Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Starova: Partizan, tregoje veten në Korçë!

    Trajneri i kuq mendon se vlerat e vërteta futbollistët e tij duhet t'i demonstrojnë ndaj Skënderbeut

    Edhe dje, skuadra e kuqe është stërvitur në mënyre intensive, madje futbollistët e Norçias kanë bërë dy seanca stërvitore. Trajneri i kuq ka ndjekur një program të ngjeshur stërvitor gjatë kësaj pauze të kampionatit dhe në fakt ka mbetur i kënaqur me atë që kanë treguar futbollistët e tij në ndeshjet miqësore dhe në stërvitje. Dje, për shkak të anulimit të stërvitjes në Kamëz, të kuqtë kanë "zbarkuar" në fushat e klubit, ku vetëm njëra prej tyre ka qenë e pranueshme për stërvitje. Në fund, Starova ka mbetur përsëri i kënaqur nga djemtë e tij, por, siç thotë ai vetë, më i kënaqur do të ishte nëse Partizani fiton në Korçë, ndaj Skënderbeut vendës. "Është e vërtetë që kemi bërë një punë mjaft të mirë gjatë kësaj kohe shkëputjeje të kampionatit. Megjithëse skuadra ka qenë e reduktuar në numër, impenjimi ka qenë në maksimum nga të gjithë. Kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore, që na kanë vlejtur shumë dhe, në njëfarë mënyre, jemi optimistë për ndeshjen e radhës," - ka thënë Starova pas seancës së djeshme stërvitore në fushat e klubit. Optimizmi i ka përfshirë të gjithë pjesëtarët e kuq, por trajneri qëndron me këmbë në tokë dhe nuk tregohet aspak euforik në deklaratat e tij. "E thashë edhe më parë, se kemi punuar mirë, por forca reale shihet në fushën e lojës, përballë kundërshtarit. Nuk mund të lavdërohemi për punën tonë dhe të themi se i kemi në xhep pikët. E gjithë ajo punë e mirë e bërë në stërvitje duhet të reflektohet në Korçë, në ndeshjen e radhës," - ka vijuar Sulejman Starova. "Ujqërit e dëborës" nuk njohin kundërshtarë në fushën e tyre dhe për këtë u ka ardhur në ndihmë klima shumë e ftohtë që mbizotëron në Korçë. Madje, edhe këtë radhë, dëbora e rënë së fundi zor se shkrin, duke qenë kështu "aleate" me vendësit. Kjo, sigurisht, e rrit më shumë shkallën e vështirësisë, por nuk mund t'i ndryshojë aspak synimet e të kuqve. Stërvitja e djeshme në klub u ka vlejtur futbollistëve në këtë drejtim, pasi balta dhe terreni rrëshqitës kanë qenë një provë e mirë para kësaj ndeshjeje. "Dihet që e kanë shumë të vështirë të stërviten në këtë fushë, por nuk pres terren më të mirë në Korçë. Atje do të jetë si një fushë patinazhi artistik," - është shprehur Starova. Për ndeshjen e radhës, trajneri i Partizanit nuk do të ketë shërbimin e dy futbollistëve të tij, Rodrigo dhe Haliti. Në fakt, i pari ka filluar që dje stërvitjen me skuadrën, por nuk mund të jetë në formë optimale për ndeshjen e radhës, prandaj Starova zor se e përfshin në formacion. Ndërsa dëmtimi i Halitit ka qenë shumë serioz, duke rrezikuar kështu të mos luajë për një kohë të gjatë. Starova thekson se çdo dëmtim apo skualifikim, qoftë edhe te lojtarët e stolit është një minus për skuadrën. "Një skuadër përbëhet nga rreth 20 futbolllistë dhe të gjithë janë të vlefshëm për trajnerin, në çfarëdo pozicioni të jenë. Këtë mund të them edhe për Halitin. Ndërsa Rodrigo nuk është në kondicionin e duhur fizik dhe i duhet edhe pak kohë për të qenë i vlefshëm. Për këtë arsye kemi menduar të zhvillojmë me këtë lojtar një program stërvitor individual. Megjithatë, mendoj se kemi futbollistë për ta përballuar me sukses të plotë këtë sfidë," - ka përfunduar Sulejman Starova.

    Rodrigo: Do të bëj të pamundurën
    Mesfushori brazilian Rodrigo i është nënshtruar menjëherë një programni stërvitor individual. Nën kontrollin e rreptë të mjekut Rusi, ky futbollist është stërvitur veçmas nga grupi, duke bërë vrapime të ndryshme përqark fushës. Në këtë mënyrë, drejtuesit e stafit teknik kanë pasur mundësi të kuptojnë më mirë se në ç'gjendje fizike është futbollisti brazilian. "Përgjithësisht, Rodrigo paraqet në formë të mirë fizike, por i duhet ende kohë për të kapur ritmin e shokëve. Analizat mjekësore kanë treguar se shumë shpejt do të jetë i gatshëm për trajnerin. Dy kilet mbi peshë do të eliminohen vetëm për pak ditë, kështu që nuk do të ketë probleme fizike," - ka theksuar Pertef Rusi. Ndërsa vetë futbollisti shprehet i kënaqur me rikthimin e tij dhe premton më të mirën për Partizanin. "Jam munduar të vij disa ditë më parë, por kam pasur probleme me biletat e udhëtimit. Gjatë mungesës sime jam stërvitur individualisht, për të qenë sa më shpejt më fushë. Kam nisur një bashkëpunim me Partizanin dhe dua ta përfundoj me sukses. Jam tepër i motivuar për këtë skuadër dhe këtë shpresoj ta tregoj në fushë," - është shprehur futbollisti brazilian.

    Halili-Berisha-Dhëmbi, dje pushim
    Partizanit i kanë munguar dje në stërvitje tre futbollistë. Ata janë Dhëmbi, Berisha dhe Halili. Mesfushori korçar ka marrë leje te drejtuesit për një problem familjar, ndërse Halili me Berishën kanë marrë ngarkesë të plotë fizike në miqësoren me Naftëtarin, kështu që janë lënë pushim nga Starova. Ndërsa mbrojtësi brazilian, Alan Kardek De Souza, ka bërë vetëm vrapime rreth fushës, pasi edhe ai ka luajtur një 90-minutësh të plotë në Kuçovë.

    Kompleksi i Kamzës "tradhton" Partizanin
    Nuk kanë mjaftuar vetëm terrenet e vështira në fushat e klubit për shkak të reshjeve të shiut. Futbollistëve të Partizanit u është dashur të udhëtojnë pa asnjë shkak nga klubi në Kamëz dhe anasjelltas. Për shkak të moskoordinimit të duhur të bisedimeve me punonjësit e kompleksit të Kamzës, autobusi me futbollistët e kuq është kthyer përsëri për në Tiranë. Në orarin e stërvitjes, në Kamëz po luanin ekipet e të rinjve për Kupën e Ligës Amatore. Për këtë arsye, Partizani është detyruar ta zhvillojë stërvitjen e pasdites në fushat e klubit.

    Edvan Bakaj, në formë të shkëlqyer
    Në fund të seancës së djeshme, Starova ka zhvilluar një minindeshje mes futbollistëve të tij. Sigurisht, formacionet kanë qenë të reduktuara, çka bëri që të luhej vetëm në gjysmën e fushës. Trajneri u ka kërkuar impenjim të madh futbollistëve të tij, edhe pse po luanin kundër njëri-tjetrit. Një formë mjaft të mirë ka treguar edhe portieri rezervë, Edvan Bakaj. Në disa raste, ai ka bërë disa pritje të shkëlqyera, duke marrë kështu edhe vlerësimet e trajnerëve. Megjithatë, ai e ka pasur të pamundur të shmangë tre gola, ku më i bukuri ishte ai i shënuar me kokë nga Elis Bakaj.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    do fitojm qe do ja ........ (po i boj vete pikat spo ja le moderimit )

    Partizoni, Partizoni Partizoni EO

    Gjith me te kuqe Partizoni
    o fitojm, o bohet nomi

    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  3. #3
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Partizani ti harroje tre piket , dhe te mendojne per ndehsjen tjeter se ne Korce nuk fiton njeri .

  4. #4
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    po mer po keni qit ariun aty qe kur ka ra bora

    heren e fundit fitut se ishte puc ndaj bajkos, kete here dhe shen pjetri te vije e te luaje per korcen nuk do ju shpetoje nga disfata

    ju nuk jeni skuader. ju pam ne qemal stafa, turp nuk u futet kurre ne loje. nuk mbahen shpresat te fusha, korca nuk eshte anteu ndersa ne korce po vje nje legjende, ju ta keni per nder, duhet te dilni e ti prisni me lule demat e kuq

    pastaj me fal i cik, ti bo tifozllek nga amerika. Shyqyr qe nuk je ne korce te shijosh disfaten e skuadres tende
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  5. #5
    GoLdEn BoY Maska e Wind_of_Change
    Anëtarësuar
    23-12-2005
    Vendndodhja
    atu ku ndodhen tifozet e italise
    Postime
    251
    Sma do mendja se fiton njeri ne korce sidomos tani ne dimer.
    kane nje skuader te forte ne fushen e tyre dhe do te jete mese e veshtire per te fituar takimin por them nje X edhe del

  6. #6
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Partizani legjende ????? Futbolli shqiptar plako ka dy legjenda ne radhe klubesh qe kan ber pak/disi emer ne Evrope "Flamurtari" njer e ne nje kohe dhe "17 Nentori" deri diku . Partizani legjende hahahahaha ...........

  7. #7
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Mire ate qe do humbe partizani e dime.po pse te shkojne lojtaret kot se koti se mos marin edhe ndonje te ftohur edhe i shikojme neper spitale pastaj.gjynaf po jo per gje
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  8. #8
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    po je bre lalke se ka bere qeveria senatorium o te mbyllte e mendjes

    nejse lale, mos me ja honger hakun dhe me fol pa dorashka

    keni mundesi te beni nje gol kur te jete rezultati 3-0 per partizonin

    pas ndeshjes i paguj une birrat
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  9. #9
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125
    Parizani do fitoje edhe PIK.
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  10. #10
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    ja shpirti praktik

    me pelqe ky nolt
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Luan Starova
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 11:46
  3. Luan Starova: Koha konsumon jetën, jo shpresën
    Nga shigjeta në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 19:44
  4. Moisiu propozon deputetin republikan Robert Çekun për kreun e KLSH
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •