Profesori me lart eshte shume korrekt dhe shume i gabuar ne te njejten kohe. Korrekt per faktin se ai e shikon gjithcka nen kendveshtrimin juridik apo demokratik ku per baze merr sistemet demokratike perendimore. I gabuar per faktin se ai nuk arrin te beje dallimin midis "realitetit mediatik" dhe "realitetit shqiptar". Qe te njohesh realitetin mediatik, mjafton te lexosh nje gazete ne Tirane ku shkruajne 10 emra te pervecem gazetaresh. Per te njohur realitetin shqiptar mjafton te futet e te lexoje forumin shqiptar ku gjen nje mori reagimesh e botekuptimesh.
Dhe gabimi me i madh i profesorit eshte se mundohet te balancoje "lirite demokratike" per te zgjidhur nje problem qe nuk e ka gjenezen ne rruget e Perendimit, por ne rruget e botes se trete ku nuk gjen as liri dhe as demokraci.
Krahasoje reagimin e analisteve profesor me reagimin e atyre kokembeshtjelleve ne sheshin e Shkupit dhe mundohu ti pajtosh keto dy reagime me njeri-tjetrin.
Albo
Krijoni Kontakt