Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 133 prej 133
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Fjollat, po moderohesh sepse e ke te qarte se keshtu nuk shkon me apo me fjale tjera nuk po te kalojne thirrjet tuaja tinzerisht te paketuara e qe e kane vetem nje selam xhihadin. Megjithate nje e arritur e ketij debati. Ti ketu nuk u pergjigje ne shume pyetje te faktografuara por me mjeshteri i anashkalove duke e aplikuar sistemin e provuar "kalo ne kundersulm". Nejse edhe kjo eshte pjese e debatit dhe mjeshteri per te lozur me fjale.

    Po thua se keto qe po i them une na qenkan trillime dhe propagande anti-islame dhe se une po i fyej muslimanet. Valle per ty qenka fyerje nese kritikohen ato mjerane me mjekrra e me flamuj te Al Kaides qe kane dalur rrugeve te Shkupit?
    Valle kjo qenka nje qendrim anti-islam? Po merreni me nje ceshtje shume te ndieshme dhe duke pretenduar se jeni "flamurtar te islamit" para vehtes e nxjerrni kuranin famelart dhe cdo kush qe ju kritikon ju ua drejtoni kete liber te shenjte si mburroje dhe..... shih situaten po kritikove mjekrrat e ke kritikuar kuranin...... Shume me mjeshteri po luani me ndjenjat e njerezve posacerisht te atyreve te pashkolle dhe rinine e papune qe ju shkojne pas por shpresoj qe se shpejti ky komplot vehabisto-sllav do te del ne shesh.

    Implikimin gjoja politik (te PDSH-se) e shfrytezoni si kunderargument per faktet e terrenit (realiteti thote se kuadrot mjekrra jane ne BDI) sepse ashtu e keni te dirigjuar nga lart posacerisht tani para zgjedhjeve.E shfrytezoni injorancen e udheheqesise se BDI-se duke e argumentuar me gjoja "vota te popullit" qe ju mjekrrat po i fitoni gjate zgjedhjeve pak me hater e pak me kallash neper vendbanimet shqiptare ku skamja dhe erresira jane te vetmet tregues per te keq natyrisht.

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Problemi nuk eshte kaq i thjeshte.

    Une mendoj se nqs do ishte kaq i thjeshte, ky problem do ishte zgjidhur shekuj me pare. Mos harrojme se kjo permendet ne biografine me te hershme te Muhamedit qe ekziston dhe nuk u shkruajt tani.
    (Kuptohet qe misionaret e perdorin- gje qe per mua eshte e gabuar si metode, sepse keshtu ata bazohen tek gabimet e dikujt dhe jo tek forca e Ringjalljes se Krishtit- por, kjo nuk do te thote se e shpiken ata)


    Perfundimisht, kjo i ve dijetaret para zgjedhjes:
    1-) Ose te pranojne se Muhamedi e ka urdheruar ate vrasje, duke mbrojtur keshtu autoritetin e haditheve
    2-) Ose te mbrojne figuren e Muhamedit dhe te hedhin poshte autoritetin e haditheve.

    Ne rast se zgjidhet kjo e dyta, shume gjera ne Islam vihen ne pikepyetje.

    Nuk po them qe je misionar, por kjo lloj menyre eshte misionare (Megjithese citimi qe kam bere nga ty me poshte se ç'me fut ne mendime ). Ç'eshte e verteta nuk do kisha degjuar kurre per keto emra, shumica e muslimaneve as qe i dine, keto gjenden po te zhbirosh ne thellesite e librave te historise. Do thuash ti, dakord shumica nuk i dine, por keto ekzistojne dhe sjellin dilema si kjo me lart. E pare e punes, kur te lexoni lajme te tilla, mos u gezoni shume, sepse nese keto do ishin diçka per t'u fshehur, ose diçka qe do e "prishte" fene Islame fare mire muslimanet nuk do i transmetonin me aq fanatizem. Puna eshte se ne ato libra ndahet shume mire shapi nga sheqeri, behen dallime per ngjarje te cilat jane historikisht te pakundershtueshme dhe ngjarje te cilat nuk e plotesojne kete kusht. xfiles, qe merr vesh nga keto gjera, ka thene me lart: na thoni nese jane hadithe te dobeta. Ti kete nuk e ke kuptuar.

    Le te kapim historine e asaj poeteshes. Ti me dergove mua dy linke ne MP. Nje ne te cilin tregohej historia dhe nje ne te cilin, nga muslimanet, sqarohej fare mire se pse kjo ishte nje histori e fabrikuar. Well, nje person me ate emer mund te kete vdekur, s'diskutohet, por qe te jete vrare me urdher te Profetit thjeshte per nje fjale goje, siç pretendohet, s'ka mundesi. Them s'ka mundesi duke u bazuar ne jeten e Profetit nje, dhe ne sqarimin shkencor qe i behej vertetesise se transmetimit. Ti i ke te dyja alternativat. Zgjidh e merr. Ose beso ate sqarimin (une te thashe qe eshte bindes sipas Islamit) ose vazhdo te besosh ate qe qe te pelqen. Njerezit besojne ç'te duan. Tek e fundit ti nuk beson se ai eshte i derguar i Allahut, ç'rendesi ka beson ose jo sqarimin.

    Dileme nuk ka. Pse? Shkenca e hadithit eshte shume e gjere dhe gjithçka eshte e detajuar. Fakti qe nje hadith ka nje transmetim te dobet dhe konsiderohet i pabesueshem, megjithese permendet duke u nenvizuar ky fakt, nuk hedh poshte autoritetin e te gjithe haditheve te tjere. Po qe se nuk e kupton kete, dhe ke deshire ta kuptosh te ftoj te lexosh ketu.

    Eh, more Xfiles,

    Po filluan te nxjerrin hadithet nje nga nje jashte loje, u ngelet kokoshi nje thele pastaj.

    Islami pa hadithet shkrin si kripa ne uje.

    (Ne Kuran nuk thuhet as sa here duhet bere falja, si duhet bere, jo me te tjerat)
    Jo mjeshter, me kot gezohesh. Nuk ngelet kokoshi ne thele.

    Kjo eshte ajo qe ti s'kupton. Muslimanet nuk heqin gje nje nga nje. Ato qe jane te verteta jane saktesisht te dalluara nga ato te dyshimtat dhe ka emertime te veçanta per çdo kategori. Feja Islame eshte e vetmja qe ka nje tradite shume te pasur dhe eshte shume rigoroze ne çeshtjet e vertetesive historike te atyre qe transmetohen, gje qe nuk e gjen ne fete e tjera. Une degjova para ca kohe se ne Itali njeri kishte hedhur ne gjyq Kishen pse thonte qe Krishti ekziston nderkohe qe s'ka asnje prove. Une sigurisht besoj qe Jezusi ka ekzistuar, madje ne nje teme ketu -ku per çudi asnje prej te krishtereve qe vrapojne per te gjetur edhe vogelsirat me te imeta te jetes se Muhamedit s'ka thene gje- kam shkruar. Te sugjeroj ta shohesh njehere.



    Edhe nje gje per ta mbyllur. Ju ftoj te jeni te sinqerte dhe te mundoni ta lexoni Historine per te gjetur te verteten, jo per te bindur veten. Askush prej jush nuk ka lexuar ndonje gje nga jeta e Profetit ama eshte gati te te jape mend per çdo gje. Edhe nuk e dini, edhe kur dikush u sqaron diçka s'e pranoni. Pyetjen ma bere mua si musliman. Ta dhashe pergjigjen, po akoma insiston ne tenden. Pse? Kete situate/sjellje e pershkruan shume mire teologja dhe historiania e feve, ish-murgesha katolike anglo-amerikane, Karen Armstrong, ne biografine e Profetit qe ka shkruar: "Ne në Perendim kurrë nuk kemi qenë të aftë të merremi me Islamin, idetë tona për këtë besim kanë qenë të papërpunuara, përjashtuese, arrogante, por ne kemi mësuar se nuk mund të mbetemi tek një qëndrim i tillë i injorancës dhe i paragjykimit”


    Nese e doni te verteten duhet te silleni si Gandi, qe thonte: "Doja te dija sa me shume per jeten e atij njeriu qe ka mberthyer zemrat e miliona njerezve. Dhe u binda qe nuk ishte shpata qe i dhuroi ato pozita Islamit asokohe...Kur mbylla kapakun e vellimit te dyte te biografise, u ndjeva keq qe nuk do lexoja dot edhe diçka tjeter."

    Atij i vinte keq qe mbaroi vellimin e dyte, ndersa ju thjeshte keni gjetur nje detaj dhe e perserisni vazhdimisht. Çfare eshte kjo? Merreni dhe lexojeni Karen Armstrong-un dhe athere do ta keni shume me te lehte te pranoni sqarimet qe muslimanet ju japin per "gjerat qe nuk i kuptoni".


    Besoj se u sqaruam...Nderkohe, teksa po lexoja biseden midis fjollat dhe Shkupi, u gezova se me ne fund doli i verteta ne lidhje me temen.



    Pershendetje!

  3. #133
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Disa fjale shkurt per temen:

    Nga ekstremizmi nuk do arrini asgje...vetem do krijoni me shume armiq dhe ata qe ju kan dash do te largoen...Pervec te huajve dhe brenda njeri tjetrit do krijoni konflikte dhe urrejtje shifni cpo behet ne boten Arabe nga shperthimet e truve te njeri tjerit deri tek bombardimi i xhamive!

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema të Ngjashme

  1. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  2. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •