Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 133
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Profesori me lart eshte shume korrekt dhe shume i gabuar ne te njejten kohe. Korrekt per faktin se ai e shikon gjithcka nen kendveshtrimin juridik apo demokratik ku per baze merr sistemet demokratike perendimore. I gabuar per faktin se ai nuk arrin te beje dallimin midis "realitetit mediatik" dhe "realitetit shqiptar". Qe te njohesh realitetin mediatik, mjafton te lexosh nje gazete ne Tirane ku shkruajne 10 emra te pervecem gazetaresh. Per te njohur realitetin shqiptar mjafton te futet e te lexoje forumin shqiptar ku gjen nje mori reagimesh e botekuptimesh.

    Dhe gabimi me i madh i profesorit eshte se mundohet te balancoje "lirite demokratike" per te zgjidhur nje problem qe nuk e ka gjenezen ne rruget e Perendimit, por ne rruget e botes se trete ku nuk gjen as liri dhe as demokraci.

    Krahasoje reagimin e analisteve profesor me reagimin e atyre kokembeshtjelleve ne sheshin e Shkupit dhe mundohu ti pajtosh keto dy reagime me njeri-tjetrin.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-02-2006 më 02:24

  2. #52
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shumica absolute e shkupjaneve dhe tetovareve jane kunder gjerave te tilla, kjo u reflektua edhe ne deklaratat e politikaneve shqiptare (udheheqesve te tyre) atje. Ne ato protesta nuk kishte me shume se 200-300 veta e edhe shumica e tyre besoj kane qene nga ata muslimane qe e quajne veten sllave e turq.

    Keshtu qe, besoj nuk ka nevoje qe ta bejme mizen buall.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Me te thon te drejten plako, s'kom qen asnjiher ne FYROM. Por ate idene tende se s'paska asgje te keqe te jesh nen 100 flamur s'po ma tret stomaku. Teoria ime eshte ose je pjese e ymetit islam ose je shqiptar. Nuk shoh pika te perbashketa ne keto dy bashkesi...vec po ishe i zoti ma boj nji Venn diagram se nje pikture vleka sa gjithe Vikingistani.
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Stormo! Ketij i them ekstremizem une. Me kete deklareta vajza e divorcoi veten nga bashkesia ime. Nga Shqiptare ne Shqipfolese brenda 5 minutash. Fantastike!!
    Patriotizmi jot nga Kanadaja e larget, ku ke shku me punu per atdheun, bashke me te ndonjerit qe jeton per qejf te vet ne ndonje apartament te kendshem te Parisit, ose ne ndonjue vile komode ne SHBA, behet edhe me komik kur kritikon ne menyre fyese shqiptaret e Maqedonise, qe medemek na qenkan joshqiptare se i perkitkan ymetit Islam. Une personalisht shqiptaret e Maqedonise i kam njohe si shume atdhedashes, me aq sa kam pase mundesi te njihem me ta.

    E pare e punes, atij ymetit Islam i perket edhe Adem Jashari, edhe Molla Jakup. T'i permenda keto si raste te fresketa. Njani ka dhan jeten per lirine e Kosoves, ndersa tjetri i ka kushtu jeten çeshtjes kombetare dhe nuk do kishte qene aspak çudi nese do ishte vra ne kete rruge. Jane keto dy shembuj te koheve te fundit. E te tille ka shume, jo vetem qe jetojne por edhe qe kane mbete ne Histori, por s'po zgjatem ma teper. Me cilin prej ketyre mundesh me e krahasu veten ti? Cili prej ketyre eshte me pak shqiptar se ti?


    Ndersa ajo qe ke thene per ZeM eshte thjeshte paturpesi. Une them t'i kerkosh falje menjehere per ate qe ke thene. Jo se e ke perzane nga bashkesia jote (cila bashkesi qenka ajo qe e posedoke ti?!)...lol.
    ZeM mund ta kritikoje kushdo; tek e fundit jo te gjithe do kemi mendime te njejta. Ama, nese ti me te vertete do ishe nje shqiptar i mire, nuk do e thoje kete qe ke thene me lart. Nese me te vertete do besoje se ZeM eshte ne nje rruge te gabuar, athere thjehste do e kritikoje per ate qe ka thene, por tipa si puna jote, qe kane humbur ne Perendimin e madh dhe e ndjejne veten atje shume te vegjel dhe te parendesishem, mundohen te rikuperojne kete dobesi duke i dhene vetes rendesi ne virtualitet dhe duke u fryre me patriotizem. ZeM te pakten se ka lene token e vet ku eshte linde dhe s'ka ndermend ta leje, edhe pse mundesite i ka pase, ndersa ti (bashke me mua) kemi ndjek interesin personal, dhe jemi larg shume. Ne kete çeshtje, si une ashtu edhe ti jemi inferiore ndaj Zanes.

    Qashtu Arnaut, mati fjalet se shqiptar nuk bahesh me llafe, por me pune..!

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    SHQIPTARET KANE NJE PROBLEM TE VETEM TANI, MADHORIN, QE KANE MBI NJE SHEKULL QE KANE LUFTUAR E QE KEMI SAKRIFIKUAR AQ SHUME BREZ PAS BREZI


    S T A T U S I N

    E

    K O S O V E S


    Cdo njeri, duhe ta shikoj e kontrolloj veten, se ka levizur, ne eshte shqiptar apo jo????, nqs injoron kete, ose vepron kundra kesaj.
    Shume Dakord!

    Veçse jane pikerisht ata qe i trumbetojne te tilla ngjarje dhe qe vazhdimisht mundohen t'i vejne shqiptareve epitete qe i vinte Sharoni dikur, te cilet e demtojne me se shumti çeshtjen e STATUSIT TE KOSOVES. Pirro Misha, Veton Surroi, Baton Haxhiu etj. dhe forumistet qe shfrytezojne rastin per te hedhur ndonje llaf ndaj komunitetit tjeter jane ata qe me se shumti demtojne kete çeshtje. Madje shume me teper nga ç'mund te demtoje mesazhi negativ qe perendimoret marrin nga ato protesta.

    Siç e ka thene edhe dodoni me siper, aty kane marre pjese shume pak dhe pjesa me e madhe jane distancu. Pse nuk dalin ata analistat me botu ndonje shkrim e me thane qe ne shiptaret ne pergjithesi kemi kete qendrim? Nese me te vertete atyre u intereson çeshtja kombetare, pse nuk shkruajne keshtu, por mprehin penat per te mbushur gazetat me lloj-lloj analizash pa vlere, te cilat e prishin imazhin e shqiptareve, sahere qe u jepet rasti per ndonje ngjarje ne Kosove ose per ndonje rast te tille ku perfshihen muslimanet? Pse turret Ermal22-shi me sjell foto? Nga atdhedashuria?! lol....etj. etj.


    Kaq kisha une...Vazhdoni me sharjet ju patriotet... (asgje me ty Iliriani)

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    O xeni , ate po themi edhe ne patriotet qe ata qe protestuan (ne menyre te gabuar) bene gabim sepse pervecse prishin imazhin e myslimaneve , prishin imazhin e shqiptareve.

    Eshte e vertete qe duhet te shohim se jemi shqiptare ne rradhe te pare por ne na djeg me shume per lindjen e mesme se sa per veten tone.

    Patriot eshte ai qe i denon keto vepra dhe jo ai qe i mbeshtet.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    O xeni , ate po themi edhe ne patriotet qe ata qe protestuan (ne menyre te gabuar) bene gabim sepse pervecse prishin imazhin e myslimaneve , prishin imazhin e shqiptareve.

    Eshte e vertete qe duhet te shohim se jemi shqiptare ne rradhe te pare por ne na djeg me shume per lindjen e mesme se sa per veten tone.

    Patriot eshte ai qe i denon keto vepra dhe jo ai qe i mbeshtet.
    Kete "na djeg me shume per lindjen e mesme se per vendin tone" nuk e di nga e ke nxjerr, por do thoja se une s'jam tek ajo ne-ja jote.


    Muhabeti eshte shume i thjeshte. Ne jemi shqiptare. Ne duhet te shohim punen tone dhe te veprojme me maturi, per te mos i hap vetes pune. OK. Ama, ka edhe prej atyre qe nuk jane permbajtur. Ka edhe prej atyre qe mendojne se njerezit kane te drejte te protestojne.

    Ka dy gjera ketu:
    1) Askush s'ka te drejte t'i permende kombesine dikujt pse u shpreh ashtu. Me e shumta mund te kritikoje per ate mendim. Nese ti i thua nje shqiptari nuk je shqiptar ne emer te patriotizmit, ather te rrofte patriotizmi! S'e kuptoj pse flisni, xhanem, per te rregullu diçka apo thjeshte per t'u shfry?! (kjo e fundit s'eshte detyrimisht per ty).

    2) E ka shpjeguar fjollat shume mire se si qendron puna, dhe meqe eshte ne Shkup mund t'i besosh dhe te mesosh prapavijen e problemit ne fjale. Ndoshta s'eshte nevoja te flas une. S'eshte nevoja edhe per arsyen se e kam thene njehere. Por po e perseris. Nese ata qe kane marre pjese jane nje numer i vogel, ndersa shumica eshte distancuar, pse nuk nxjerrim kete ne dukje, por vrapojme per te hapur tema me tituj tendencioze, ose vrapojme per te shkruar komente te cilat flasin per rrezikun e fundamentalizmit islamik ne trojet shqiptare, i cili nuk ekziston pavaresisht nga fakti se mund te kete persona qe mund te kene kaluar ne ekstrem? Kjo eshte t'ja fusesh vetes. Pse Baton Haxhiu u versul me nje artikull bastard pas nje incidenti qe kishte ndodhur ne Kosove, ku disa muslimane kishin rrahur nje te krishtere, duke aluduar per ekstramizem fetar atje? Fakti eshte qe s'ka. Ajo qe dua te them eshte se jane pikerisht pseudo-patriotet (ne Shqiperi prit ndonje artikull nga ndonje Pirro Misha) qe vajtojne per Kosoven e per rreziqe ekstremiste ata qe ia bejne demin me te madh vendit duke perdorur epitete qe nuk jane aspak te pranueshme per shumicen e muslimaneve. Nuk e di sa u kuptuam...shpresoj se po.


    Gjithe te mirat!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 15-02-2006 më 08:48

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Te kuptoj shume mire,
    gjithmone te kam kuptuar.
    Megjithe keto debatet ketu ne shqiperi ,kosove dhe maqedoni myslimanet dhe te krishteret shkojne me se miri si ne asnje vend te botes dhe per kete duhet te jemi shembull per gjithe boten se nuk eshte feja gjithçka por ne rradhe te pare eshte njeriu.
    Ok ajo qe the eshte mese e mjaftueshme .

  8. #58
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Pse Baton Haxhiu u versul me nje artikull bastard pas nje incidenti qe kishte ndodhur ne Kosove, ku disa muslimane kishin rrahur nje te krishtere, duke aluduar per ekstramizem fetar atje?
    Shkruesi i ketyre rradheve as qe e ka idene per ç'po behet fjale. Prova ? Po ja, disa myslimane rrahin nje te krishtere. Ç'te keqe ka ketu, thote xeni. Nuk ka pse behet buje. Ky nuk eshte ekstremizem.

    Jo zoteri, nqs ai njeri do te ishte rrahur ngaqe ai u kishte ca para borxh, apo i ka share ato, apo thjesht i ka pare pak shtrember siç eshte zakon nga anet tona, askush nuk do te shkruante artikull dhe rrahja do te trajtohej si nje fakt banal. Mire personi i rrahur rrihet thjesht ngaqe eshte i krishtere. Ose psh te themi nje shqiptar vritet ne Beograd thjesht ngaqe eshte shqiptar, ose nje arab ketu ne France eshte hedhur ne Seine para ca vitesh nga ekstremiste te djathte thjesht ngaqe ishte arab. Mirepo ky arabi ka nje pllake perkujtimore, sepse francezet nuk jane si xeni qe nuk e çajne koken.

    Kur dikush rrihet, vritet e torturohet thjesht ngaqe i perket kesaj race, kesaj feje apo kesaj bindje, atehere te shkruhet dhe bile fort. Kjo tregon qe shoqeria civile rri zgjuar dhe nuk fle ne moskokeçarje derisa te shohe nje dite te bukur çdo lloj fashisti, te zi, te kuq apo jeshil t'ia ngreje flamurin e vet para shtepise se vet.

    Megjithate, e kam thene shpesh, islamizmi fanatik do te luftohet me mire vetem nga myslimane te ndritur te cilet nuk mungojne, por ketu ne forumin tone mungojne sa dhe nje pike uji ne shkretetire.

    Une e kam njefare ideje pse ndodh kjo, por nuk e di sesa qendron. Mysliman praktikues dhe demokrat rralle shkojne bashke. Tani hidhuni perpjete te me quani anti-mysliman siç e keni zakon...

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Megjithate Xeni nuk i njeh rrethanat ne Maqedoni dhe tendencat e koheve te fundit qe nga shqiptaret e Maqedonise tentohet te eksperimentohet e te krijohet talibanezia shqipfolese. Nese nuk e ke te qarte eshte mire qe nje dite ta vizitosh Shkupin dhe te shetisesh neper lagjet shqiptare te Shkupit apo Tetoves dhe do ta kesh shume qarte se per cka keto "veton surroja" flasin ne kete forum.

    Edhe nje sqarim i vogel per ata qe nuk i njohin rrethanat. Shumica absolute e popullates shqiptare ne Maqedoni jane kunder ketyre talibaneve por vrazhdesia, dhuna dhe natyrisht "ala kallash sistemi" qe keto talibanez e aplikojne e disa prej tyre gjithnje duke u thirrur se jane pjese e pushtetit ekzekutiv i ka heshtur njerezit thjeshte dhe i ka shendruar ne vezhgues te situates.

  10. #60
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Keto protesta qe ben ne Shkup dhe mbeshtejta nga disa prej juve nuk ben asgje te mire vec dem per pavarsine e Kosoves dhe te drejtat e Shqiptarve ne Maqedoni. Ne fund kur te gjith jan kunder Shqiptarve do na nxjerin arsye qe jemi ekstremist dhe asnjeri sdo ket meshire dhe te na fali. Po e shikojm cpo ndodh ne bote dhe ne Evrope ekstremizmi ne kulm dhe nuk do perfitoni asgje nga kjo.

    Eshte koha te ecim perprara me ritmin e botes se zhvilluar dhe jo me ekstremizem...se ne fund neve do dalim te humbur dhe jo bota! Neve kemi nevojen per te zhvilluar dhe per te mesuar nga bota tolerance dhe jo nga bota ekstreme sic ekziston ne Arabi....

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  2. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •