Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 133
  1. #71
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Karikaturat qe botuan nuk i justifikon asgje pervecse budalleqeve si e drejta e fjales(gjer ne ekstrem).Teme me titull pompoz per asgje shqetesuese.Disa besimtare muslimane dolen ne rruget e qytetit tyre(Shkupit),protestuan paqesisht ndaj fyerjeve qe jane bere kundrejt besimit Islam.Pastaj mblodhen flamujt e tabelat e iu kthyen jetes perditshme.Nuk thyn ambasada,nuk dogjen e percudnuan simbole nacionale.Treguan nji edukate te larte qe jane te afte te kerkojne te drejten e tyre pa dhune.

    Ketu zogjte korba hidhen nga njera deg ne tjetren si e si te shemtojne qetesine e gjelbert me krra krrat e tyre.Gazetaret qe botuan karikaturat duhet te dine qe ate njeri e konsiderojne profet dhe e marrin si shembull shume njerez prandaj qe cdokush ka te drejte te besoje ate qe don dhe askush nuk ka te drejte te tallet me ate qe tjetri beson.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 16-02-2006 më 10:59
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #72
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Ermal 22
    Fjolle te shkojne fjalet por ti nuk arrin te kuptosh pse kane frike shqiptaret nga keto pune qe po ndodhin ne Maqedoni. Maqedonia me me pak shqiptare se Shqiperia e Kosova, nxorri me qindra shqiptare ne ate tubim dhe qe nje gazetar maqedonas i cilesoi me emrin islamista radikale. ndoshta ka bere propagande por ne qofte se ata thirren per xhihad, sic shkruajti antari Shkupi, ateher nuk i vihet faj gazetarit.
    eshte tjeter gje te protestosh ne menyre paqesore e me simbole paqesore dhe tjeter te dalesh me thirrje per lufte. ne qofte se ju te moderuarit qe shkruani ne firma shprehjen "islam is the way" nuk distancoheni apo kritikoni keto lloj qendrimesh atehere nuk ia vlen diskutimi pasi ju po i shihni te gjithe si "vellezerit tone myslimane" dhe harroni te shihni gjurmet e dhunshme dhe problemet qe vehabizmi ka krijuar ne vendet ku lulezon, si per shembull ne Arabine e Mekes.
    ne qofte se vazhdohet me mentalitetin e turmes dhe me te tilla perkrahje nuk mbetet te thuhet se as Islami i moderuar nuk do gjeje respektin qe kerkon, por do shihet si rrezik per te ardhmen e kombit shqiptar dhe ju do cilesoheni si "boshnjaket shqiptare".
    Jo Ermal, ajo që duhet ta kuptosh ti dhe të gjithë shqiptarët islamofob është se incidenti i karikaturave nuk është incident lokal që i tangon vetëm arabët, apo turqit, kjo fyerje nuk i drejtohej vetëm arabëve po gjithashtu u drejtohej të gjithë besimtarëve të besimit islam, inkuadruar edhe shqiptarët musliman (që e ndjejnë veten si të tillë).

    Realisht, në një shoqëri të shëndoshë demokratike, shfaqja e revoltës dhe pakënaqësisë ndaj fyerjeve, si në rastin konkret në Shkup, nuk duhet të jetë problem, por, meqë çdo gjë në lidhje me islamin dhe muslimanët kohëve të fundit keqinterpretohet dhe njolloset, pikërisht kjo po ndodh edhe në këtë forum, në këtë temë.
    Megjithëse bindjet e mia rreth protestit i kam shprehur në shkrimet tjera, meqë u zgjat shumë ky muhabet dhe tërë kohën tentohet ti jepet konotacion negativ, unë do të shtoj dhe njëherë se protesti ishte paqësor, jo i dhunshëm, pa djegie të flamujve, pa djegie të ambasadave, pa thirrje në luftë, siç pretendon hapësi i temës. Pra nuk ishte asgjë përveç se një protest paqësor, për të cilin nuk duhet të shqetësohet askush sepse, fundi i fundit miqtë tanë perëndimor janë demokratë dhe i respektojnë të drejtat dhe liritë e të shprehurit.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    "Mir paskan ba"-thoni ju!..Proteste paqesore!

    Po a u ngriten ndonjeher keta "pellumba te gjelbert"ne PROTEST PAQESORE kunder atyre
    qe "ne emer te Allahut"vrane qindra njerez te pafajshem?


    Pergjigje me ktheni,ju lutem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 16-02-2006 më 11:09

  4. #74
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga RTP
    "Mir paskan ba"-thoni ju!..Proteste paqesore!
    Po a u ngriten ndonjeher keta "pellumba te gjelbert"ne PROTEST PAQESORE kunder atyre qe "ne emer te Allahut"vrane qindra njerez te pafajshem?


    Pergjigje me ktheni,ju lutem.
    Besimtari musliman e perjeton sinqerisht me dhimbje vdekjen e njerezve te pafajshem.
    Por duhet me ndare shapin nga sheqeri.Kush jane ata qe ia kane nis dhe vazhdojne dita dites te vrasin te pafajshmit?

    Ishin Ruset ata qe masakruan qindra mijera femije te pafajshem te cecenise legjendare.

    Ishin Serbet ata qe masakruan qindra mijera femije te bosnjes dhe kosoves heroike.

    Ishin israelitet qe kryen masakren e sabra shatilas ku humben jeten shume te pafajshem..

    Me thuaj ti RTP cfare fjalesh ti them,si ta qetesoj zemren e nje nene? Deshiren per hakmarrje te nje vllai, motre..si tjua sherosh zemrat e tyre? Jua vrasin te afermit e pafajshem dita dites.

    Sa femije humben jeten ne Irak?

    Sa mbeten te gjymtuar,pa te ardhme,me horizonte te erreta per jeten?

    Me thuaj sa?

    Mos i bej avokatin mbrojtes te keqes...


    Protesta ka qene paqesore meqe e thone besimtare muslimane qe jetojne atje.Muslimanet besimtare nuk genjejne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 16-02-2006 më 11:15
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #75
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Un nuk i lexova shkrimet ketu , besimtaret musliman pergjigjen duhet ta japin according nga dijetaret e Islamit

    Islmi eshte fe me dijetar te medhenj qe e njofin sherjatin. Keta dijetar, duke u bazuar ne kuran dhe hadith, na mesojne se duhet te sillemi ne keto raste.
    Por rinia muslimane nga mos njhoja e fese te tyre bijen ne gracken e ngritur nga armiqt e Islamit

    Nje nga dijetaret e medhenj te Islamit shejh Sali el- Feuzan u pjyt se a lejohen demostratat ne Islam ja dhe pergjigja e tij


    A janë demonstratat zgjedhje për problemet
    Shejh Salih el-Feuzan
    “Mexhmu Fetaua ue Resa’il”, vëllimi i dytë, nr.141, 143 dhe 146





    Pyetje: A janë demonstratat nga mënyrat e thirrjes/da’ues, me qëllimin e zgjedhjes së problemeve të umetit islamik?



    Përgjigje: Feja jonë s’është fe kaosi. Feja jonë është fe e disiplinës dhe e rendit, e rehatisë dhe e qetësisë. Demonstratat nuk janë nga veprimet e muslimanëve dhe janë të huaja për muslimanët. Feja islame është fe paqeje dhe mëshire, si edhe fe disipline, jo e kaosit dhe çrregullimit, dhe jo e nxitjeve për fitne. Kjo, pra, është feja islame. Të drejtat fitohen duke i kërkuar ato në mënyrën e ligjëruar nga sheriati, nëpërmjet rrugëve të ligjëruara nga sheriati. Demonstratat shkaktojnë gjakderdhje dhe shkatërrimin e pasurisë [të muslimanëve]. Pra, këto gjëra s’janë të lejueshme
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #76
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Mua po me intereson cili antishqiptar ose kush e organizoi ate proteste ne SHKUP.....menjere po ja hekmi identitetin shqiptar...

    Kurse ai qe e kish maicen me simbolin e Amerikes me nje X mbi simbol......atij veq muj mi thon kape familjen tonde drejt e ne Siberi shkooooo.....marreeee per qata (jo gjithe protestuesit)...po mire more kurvaaa e maxhup a smujtet me protestu me pa flamuj Palestien e do tjera qka ka pas????!! more debila a ke USA qe ju dha juve te drejta a ke USA qe e ndihmoj UCK e Ilirides....hup se sjeni shqiptarrrr.....jeni anti-shqiptar (nese keni protestu u desh normal si njerz e jo me flamuja Xhimuta e etj....mos ta ka ndihmu me pas te drejta Xhimutiii moreeee bir maxhupi)


    Une jam musliman edhe krenohem qe jom.....ama mbi te gjithe ceshtja shqiptare osht ne rradhe te pare......edhe zoti kete mendim besoj qe e ka.....(ae dini more se cfare pozite jemi ne shqiptar...oo sun po gjej fjale me te ronda per ata maxhup...^jo per gjithe protestuesit^...)

    qekaq ju xhihadat qka jeni kon protesta lirisht kapni valixhet drejte e ne Irak e Afganistan.....mu pom vjen inati qka ka lyp aty flamurat qe e urrejne Evropa...pse i keni marr ne qafe 600.000 shqiptar ne Iliide..>!> (bile shyqyr qe se keni pas flamurin shqiptar)

    Une besoj keta jane kon pagum nga Fyromane-maxhupet (sllavomaqedont)...shpresoj qe te vedisomi na shqiptar se mire ishim deri dikun...shpresoj ta harrojme kete dhe te mesomi prej ketij gabimi trashanik e fatal e te pafalshme
    Ndryshuar për herë të fundit nga GL_Branch : 16-02-2006 më 13:30

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Edhe une e perseris kete pyetje shume me vlere, dhe bie plotesisht dakord.
    Pse nuk hap nje teme me vete per kete? Jane dy gjera te ndryshme.

    Nuk e di pse insiston te mos e kuptosh, dhe nuk e di se sa do e kuptosh por do mundohem te ta sqaroj me aq sa kam mundesi.


    Protesta behet per t'i bere te ditur dikujt pakenaqesine tende, ne menyre qe te mbrosh te drejten qe te takon, ose ne menyre qe diçka qe nuk shkon te vihet ne vend.


    Ne rastin e vrasjes se ne emer te Allahut, ose prerjes se kokave ne po te njejten parulle, kujt do i ankohesh? Ne Irak, personat qe e bejen kete gje, nuk jane as shtet dhe as individe ose organizate qe dihen. Ata jane persona qe fshurazi organizohen nder veti dhe vetem pasi merret vesh nje gje e tille identifikohen. Tani, ne kete rast s'ke ke te protestosh. Megjithate, shumica e muslimaneve i kane denuar ato akte. Ketu ku jetoj une jo vetem populli, por edhe media kane denuar vepra te tilla dhe kane vene ne dukje faktin qe nje gje e tille jo vetem qe eshte kriminale, por eshte edhe e demshme per vete muslimanet. Madje, ka pasur prej atyre qe i eshte prere koka qe kane qene muslimane, turq a ku ta di une. Kujt t'i ankohen turqit tani? Ke te protestojne masat? Me thuaj ti.


    Ndersa ne rastin e karikaturave gjithçka eshte e qarte. Ke kujt t'i ankohesh, ke ke te protestosh.


    Shpresoj se u kuptum.


    p.s. Pyetje te mençura mund te behen sa te duash. Puna eshte se sa me vlere jane.

  8. #78
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Na shqiptaret kete rast duhet he heshtemi, as per PRO-Danimarke e as per PRO-proteste...ne kemi probleme tona...ende se kemi perfundu statusin e Kosoves, ende se kemi implitu Marrveshjen e Ohrit dhe Ende SHqiperia disa ceshtja elementare nuk i ka permbushe per integrimin ne BE.

    Une sdi qka pat lidhje ajo proteste ne kete rast...mdoket qe Kryimami i ilirdes e shprehu pakenaqsine ndaj Karikaturave publikisht neper TV sikurse Kryimamet e Kosoves dhe Shqiperise.....po une spo kam ide pse qka u desh kjo????

    Pse skeni dal protesta per mos implitim te plote te Marrveshjes te Ohrit o te shkrete, phaaa leje veq ka po bona nervoz :S

  9. #79
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Ermal 22
    edhe nje here fotot nga mitingu i myslimaneve te Shkupit se mi hoqen nga tema tjeter

    po flamuj te kuq shqiptare a mbanin protestuesit?



    [IMG]http://i17.photobucket.com/albums/b89/albanija1/gruppomussulmaniaskoplje.jpg[/IMG



    Palestine fare e bene.
    Po mos me thuaj se shqiptar jane keta ne foto pash zotin. Se shqipot e Maqedonise jane me fanatike se te zonave tjera shqiptare e kam dite, por se shkon puna kaq larg jo, se kam imagjinuar. Para do kohe ne shtypin shqiptar u paraqit nje polemike mes Menduh thacit dhe Mylazim Krasniqit (nga Kosova). Eshte pak e gjate por per ata qe nuk e kan lexuar ndoshta e gjeni informative dhe indikative se kush ajne keta demostruasit ne mbrojtje te figures se Muhamedit profet....Lexim te kandshem

    (marre nga Shekulli)

    PSE GJITHË KY SIKLET...?

    Menduh Thaçi

    Në të gjitha periudhat e jetës sime kam qenë dhe do të jem mysliman. Të gjithë e dinë se rregullisht i kam kryer obligimet fetare, prej agjërimit e deri te falja e namazit, natyrisht në varësi nga mundësitë. E tërë familja ime, prindërit, vëllezërit, motrat, kushërinjtë, janë besimtarë të devotshëm që s'kanë pasur dilema sa i përket manifestimit të bindjeve fetare.

    E bëra këtë hyrje, pak a shumë bizare për të "fituar" të drejtën për analizim të fenomeneve që shfaqen në dimensionin e instrumentalizmit të fesë për interesa të fshehta individuale ose kolektive, kryesisht të huaja, në segmente të ndryshme të shoqërisë.
    Shkas konkret për këtë shkrim ishte organizimi i një iftari pompoz në sheshin e Tetovës, nga ana e kryetarit të njërës nga komunat e Stambollit, konkretisht të Bajram Pashës dhe kryetarit të komunës së Tetovës, z.Hazbi Lika. Ngjarja u paralajmërua me fanfarë në të gjitha televizionet në gjuhën shqipe. U tha se iftari shtrohet për 1500 veta dhe se pas iftarit do të ketë koncert, natyrisht me ilahie të kënduara në gjuhën turke.

    Si u tha dhe u bë. Në sheshin e Tetovës sa çel e mbyllë sytë u hapën çadrat e bardha, mu si në Arafat gjatë periudhës së pelegrinazhit. Ndonëse u mblodhën më pak se gjysma e të ftuarve, megjithatë shtimungu i kolektivizmit të ri u krijua. Marksistë-leninistët, ateistët e dikurshëm të përbetuar, me gjakim të pashuar ndaj kolektivizmit, mbase në këtë dimension gjetën një gjuhë të përbashkët me "islamistët" integralistë.

    Vëzhguesit e huaj, ata të misionit të OSBE-së, të PROKSIMA-së, të ambasadave me kujdes maksimal i shënuan detajet e këtij uniteti të ri dhe me gjasë i dërguan raportet shefave të tyre anekënd botës.

    Në mbrëmje, rreth orës 23:00 televizioni shtetëror turk, TRT, duke u lidhur drejtpërdrejt me sheshin e Tetovës bëri një emision për këtë evinement të ri, të padëgjuar dhe të paparë në anët tona. Bashkëbiseduesit vendorë, flitnin atë çka i konvenonte autorit të emisionit, apo autorëve të këtij projekti turk që përkufizohej si "Vëllazëria nuk njeh kufi", që do të thotë se tash e tutje, duke hequr kufijtë mes vëllezërve fetar duhet të vihen kufij në mes të vëllezërve kombëtarë.

    Bashkëbiseduesit tetovarë, emrat e të cilëve më vjen mërzi t'i përmend jo vetëm me këtë rast, vërtetonin tezën për trashëgiminë osmane-turke në viset shqiptare që duhet të merren në mbrojte. Me osmanizim, me turqizmin, sllavizmin dhe helenizim të trashëgimisë kulturore të trevave shqiptare të sotmes, shqiptarët mbeten pa traditë, pa kulturë, pa vlerë dhe pa peshë, popull primitiv si do të thoshte historiani serb, Cvijiq.

    Në ditën e Ramazanit, para, gjatë dhe pas iftarit, të uritur apo të ngopur, të opseduarit me projektin e nacifikimit të islamit, me vetëdije apo pa të, përpiqen haptas ta rikodifikojnë strategjinë kombëtare shqiptare për mbijetesë. Kam parasysh se gjithë kjo që thash më lartë do të nxitë te lexuesi një pyetje të kuptueshme: ç'të keqe ka organizimi i një iftari të përbashkët, të organizuar nga kryetarët e dy komunave, të Bajram Pashës dhe të Tetovës, ose më konkretisht thënë mes vëllezërve myslimanë? Ka, madje shumë, si nga aspekti fetar ashtu edhe politik dhe kombëtar.

    Nga aspekti fetar ky iftar gjigantesk dhe spektakular nuk korrespondon me nocionin e agjërimit. Institucioni i agjërimit që parashikohet në të gjitha librat e shenjta, hebraike, krishtere dhe islame parashtron idenë e distancimit të njeriut, në një periudhë të caktuar kohore, nga vetja, nga të gjitha veset, kënaqësitë e natyrave të ndryshme, për të krijuar kështu mundësi për një përsiatje të thellë religjioze dhe përkushtim ndaj urdhrave të Zotit.

    Agjërimi i njëmendtë nuk ka asgjë të përbashkët me azgani, arrogancë, shkapërdari individuale a kolektive. Agjërimi duhet t'i mundësojë njeriut që të bëjë një instrospekcion, vlerësim të vetvetes dhe të tjerëve për të thelluar besimin në zot, për ta mundur absurdin defetist dhe për ta shtuar optimizmin dhe fisnikërimin e njerëzve dhe shoqërisë. Asnjë veprimtari spektakulare, asnjë shfrenim hedonist, politik apo natyrave të ndryshme nuk mund të përputhet me misionin e agjërimit. Zakonisht spektaklet e tilla që organizohen në emër të madhërimit të fesë apo të Zotit në esencë janë në funksion të madhërimit të organizatorëve që synojnë përmes besimit ta kontrabandojnë vetveten, ose dhe më keq idetë e fshehta politike që nuk kanë asgjë të përbashkët me agjërimin apo besimin në tërësi.

    Me pak para dhe me shumë cinizëm dhe retorikë duan të arrijnë shumë, atë që nuk arriti sundimi sllav! Ai që ka besim të vërtetë ndaj Zotit e kupton fare lehtë blasfeminë (qyfyrin), përkatësisht vogëlsinë e njeriut, kotësinë dhe pamundësinë e tij për ta mbrojtur apo madhëruar Zotin, i cili është vlerë absolute në të gjitha dimensionet dhe i pavarur nga projektet krekosëse, mburracake të njeriut. Njerëzit që thirren në Zot, ose edhe më zi, e mbrojnë atë nga njeriu, në esencë e përdorin atë si maskë për t'i realizuar projektet e tyre për madhërim të vetvetes. Të tillë ka në të gjitha shoqëritë dhe besimet, qofshin ata autorë ose organizatorë të ndërtimeve të kryqeve gjiganteske apo iftareve spektakulare. Vetë Zoti sipas librave të shenjta është i pavarur prej lëvdatave, lajkave dhe veprave të ndryshme të njeriut. Ai nuk kërkon nga njeriu që të bëjë shërbime ndaj Tij, por ndaj vetes dhe ndaj njerëzve të tjerë. Instrumentalizmi i Zotit për promovim të vetes dhe të ideve të ndryshme politike është abuzim i llojit më vulgar, më arrogant dhe më ateist.

    Në sheshin e Tetovës në mënyrë cinike dhe arrogante, përmes manifestimit sipërfaqësor të respektit të parimeve fetare, u promovuan individë të caktuar dhe interesat e tyre të fshehta politike, në funksion të rikthimit, të riimplantimit, të ringjizjes se planeve dhe vlerave turke në Ballkan që patën filluar të zbehen. Nuk kam asgjë kundër planeve turke për hegjemoni, por kam shumë kundër që kjo të bëhet, si zakonisht mbi kurriz të shqiptarëve dhe përmes shqiptarëve naivë, të asimiluar apo të shitur.

    Nga aspekti politik ky iftar gjigantesk dhe spektakular ku u hodhën idetë e vëllazërisë fetare që do të organizohet në të gjitha vendet e Ballkanit, në Bullgari, Greqi, Maqedoni (Shkup,Tetovë,Gostivar, Kërçovë, Strugë), Kosovë, Shqipëri, Sanxhak dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, shikuar më hollë është vërtetim i tezës propagandistike serbe për projektin e fshehtë anti-evropian, për krijim të së ashtuquajturës transferzalë e gjelbër, të penetrimit islam nga Turqia deri te Bosnja e Hercegovina që nga aspekti gjeostrategjik paraqitet si barku i butë i Evropës. Nuk është aspak e çuditshme për se pikërisht tani, kur hapen bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës, me intensitet të sikleteshëm organizohen atraksione të këtillë, aspak fetare, por thellësisht politike që vërteton tezën serbe për rrezikun nga shtetet islamike në Evropë, Bosnja dhe Kosova që do të jenë trampolina prej nga do të rrezikohet paqja dhe qetësia në rajon dhe më gjerë.

    Pak Huntigton, pak propagandë serbe, pak osmanizëm, pak vedetizëm fetar, pak tradhti, pakë lekë, krijohet dyshimi i madh për shqiptarët. Ramazan ka pasur gjithmonë, por manifestimet e këtilla kanë munguar.

    Shtrohet pyetja pse pikërisht në këtë moment kur hapet dilema, frika nga përplasja planetare mbi baza qytetëruese, pse pikërisht në këtë moment kur fillon procesi i negociatave për statusin final të Kosovës populli shqiptar u dashka t'i nënshtrohej kësaj dileme të sikletshme, të prononcohet, të përcaktohet me kë është, me perëndimin a me lindjen?! Përse kjo dilemë, krejtësisht e panevojshme duhet t'ia zë vendin dilemës se a jemi për Kosovën e pavarur në kuadër të Evropës së bashkuar apo me Serbinë?! Për se i gjithë ky presion që populli shqiptar të vihet në dilema të panevojshme dhe të dëmshme?! Për se ky presing që të pozicionohemi kundër perëndimit që harxhoi miliarda dollarë dhe kontribute tjera politike, ushtarake, diplomatike për t'i çliruar shqiptarët nga zgjedha e huaj. Duke i njohur mirë qëllimet e bartësve të këtyre ideve, mendoj se e di përgjigjen: atyre aq u bën nëse do të mbijetojë apo jo kauza shqiptare. Ata, duke ditur se pa mbështetjen e faktorit perëndimor, shqiptarët nuk kanë gjasa ta arrijnë dhe ta ruajnë lirinë, duke ditur se shqiptarët mund të mbijetojnë vetëm në këto hapësira, vetëm dhe vetëm duke i respektuar standardet laike, duke ditur mirë se pas 11 shtatorit punët kanë ndryshuar, dyshimet janë shtuar deri në paranojë, ata pikërisht tani gjejnë forma spektakolare t'i nxisin dilemat rrënuese.

    Natyrisht, në fillim koston do ta paguajnë shqiptarët, por më vonë edhe myslimanët. Ata që fshihen pas ideve sublime të fesë i tradhton mungesa e brengës ndaj fatit të shqiptarëve.
    Nga këto iftare nuk do të thellohet besimi i askujt, as do të forcohet vëllazëria islame, por do të instalohet dyshimi shumëdrejtimesh, do të moliset kohezioni, toleranca ndërfetare në mes të shqiptarëve, do të prishet aleanca sado e brishtë e shqiptarëve me faktorin perëndimor me çka, në mënyrë të pashmangshme do të dëmtohet interesi vital i shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera. Është e qartë se dikush nga këta organizatorë që manipulojnë me fenë janë në ndërlidhje të ngushtë me shërbime të ndryshme antishqiptare dhe antiislame. Them antiislame duke marrë parasysh pasojat e një islami radikal te qytetarët e Bosnjës. Sa më shumë që radikalizohet manifestimi i besimit islam në Bosnjë aq më shumë rritet përqindja e martesave të përziera, madje edhe gjatë luftës. Asnjë popull nuk mund të durojë radikalizmin për një periudhë të gjatë kohore, prandaj kërkojnë shpëtimin te ikja nga grupi ku ngulfatet liria individuale. Së këndejmi nuk duhet të habitemi për se Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia (në Sanxhak) dhe Bosnja po lejojnë madje, i nxisin sfilatat e këtilla "fetare". Ato, natyrisht se shërbejnë si argument për pohimet serbe, ose për ofertën e Serbisë që në planin gjeostrategjik ta luajë rolin e bastionit, të policit kundër depërtimit të vlerave dhe interesave "islame" në Evropë.

    Është e çuditshme për se spektakle të tilla pseudo religjioze, thellësisht politike, antishqiptare dhe antiislame nuk organizohen në zonat e prapambetura turke, të banuara me kurdë apo në Irak, Palestinë, Çeçeni, Kaukaz etj.
    Duhet thënë haptas, pa mëdyshje dhe në mënyrë të pa mëshirshme se këto manifestime janë në funksion të paraqitjes së shqiptarëve si element i huaj në Evropë që duhet të mbikëqyret vazhdimisht për shkak se ata nuk janë dhe nuk mund të jenë luajal ndaj sistemit të vlerave perëndimore, sidomos ndaj idesë së laicizmit të shtetit. Vetë Turqia synon të depërtojë në Evropë dhe t'i pranojë vlerat evropiane, por nga ana tjetër synon që shqiptarët dhe popujt tjerë myslimanë të Ballkanit t'i fusë në thesin e orientit. Ky dualizëm është objektiv dhe buron nga vetë përmbajtja e shoqërisë turke: 10 % i shoqërisë, pra elita turke me mish e me shpirt përpiqet të jetë pjesë e Evropës, kulturës dhe sistemit të vlerave evropiane, ndërkaq 90 % në të gjitha dimensionet është anti evropian. Mjerisht myslimanët e Ballkanit, në mesin e tyre edhe një përqindje e vogël renegatësh shqiptarë komunikojnë me idetë dhe vlerat e këtij 90%. Ata, si deri më tani nuk do të arrijnë asgjë, por do të përfundojnë si instrumente, si renegatë të fshehur nën petkun fetar.

    Koketimi, manipulimi i politikanit me ndjenjat fetare është formula më eksplozive që shkakton ndarje të pakorrigjueshme në shoqëritë multi-fetare.. Në këtë mes roli dhe përgjegjësia e intelektualit mund të jetë shumë i madh, destruktiv a konstruktiv, varësisht se kujt i shërben.
    Çuditërisht para këtij spektakli të madh pseudo fetar, në qytetet tjera shqiptare të Maqedonisë u organizuan manifestime të tjera informative, më pak spektakulare, mbase edhe më rrënuese, kontaminuse, që fusin përçarje në indin ndërlidhës kombëtar shqiptar.

    Po ashtu në ditët e Ramazanit, në emër të thellimit të besimit, disa intelektualë kosovarë, të ftuar në tubime informative me karakter pseudo-fetar, përpiqeshin ta bindnin auditorin, me argumente të vakëta dhe paradoksale për të vërtetat e tyre që, siç do të thoshte shkrimtari Mehmet Kraja e përmbysnin jo vetëm identiteti qytetërues perëndimor të shqiptarëve, por edhe atë kombëtar. Njëri prej tyre në emër të Zotit identitetin modern kombëtar shqiptar e ndërlidh me kontekstin osman, prandaj ka nevojë që të flasë pozitivisht për veziret, sadriazamët, pashallarët, agallarët shqiptarë në periudhën e sundimit osman. Këta hoxhëqamila me gjasë e kanë ngatërruar kalendarin, pandehin se jetojnë në shekullin XIX.

    Njëri prej tyre, doktor i historisë, në një tubim informativ në Kërçovë përpiqej ta bindë auditorin për idilin shqiptare gjatë periudhës së sundimit osman. Këtë tezë ai e mbështet me postet ushtarake dhe politike të shqiptarëve të ç'kombëtarizuar të periudhës osmane duke fshehur qëllimisht faktin se ata kanë qenë kryekëput në funksion të interesave turko-osmane dhe jo shqiptare. Popujt e tjerë të Ballkanit që ishin nën sundimin osman dhe nuk ishin miq të tyre, e fituan pavarësinë thuaja një shekull para shqiptarëve. Ky diskurs i idealizimit të periudhës osmane jo vetëm që është gënjeshtër të cilën e dinë edhe vetë ata, por edhe një cinizëm arrogant dhe fyes. Këtë cinizëm do ta kuptonim më së miri po qe se do ta krahasonim me përpjekjen hipotetike të një profesori imagjinuar i cili do ta merrte guximin ta idealizojë periudhat e ndryshme të sundimit jugosllav duke numëruar deputetët dhe ofiqet tjera që i kanë pasur shqiptarët në këtë sistem, si bie fjala Sejdo Bajramoviqin, Rahman Morinën apo Sinan Hasanin.

    Në krahasim me vezirët, këta të fundit të paktën kanë folur shqip dhe përpiqeshin të mbështetin konceptin e kauzës shqiptare në përputhje me kontekstin jugosllav. Ata, në dallim nga vezirët, favoritët e profesorit të shushatur kosovar, hapnin shkolla, institucione të ndryshme si politike ashtu edhe kulturore në funksion të kultivimit të vlerave dhe interesave të shqiptarëve. Në kohën e vezirëve të idealizuar, shqiptarët madje nuk kategorizoheshin as si "milet" (popull) si grekët, serbët, bullgarët etj prandaj refuzoheshin kërkesat politike dhe kulturore të shqiptarëve. Në kuadër të kësaj mendësie është e natyrshme mungesa e brengës për asimilim të shqiptarëve në turq ( ish presidenti turk, Demirel flet për një numër fantastik pesë milionësh), por shfaqet brenga për identitetin evropian të shqiptarëve.

    Një profesor tjetër me titull doktori të albanologjisë, madje shkrimtar, një kohë të gjatë e përsërit tezën për identitetin(mbase edhe) islam të kombit shqiptar. Duke bërë gabime të rënda logjike dhe faktike, duke përzier mollët me dardhat, ai i barazon shqiptarët me popujt me identitet të dyshimtë etnik, si bie fjala boshnjakët të cilët me arsye përpiqen këtë mungesë ta kompensojnë me përkatësinë fetare. Shqiptarët kanë identitet kombëtar dhe s'kanë nevojë ta nxjerrin syrin duke i rregulluar vetullat. Kur flitet për identitet kombëtar nuk ka nevojë të flitet për identitet fetar. Ata që i ngatërrojnë këto kategori kanë qëllime të veçanta.

    Inkoherenca në sferën intelektuale buron nga skizofrenia, botëkuptimet e gabueshme të një periudhe historike ose nga interesat e veçanta individuale. Edhe mendimtarët e mëdhenj nuk janë imun nga këto inkoherenca logjike. Aristoteli, babi i logjikës ishte i palogjikshëm kur pohonte se të gjithë njerëzit janë të barabartë pos robërve dhe grave. Kjo inkoherencë e tij buronte nga paragjykimet e kohës së tij. Po inkoherenca e intelektualëve tanë, sikleti, ankthi i tyre prej kujt varet? Me siguri jo nga interesat fetare apo kombëtare të shqiptarëve!

    P.S Për pak harrova. Bashkësia Islame e Maqedonisë një kohë të gjatë është në krizë të thellë Ngatërrohet shkolla (trashëgimia) turke me atë arabe. Nxënësit, ushtarët, lojtarët janë shqiptarë . Të paktën ta dinin pse-në...





    HUMBËSI KA TË DREJTË TË ANKOHET, POR NUK DUHET TË BËHET I PADREJTË
    Dr. Milazim KRASNIQI

    Menduh Thaçi, në traktin e tij të shpërndarë me siklet të madh nëpër gazetat kryesore të hapësirave shqiptare, ngre një akuzë të rëndë ndaj Perëndimit për islamofobi. Ai propagandon se, nëse merr vesh se këtu po bëhen aktivitete për ramazan, Perëndimi do të pranojë tezat serbe për “transverzalen e gjelbër” nga Turqia në Bosnjë dhe do të pranohet se “do të rrezikohet paqja në rajon”.

    Edhe pas leximit të tekstit “Pse gjithë ky siklet”, i cili në formë trakti është shpërndarë nëpër disa gazeta, konsideratat e mia ndaj angazhimeve politike e patriotike të Menduh Thaçit mbeten të palëkunduara, edhe pse më brengos vazhdimisht agresiviteti i fjalëve të tij në adresa të kundërshtarëve politikë, qoftë realë, qoftë të imagjinuar, veçmas ndaj atyre brenda skenës politike shqiptare në Maqedoni. Nuk kam si të mos e them se po ashtu kam kondiderata për kryetarin/mentorin e tij, Arbën Xhaferin dhe Partinë Demokratike Shqiptare, që ka dhënë kontribut të fortë për emancipimin politik të shqiptarëve në Maqedoni, për menaxhimin e katastrofës humanitare të Kosovës në vitin 1999 dhe për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë luftës çlirimtare të Kosovës. Me këtë dua të sugjeroj se në çfarëdo diskutimesh dhe kontestimesh për çështje të caktuara, nuk duhet të bëhemi të padrejtë dhe nuk duhet të themi të pavërteta.

    Nëse politika partiake merr kompetencat e shkencës, kthehemi tek ideologjia totalitare

    Lidhur me traktin ”Pse gjithë ky siklet’, po ashtu ka gjëra që mund të diskutohen e të sheshohen me një diskutim korrekt e të qetë. Por, së pari, duhet bërë një dallim i qartë ndërmjet politikës përkatësisht politikës partiake dhe argumenteve shkencore, të cilat janë të pavarura nga politikat e tilla dhe nga çfarëdo politikash. Fillimisht dua të saktësoj se sa u përket politikave partiake në Maqedoni, rivaliteteve të tyre që shtrihen nga fushat e sportit e deri te manifestimet fetare, nuk kam ndërmend të përzihem dhe as që jam përzier ndonjëherë. Nuk ka një rast të vetëm që të jem shprehur publikisht në favor të ndonjërës nga partitë shqiptare në Maqedoni, edhe pse kjo do të ishte krejt legjitime për një analist politik. Prandaj, edhe në këtë rast, nuk do të komentoj nga prizmi politik, me asnjë fjalë, as iftarin në qendër të Tetovës, i cili është shkaku i sikletit politico-partiak të Menduhit. Kësaj radhe do të diskutoj vetëm disa teza të tij, të cilat nën petkun e politikës partiake janë servirur si shkencë, si e vërtetë. Kjo duhet të sqarohet, sepse nëse politika partiake merr kompetencat e shkencës, kthehemi atje ku kemi qenë para pesëmbëdhjetë vjetësh, tek ideologjia totalitare.
    Teza e Menduhit se, “kur flitet për identitet fetar, nuk ka pse flitet për identiteti fetar”, bart rrezikun që të puqet po ashtu me tezat e mëhershme ideologjike, të cilat në Shqipëri madje e patën ndaluar fenë krejt. Atdhetarët dhe intelektualët, edhe ata shqiptarë, përveç ateistëve, bartin në vete një identitet të ngjizur fetaro-kombëtar dhe ai nuk mund të ndahet me bisturinë e politikës aktuale. Por, edhe nëse e pranojmë si të mirëqenë tezën e Menduhit, kur është fjala për kulturën dhe historjnë tonë kombëtare, ku po u dashka të ndahen identiteti fetar nga ai kombëtar, shtrohen disa pyetje logjike: nëse nuk duhet të ndodhë kjo përzierje, atëherë pse në disa raste përzihet aq shumë? Fjala vjen, pse “Meshari” i Gjon Buzukut dhe veprat e autorëve si Pjetër Budi e Pjetër Bogdani, konsiderohen vepra kombëtare, kur janë tërësisht vepra fetare? Pse Nëna Tereza, që është një aktiviste me angazhim tërësisht fetar, trajtohet si simbol kombëtar? E vërteta është se përdoren kute të dyfishta në këto punë. Kur është fjala për veprimtarë dhe intelektualë të proviniencës krishtere, pa asnjë rezervë pranohet se veprimtaria fetare është veprimtari kombëtare, madje pavarësisht rezultateve që ka prodhuar për kulturën, shtetin dhe kombin shqiptar. Si argument i kuteve të dyfishta, mund të përkujtohet me këtë rast vetëm trajtimi i poetit alamiadist shqiptar, Nezim Frakullës. Poezia e tij është e shkruar shqip, ka tema dhe motive laike dhe ka tone shumë kritike ndaj sundimit osman. Nezimi madje ka vdekur në burgjet e sulltanit, ndërsa deri sot nuk është trajtuar me asnjë fjalë si poet kombëtar.
    Në gjykimet shkencore të këtyre deformimeve që u janë bërë vlerave tona kulturore dhe kombëtare, nuk ka vend për politikat ditore të partive. Partitë me të drejtë shqetësohen nga humbjet në zgjedhje, por kjo nuk ju jep të drejtë të bëhen arrogantë ndaj studimit krtik të trashëgimisë kombëtare dhe ndaj studiuesve që kanë qasje kritike ndaj falsifikimeve të patentuara. Menduhi dhe bashkëmendimtarët e tij duken naivë kur kërkojnë që të mos diskutohen në rrafshin studimor temat e tilla, me rëndësi për identitetin kombëtar, ku kontibuti i dijetarëve islamë është injoruar jashtë mase, për shkak të ‘interesave kombëtare”! Dija albanologjike po çlirohet nga prangat e metodave pozitiviste e marksiste dhe nga ideologjia patriotike me esencë totalitare, dhe po arrin në përfundime të tjera nga ato që ishin pa tentuar dhunshëm nga ana e politikës zyrtare si të vërteta të pakontestueshme. Cak legjitim i studimeve të reja janë edhe personalitetet dhe ngjarjet e mëdha kombëtare, që nga Skenderbeu e këndej, sepse përditë po zbulohen dokumente të reja dhe të dhëna të reja. Prandaj, sado e konservuar që të jetë e kaluara jonë kulturore dhe historike, do t’i nënshtrohet vlerësimit kritik dhe do të ridimensionohet në bazë të fakteve shkencore, duke flakur tej ideologjinë e rreme patriotike, pas së cilës janë fshehur e po fshehn edhe demagogët dhe matrapazët politikë. Dija e vërtetë ua heq maskat demagogëve dhe matrapazëvëve. Për këtë shkak edhe janë aq alergjikë ndaj saj dhe duan ta mbajnë peng të politikës.

    Abstenimi nga iftari dhe Komisioni i Badenterit

    Sa i përket statusit të Kosovës, konsideratat e mia janë të plota për angazhimin e PDSH-së së Arbën Xhaferit e Menduh Thaçit, si edhe të BDI-së së Ali Ahmetit dhe të partive të tjera shqiptare në Maqedoni. Por, statusi i Kosovës nuk varet prej tyre dhe as nga iftarët që mbahen ose nuk mbahen në sheshin e Tetovës, e pra as nga tezat që thuhen në tribunat publike në Tetovë dhe gjithandej hapësirave shqiptare. Edhe sikur askush nga shqiptarët të mos mbajë ramazan, e lëre më të bëjë iftar në një shesh publik të Tetovës, fati i saj nuk varet prej kësaj pune. Statusi i Kosovës po përcaktohet në një proces të tejzgjatur politik e diplomatik, në të cilin vullneti i popullit të Kosovës për vetëvendosje nuk po merret si duhet në konsideratë. Në kohën kur komisioni i Badenterit e injoroi të drejtën e Kosovës për shkëputje nga ish-Federata e Jugosllavisë, nuk është organizuar asnjë iftar në sheshin e Tetovës, por ja që as ky abstenim nuk pati ndihmuar. As kur u mbajt Konferenca e Rambujesë/Parisit nuk u mbajtën tribuna pas iftarit, por ja që vullneti i popullit të Kosovës për pavarësi, nuk u pranua as si parim i negocueshëm. Prandaj, sajimi i preteksteve me Kosovën, për rivalitetet partiake shqiptare brenda Maqedonisë, nuk është një punë e ndershme.

    Akuza ndaj Perëndimit për islamofobi

    Menduh Thaçi, në traktin e tij të shpërndarë me siklet të madh nëpër gazetat kryesore të hapësirave shqiptare, ngre një akuzë të rëndë ndaj Perëndimit për islamofobi. Ai propagandon se, nëse merr vesh se këtu po bëhen aktivitete për ramazan, Perëndimi do të pranojë tezat serbe për “transverzalen e gjelbër” nga Turqia në Bosnjë dhe do të pranohet se “do të rrezikohet paqja në rajon”. O Menduh! Tezat serbe për “transverzalen e gjelbër’ kanë qenë edhe më të zëshme para vitit 1999, por Perëndimi ka ndjekur kursin e vet gjeopolitik e gjeostrategjik. Me që ra fjala për këtë kurs, duhet përmendur dy gjëra, e para se këto shtete të “transverzales së gjelbër”, Turqia, Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, janë aleatët më të zëshëm të SHBA-së dhe të Perëndimit në rajon dhe në Evropë. Në anketat e bëra ka rezultuar se shqiptarët, edhe pse popull me shumicë myslimane, janë pakrahasimisht më entuziastët me Amerikën. As në iftarë, as në tribuna që mbahen gjatë ramazanit nuk është prishur kjo idilë shqiptare me Amerikën nga askush. Ndërsa fituesi i çmimit Nobël për letërsi, Harold Pinter, citohet gjithandej këto ditë ramazani, duke akuzuar Amerikën dhe Britaninë për agresion, për dhunë e për banditizëm. Bile, duke mbrojtur Serbinë, ai ka deklaruar se “Klintoni dhe Bleri do të duhej të akuzoheshin si kriminelë lufte, sepse jo vetëm që e kanë bërë këtë jolegalisht, (bombardimin e Serbisë, nënvizimi im), në mënyrë jolegjitime, dhe sipas mendimit tim, jomoralisht, në mënyrë kriminale si çdo akti banditesk, por edhe e kanë arsyetuar atë me “intervenim humanitar”. E pra, bash këtij shkrimtari iu dha çmimi Nobël sivjet për letërsi. Siç po shihet, po më duhet ta mbroj Perëndimin nga akuzat e Menduhit për islamofobi, sepse një akuzë e tillë e përgjithësuar, vërtet është e padrejtë. Nëse islamofobia është pjesë e të menduarit dhe e të vepruarit të së djathtës ekstreme dhe e disa qarqeve neokonservative, ajo nuk është pjesë e të menduarit e Perëndimit liberal. Menduhi bashkë me koautorin e tekstit të tij, (terminologjia dhe tezat e zbulojnë lehtësisht koautorin), duken shumë të preokupuar me teorinë e konspiracionit, prandaj u rezulton se nga një iftar i organizuar në sheshin e Tetovës varet edhe lufta e qytetërimeve. Menduhi nënshkruan në mënyrëv dramatike: “Shtrohet pyetja: pse pikërisht në këtë moment (pra pse u mbajt ai iftar, nënvizimi im), kur hapet dilema, frika nga përplasja planetare mbi baza qytetëruese…” O Perëndi, si është e mundur që një politikan i rryer, të mendojë në mënyrë kaq infantile? Por, fajin e ka vërtet teoria e konspiracionit, e cila i ka preokupuar gjatë Menduhin dhe liderin e tij, aq sa edhe disfatat partiake në fakt i kanë peshqesh nga përpjekjet për ta zgjidhur çështjen kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni dhe në rajon me teoritë e konspiracionit. Pjesëmarrja e tyre në përpjeket për ndarjen e Maqedonsië, është brenda këtij preokupimi, bile duke qenë në kundërshtim flagrant me konceptin dhe me strategjinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ardhmen e Maqedonisë dhe të rajonit. Gabimet trashanike që janë bërë me këto lloj aventurash të rrezikshme e që kanë rezultuar me humbjen e zgjedhjeve dhe me humbjen e kredibiliettit para aleatëve perëndimorë, nuk mund t’i korrigjoni duke u munduar të fitoni pikë duke bërë me dorë ndaj “konspiracionit islamistë”. Bota e njeh dhe e sheh me sy karakterin paqësor dhe tolerant të islamit ndër shqiptarë. Dhe siç thamë më lart, Perëndimi liberal nuk e ka të patentuar në veten e vet islamofobinë.

    Interesat e veçanta individuale

    Për shkak të dioptrisë së caktuar nga teoria e konspiracionit, Menduh Thaçit i duket se në ligjërimin e mirëfilltë shkencor janë përzier “mollat dhe dardhat” dhe se në tërë këtë mesele ka “interesa të veçanta individuale”. Në rastin tim, kjo puna me interesat e veçanta individuale është e vërtetë. Unë kam interesa të veçanta individuale si studiues i letërsisë, i kulturës dhe i historisë sonë kombëtare, që të promovoj një metodologji të studimit, që është jomarsksiste, jopatriotike, por në shërbim të së vërtetës. E në sfondin e të vërtetës bie edhe korrigjimi i pamjeve të deformuara për islamin ndër shqiptarë dhe për islamin si Shpallje Hyjnore në përgjithësi. Ndërsa, për interesa të tjera, aso që lë të nënkuptohen Menduh Thaçi në traktin e tij më duhet të përkujtoj këtu se unë kam qenë i angazhuar në politikë para Menduh Thaçit dhe para Arbën Xhaferrit. Kam ikur prej saj kur e kam kuptuar se nuk mund të mbroj të vërtetën. Po të doja të mbetesha atje, vërtet do të kisha interesa të veçanta, para së gjithash materiale. Me bollëk. Por, i kam braktisur vetë. Së paku Arbën Xhaferi, kryetari dhe mentori i Menduhit e di të vërtetën e angazhimit dhe të rolit tim në politikën e LDK-së, veçmas në muajt prill-qershor 1999 të tragjedisë së Kosovës, po edhe pas kthimit në Kosovë deri në vitin 2000. Nuk kam mbrojtur interesa e veçanta personale, por kam punuar për kauzën e përbashtët të pajtimit, të bashkërendimit e të bashkëqeverisjes, e cila po të fitonte ashtu si e kam konceptuar unë dhe disa kolegë të mi atë atëhershëm, pa dyshim edhe me ndihmën e pakursyer të Arbën Xhaferin, Kosova nuk do të kalonte nëpër vuajtjet e tmerrshme të pasçlirimit ashtu si kaloi dhe sot statusi i saj do të ishte më i qartë se sa është. Sigurisht që as Menduhi nuk do të dilte kaq qesharak sa del kur pohon se një iftar në sheshin e Tetovës e rrezikuaka statusin e saj!
    Thonë se ata që humbin kanë të drejtë të ankohen. Edhe Menduhi ka të drejtë ta bëjë këtë, por i sugjeroj njerëzisht që të mos e ngarkojë shpirtin e vet duke thënë të pavërteta për ata që nuk i kanë faj. Nëse i keni humbur zgjedhjet si parti, analizoni shkaqet e vërteta e mos u bini në qafë atyre që nuk u kanë faj. Dhe mos u bëni aq ambiciozë e t’u shkojë mendja se mund ta ndërroni popullin, që me shumicë absolute i përket islamit. Dhe mos shpifni ndaj atyre që e gjurmojnë të vërtetën.
    Jemi agjërueshëm bashkë dhe duhet të ruhemi edhe më shumë nga fjalët e pavërteta, o Menduh vëllai!






    Menduh THAÇI - SA BËJNË DY MOLLA DHE NJË DARDHË, z. MILAZIM?
    Menduh THAÇI

    "Një komb ekziston vetëm kur fillon të shqetësohet për fatin e tij", kështu pat konstatuar eseisti gjenial shqiptar Branko Merxhani që vepronte mes dy luftërave botërore. Duke pasur bindje të plotë për suksesin e kauzës shqiptare, shumë veprimtarë, edhe pa qenë të informuar për këtë konstatim të urtë të z.Merxhani janë angazhuar, legalisht ose ilegalisht në fushën e politikës, të shtyrë kryesisht nga brenga për pasojat e veprimit të faktorëve të ndryshëm në interesin kombëtar. Edhe unë si shumë të tjerë kam qenë i kyçur ilegalisht ose legalisht në politikë. Nga këto pozita kam analizuar dhe kritikuar shumë fenomene dhe procese. Nga këto pozita e pashë të udhës të kritikoj disa manifestime degutante politike që abuzojnë fenë për interesa parciale të grupeve të ndryshme. Me shumë takt dhe përgjegjësi ndërtova mendimin për karakterin jofetar të iftareve gjiganteske të organizuara në shumë shtete dhe qytete që linin përshtypje se ne i takuakemi aleancave joformale, të shpikura kushedi se në çfarë laboratorë jashtë kontekstit shqiptar. Natyrisht prisja edhe reagime të njerëzve me bindje dhe interesa të ndryshme. Të jem i sinqertë nuk prisja reagimin e z.Milazim Krasniqi, shkrimtar shqiptar, të cilin e konsideroja si anëtar të një esnafi të krijuesve që, sipas definicionit do të duhej të ishin arkitektë të identitetit kombëtar. Edhe pse i pa përmendur në artikullin tim, ai gjeti veten në të. Reagimi i tij tregon se ai polemizon me vetveten dhe jo me tezat e përmendura në artikullin tim. Duke qenë i vetëdijshëm se kjo është një çështje shumë e ndjeshme do të përpiqem ta kontrolloj zemërimin dhe t'i përgjigjem racionalisht konstatimeve të tija që funksionojnë si virus që e molis indin kombëtar:
    Organizimin e iftareve të tilla masive në shumë shtete dhe qytete e vlerësova si projekt politik që nuk përkon me karakterin religjioz të agjërimit. Krijuesi Milazim Krasniqi i ikën vlerësimit të këtij fenomeni rishtak që nuk përputhet me karakterin e përkortë të agjërimit, por përkundrazi, afirmon interesat politike të maskuara me petkun fetar. Ai e minimizon efektin e këtyre manifestimeve duke u tallur se nga një iftar i organizuar në sheshin e Tetovës nuk do të plasë lufta mes qytetërimeve. Ai në mënyrë cinike fsheh faktin se nuk bëhet fjalë për një iftar, por për një sërë iftaresh të organizuara nga kryetari i një komune të Stambollit, me qëllime politike në shumë shtete ballkanike, Bullgari, Greqi, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Sanxhak, Bosnje, me mija të ftuar. Vetëm në Maqedoni janë organizuar 5-6 manifestimesh të këtilla, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, pra në komunat që identifikohen me shqiptarët. Pse nuk u organizuan iftare të këtilla në Maqedoninë qendrore apo lindore ku ka shumë myslimanë nevojtarë, kryesisht turq, z. Milazim? Vërtetë ti nuk sheh notën politike të këtyre manifestimeve aspak religjioze? Ti shtiresh apo e trajton popullin shqiptar të paaftë për të parë mesazhin kryesor të këtyre manifestimeve ku demonstrohet përkatësia qytetëruese e shqiptarëve dhe lojaliteti i tyre ndaj Portës, si gjithnjë, siç do të thoshin serbët.
    Në reagimin e tij, ai në mënyrë të pandershme i modifikon tezat dhe motivet e mija për t'i eliminuar pastaj në mënyrë elegante peshën e tyre. Por jo vetëm kaq. Ai e përvetëson të drejtën që të jetë shkencëtar, fetar dhe i pafajshëm. Ai e paska braktisur politikën për shkak se nuk ka dashur t'i ndotë duart, si ne bie fjala, për ta fshehur kështu faktin se ai u largua nga politika ngaqë dështoi dhe tash kërkon medium të ri për ta vazhduar nevojën e tij, mbase narcisoide që të jetë protagonist në shoqërinë shqiptare. Kjo është e natyrshme dhe e tolerueshme derisa ai, nga deriçka fetare përpiqet ta pushtojë sferën politike ku paraprakisht patë dështuar. Ai, krijuesi i vlerave kombëtare në fushën e letërsisë, i fshehur prapa autoritetit të pakontestueshëm të Zotit dhe të fesë përpiqet ta pushtojë sferën e politikës. Prandaj në reagimin e tij ai nuk parashtron teza shkencore as religjioze, por thjesht politike. Do të ishte shumë e ndershme nga ana e tij që të formojë një parti politike për t'i afirmuar brengat, përcaktimet e tija politike. Kontesti mes nesh është politik dhe moral. Unë veproj në kontekstin politik dhe përdori vetëm argumente politike, ndërkaq ai, i zhgënjyer nga politika përpiqet t'i rikthehet asaj duke e mbrojtur Zotin nga njerëzit;
    Z.Milazim Kraniqi e lufton tezën time që ka të bëjë me vlerësimin se krijimi, përkufizimi i identitetit kombëtar mbi baza fetare është formulë eksplozive që do ta marrë në qafë të gjitha projektet kombëtare. Për z.Milazim Krasniqi, si duket nuk ishte i mjaftueshëm argumenti se popujt që kanë identitet kombëtar nuk kanë nevojë për ta përdorur fenë, si boshnjakët bie fjala për ta përkufizuar identitetin e tyre kombëtar. Përdorimi i fesë si përcaktues i identitetit kombëtar shqiptar do t'i rrënonte të gjitha të arriturat e deritashme në planin kombëtar dhe do ta fragmentarizonte atë sipas bindjeve fetare. Meqë ai vazhdon të sillet, kushedi për çfarë interesash, si naiv, si autist politik, i dëlirë si foshnja, që nuk i kupton tendencat globale, kontekstin e ri pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit do të përpiqem t'i ofroj edhe një argument të fuqishëm që të kuptojë definitivisht se gabon kur i përzien mollët me dardhat. Unioni Evropian, përkundër presioneve të mëdha nga Vatikani dhe nga qarqet e fuqishme joformale, nuk pranoi që në preambulën e Kushtetutës të UE-së të përmendet roli i fesë krishtere në krijimin e identitetit të ri evropian. Në Evropë, ku gjendemi kështu janë punët, shteti është i ndarë nga feja. Ku mendon ta inkuadrosh shtetin, kombin shqiptar me këto koncepte për identitet kombëtar, z. Krasniqi?;
    Në përgjigjen e z.Milazim Krasniqi, për mua krejtësisht absurde hapen tema të reja, të pakuptimta dhe të rrezikshme. Ai thotë pse "Meshari i Gjon Buzukut" si dhe veprat e autorëve si Pjetër Budi e Pjetër Bogdani konsideruakan si vepra kombëtare edhe pse ato na qenkan tërësisht fetare. Kjo dilemë e tij është aq jo shkencore, aq absurde, aq jo kombëtare saqë nxit dyshimin për misionin e tij prej mercenari, për interesa të sponzoruara nga faktorë që nuk kanë të bëjnë fare me interesin shqiptar. Z. Milazim Krasniqi, ju me të vërtet s'ditkeni se "Meshari" është i rëndësishëm për historinë e popullit shqiptar si dokument i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe jo për shkak të përmbajtjes fetare?! Në vazhdim ju përbaltni figurën e Nënës Terezës, duke thënë se ajo qenkësh një aktiviste me angazhim tërësisht fetar dhe nuk paska nevojë të trajtohet si simbol kombëtar. Z. Milazim Krasniqi, ju me të vërtetë s'ditkeni se ajo çmimin "Nobël" fitoi si humaniste e jo si proselitiste katolike. Ju nuk keni të drejtë as fetare, as politike që të bëni gabime kaq trashanike, sidomos kur përvetësoni fraza retorike kur thoni se dija e vërtetë ua heq maskën demagogëve dhe matrapazëve. Kush na qenka pra demagog dhe matrapaz?! A mendoni ju dhe të tjerët që ju nxisin të angazhoheni në rolin e kontestuesit, e përdhosësit të vlerave kombëtare dhe universale, se Nëna Tereze do të bëhej ajo çka u bë po të kishte vepruar në dimensionin fetar katolik?! Jam i bindur se ju, si intelektual keni aq kapacitet intelektual që të bëni këtë dallim, por ndonjë zor i madh ju shtyn që të suspendoni logjikën tuaj. Si do ta arsyetosh shkapërdarinë tënde, duke hequr dorë nga vlerat siç është figura e Nënës Terezës, që e rrisin imazhin e rrënuar të popullit shqiptar para faktorëve përcaktues? Vallë, nuk ditkeni se me faktorin përcaktues perëndimor më lehtë komunikojmë me kodin e Nënës Terezës sesa me kode që ata nuk arrijnë ta deshifrojnë? Është e qartë se ajo dhe vepra e saj nuk ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë të madhe ta përdorim veprën dhe figurën e saj për interesa tona kombëtare dhe këtë e kemi bërë shpesh herë në mënyrë vulgare. Mos harro se shumë kush mezi pret që ta përvetësojë figurën edhe veprën e saj;
    Ti në reagimin tënd e konteston figurën dhe veprën e Skënderbeut dhe me gëzim të papërmbajtur konstaton se çdo ditë po zbuluakan dokumente dhe të dhëna të reja. Ti nga gëzimi as që konstaton se çka pohohet në këto dokumente, por nënkupton se ato janë negative. Angazhimi jot "shkencor" është në funksion të thyerjes së kurrizit, boshtit kombëtar që ndërpret traditën, trashëgiminë shqiptare të periudhës krishtere dhe pagane. Ti dhe të tjerët ua falni të tjerëve jo vetëm figurat, por edhe epokat e lavdishme të kombit shqiptar, siç është periudha e antikës dhe e mesjetës. Analizat tua dhe të ngjashmëve si ti vetëm e vetëm i pohoni tezat serbe se ne nuk jemi autoktonë dhe kemi ardhur në këto zona bashkë me hordhitë osmane. Pse e problematizon figurën e Skënderbeut, përkatësisht vlerësimin e papës për të si atlet i krishtit kur dihet mirëfilli se ai në atë kohë ka mundur të zgjedhë Papën apo Sulltanin. Shqiptarët në atë kohë kanë qenë të krishterë dhe deshëm apo jo, këtë fakt nuk mund ta ndryshojmë për shkak të bindjeve të sotme fetare. Gabimi juaj është i ngjashëm me atë të maqedonasve që e projektojnë të sotmen me të kaluarën. Nga aspekti teologjik, të tre besimet ibrahimike (abrahamike), pra monoteiste kanë një substancë. Sidomos feja islame e pranon këtë fakt. Pse e përbaltë dhe me gëzim mirëpret të dhënat e reja që i konteston figurat e rëndësishme për historinë dhe traditën tonë kombëtare, duke filluar nga Skënderbeu, Gjon Buzuku, Bogdani e deri te Nëna Tereza kur vetë Kurani famëlartë e pranon prejardhjen hyjnore të besimeve që burojnë nga librat e shenjtë? Mohimi jot apo gëzimi jot nga të dhënat e reja nuk buron nga Kurani, por nga interpretimet dhe interesat e sotme politike. Po ta bëj edhe një pyetje për ta sqaruar pozicionet e tua dhe tjerëve që janë rreth teje: pse për ju janë të pranueshme vlerat dhe personazhet e periudhës pagane ilirike dhe të neveritshme ato të periudhës krishtere? Nëse jeni me bindje myslimane atëherë duhet ta respektoni Kuranin që e pranon prejardhjen hyjnore të Biblës dhe e kritikon paganizmin;
    Ju thoni se iftaret nuk paskan ndikuar që Badenteri të japë atë vlerësim që e pat dhënë? Unë mendoj se dilemat qytetëruese të popullit shqiptar si pasojë e sundimit otoman kanë ndikuar që çështja shqiptare të mos trajtohet drejtë nëpër kongreset ndërkombëtare duke filluar prej atij të Berlinit e deri në ditët e sotme. Vetëm politika laike shqiptare, toleranca fetare solli të mira popullit shqiptar që arriti kulminacionin me intervenimin e NATO-s. Me siguri je i vetëdijshëm se në këtë vendim ka ndikuar absolutisht më shumë vepra e humanistes së madhe shqiptare Nëna Tereze sesa palljet nebuloze të haxhjiqamilëve të ndryshëm. Ti me botëkuptimet tua të reja përpiqesh t'i eliminosh argumentet kryesore të shqiptarëve në ballafaqimet politike me kundërshtarët tanë politikë dhe kombëtarë;
    Në reagimin tënd, z. Milazim Krasniqi bën akrobacione fantastike që më shumë flasin për karakterin tënd se sa për peshën e argumenteve të tua. Ti dilemën, brengën time për manifestime kolektiviste fetare që nuk kanë të bëjnë me besimin, por me interesat politike të grupimeve të ndryshme e cilëson si akuzë kundër faktorëve perëndimorë për islamofobi. Vërtet mendon se ha pazari këto imputime! Edhe ti vetë di që ky është një argument demagogjik ashtu si ai që artikullim tim e vë në lidhje të drejtpërdrejtë me humbjen e zgjedhjeve. Nga errësimi i mendjes, për shkak të interesave personale ti nuk arrin të kuptosh se me reagimin tim, si unë si partia ime rrezikojmë ta humbim një pjesë të elektoratit që ju e trullosni me tezat tuaja. Kjo vlen edhe për konstatimin se zgjedhjet i paskemi humbur për shkak të ideve tona lidhur me krijimin e shteteve etnike. Ju jo vetëm që i përzini mollët me dardhat, por i ngatërroni datat. Ideja për shtetet etnike u publikua pasi që Marrëveshja e Ohrit zuri të zëvendësohet me projekte tjera që do të thotë se projekti i krijimit të shtetit multietnik në Maqedoni filloi të dështojë. Pas këtij dështimi objektivisht hapen opsione të tjera, ngjashëm me shpërbërjen e Jugosllavisë. Pse i hap këto tema, prej Gjon Buzukut e deri te shteti etnik kur tema e kontestit tonë ka të bëjë me manifestimet politike, të mbështjella me petkun fetar. Pse pra gjithë ky siklet i panevojshëm për këtë kohë, i nderuar z. Milazim Krasniqi?;
    Sa i përket brengës tënde të vetme se mos prapa meje qëndron një mentor, si imanencë gri, mbase aludon në kryetarin e partisë, z. Arbën Xhaferi, po të ofroj një mundësi që ta heqësh këtë dilemë një herë e përgjithmonë. Po të ofroj një debat publik në cilindo nga televizionet kombëtare apo jokombëtare. Unë do të vij vetë, ti merr kë të do shpirti.

    Mbetsh me shëndet dhe mos harro se një popull ekziston vetëm atëherë kur fillon të shqetësohet për fatin e tij. Mos u brengos për Zotin se qeniet njerëzore nuk mund t'i bëjnë as qeder, as të mirë. Ai është vlerë absolute dhe i pavarur nga megalomania jonë. Brengosu pak për kombin se kjo brengë është reale dhe e moralshme ngaqë ka të bëjë me fatin, jetën e njerëzve dhe jo me doktrina politiko-fetare.













    PËRFUNDIMET E DR. ADHAMUDHIT
    Menduh THAÇI

    Polemika mes meje dhe dr. Milazim Krasniqit është zgjedhja e tij, nevojë apo obligimi i tij. Unë, si çdo herë tjetër, shfaqa haptas, drejtpërdrejt qëndrimin tim lidhur me fenomenin e implikimit të politikës në religjion që gjatë tërë historisë së njerëzimit ka ngjallur reagime të ndryshme, madje edhe luftëra. Problemi është shumë i thjeshtë. Dështakët që nuk arrijnë të legjitimohen me mjete demokratike, shpeshherë e përdorin religjionin si trampolinë për karrierën e tyre politike. Duke filluar prej mbretërve, të cilët me arrogancë qesharake kanë paraqitur veten si të dërguar të Zotit e deri te vdekatarët e thjeshtë siç është dr. Milazim Krasniqi, përdoret pa dilema i njëjti truk: për t'i dhënë vetes një relevancë të pamerituar, të paautorizuar nga askush, uzurpohet e drejta e zëdhënësit të vlerave sublime fetare. Dr. Milazimi nuk është i autorizuar as si politikan, ngaqë nuk është i zgjedhur i popullit, por as si klerik, meqë nuk ka përgatitje profesionale për këtë çështje. Pas reagimeve të tija të cekëta, mendoj se s'ka as kompetenca intelektuale për çështjet të cilat përpiqet t'i artikulojë. Ai, i vetemëruar, përzihet në këto punë, për shkak të një motivi të pakontrolluar për protagonizëm. Në paraqitjet e tij ai nuk jep përgjigje për temat e debatit, por si gratë e përdala njollos majtas dhe djathtas, fyen dhe flet përçart.
    Në tekstin tim të parë, nga aspekti politik, si përfaqësues i zgjedhur i popullit shpreha rezervat e mia lidhur me manifestimet, me instrumentalizimet e obligimeve fetare për qëllime politike. Vërejtjet e mia i shfaqa në dy aspekte, fetare dhe politike. Mendoj dhe gjithmonë do të mendoj se spektaklet dhe salltanetet e ndryshme nuk përputhen me misionin, institucionin e agjërimit që synon ta ndriçojë shpirtin dhe mendjen e njeriut, ta fisnikërojë atë, duke pastruar nga jo vlerat dhe mëkatet. Natyrisht, gjithnjë në vijë të kompetencave legjitime të përfaqësuesit të popullit, i zgjedhur me procedurë demokratike, në mënyrë të përgjegjshme shpreha rezervat e mia lidhur me oportunitetin politik të spektakleve të pazakonshme që mund të hapin dilema të rrezikshme në momentin e fillimit së bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Krahas kësaj mora qëndrim kritikues ndaj përpjekjeve të rrezikshme që të imponohen bindjet fetare si element ndërtues i identitetit kombëtar. Në këtë rrafsh shtrova dilemën edhe lidhur me disa tendenca që kontestojnë të vërtetat mobilizuese të figurave kombëtare, duke filluar nga Skënderbeu deri te Nëna Tereza. Ai asnjëherë nuk arsyetoi çka e shtyri që të implikohet në këtë temë, edhe pse nuk u kap me temën kryesore të debatit, por hapi çështje të tjera. Reagimin e tij të fundit ai e amplifikoi retorikën, fyerjet dhe sharjet që më tepër më argëtojnë sesa që më mërzisin. Pra, edhe një herë do t'i parashtroj disa pyetje dhe disa konstatime për të racionalizuar këtë debat:
    Pse dr. Milazim Krasniqi, së pari, në Pallatin e Kulturës në Tetovë dhe pastaj në reagimet e tij kundër shkrimit tim, në ditën e Ramazanit, nuk komenton porositë e ajeteve 183, 184, 185, 186, 187 apo 188 të Kuranit famëlartë, ku bëhet fjalë për agjërimin, por hap tema politike që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, me personazhet historike, duke vendosur relacione antagoniste brenda indit kombëtar që mund të shkaktojë pasoja katastrofale për popullin shqiptar?
    Pse ai brenda javës i ndërron vlerësimet, "konsideratat të palëkundura për angazhimet politike dhe patriotike të Menduh Thaçit", sidomos gjatë krizës së Kosovës. Pse ai PDSH-në, sidomos Menduh Thaçin përpiqet ta kontestojë pikërisht në segmentin më të suksesshëm të tij, menaxhimin e krizës së Kosovës, kur edhe ai vetë ka gëzuar mbrojtjen politike të tij. Pse ai, në muajin e shenjtë të Ramazanit e kontaminon trurin e vet dhe popullin me fitne që nuk përputhen me parimet islame;
    Prej nga ajo arrogancë tek ai që të përcaktojë se kush është mysliman, "besimtar, i ndershëm dhe qëllimmirë ". Prej nga e merr atë autorizim që t'i kategorizojë njerëzit në besimtarë të mirë dhe të ligë? Sipas besimit islam, këtë të drejtë ka vetëm i madhi Zoti që sheh dhe di gjithçka. Kjo arrogancë e tij që në ditë të Ramazanit të hapë tema politike për identitete dhe personazhe, të bëjë fitne, të përcaktoj se kush është besimtar dhe kush jo, zbulon një karakter voluntarist që nuk di as për din e as për iman. Pse ai e deformon tezën time për natyrën jo islame të spektakleve dhe salltaneteve, pikërisht gjatë muajit të Ramazanit duke më imponuar poshtërsisht tezën se unë qenkam kundër iftarit, kur të gjithë e dinë, se unë, si tash ashtu edhe më herët edhe vetë kam organizuar iftare sipas normave islame;
    Pse ai në ditë të Ramazanit po përpiqet t'i yshtë kundër meje myslimanët, amerikanët, turqit, tetovarët, madje edhe PDSH-në, pse ai duke i mbrojtur ata, fare kot nga unë e promovon veten si mbrojtës të tyre? Me gjasë ka kuptuar se ai vetë, me kapacitetet e tija të dyshimta kombëtare, morale, fetare dhe intelektuale nuk është në gjendje ta bëjë këtë;
    Prej nga tek ai e drejta që "ta mbrojë islamin paqësor e tolerant shqiptar", nga sulmet e mia. Kur e paskam sulmuar unë islamin, pos nëse ai veten e konsideron si personifikim të avokatit të Zotit apo të besimit islam;
    Pse ai dhe të tjerët, ngjashëm si ai hapin një temë shumë të rrezikshme ku relacioni në mes të islamit dhe krishterimit është antagonist. Pse nuk i afirmon pikat ku puqen të dy besimet ashtu si predikon Kurani famëlartë. Me këtë rast po e përkujtoj dr.Milazimin për ajetet Kuranore 142 dhe 143 ku bëhet fjalë për Kiblen: "Lindja dhe Perëndimi janë të Zotit". Pse ai nuk ndjek frymën Kuranore ku të gjithë njerëzit janë të njëjtë para Zotit? Ai që pa dilema flet në emër të Kuranit famëlartë le të tregojë se ku në të bëhet fjalë për konceptet që i parashtron ai lidhur me identitetet kombëtare?
    Pse ai e komenton "Listën e zezë amerikane" sipas këndshikimit të propagandës serbo-maqedonase, kur mirëfilli dihet se me atë listë bëhen përpjekje për t'i qetësuar aspiratat radiakle të shqiptarëve;
    Është befasuese se si ai nuk arrin t'i kontrollojë pohimet e veta që, madje brenda një fjalie janë kontradiktore. Ai herë më quan patriot, herë udbash, faqezi, hajdut-politikan etj, ndërkaq pak më tutje në tekstin e vet i ngre përmendore vetes duke thënë se ai nuk qenka i edukuar që të shajë, të shpifë a të gënjej. Sipas njohësve të tij ai shiton me fjalë me shumë se çdo shtrigë. Vetëm njerëzit patologjikisht të dashuruar në vetvete nuk arrijnë ta kontrollojnë procesin e të menduarit jo koherent etj.
    Gjatë polemikës ai, jo vetëm që shfaq papjekuri morale dhe fetare, por edhe intelektuale. Ai flet me kategori totalitariste kur flet për islamin, për turqit, për tetovarët, për PDSH-në etj. Një pyetje e vogël, si bie fjala cili islam, cilët turq apo cilët tetovarë i afirmon apo i mbron nga unë do t'i krijojë atij telashe të mëdha intelektuale. Dihet mirëfilli se ekzistojnë antagonizma të mëdha brenda komunitetit islam si në aspekt të interpretimit ashtu edhe zbatimit të normave islame. Ka sekte, mejtepe dhe diversitete të ndryshme që nga fillimi. Vetë pejgamberi a.s ka parashikuar se pas vdekjes së tij do të shfaqen më se 73 interpretimesh, përçarjesh ashtu si ka ndodhur edhe me besimet tjera monoteiste. Cilin koncept të islamit e mbron ai nga unë dhe kush është ai që mund t'ia marrë të drejtën e cilit do qoftë myslimani që të komunikojë vetë me Zotin? Në dallim nga ai unë nuk e shoh veten si faktor që merret me çështje kaq të mëdha, por si politikan dhe i zgjedhur nga populli angazhohem për konceptet sekulare për shtetin, ngaqë vetëm në këtë mënyrë shqiptarët mund të mbijetojnë. Ai po ashtu i mbron turqit nga unë, natyrisht fare kot ngaqë s'kam ndërmend të merrem me ta. Për ta sqaruar problemin, prapë e pyes atë cilët turq, ata që i mbështetin konceptet laike të Ataturkut apo ata që ekzaltohen me ringjalljen e politikës osmane dhe të Kalifatit? Pa dilema i them se e mbështes opsionin e parë pa të cilin Turqia e fuqishme nuk do të arrinte të mbijetojë. Të mos e lodh më shumë me pyetje, për të konkretizuar për cilët tetovarë e ka fjalën, por dua t'i them se politika nuk është medium për narcisët e çiftit të tij që mendojnë me kategori totalitariste dhe presin që të gjithë, pa përjashtim t'i duan dhe t'i adhurojnë. Dr. Milazim Krasniqi përpiqet të hyjë në politikë pa u mat në kandarin demokratik siç janë zgjedhjet, por tinëzisht duke u vetëshpallë si mbrojtës i islamit, i Zotit, i tetovarëve e kushedi kujt tjetër të krijojë mision të pakontestuar për vetveten. Gjatë polemikës me te mu paraqitën shumë njerëz që e njohin dhe nuk e duan aspak atë për shkak të karakterit të tij të luhatshëm dhe ngatërrestar duke më ofruar të dhëna pikante për te, për familjen, për telebingon, për mënyrën e emërimit të tij për kryeredaktor të "Fjalës", por natyrisht nuk dua të merrem me këto punë që nuk kanë të bëjnë me temën e polemikës. Unë nuk kam për qëllim të atakoj personalitetin e tij, por t'i kritikoj opsionet e dëmshme të tija që nuk përputhen as me besimin islam, as me interesin kombëtar. Do të bëjë vetëm një përjashtim të vogël duke komentuar një pohim të tij. Ai thotë se "nuk paska shqiptar që punuaka për shqiptarinë që do të nënshkruante ato shpifje ndaj punës dhe veprës sime (të dr.M.K) atdhetare". Me këtë fjali ai vetveten e cakton si standard të shqiptarisë. Kush e lavdëron atë është shqiptar dhe kush e kritikon qenka udbash. Me këtë rast e ftoj atë që t'i rilexojë tekstet e Rexhep Kastratit, të Kadri Osmanit apo të Mehmet Krajës.
    Gjithçka që është thënë në këtë polemikë të imponuar nga dr.Milazim Krasniqi do të harrohet, por vetëm diçka do të mbetet në kujtesën historike të shqiptarëve: dr. Milazimi mbron tezen shkatërrimtare për rolin e besimit fetar në përkufizimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve ndërkaq unë e vlerësoj këtë si ide, aspak fetare, por politikisht shumë djallëzore që popullin shqiptar e shpie në humnerë.
    ”JAM ME THAÇIN NË REPLIKËN THAÇI-KRASNIQI”
    Veton, Prishtinë

    Mendu Thaci eshte konsistent ne te dy shkrimet per kete ceshtje. Mulazim Krasniqi e ka ulur ndjeshem debatin duke u marre me argumenta te parëndësishme. Nuk e njoh Mendu Thacin. Eshte politikan dhe politikanet edhe humbasin zgjedhje, se ç'u kuptua pastaj...Nuk e dija qe Arbën Xhaferri s\'qenka i vetmi publicist nder shqiptaret e Maëedonise. Edhe nese Arbëni eshte mentor i Thacit, Arbëni duhet te jete krenar qe nxenesi ia kaloi mesuesit. Bravo Mendu Thaci... Fjalia e Milazim Krasniqit "Dhe mos u bëni aq ambiciozë e t’u shkojë mendja se mund ta ndërroni popullin, që me shumicë absolute i përket islamit", më duket e kotë. Mylazim Krasniqi duket si emer i degjuar ne viset Shqiptare te Maqedonise dhe Kosoves. Vetem se ne kete replike te pavend flet si hoxha i fshatit. Populli para se ti perkase Islamit apo Gjokes apo Jorgos...ka identitetin kombetar. Prandaj pajtohem plotesisht me trajtimin konstruktiv te Mendu Thacit. Nuk eshte se Mylazimi nuk i kupton implikimet e nje iftari me dam-dame ne qender te Tetoves. Puna eshte se ai ne vend te qe vere vetullat heq syte...ngaterron mollet me portokallet dhe nuk eshte konsistent aspak ne mendimet e tij.

  10. #80
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Besimi nuk është i dëmshëm për njeriun, janë politikat ...
    Ne Islam, besimi dhe politika jane nje. Sic e thote nje dijetar: per te Krishterin ka nje Qezar dhe nje Zot, per Muslimanin Zoti eshte Qezari. Islami eshte politike i dashur! Te pelqen apo ste pelqen ty ta pranosh kete fakt. Ne fakt edhe nje grupim te krishteresh vuan nga Qezaro-papizmi...ja u them sapo te me kujtohet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 16-02-2006 më 22:56

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  2. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •