerit Pol Ins, ish-mesfushor i Anglisė dhe Manēester Junajtid. Insi e mori ekipin pa asnjė fitore dhe renditjen i 92-ti nė totalin e futbollit anglez. Edhe pse humbėn ndeshjen e parė nėn drejtimin e tij, Makelsfildi ka humbur vetėm njė nga 13 ndeshjet e fundit dhe ka fituar shtatė nga tetė tė fundit nė tė gjitha kompeticionet. Insi, tashmė 39 vjeē dhe nė mėdyshje nėse tė zbresė edhe vetė nė fushė si zėvendėsues nga fundi i takimit, ėshtė realist pėr shanset e ekipit tė tij. "Ne s'presim tė fitojmė. Makelsfildi s'ka pėr ta fituar kurrė Kupėn e Mbretėreshės, kėshtu qė nuk bėn pjesė nė listėn e prioriteteve tė mia. Synimi im ėshtė tė qėndrojmė nė divizion".
    #VamosArgentina

Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Chelsea - Kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 10:46
  2. CHELSEA kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 15:10
  3. Chelsea Hotel
    Nga flurans ilia nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 06:13
  4. Grupi A - Kualifikohet CHELSEA (1) dhe BARCELLONA (2)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 14:58
  5. Bayern Munich vs Chelsea - (Ndeshja e kthimit)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 03:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •