Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 133
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga toni_d
    C'ju duhet ju per Shqiptaret ne Maqedoni ??? Qekur ju katoliket & ortodokset e forumit ju interesoka ceshtja e shqiptareve jashte kufijve te Shqiperise (sidomos kur shumica e tyre jane muslimane ) ??

    Mos ishit gje ju qe luftuat ne radhet e UCK-se ? Apo mos ishit ju ata qe luftuan kunder represionit Maqedons kundrejt shqiptareve ??? Apo morret pjese ne trupat e Natos ju ??? Apo dolet ne protesta ne rruget e Amerikes kur plasi lufta e Kosoves ???

    E kane gje te detyrueshme shqiptaret e maqedonise tju japin adoleshentave te forumit llogari qe pse dolen ata ne protesta ???

    Edhe une jam i te njejtit mendimit me ty....ama kur shof keta qen bir qenash ne forum qe shajne gjakun e tyre me 500 epitete nuk mu durua me.....

    Nuk ka asnje arsye te shendoshe ti quash "jo-shqiptare" apo "arabe" apo "fare e keqe" ...... Dhe pastaj e kaloni diskutimin tek feja ....dhe mezi e presin kete rast te krishteret te shfryhen pak ne forum ( edhe pseudo-bektashinjte nga skrapari ) dhe te shajne muslimanet ....
    E di qe do e fshijne edhe kete post timin, por do te citoj se ke than ate qe po e perseris tash sa kohe po askush nuk do t'ia dije.

    Po mos u merzit vlla, se nuk jan shume. Vetem disa korba te shperndam neper qoshet e botes qe krraullijne ne forum e bajn si patriota kot.

  2. #122
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Degjo,
    Tradhetari i kombit quhet ai qe bashkepunon me armikun kunder bashkekombasve te vet dhe eshte shume larg nga "tradhetari i fese". Feja eshte nje bindje personale dhe te dalesh nga feja per arsyet e tua sepse zbulon pa dashur qe profeti ishte vrases atehere nuk eshte tradheti.
    Pra une jam tradhetar.
    Une Kur'anit i besoj dhe do ti besoj pavaresisht mbi ate qe ka bere Muhamedi, sepse Kur'ani ka ardhur nga Zoti ,nepermjet muhamedit por perseri eshte 100% fjale e zotit.
    Tani Feja bazohet ne dy gjera, Kur'an + Hadithe. Hadithet jane ato qe ka bere muhamedi, pra nese ne hadith thuhet se muhamedi beri keshtu ne kete rast, edhe ju ne ate rast veproni ne te njejten menyre, pra merrni shembullin e tij.
    Une atehere mendoj se Muhamedi ka qene i gabueshem dhe jam 50% mysliman.
    Une jam tradhetar.
    Ju vetem kete thoni.
    E lexove ate qe shkruajti Darius mbi protestat ne Toronto?
    Une habitem, po ato karikaturat sikur u shkruajten ne Danimarke, po ata ne Toronto çfare borxhi i kishin?
    kuptohet edhe kjo do me merret si fjale anti-islame.
    Tani që të jemi më të qartë dhe mos të kemi keqkuptime. Gjersa ti je i bindur se Kurani është 100% fjalë e Zotit që iu shpall Muhamedit a.s. profet i Zotit që 23 vjet të jetës ia dedikoi pikërisht shpalljes Hyjnore, thua se ke dyshime në veprimet e Muhamedit a.s.? 23 vjet të jetës ai i kaloi në mundime, uri, internim, luftëra, egzil, për hir të Zotit dhe me urdhër të Zotit, vetëm për shkak se njerëzve nuk u pëlqente e vërteta që atij i shpallej nga Zoti! Armiqtë e tij ishin armiq të vërtetës, armiq të shpalljes e jo armiq personal të Muhamedit a.s. I nderuar, Muhamdeti a.s. ka qenë rob i devotshëm, që tërë kohën e lirë e ka kaluar në ibadet. Një njeri që ka komunikuar direkt me Xhibrilin a.s. dyshon të jetë me moral të dobët dhe të ketë bërë padrejtësira? Si mendon ti se Muhamedi mund të ketë vepruar në kundërshtim me parimet islame? Se ai do të shkonte kundër urdhërit të Zotit? Meqë je besimtar i Zotit dhe besimtar 100% i Kuranit po të citoj një ajet Kuranor (dhe ka shumë të tjerë të ngjashëm me këtë) në lidhje me dyshimet tua:

    33. O ju besimtarë, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  3. #123
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    Fjollat mos je asistente e Latasit ne SITEL?
    Pëgjigjen e morre më herët se kush është asistent i Latasit, por me sa duket nuk të pëlqen shumë e vërteta, prandaj flet të pavërteta. Ja po ta përsëris dhe njëherë:

    Thaçi nga patriotizmi i madh, doemos, mu për këtë televizion sllavo-anti-shqiptar, dha deklaratë pompoze, u këput tu i akuzu shqiptarët për terrorizëm. Ky debill i sojit, bashkë me televizionin anti-shqiptar Sitel, patën një bashkëpunim shumë të suksesshëm, shumë të mirë, sikur kishin qëllim të përbashkët.... Si s'ke ndërgjegje që i akuzon ca adoleshentë ose ca njerëz të paarsimuar, që si idiotë, as nuk dinin çfarë flisnin, llimotitnin sa për të plotësuar filmin, skenarin e Menduhit, kurse harron ta kritikosh deklaratën e padronit të tyre Menduh Thaçin? Nuk i del mirë matematika atij krimineli jo, se jo të gjithë shqiptarët e Maq. hajnë barri si delet që i shfrytëzon kjo parti.

    Sqarime pa bosht dhe me plot kozmetike vehabiste. Me ne fjale Islami eshte ne krize mu per shkak te muslimaneve qe prentedojne se jane mbi te tjeret te cilet sipas jush jane: tradhetar,te shitur apo properendimor.Nuk duroni ndryshime, nuk pranoni mendime te kunderta sepse jeni te rrezikuar pikerisht nga vlerat e botes se qyteteruar dhe duhet medoemos te prodhoni armiq per te mbijetuar.
    Më fal Shkup, por sinqerisht mendoj se biseda me ty është tejejt e pavlefshme, sepse, në rradhë të parë, e kthen bisedën në personale, sikur ke njohuri për mua që më drejtohesh në këtë mënyrë?! Nga erdhe në përfundim se unë kam lidhje me Vahabizmin? Besoj se ti ke njohuri më tepër nga unë rreth këtij frakcioni, me të cilin si duket qenke i obsesionuar! Unë jam vetëm një besimtare muslimane që nuk i përket asnjë frakcioni, e indinjuar thellë me gjithë këto padrejtësi, me gjithë këtë dhunë që ushtrohet mbi popullatën e pafajshme islame, për qëllime të caktuara.

    Domethënë sipas teje krejt ajo që unë thash rreth konflikteve qenka pa bosht. Në këtë rast, që ta kuptoj se mendimet e mija reth situatës qenkan tejet të gabuara, unë të kisha lutur të më sqarosh çfarë po ndodh pra? Pse e gjithë kjo trysni mbi shtetet islame? Hajde të lutem më sqaro pse u fut Amerika në Irak? Ndoshta sepse vehabistët kishin nevojë për vetëaktualizim në Irak?

    Më thua se muslimanët nuk pranojnë mendime të kundërta dhe ndryshime? Më sqaro ti mua pse duheshkan muslimanët të pajtohen me mendime të kundërta dhe ndryshime? Pse perëndimi nuk kupton të ketë mendime të kundërta në hemisferën lindore? Pse perëndimi u imponon ndryshime, nëse perëndimi qenka demokratik, duhet të kuptojë se edhe perëndimi duhet pranuar mendime të kundërta?!

    Rusia nuk ju pengon se jane te ngjashem me ju. A te kujtohet sistemi komunist ne keto hapesira?A te kujtohet se si pikerisht shahej jeta e "lahtarshme" ne perendim qe eshte plot droge e vrasje e denigrime per te konkluduar se socializmi yne po nderton nje shoqeri te shendoshe.Nuk ka dallim mes juve dhe rusise sepse nuk keni tolerance ndaj mendimit te kundert."Ja me ne, ja je tradhetar qe duhet te hedhim ne ajer" kjo eshte motoja e juaj dhe njekohesisht formula e mbijeteses karshi vlerave te civilizuara boterore.
    Islami, muslimanët dhe Rusia? Çfarë mendon të thuash me “pse Rusia nuk ju pengon”? Kë nuk e pengon, çfarë? Të mjafton ta sjellish në kujtesë luftën në Afganistan, situatën në Çeçeni dhe ta kuptosh se sa Rusia dhe Islami mund të gjejnë fushë të përbashkët.

    Çfarë vlen të ceket është se islami dhe “vlerat perëndimore” janë dy botëra të ndryshme. Të jesh me njërën, nuk domethënë të jesh kundër tjetrës, nuk domethënë se për të mbijetuar njëra duhet të shkatërrohet tjetra. Por duhet ta kesh të qartë se për të qenë musliman duhet ti posedosh vlerat islame, tu përmbahesh po këtyre vlerave e jo ti zëvendësosh me vlerat e perëndimit.

    Dhe një pyetje tjetër, që më ngrit shumë dilema: Çfarë nënkupton ti me vlera perëndimore? Cilat janë ato vlera?

    Islami ka ekzistuar plot 14 shekuj, krahas ekzistencës së islamit, kanë ekzistuar edhe krishterizmi, budizmi, paganizmi… Secila me vlerat e veta, pa ia imponuar tjetrës. Përgjatë kësaj periudhe kohore, islami ka përcjellur mesazhin Hyjnor, thirrjen për paqë dhe tolerance, thirrjen për mirëkuptim dhe ndihmesë midis njerëzve… çfarë ndodhi tash? Islami përnjëherë u shndërrua në fe terroriste dhe të gjitha shtetet islame janë shtete terroriste. Pse? Sepse disa vehabistë paskan nevojë për tu vetëaktualizuar, për të mbijetuar, sepse muslimanët nuk i pranokan vlerat perëndimore, sepse muslimanët nuk pranokan mendime të kundërta?

    Ja keni fut shume keq te gjithe besimtareve musliman ne tere boten perfshi edhe ne shqiptareve.
    Fatkeqësisht na e ka fut Amerika, të gjithë besimtarëve musliman , por ekziston një Zot dhe herët ose vonë do tu kthehet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 21-02-2006 më 10:34
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Mire fjollat,
    me justifiko hadithin per te cilen behet fjale dhe une do ta mbyll gojen njehere e pergjithmone.
    Pra a ka urdheruar Muhamedi vrasjen e dy personave vetem sepse shkruajten satire kunder tij ose me sakte ka urdheruar ose ka kekuar vullnetare per ta bere kete gje?
    Ti dhe shume te tjere e dini mire qe e kam mbeshtetur gjithmone islamin ne tere debatet e perpareshme edhe aty ku nuk kam ditur shume te flas e kam mbeshtetur vazhdimisht.
    Tani ky hadith dhe disa gjera te tjera me ben te dyshoj,
    pse ju shoket e mi te meparshem nuk ma shpjeguat por menduat qe une kisha qellime te keqe.
    Prandaj ma shpjego te lutem qe edhe une ta mbyll gojen dhe mos te shkruaj me ne kete teme.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Pse nuk e thate qe ne fillim?
    Ne rregull. Une nuk po flas me.
    Po ça te thoja me pare; ketu eshte rremuje?

    Ke degju besoj per Dale Carnegie. Ka nje liber shume ne mode "How to Win Friends & Influence People". E kam lexuar kohe me pare dhe nuk i mbaj mend mire detajet, por me kujtohet qe aty permend nje histori nga jeta e Profetit. Nje grua qe e kishte inat, çdo dite shkonte e i derdhte plehrat para shtepise, ose i vendoste pengesa ne rruge; ferra etj. Ama Profeti asnjehere nuk u soll keq ndaj saj. Madje, nje dite ajo nuk e beri nje gje te tille dhe Profeti i shkoi per vizite ne shtepi dhe e pyeti se ç'kish ngjare me te. Ndonje qe e ka librin te me korrigjoje. Nese ka shkuar kjo deri ne vesh te D.C. do te thote qe ka diçka. Dhe shembuj te tjere ka plot. Edhe kur ka qene duke u fal ne xhami, i kane hedhur mbi qafe te brendshme nga kafshet, por nuk ka thene gje. (Ne fakt, keto duhet t'i mesojne muslimanet njehere, se ka shume qe s'i marin parasysh.) Ky Profet vritka per nje fjale goje? Ky Profet urdheroka vrasjen e nje femre vetem per nje poezi ndaj tij? Keto te fundit qe thashe s'jane argumente, por jane thjehste per te ftuar te mendosh.

    Te tilla gjera qe permenden me lart (e akm fjalen per akuazt ndaj Profetit), te cilat jane te fabrikuara, thjesht perdoren nga ata qe duan te vrasin e te presin, nga njerez qe nuk duan jeten po jetojne me konflikt, ose nga misionaret. Ne te vertete, jeta e Profetit eshte e mbushur me shembuj ku Muslimanet mund te mesojne se si duhet te sillen, si duhet te jene me te qete.

    Problemi pastaj ka dimensione te tjera. Ka popuj gjaknxehte, popuj te vuajtur qe reagojne per shume arsye, jo thjeshte prej karikaturave. Ne prapvijen e reagimit qendrojne shume aarsye. Nuk po them se kane te drejte, por gjerat duhen pare me objektivizem. As te gjithe danezet nuk jane fajtore, as ata qe reagojne nuk jane kafshe.

    Shendet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 21-02-2006 më 15:51

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    http://www.lobi.com.mk/

    PRESS - ABC

    Dështojnë protestat e islamikëve në Shkup

    Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), u ka bërë thirrje besimtarëve të saj që në mënyrë të civilizuar dhe pa dhunë të shprehin revoltën e tyre për shkak të publikimit të karikaturave. “BFIM nuk ka qenë organizatore e këtyre protestave. Ne nuk mund të ndalim askënd për të protestuar”, tha Jakup Selimovski nga BFIM

    Disa qindra besimtarë myslimanë, kanë protestuar të premten e kaluar, në Shkup, për shkak të botimit të karikaturave të profetit Muhamed, ose të paktën kjo shërbeu si pretekst, ndërkohë që qëllimi mbetet enigmë si shumë herë të tjera. Organizimi i këtyre protestave nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë edhe pse një javë më parë nëpër shtëpitë e muslimanëve në kryeqendrën maqedonase u bë një propagandë e madhe për pjesëmarrjen në protesta. Turma filloi të grumbullohet pas faljes së namazit të të xhumasë në xhaminë “Jahja Pasha” të Shkupit, rreth orës 12 e 30 minuta. Çfarë skene e tmerrshme për një popull tolerant si shqiptarët! Dhjetra fëmijë që kishin lënë shkollat, me koka të mbështjella me marama arabe, përpiqeshin të krijonin një ambient palestinez në mes të qytetit, që dikur kishte shqiptarë më shumë se çdo qytet tjetër, që i përkisnin besimeve të tre religjioneve më të mëdha. Por shumë pak rëndësi ka kjo, e rëndësishme është se dikush u përpoq t’i jepte ngjyrë nacionale këtyre protestave, ku shqiptarët të shfaqeshin si radikalë islamistë. Kjo gjë nuk pati sukses dhe shkaku është shumë i thjeshtë, të paktën për shkupjanët, për ata që njohin njëri- tjetrin. Masa udhëhiqej nga disa boshnjakë, maqedonas myslimanë, turq dhe një numër mjaft i madh i romëve apo magjypëve, që nuk dihet se kush i kishte sjellë në këtë protestë, kur dihet se besimi i tyre është i krishterë. Edhe në ato raste kur besimi i tyre është mysliman, ata i përkasin sektës alivite të krahut shihit, që për të dërguar të Allahut nderojnë Aliun. Nuk duhet mohuar se të pranishëm kanë qenë edhe shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë. Në dalje të xhamisë “Jahja Pasha” para masës kanë dalë dy komandantët e njohur nga konflikti i vitit 2001, Daut Rexhepi-Leka dhe Agim Krasniqi, ish-udhëheqës i “ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së nga Kondova”, të afërt me Partinë Demokratike Shqiptare të Arbër Xhaferit. Krasniqi i ka bërë thirrje masës që të shpërndahet, duke thënë se ata që e kanë organizuar këtë protestë janë tradhtarë të kombit shqiptar. “Shkoni vëllezër nëpër shtëpitë tuaja sepse këtë protestë e kanë përgatitur shërbimet sekrete të Serbisë dhe Maqedonisë. Kjo e dëmton çështjen e Kosovës dhe zgjidhjen e statusit të saj”, iu drejtua masës së revoltuar, Agim Krasniqi ish-udhëheqësi i grupit të armatosur në fshatin Kondovë. Kjo gjë ka ndikuar në pjesën më të madhe të besimtarëve që të largoheshin nga protesta, ndërsa një turmë prej 200-300 vetësh është nisur për të protestuar para Konsullatës së Danimarkës. Fillimisht është bllokuar bulevardi që lidh qendrën e kryeqytetit me lagjet shqiptare dhe më pas protestuesit kanë vazhduar marshimin. Pamje të tilla kërkojnë kamerat e CNN apo mund të shihen vetëm në Al Jazzira.
    Një pjesë e masës së tubuar, më pas, protestoi para Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, në pjesën ku është e vendosur redaksia e gazetës “Vreme”, e cila i kishte publikuar karikaturat. Ndërkohë, ndërtesat ku gjenden gazetat “Vreme” dhe “Vest”, ishin vendosur nën sigurimin e forcave të shumta policore.
    Sipas policisë, nuk dihet se kush është organizator i këtyre protestave. Zëdhënësi i policisë Goran Pavllovski tha se nuk janë regjistruar incidente. Të mërkurën, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), u ka bërë thirrje besimtarëve të saj që në mënyrë të civilizuar dhe pa dhunë të shprehin revoltën e tyre për shkak të publikimit të karikaturave. “BFIM nuk ka qenë organizatore e këtyre protestave. Ne nuk mund të ndalim askënd për të protestuar”, tha Jakup Selimovski nga BFIM. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Tetovë ku jo më shumë se 100 besimtarë islamë, pas faljes së xhumasë, kanë protestuar pranë Xhamisë së Larme kundër karikaturave të publikuara nga disa media evropiane. Masa do të ishte shumë më e madhe nëse nuk do të kishte ndërhyrë, sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Arbër Xhaferi, i cili ka falur namazin e xhumasë në të njëjtën xhami. Ai ka pasur më shumë sukses se kolegët e tij, Rexhepi dhe Leka, duke bindur protestuesit se protesta ka prapavijë tjetër. Organizatorë janë paraqitur “disa studentë tetovarë”.



    Thaçi:
    Protestat nuk janë në interes të shqiptarëve

    Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka thirrur të premten, një mbledhje të jashtëzakonshme pas protestave kundër publikimit të karikaturave të profetit Muhamed. Zëvendëskryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi ka thënë se mbledhja urgjente është thirrur për të demaskuar qëllimet për të cilat janë mbajtur protestat e së premtes. “Këto protesta nuk kanë element shqiptar. Dikush përpiqet që të përkrah Iranin, shtet që gjendet para një presioni shumë të madh të komunitetit ndërkombëtar, për programet e zhvillimit të armëve bërthamore që bën ky shtet”, tha Thaçi. Sipas tij këto protesta kanë qenë të pasuksesshme dhe ka qenë një kombinim turko-boshnjako-rom dhe maqedonas-mysliman, me shumë pak shqiptarë. “Këto protesta, pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës, dëmtojnë çështjen e Kosovës, në momentin kur pritet të fillojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës dhe kur dihet origjina e ndërmjetësuesit Marti Ahtisari dhe kryeadministratorit Petersen. Prapa protestave qëndrojnë klane të caktuara në krye me ‘muxhahedinët specialë’ të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, të cilët kohë më parë vodhën votën e lirë të shqiptarëve”, tha Thaçi.Ndërkaq dy ditë më vonë është prononcuar edhe lideri i BDI-së i cili ka përgënjeshtruar akuzat e Thaçit, sipas të cilave subjekti i tij qëndron pas këtyre protestave.

  7. #127
    Isha konfident qe BI nuk ka dhe nuk do vinte kurre dore ne protesta te tilla sepse ajo drejtohet nga koka te mprehta.. Ata qe thyejne ambasada, vrasin njerez, djegin flamuj, apo ofrojne shuma parash per kokat e karikaturisteve jane vetem njerez driteshkurter qe perfitojne nga rasti, rrugace dhe femije te moshes se mitur e pavetedijshem per veprimet dhe pasojat. Asnjera pale, si gazetaret qe botojne e ribotojne keto karikatura ashtu dhe ata qe kane dore ne trazirat, nuk po e kuptojne demin qe po shkaktojne. Nuk po kuptojne qe kjo urretje qe po nxitet do duhet dekada nemos dhe shekuj per tu shuar. Ata qe nxisin urrejtje te cfaredo lloji nuk jane ne rruge te Zotit, jane satanike.

    Thaci eshte kryemafiozi.. Fatos Nano nder shqiptaret e Maqedonise. Une ve bast qe ai ka dore ne keto protesta.

  8. #128
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Jo, nuk ka urdheruar.

    Problemi nuk eshte kaq i thjeshte.

    Une mendoj se nqs do ishte kaq i thjeshte, ky problem do ishte zgjidhur shekuj me pare. Mos harrojme se kjo permendet ne biografine me te hershme te Muhamedit qe ekziston dhe nuk u shkruajt tani.
    (Kuptohet qe misionaret e perdorin- gje qe per mua eshte e gabuar si metode, sepse keshtu ata bazohen tek gabimet e dikujt dhe jo tek forca e Ringjalljes se Krishtit- por, kjo nuk do te thote se e shpiken ata)


    Perfundimisht, kjo i ve dijetaret para zgjedhjes:
    1-) Ose te pranojne se Muhamedi e ka urdheruar ate vrasje, duke mbrojtur keshtu autoritetin e haditheve
    2-) Ose te mbrojne figuren e Muhamedit dhe te hedhin poshte autoritetin e haditheve.

    Ne rast se zgjidhet kjo e dyta, shume gjera ne Islam vihen ne pikepyetje.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #129
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    Prapa protestave qëndrojnë klane të caktuara në krye me ‘muxhahedinët specialë’ të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, të cilët kohë më parë vodhën votën e lirë të shqiptarëve”, tha Thaçi.Ndërkaq dy ditë më vonë është prononcuar edhe lideri i BDI-së i cili ka përgënjeshtruar akuzat e Thaçit, sipas të cilave subjekti i tij qëndron pas këtyre protestave.
    Ja se ku fle lepuri... mu siç kisha konstatuar, se qëllimi i këtyre protestave ka qenë vetëm të akuzohet dhe diskreditohet BDI-ja. I bëhet shumë vonë Thaçit për çështjen Kosovare apo mbarë shqiptare... sa dëme që ka shkaktuar partia e tij me babëzinë e tyre të pangopur...

    Citim Postuar më parë nga StterollA
    Isha konfident qe BI nuk ka dhe nuk do vinte kurre dore ne protesta te tilla sepse ajo drejtohet nga koka te mprehta.. Ata qe thyejne ambasada, vrasin njerez, djegin flamuj, apo ofrojne shuma parash per kokat e karikaturisteve jane vetem njerez driteshkurter qe perfitojne nga rasti, rrugace dhe femije te moshes se mitur e pavetedijshem per veprimet dhe pasojat. Asnjera pale, si gazetaret qe botojne e ribotojne keto karikatura ashtu dhe ata qe kane dore ne trazirat, nuk po e kuptojne demin qe po shkaktojne. Nuk po kuptojne qe kjo urretje qe po nxitet do duhet dekada nemos dhe shekuj per tu shuar. Ata qe nxisin urrejtje te cfaredo lloji nuk jane ne rruge te Zotit, jane satanike.

    Thaci eshte kryemafiozi.. Fatos Nano nder shqiptaret e Maqedonise. Une ve bast qe ai ka dore ne keto protesta.
    S'ka çka shtohet këtu!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ndoshta eshte edhe ashtu sic ti fjollat dhe sterrolla keni deshire te ishte por nuk mund te fshihet fakti se pikerisht ne BDI jane infiltruar shume taliban me emra e mbiemra.Qendrimi juaj pro BDI-se eshte i njohur dhe eshte shume e logjikshme qe fajin ta drejtoni kah oponenti.Por ketu duhen me shume fakte per ta mbeshtetur kete pohim.Per fjollat nuk kam cka te them sepse ai/ajo haptazi duan qe Shkupi te behet Xhalalabad por per ty sterolla megjithate kam nje mendim shume te mire nga shkrimet e tua te meparshme mbase edhe nuk i njeh rrethanat ne terren.

    Ne anen tjeter faktet flasin se shume "komandant" te logjistikes me apo pa mjekrra jane brenda BDI-se e disa prej tyre tashme jane "kalle-shkyme" ne Shkup e gjetiu. Me nje fjale kumarlleku i BDI-se me elementet talibane ne fund te fundit eshte e qarte dhe ka dal ne siperfaqe. Disave ketu kjo u pelqen sepse nepermjet kesaj realizohen idealet per kalifate prej Indonezise e deri ne Bosnje e disa me fanatizem nuk duan ta pranojne kete virus brenda BDI-se.

    Por BDI nuk eshte populli, prandaj kujdes dhe mos thoni hop para se te kerceni.

    Sa per Thacin shkurt atij definitivisht nuk i behet vone per ceshjten kombetare karshi mundesise per te kontrabanduar maunet me cigare nga Kosova prandaj edhe i humb zgjedhjet nje nga nje.

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  2. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •