Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 133
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Shqiptaret e Maqedonise kane qene historikisht te braktisur nga Shqiperia. Nese braktisja e Kosoves ka qene e madhe, ajo e Ilirides mund te konsiderohet e jashtezakonshme.

    Shteti shqiptar duhet te perpiqet te fuse ne kuadrin e marreveshjeve me Maqedonine shkembime profesoresh jo vetem per Universitetin e Tetoves, po edhe per shkollat e mesme shqiptare te Ilirides. Gjithashtu duhet te perpiqemi qe te hapim nje Universitet shqiptar ne Shkup.

    Ne marreveshjet me qeverine e Maqedonise duhet bere e mundur qe tekstet e historise, gjeografise, lendeve shoqerore te futen tekste te botuar ne Tirane e jo ne Maqedoni. Vetem kur autoret e teksteve te kene autonomi totale nga qeveria e Shkupit do kene liri nxenesit te mesojne kulturen e tyre.

    Nepermjet percimit te kultures shqiptare do behet e mundur qe kultura kombetare te fashise kulturen fetare e cila po behet me e rendesishme se cdo gje tjeter ne mendjet e shume shqiptareve te Ilirides.

  2. #62
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Por tipa si puna jote, qe kane humbur ne Perendimin e madh dhe e ndjejne veten atje shume te vegjel dhe te parendesishem, mundohen te rikuperojne kete dobesi duke i dhene vetes rendesi ne virtualitet dhe duke u fryre me patriotizem. ZeM te pakten se ka lene token e vet ku eshte linde dhe s'ka ndermend ta leje, edhe pse mundesite i ka pase, ndersa ti (bashke me mua) kemi ndjek interesin personal, dhe jemi larg shume.

    Sa mire do ishte sikur motivi im te ishte sic thua ti: pa-rendesia ime ne oqeanin konsumerist Amerikano Verior me detyron ti kundervihem presionit me 'patriotizem fals'.

    Un mer djal, kam qene ne llogoret e luftes te qyteterimeve qe 16 vjec ne anen e misionareve evangjeliste Amerikane. Jam nxjerre me dhune nga shume qytete qe mbahen bastione Myslimane vetem sepse beja proselitizim. Nje mikun im desh e rrahen, per nje perkthim fatkeq te nje vargu jo te kendshem ne Ungjill. Mos me trego mua patriotizmin ti...CESHTJA ESHTE ME E MADHE SE SA TA PRET MENDJA TY!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 16-02-2006 më 00:26

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    QUEENS, NYC
    Postime
    160
    more kam nje gje me ne te shqiperise qe nuk po ja gjej dot shpjegimin. deri dje kur te gjithe politikanet shqiptare kishin frike te thonin se Kosoves nuk i jepet dot asgje pervecse pavaresise pa kushte, asnjeri prej nesh nuk bebezinte fare. Patjeter, duhet te ishim te urte e te bute e mirkuptues ndaj baba perendimit. Kurse kur dolen disa njerez per proteste ne Maqedoni, po thoni se keta njerez po ja vene shkelmin ceshtjes shqiptare. O njerez, sa rob ja kane vere shkelmin ceshtjes shqiptare per hir te grekut deri sot? per hir te parase? per hir te cdogjeje me synim te vetem qe te jete ne dem te shqiptareve? po deshit te flisnit per veprimtari antishqiptare, mos u perqendroni ne nje incident te vetem (qe ju po e beni qimen tra). vetem mendoj cdo ishte bere sikur ato kryqet qe mbine nga toka te kishin qene simbole te fese islame....
    interist

  4. #64
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Ndersa Shqiptaret e FYROM-it le te vendosin: i duan te drejtat si Myslimane apo si Shqiptare.
    Qafir! Shyqyr Zotit që në Maqedoni deri diku ka njëfarë demokracie dhe njerëzit e kanë të siguruar me ligj të drejtën e besimit.

    Ky mendimi yt me të cilin tenton ti kushtëzosh shqiptarët musliman se duhet të zgjedhin midis fesë dhe kombit është një absurd që shpreh vetëm anti-islamizmin tënd të theksuar. Ti ke problem me të kuptuarit e dallimit midis fesë dhe kombit, gjë që nuk e kam ndërmend të ta sqaroj, sepse dyshoj se për arsye shkaku hiqesh sikur nuk e kupton këtë dallim e jo se vërtet nuk e ke të qartë. Ti je një flamurtar i anti-islamizmit, pjesë e turmës, vetëm se je në anën e kundërt të turmës muslimane dhe i fryen përçarjeve me të madhe. Sidoqoftë, të tillë njerëz ka pasur dhe do të ketë edhe sot e 1000 vjet, kshu që është krejt kot edhe të harxhohet kohë dhe fjalë me tipat e fiksuar si ty.

    Por një gjë të siguroj se sikur të ndodhin trazira dhe konflikte të reja këtu në Ballkan, do të jenë këta shqiptarë musliman që do të luftojnë për trojet shqiptare dhe për unitetin e kombit shqiptar, do të vuajnë e do të vdesin siç kanë vuajtur e kanë vdekur, gjersa ti nuk do të prishish rehatinë tënde në Toronto, por vetëm do të bëjsh sehir... mbase edhe do të kritikosh se kush çfarë bëri! Ky është rasti me patriotët në fjalë, që dallojnë nga patriotët në vepra të cilët gjithmonë kanë tolerancë për besimin e bashkëkombasve. Besimi nuk është i dëmshëm për njeriun, janë politikat e pista që e shfrytëzojnë besimin për qëllime të pista.

    Gjynah qe s'ka ze me te forte Arber Xhaferri , qe ia zgjaste Zoti ditet, se ja u kishte ndreq ai punet...po c'ti besh.
    Sa për dijeni, (që nuk ke fare sa i përket rrethanave politike në FYROM), dje Agim Krasniqi deklaroi për Faktin se nëse partia e tij PDSH (parti e Arbën Xhaferit) e propozon kandidat për deputet, do të kandidohet! Vlen të ceket se ky njeri ka të kryer vetëm shkollën fillore!. Nuk dyshoj se nuk do të bëhet, këtij krimineli i nevoitet imunitet politik, me të cilin do të shpëtojë nga kriminaliteti me të cilin e ka ngarkuar veten. Ky imunitet do të jetë shpërblim nga Arbën Xhaferi për punët e ndyra që i ka bërë për këtë parti.

    Gjërat shifen pak më qartë nga afër, po nejse, ti ke qejf me na shit mend neve të cilët duhet ti kapërdijmë idiotizmat dhe ndytësirat e Arbën Xhaferit ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 16-02-2006 më 06:05
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Per cdo dite lexojme e shikojme se si dhjetra e qindra njerez, femi, gra, pleq, student, polic e kadet hidhen ne ajer e behen copa copa per idealin e "rruges se drejte" te vehabistave, all kaidistave,muxhahedineve e talibaneve te ndryshem.

    Kohe me pare me ra ne sy nje deklarate e NO 1 te ketyre forcave ne Australi i cili ne pyetjen se ne kete lufte vdesin edhe gra e femi e shume te pafajshem bukvalisht deklaroi se ideali i shenjte duhet te realizohet pavaresisht viktimave te pafajshme.

    Ju e njihni vetem dhunen, vrasjet makabre, kidnapimet qyqare e frikesimet e ndryshme si metode e realizimit te idealeve tua. Keto fillon dhe mbaron rruga e juaj e shenjte.I keni futur muslimanet ne hall te madh ne lufte me te gjithe ne emer jetes suaj te "rehatshme" ne idilen e nje kalifat musliman ne bote ku do te ecni me deva ne vend te veturave dhe ku do te zbatohej sheriati(prerje duarve e kembeve e maskaralleqeve te tjera)

  6. #66
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Fjollat une kuptova shume nga ai shkrim po ate e citove se doja me shume informata megjithese iliria e pare e ka dhne ate cka une do te te thoja nese se kam premtuar te ri larg ketyre diskutimeve se do perfundoj duke u therur me ndonje te dores tende ... Edhe si per mbyllje po permend fjalen .....
    DEGJENERATE ...... Kuptoe se per cilin grup e kam jo per ty as per forumistat e tjere myslimane po ne pergjithesi. Nuk gjykoj besimin qe ju ndiqni po gjykoj ruget edhe ndikimin e keti besimi apo ndikimin e personave qe perhapin kete besim .. tek ju apo shuem te rinj shqiptare
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Natyrisht se nuk ndihem mire kur shoh se numri i talibancave me mjekrra, shallvare e me bastune qe ecen rrugeve te qytetit tim po shtohet. Nuk ndihem mire ku ne kete qytet ku kam lindur dhe per te cilin jam flijuar ne cdo aspekt per te kontribuar qe te largohemi erresires e paditurise perseri erresira po na kaplon. A eshte dikush ne toke to bukes ketu e te mendoje se Shkupi shqiptar do te jete Xhalalabadi apo Gaza e Ballkanit? A me te vertete mendoni se nje gje e tille do te lejohet para se gjithash nga vet populli shqiptar ne Ballkan pavaresisht qe tani jeni te stimuluar e perkrahur nga pushteti policor orthodoks maqedonas. Sikur une, ne ate Shkup ka shume njerez madje me shume sesa ju qe ecni me bastune e me mjekrra ne qytetin tone. Tani ndoshta e keni fituar betejen por jo edhe luften sepse si une edhe shume shkupjan shqiptar-musliman nuk do te lejojne qe gjeneratat e ardhshme te rriten ne erresiren qe ju e promovoni.

    Me tragjikja ketu eshte se ju i justifikoni bombat ndaj popullit tuaj pavaresisht nese vriten femije, gra apo pleq. Ju preferoni qe te jeni te urryer sepse vetem ashtu mund te prodhoni kundeveprim dhe te rekrutoni me shume mjekrra ne radhet tuaja. Juve nuk u ben shume pershtypje fjala paqe e dialog sepse ashtu nuk keni shansa te regrutoni injorant ne rradhet tuaja. Shoq, bota ka ndryshuar Shqiperia ecen ngadale por sigurt ne preherin e botes perendimore Kosova gjithashtu prandaj hapni syte mire dhe mos e perdorni fene si mburroje per veprimet tuaja makabre.

  8. #68

    Talking Prehri i perendimit....ore, po te gjithe do te deshirojne te hikin nje dite nga ai...

    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    ......Shoq, bota ka ndryshuar Shqiperia ecen ngadale por sigurt ne preherin e botes perendimore Kosova gjithashtu prandaj hapni syte mire dhe mos e perdorni fene si mburroje per veprimet tuaja makabre......
    Pas kaq kohësh sërish erdha të shoh a thua çfarë po bëhet këtu! E ,më ra në sy ky shkrim, pikërisht ky, e jo pjesa tjetër e tij (pasi u pa mirë se ofendimet, e KEQKUPTIMET po vazhdojne, andaj e KURSEJ VETEN nga to..), dhe thashë me iu thanë ca gjëra...:

    - Bota ka ndryshuar- po, është e vërtetë, por KAH po na shkon kjo botë se?! A nuk po e shihni pak përreth se çfarë po na ndodh, se NUK janë njerëzit me mjekra që janë "të rrezikshëm" (sipas jush) aq sa jnaë ANOMALITË E TJERA SHTHURËSE?!!!

    - Bëni mirë sikur MOS të flisni për hallet e shteteve të tjera shqiptare..(jo gjithmonë gazetarët kanë të drejtë)

    - Çfarë "makabrallëku" na qënka bërë sipas jush?! Mbajtja e një flamuri Islamik në dorë ju dukeshka makabre.....boh!!!!....Ah, po, se harova unë, ju keni pasur gjithnjë një mendim pro-perendimoro-Bushian, dhe mbajtja apo shitja e flamujve Amerikan e evropian nëpër pazar NUK është keq, por vetm mbajtja e flamurit Islam na qenka makabre....


    Epo, Shkupo, mbasi na qenkeni kaq i tmerrum nga situata aktuale (që për mendimin tim, ju e bëni mizën buall..) në Shkup, pse mër nuk shkoni të uleni në prehërin e Evropës apo Amerikës sa mëshpejtë,pasi kaq shumë e dëshironi një gjë të tillë. Madje vet të shkoni e të uleni në prehrin e Perendimit do të ishte më e preferueshme për ju sesa të pritni me vite të tëra.....se kushedi, a do e keni jetën e gjatë aq sa ta shijoni këtë prehër?!Mendoni mirë njëherë......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 16-02-2006 më 09:08
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #69
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Fjolle te shkojne fjalet por ti nuk arrin te kuptosh pse kane frike shqiptaret nga keto pune qe po ndodhin ne Maqedoni. Maqedonia me me pak shqiptare se Shqiperia e Kosova, nxorri me qindra shqiptare ne ate tubim dhe qe nje gazetar maqedonas i cilesoi me emrin islamista radikale. ndoshta ka bere propagande por ne qofte se ata thirren per xhihad, sic shkruajti antari Shkupi, ateher nuk i vihet faj gazetarit.
    eshte tjeter gje te protestosh ne menyre paqesore e me simbole paqesore dhe tjeter te dalesh me thirrje per lufte. ne qofte se ju te moderuarit qe shkruani ne firma shprehjen "islam is the way" nuk distancoheni apo kritikoni keto lloj qendrimesh atehere nuk ia vlen diskutimi pasi ju po i shihni te gjithe si "vellezerit tone myslimane" dhe harroni te shihni gjurmet e dhunshme dhe problemet qe vehabizmi ka krijuar ne vendet ku lulezon, si per shembull ne Arabine e Mekes.
    ne qofte se vazhdohet me mentalitetin e turmes dhe me te tilla perkrahje nuk mbetet te thuhet se as Islami i moderuar nuk do gjeje respektin qe kerkon, por do shihet si rrezik per te ardhmen e kombit shqiptar dhe ju do cilesoheni si "boshnjaket shqiptare".
    By Zekeria Idrizi
    From the Kosovo Albanian daily Koha Ditore, Prishtina, November 15, 2005


    The alarm bells are already ringing. In Kosova these Wahhabi bastards have started to desecrate our graves and our monuments “in the name of religion.” This is really terrible and disturbing. If nothing is done to prevent these acts of vandalism, I fear that tomorrow it will be too late.

    On this occasion, I will mention some of the main factors – of course, from my point of view.

    First, it is the indolence, confusion, and at times extreme passivity and lack of unity among our Islamic theologians and leaders. This has created a large vacuum among us, which the Wahhabis have cleverly and quickly used to their advantage.

    Second, it is the Albanian Muslims’ very superficial knowledge of our Hanafi legal doctrine in particular (I am not even going to mention other religio-legal doctrines of the Islamic world: Shafi’i, Hanbali, and Maliki) and the Islamic religion in general. This is the main reason why the Wahhabi sect has been so successful in Albania, since the long period of atheism there had created fertile ground for their sophisticated propaganda.

    Third, there is the lack of values in modern secular society, vulgar and extreme materialism, such as drug abuse, prostitution, pedophilia, the hippie movement, pornography, exhibitionism, and other pseudo-values that have led many of our young people into chaos and confusion, and to the abyss. They spend every day in search of a way out of this chaos. Strangely enough, many of them find salvation in religion. What religion is that? Of course, in that religion, or rather in that religious sect that has the most rigorous, most dogmatic, and most extreme rules.

    Unfortunately, as a result of this situation, a considerable number of theologians and imams have fallen victim to Wahhabi propaganda. They get hefty salaries from Wahhabi centres in the Islamic world to spread their ideology in the Albanian world. These are not just empty phrases and unsubstantiated claims. They are well-documented facts.
    The alarm bells are already ringing. Dozens of mosques in Illyrian lands have been usurped by the Wahhabis! Oh god, this is terrible! The monumental mosque in Shkup, Jahja Pasha Mosque, has fallen into their hands. The beautiful new mosque in the Dizhon neighbourhood [in Macedonia] started to stink of “Wahhabism” from the day it was opened. There are many other mosques, too.

    The Albanian Wahhabis are zealous workers. They carry out with precision the orders that they receive from Arab shaykhs. They have been setting up publishing houses to publish titles with a Wahhabi-Salafi message and newspapers with the same message. They also produce various videocassettes and CDs, set up Internet sites, and conduct a range of other activities in order to increase their membership. They have even managed to pollute our air, apart from everything else.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Sa u gezova qe ne kete rremujen e karikaturave ,shqiptaret e besimit mysliman,(thash me vehten time,)nuk dolen me u "solidarizue"me keta budallenje...

    Mirepo qenkam gabue.


    Keq,keq,keq,..........
    ..........shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume keq.

    ...............................................

    Jo keso fjalesh
    Iliria e para
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 16-02-2006 më 15:29

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  2. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •