Close
Faqja 27 prej 31 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 301

Tema: FC Chelsea

  1. #261
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    LEHMAN AKUZON LAMPARD.


    Polemika pas barazimit midis Chelsea dhe Arsenal .

    Portieri gjerman LEHMAN ka deklaruar :

    << Bera debat me DROGBA , por me te nuk kam asnje lloj problemi . Por LAMPARD me ka share ne menyre te papranushme , eshte mjeshter i provokacioneve .

    Ne fushe lozem mire dhe meritonim fitoren . Jashte fushes nese beni , jemi superiore .
    >>
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 12-12-2006 mė 14:23
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #262
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Everton [2 - 3] Chelsea

    38' [1 - 0] M. Arteta (pen.)
    48' [1 - 1] M. Ballack
    64' [2 - 1] J. Yobo
    81' [2 - 2] F. Lampard
    87' [2 - 3] D. Drogba


    Super ndeshjet mes Evertonit dhe Chelsyt. Dy golat e fundit te Lampardit dhe Drogbas ishin perralle me vete, ishin gola me se fantastik qe te lene pa fryme. Vlene te theksohet se Everton dy here ishte ne epersi, por ne fund ruset londinez arriten te korrin fitore shume te vlefshme ne lufte per titull...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga HoteL-MadriD
    Po nqse luan AEK, Benfika, Lille, Anderlecht me Barcen kuptohet qe e merr Champion.

    Ka shum ekipe aty.

    Real Madrid (Qe kete jo barca por as njera smund te i del ball)
    Inter (Ekip i kompletuar qe veshtir e kan t`gjith)
    Chelsea (Qe ne vend te vet e mundi barcen, kurse mysafir e beri baraz turp)


    1) Mbaj mend prej verderit kaloj!
    Tani radhen e Ka Liverpulli Edhe prej kesaj do kaloj
    pastaj kush do e ket radhen do shohim!!! Liverpulli nuk eshte LliLl apo Aek!

    Pastaj skam cte them me shum do shohim se cdo ndodhe!
    Por nje gje e di se Barca Eshte Champion Perseri edhe ket Vit!
    #VamosArgentina

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ai goli i Ballakut me teper duhet quajtur autogol nga portieri. Me kujton penalltine e Belonit ne France - Brazil ne '86, vetem se kete here ishte normale qe te vazhdonte loja dhe qe goli te quhej i rregullt, .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 18-12-2006 mė 13:26
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #265
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    "Do te paguaja per mos qene i famshem!"

    18 Dhjetor Murinjo: "Ne rast se do te humbasim, do te me pelqente qe te ndodhte sepse kundershtari ishte me i mire se ne, jo sepse nuk isha aq kompetent dhe aq i vendosur ne punen time, sic jam mesuar te jem"

    Hoze Murinjo ka pranuar se ndonjehere eshte i merzitur nga fama. Per te bere me te qarte idene e tij, gjate intervistes me te perjavshmen portugeze "Expresso", tekniku i lindur ne Setubal shpjegoi se kur kishte vajtur nje here me familjen e tij ne parklun e lojerave "Eurodisney" ne Paris, ishte ndjere shume keq kur femijet e tij i kishin thene se nuk donin me te ktheheshin me te aty, per shkak te numrit te madh te tifozeve qe i ishin vene pas. Megjithate, Murinjo, i cili pranoi se cdo jave luan futboll me djemte e tij dhe shoket e tyre (ne rolin e portierit), tha se shumica e njerezve qe i afrohen jane te sjellshem. Gjithashtu Murinjo nuk pranoi se eshte i mbytur nga femrat, edhe pse konsiderohet si nje prej meshkujve me terheqes ne Mbreterine e Bashkuar.

    "Ca me duan, ca me urrejne"

    Trajneri i Celsit, qe momentalisht eshte ne vend te dyte ne renditjen e kampionatit anglez, pas Mancester Junaitedit, mendon se skuadra e tij mund ta fitoje edhe kete vit titullin kampion, edhe pse pranon se nese nuk ndodh keshtu, do ta pranoje vendimin e fushes me qetesi. "Ne rast se do te humbasim, do te me pelqente qe te ndodhte sepse kundershtari ishte me i mire se ne, jo sepse nuk isha aq kompetent dhe aq i vendosur ne punen time, sic jam mesuar te jem", tha Murinjo, i cili e quan "anormal" faktin qe ka fituar kater kampionate rrjesht ne karrieren e tij si trajner kater vitet e fundit (dy me Porton dhe dy me Celsin).

    Tekniku portugez shtoi se nuk e shqeteson fakti qe mund te mos jete shume i pelqyer per metodat e tij, sepse eshte i bindur qe cilesia e punes se tij si trajner eshte e dukshme. "Nje prej problemve qe kam eshte pikerisht fakti qe nuk e vras mendjen per imazhin tim. Kjo eshte nje prej karakteristikave te mia, qe ben te me duan disa e te me urrejne disa te tjere. Por nuk mendoj shume per keto gjera, skuadra dhe objektivat qe i kemi vene vetes jane shume me te rendesishem per mua".

    Me Abramovicin, jo vetem marredhenie pune

    Ne nje tjeter rrefim per veten e tij, Murinjo pranoi se eshte shume ndryshe gjate oreve qe ushtron profesionin e tij dhe kur eshte larg fushave te blerta. Portugezi shpjegoi se ka nje marredhenie te mire me presidentin e Celsit, Roman Abramovic, marredhenie e cila e kalon ate pronar-trajner, dhe fale se ciles jeta e tij ne klubin londinez eshte e qete. Murinjo kujtoi se ka qene shume prane largimit nga Celsi ne perfundim te sezonit te kaluar, sepse mendonte qe nuk po merrte shperblimin dhe vleresimin e duhur per punen ne nje klub. "Ndoshta problemi yne ishte qe filluam te fitonim shume shpejt. Dolem kampione vitin e pare dhe te dytin dhe kete here, nuk kemi rruge tjeter, o do te fitojme serish, ose puna jone nuk do te shihet me sy te mire", tha portugezi. Murinjo beri gjithashtu te ditur se do t'i pelqente te bente nje vit pushim pasi te perfundoje kontraten e tij me Celsin ne vitin 2010 dhe me pas do te pranonte vetem te merrte drejtimin e kombetares portugeze, por kurresesi te ndonje klubi tjeter ne vendlindjen e tij.

    Blute, te ndare ne dysh per Murinjon

    Por nga kampi i Celsit, te pakten sipas te perditeshmes britanike "The Times", ka pasur edhe lajme te keqija, pasi disa prej lojtareve kane dale kunder trajnerit te tyre. Ndersa pjesa me e mire e mbeshtet ne maksimum Murinjon dhe punen e tij, te tjere nuk jane shume dakord me te. Ne grupin e atyre qe jane pro trajnerit portugez jane, normalisht, titullaret e padiskutueshem, me ne krye kapitenin Xhon Terri, Frenk Lampardin dhe Didier Drogbane. Dhe ne te dytin jane ata qe nuk luajne edhe aq shpesh, me ne krye Robenin dhe Shevcenkon, te ciletque ne fshehtesi kane pranuar se nuk jane te kenaqur per mundesite e pakta qe po i ofron trajneri. "Te gjithe trajneret kane kater apo pese lojtare te preferuar, por Murinjo ka nente apo dhjete", pranoi nje burim anonim. "Ai thote se i perzgjedh lojtaret sipas formes se tyre, por kur ka ndeshje te medha gjithmone luajne te njejtet". Dhe ka qene pikerisht permendja e nente te "paprekshmeve" qe nuk i ka pelqyer pjeses tjeter te lojtareve.

    Edhe Balak me te pakenqurit

    Ne qender te polemikave mendohet te jete Andrij Shevcenko, sepse shume prej lojtareve te tjere mendojne qe atij i jepen me shume mundesi per te luajtur per faktin se eshte blere me shtrenjte nga te gjithe, si dhe per faktin se ka miqesi me pronarin e klubit, Roman Abramovic. Por, gjithmone sipas "The Times", ne krahun e te pakenaqurve eshte edhe kapiteni i Gjermanise, Mikael Balak, edhe pse Murinjo e ka perfshire ate te nente te paprekshmit. Edhe pse ka luajtur 20 ndeshje ne fillim te sezonit, Balak nuk eshte dakord me kritikat qe ka marre dhe ndihet i tradhetuar pasi nuk po mbahen premtimet qe i ishin bere ne fillim te sezonit. Atij i ishte premtuar se do te luante ne mesfushe treshe, por ardhja e Shevcenkos ka bere qe te ndryshojne planet dhe Balak nuk duket i kenaqur me kete. Ndersa per Arjen Robenin eshte e thjeshte arsyeja e pakenaqesise: ka qene titullar vetem 12 here dhe vetem dy here ne Champions League.

  6. #266
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Murinjo rikthen syte nga merkato!

    19 Dhjetor “Demtimi i Xhon Territ na ka detyruar ne kerkojme edhe nje tjeter qendermbrojtes, pasi ne kete repart jemi disi te zbuluar tashme”

    Hoze Murinjo mund te tundohet te hyje ne tregun e transfertave muajin e ardhshem pasi ka pohuar se ka mungesa ne qendermbrojtje. Duke qene se Xhon Terri mungonte per shkak te nje problemi te perseritur ne shpine dhe Kaled Bulahruz u demtua gjate perpjekjeve per golin fitues ne takimin e se dieles me Evertonin, Celsi perfundoi me Didier Drogbane perkrah Rikardo Karvaljos ne qendermbrojtje gjate minutave te fundit te fitores 3 2 ne “Goodison Park”. Duke qene se vete Karvaljo nuk eshte ne forme, dhe do t’i mjaftonte nje karton i verdhe per ta pezulluar per nje ndeshje, Murinjo gjendet ne nje pozite te cuditshme, nje situate e krijuar pas largimit te Uilliam Gallas drejt Arsenalit ne diten e fundit te transfertave te veres. Dhe tani qe ekipi i tij eshte vetem dy pike pas Mancester Junaitedit ne garen per titullin, Murinjo nuk ka te ngjare te rrezikoje me mbrojtesit e tij gjate cerekfinales te Kupes se Liges qe do te luhet neser ndaj Njukasellit. Dhe, ndersa synon te shkruaje historine duke fituar tripleten, duket pothuajse e sigurt se trajneri i Celsit do t’i drejtohet edhe nje here parave te Roman Abramovicit per te perforcuar skuadren e tij. “Ishte paksa e rrezikshme qe ta perballonim sezonin me vetem tre qendermbrojtes, pasi ne te kaluaren kemi pasur gjithnje Karvaljon, Gallasin, Terrin dhe Robert Huthin”, pohoi Murinjo. “Duke qene se Xhon Terri nuk eshte demtuar gjate dy viteve te fundit, menduam se qendermbrojtesi i katert nuk po luante shume. Por kete sezon, Xhoni ka pasur disa probleme. Eshte pezulluar, me pas u demtua ne ndeshjen me Fulhamin dhe kete te diele, prandaj na mungon nje lojtar ne kete repart”.

    Murinjo nuk ka pranuar te deklaroje se per sa kohe Terri do te qendroje jashte aksionit por gjithsesi, ai nuk ka te ngjare te rrezikoje vecanerisht ne kete periudhe te veshtire te Krishtlindjeve. Trajneri pohoi se kuadra e tij nuk i eshte afruar aspak maksimumit te saj. Megjithate, ka lojtare te afte te shfaqin momente frymezuese gjeniale, ku perfshihet zevendeskapiteni Frenk Lampard, i cili shenoi te dielen golin e dyte barazues. Ky ishte goli i 77 te ne karrieren e Lampard tek Celsi, qe do te thote se ai mund te lere pas rekordin e Denis Uajz si mesfushori golashenues me i mire ne historine e klubit. “Ishte nje gol shume i vecante”, pohoi 28 vjecari. “Te kalosh nje lojtar me statusin e Denis Uajz brenda 5 vjet e gjysme qe une ndodhem ketu, eshte nje prej arritjeve te mia me te medha. Prej disa javesh kisha “ngecur” tek 76 gola, por shpresoj se do te mund ta zgjeroj edhe me tej rekordin”. Arritja e Lampard eshte edhe me e vecante duke pasur parasysh se i jane nevojitur 152 ndeshje me pak se Uajz p-r ta vendosur kete rekord, edhe pse ish ylli i Uest Hamit nuk beson se statistikave duhet t’i jepet nje rendesi kaq e madhe. “Denis isha me shume nje mesfushor i terhequr gjate disa viteve ketu”, tha ai. Lampard u shpreh edhe me shume i kenaqur per faktin se goli i tij sherbeu si nje platforme per golin fitues te Didider Drogbase. Ndersa Hoze Murinjo e ka te veshtire ta fshehe besimin se blute mund te shpallen skuadra e peste ne historine e futbollit anglez qe fiton tre tituj radhazi, pas Hadersfilldit, Arsenalit, Liverpulit dhe Junaitedit, Lampard tregon me shume kujdes. “Periudha e Vitit te Ri eshte shume e rendesishme dhe tani sapo kemi filluar, keshtu qe nuk duhet te humbasim pike ne kete faze”, tha ai. “Por kemi ende gjysmen e sezonit perpara, nje rruge shume e gjate”.

  7. #267
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    haram ju koft fitorja bre chelsea se kini meritu fare po se di keshtu fati po eshte ne anen e juaj , qe 4 ndeshje po shenoni gola ne minutat shtes qe nuk eshte fare fer

  8. #268
    Perjashtuar Maska e mancha
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Postime
    335
    Me leht se qitash kurr su kon mi dhon Chelskyt golla,pi han Chelsky gollat si Karramela,normal pa Terryn dhe Cechin shum mbrojtja e dobt.

    Chesky nuk eshte duke fituar me merite,edhe sot gol shenoi ne minutat shtese +90'.

  9. #269
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Murinjo: Kombėtaret duhet tė luajnė mė pak

    Trajneri portugez kritikon axhendėn e ndeshjeve ndėrkombėtare

    Trajneri i Ēelsit, Hoze Murinjo, dėshiron tė jetė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes dhe kėtė e bėn edhe nėpėrmjet propozimeve tė ēuditshme pėr sistemimin e aktiviteteve tė kombėtareve. Sipas tij, kalendari aktual ndėrkombėtar ėshtė shumė i ngjeshur dhe i panevojshėm, duke shkaktuar lodhje dhe dėmtime te lojtarėt. Nė njė intervistė pėr gazetėn portugeze "O Jogo", Murinjo ka shpalosur pakėnaqėsitė e tij rreth aktivizimit tė tepėrt tė futbollistėve me kombėtaret. "Problemi mė i madh, aktualisht ėshtė se tani ka mė shumė kombėtare se mė parė dhe ėshtė rritur numri i ndeshjeve tė pėrfaqėsueseve kundėr ekipeve minore. Si rrjedhojė, ėshtė rritur rreziku i dėmtimeve tė lojtarėve apo mosparaqitja e tyre nė nivelin e kėrkuar. Pėr mė tepėr, futbollistėve u duhet tė luajnė nė nivele tė larta si nė kampionatet mė tė mėdha evropiane, ashtu edhe kundėr Kazakistanit me kombėtaret nė rastin e Portugalisė, tė Gjermanisė kundėr San Marinos apo Anglisė kundėr Azerbajxhanit. Mund tė them se "Perestrojka" ka njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr gjendjen aktuale tė futbollit nė nivel pėrfaqėsuesesh. Qė nė momentin kur kufijtė mes shteteve u ndryshuan nė mėnyrė radikale, u desh tė ndryshoheshin edhe kampionatet e kombėtareve. Tani ekzagjerohet me grupe me 7-8 ekipe, qė luajnė 14-15 apo 16 ndeshje ndėrkombėtare, pjesa mė e madhe e tė cilave shėrben pėr tė dėmtuar lojtarėt. Pėr sa i pėrket renditjeve, nuk ka asnjė ndryshim, pasi janė gjithmonė ekipet e mėdha qė arrijnė tė kualifikohen, ndėrsa janė lojtarėt ato qė nuk ēlodhen asnjėherė. Ėshtė njė lojė mes ekipeve me nivele tėrėsisht tė kundėrta. Pėr kėtė arsye, "Perestrojka", me gjithė tė mirat qė i solli botės, ishte e keqe pėr futbollin", deklaroi portugezi. Mė pas, ai ka shpalosur edhe idenė e tij "guximtare" pėr kampionate paralele mes pėrfaqėsueseve. "Mendoj se nė nivel organizimi duhet tė jetė si me klubet, tė fortėt luajnė kundėr tė fortėve, dhe tė dobėtit luajnė bashkė. Nė vend qė Portugalia tė luajė me Kazakistanin dhe Anglia tė luajė kundėr San Marinos, tė luajė Kazakistani dhe San Marinon me Andorrėn, ndėrsa ishujt Faroe tė luajnė me Luksemburgun. Kėshtu grupet do tė kthehen me 3-5 ekipe dhe jo me 7-8 siē janė aktualisht, duke ulur numrin e ndeshjeve dhe duke i dhėnė mundėsinė lojtarėve qė tė qetėsohen, tė mos udhėtojnė aq shumė dhe tė jenė tė pėrgatitur pėr ēdo ndeshje. Me njė zgjidhje tė tillė do tė garantonim edhe paraqitjen nė nivel tė lartė tė futbollistėve me pėrfaqėsueset nė fazėn finale tė turneve", vijoi portugezi, duke shfaqur edhe idetė e tij "guximtare". Por Murinjo ka saktėsuar se nė fundin e karrierės do tė dėshironte qė tė drejtonte njė pėrfaqėsuese, mundėsisht atė tė Portugalisė. "Nė fundin e karrierės time do tė doja tė isha nė drejtim tė ndonjė kombėtareje, sidomos Portugalisė. Pėrse nė fundin e karrierės? Sepse tani mė pėlqen tė jem aktiv, tė argėtoj njerėzit ēdo javė, e jo tė mendoj tre muaj qė njė komb tė ulet vetėm 90 minuta para televizorit, duke festuar pas njė fitoreje", pėrfundoi trajneri i Ēelsit, kontrata e tė cilit me anglezėt pėrfundon nė vitin 2010.

    Gazeta Shqip

    Autori i temes: Duke qene se ketu tek nenforumi i sportit nuk ka ndonje teme specifike ku mund te vendosim lajmet une po e vendos ketu, nese ndonje mod ka ndonje ide eshte i lire ta levize.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #270
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si gjithmone do e thote ndonje kumbull ky e iken me pushime
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 27 prej 31 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Chelsea - Kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 10:46
  2. CHELSEA kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 15:10
  3. Chelsea Hotel
    Nga flurans ilia nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 06:13
  4. Grupi A - Kualifikohet CHELSEA (1) dhe BARCELLONA (2)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 14:58
  5. Bayern Munich vs Chelsea - (Ndeshja e kthimit)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 03:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •