Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 133
  1. #31
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    S-Angel, dhe Qafir, a ka mundesi te mos kthehet ne debat sektar kjo teme? Nqs nuk keni ndermend te ndertoni "ure" te pakten mjaft me percarje.

    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    E pra, edhe mua më shkon për shtati më tepër të bëj mirë e të flas mirë për identitetin tim kombëtaro-fetar DHE të tjerët të flasin keq për mua, sesa t'iu nënstrohem ideve "përparimtaro-civilizuese" të perendimit djallëzor dhe të tjerët të flasin mirë për mua!
    zEm
    ZeM, cfare elementi kombetar kishin ato demonstrata?
    Cili civilizim sipas teje eshte i perkryer? Dhe ne cilat shtete praktikohet? Po pate mundesi, hidhi nje sy postimit tim me lart, qe te mos perseriten gjerat dy here.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 13-02-2006 më 21:25

  2. #32
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Naum Veqilharxhi
    MË MIRË TË BËSH MIRË E TË FLASIN KEQ PËR TY, SESA TË BËSH KEQ E TË FLASIN PËR TY MIRË
    Eh more Naum, na nxore muhabet dhe ti... Po si ke qene njehere, kjo ka rendesi, e pastaj e bejme nje dore muhabet... Mire ke qene ? Po po mire, shyqyr...

    Mire Naum, shiko si eshte puna :

    Behet fjale per dike qe hedh ne ere ca njerez keshtu kot, t'i bjere kujt t'i bjere... Per disa ketu o Naum, ky dikushi ka bere shume mire, ska me mire bile, thone ata. Mire ore, s'po ua prishim atyre, mire kane bere. Por halli eshte se atyre u vjen keq kur ne themi qe ai ka bere keq, megjithese ai ka bere mire, sipas atyre. Me nje fjale Naum, ai dikushi edhe ka bere mire, edhe neve nuk na lene qe te themi se ka bere keq, sepse sipas teje o Naum, me mire eshte qe ta shajme ate dikushin qe ka bere mire sesa te besh keq e te thone qe ke bere mire, me kupton ? Ti Naum me pyet sesi do te bente keq ai dikushi i bombave ? Po ja o Naum, ai do te bente keq per shembull po te mos e vishte jelekun me gozhda e bullona, dhe ne, si te keqinj qe jemi, do te thoshim : yhyyyyyyyy sa mire ka bere ai ! Lere aman Naum, jemi shume te poshter neve, s'ke ç'thua...

    Te te pyes diçka Naum, kur te duash mu pergjigj, ose te pakten me trego ku ndodhesh e vij e te takoj :

    Çfare kishe parasysh ti me te keqen dhe me te miren ?

    Kete te na e kishe ndare ti Naum e jo te na thoshje me mire keshtu sesa ashtu, se fundja nje krahasim po ben dhe ti, por krahasim midis dy te mirave. Vetem qe njera qenka me e mire se tjetra, dmth edhe kur beke keq, mire eshte por me mire eshte te besh mire...

    Kalofsh mire Naum dhe dil nganjehere kendej nga neve se paskemi muhabet me ty...

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Reagimi i gati te gjitheve ju pa perjashtim ndaj kesaj ngjarje, eshte me interesant per mua se sa vete ajo qe ndodhi. Ajo qe ndodhi nuk perben surprize dhe as shok per mua. Por ama mjafton te lexosh mendimet tuaja per te njohur te gjitha dimensionet e krizes se identitetit shqiptar. Ne kete teme do te gjeni reagimin e atyre qe duan ta minimizojne situaten ne nje "problem imazhi". Keta jane ata qe shqetesohen se bota e qyteteruar duke pare kokembeshtjellet dhe flamujt palestineze, dhe thirrjet pro Al-Kaeda dhe xhihad, do te mendoje se edhe shqiptaret i perkasin se njejtit brumi prej te cilit kane dale terroristet islamike.

    Pastaj kemi edhe "mbrojtjesit e Muhamedit" qe nga nje ane i nxisin dhe organizojne keto protesta duke nxjerre nje numer te konsiderueshem njerezish ne shesh, dhe nga ana tjeter mundohen ti faturojne fajin apo shijen e keqe qe ngelet tek shqiptaret e tjere sa "politikaneve" ne Maqedoni edhe "qarqeve shoviniste". Risia e kesaj rradhe eshte se deri tani nuk kam degjuar dikush te dali e te shprehet si protesten e organizuan UDB dhe njerezit e saj, pasi numri relativisht i larte i protestuesve nuk le vend per spekullime te tilla propogandistike.

    Pastaj lexojme edhe "patriotet" qe shqetesohen sa per problemin e imazhit ne Perendim, edhe per koston politike qe shoqerojne incidente te tilla per te ardhmen e Kosoves. Dhe cila eshte zgjidhja qe ofrojne? Thirrja per nje ndergjegjesim politik te "ruajtjes se unitetit" tani qe Kosova fillon negociatat zyrtare per pavaresine e saj. Pra me pak fjale, kerkojne qe te pakten ne shqiptaret te mbyllim syte dhe veshet dhe te bejme sikur asgje nuk ka ndodhur me shprese se edhe Perendimi do te beje te njejten gje.

    Pastaj kemi edhe harabelet qe flutojne nga pema ne peme duke e leshuar nga nje glase kudo qe vene nga frika. Motoja e tyre eshte "Ajo qe nuk me vret me ben te forte!" dhe Shqiperia e shqiptaret duhet te bejne si une: sot e ndertoj folene ne nje dege ulliri, neser ne nje dege rrapi, pasneser ne nje dege dushku. E rendesishme eshte fakti qe mbijetoj packa se per nga endjet e mia poshte e lart i ngjaj me shume nje korbi se sa nje harabeli, e ca me pak nje shqiponje.

    Cili eshte thelbi i problemit?

    Thelbi i problemit eshte nje dhe i vetem: 1000 shqiptare ne shesh protestuan per ti dale ne mbrojtje profetit Muhamed nga karikaturat duke mbajtur lart flamujt e Palestines dhe duke bere thirrje pro organizatave terroriste. Keta 1000 shqiptare, nuk perfaqesojne as gjithe shqiptaret ne Maqedoni, as gjithe shqiptaret ne bote. Por kjo nuk e minimizon gravitetin e ketij problemi aspak, pasi ata vertet mund te perfaqesojne nje minoritet ne rradhet e shqiptareve ne Maqedoni apo mbare boten, por prape se prapi ata e deshmuan ekzistencen e tyre si pjese e realitetit te pandashem shqiptar jo vetem ne Maqedoni por edhe me gjere.

    Karikaturat e Muhamedit do te harrohen me kohen. Kosova do ta fitoje pavaresine e saj me kohen. Imazhi i Shqiperise do te riparohet ne bote me kohen por ata 1000 shqiptare dhe ai grup qe ata perfaqesojne nuk kane per te ndryshuar aspak bindjet e tyre. Dhe me shume se nje problem imazhi apo problem politik, ky eshte nje problem qe prek esencen e te qenit shqiptar, identitetin shqiptar. Ky ka qene, eshte dhe do te mbetet nje problem shqiptar.

    Albo

  4. #34
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    edhe nje here fotot nga mitingu i myslimaneve te Shkupit se mi hoqen nga tema tjeter

    po flamuj te kuq shqiptare a mbanin protestuesit?







    Palestine fare e bene.

  5. #35
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Po pse bertitej per xhihad more myslimanat e moderuar?

    ne vend qe te kish vene ndonje flamur te Danimarkes ky ka vendosur flamur amerikan. pa pike lidhje fare
    C'hyn Amerika tek ky miting per protestat e karikaturave. Vete administrata e Bushit perkrahu myslimanet, nderkohe qe per Kosoven nuk ka perkrahes me te forte shqiptari sesa tek Amerika.

    Ju ka marre leku mendte disave me duket [klikoje]
    nuk thone kot se si te jete rinia tani do jete e ardhmja neser. lum si ne lum






    Po donit artikuj jane ne anglisht nga shtypi maqedonas [klikoje]

  6. #36
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Si ne 97 kur Vlora po clironte Shqiperine.

    Dilnin njerezit me maska duke ngritur tre gishta lart!!!

    Nuk ka komb me dele se Shqiptaret!

  7. #37
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Albo, e vertete qe ata ekzistojne por nuk duhet shkuar deri atje per te vene ne dyshim fortesine e identitetit tone kombetar. Sigurisht qe mund te ndjehet paksa i njollosur, por duhet thene qe as ne Shqiperi as ne Kosove nuk ka patur manifestime te tilla. Dhe kjo eshte per tu pershendetur.

    Nje poet i madh gjerman thote : "Aty ku lind rreziku, aty rritet dhe ajo qe sjell shpetim". Me nje fjale, bien kesilloj ngjarjesh dhe shqiptaret e kuptojne qe duhet te bejne kujdes, dhe nga kjo do te vije veçse nje ndergjegjesim dhe me i larte per identitetin tone.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Gjeja qe me cudit mua ne kete temen e Tolerances Fetare eshte se shumica e temave jane te Konflikteve Fetare?!

    Shume nga keto tema mund te viheshin ne forumin e ngjarjeve nderkombetare a diku tjeter ose te krijohej ne teme me vete se nuk shkojne e jane kundra Tolerances Fetare

    Disa gjera sduhet ti ngaterojme.

    Identiteti Kombetar eshte shume i gjere, e nuk ka te bej vetem me ty, ka te beje edhe me nga vjen e te paret e tu.

    Besimi Fetar, eshte besim , nuk eshte identitet.

    Po disa shtetet qe kane mungese identiteti kombetar, te parin kane ate fetar, si dikur shtetet ideologjike.


    Ne kemi tre besime, e nuk eshte cudi, do kete 1000 veta , nga secili besim, qe duke gjetur nje fare shpetimi shpirteror ne keto kohe te trubullta per te gjithe ne.
    Do anojne nga besimi fetar, duke e ngateruar ate me identitetin kombetar.
    Po keto jane fenomene qe ndodhin ne cdo vend, e keshtu luhaten, nje here feja ngrihet shume e nje here ndodh e kunderta.
    Kemi pasur dhe ne te kaluaren shqiptar qe kane luftuar nen flamuret turq, grek etj e nuk eshte cudi se do dalin disa dhe sot, po shumica e shqiptareve e opinioni i tyre tani eshte shume i pjekur.


    Kosova e Pavarur , Hapesira Shqiptare e madhe ne rajon, e ky nje pjes e madhe e tij direkt do jete i varur nga ne, do ta ris indentitetin kombetar te shqiptareve e fuqizoj ata.
    Nje nga gjerat e copetimit qe ckombetarizimi me i lehte i ketyre territoreve te vogla, qe secili shtet i balkanit mori ne zoterim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 13-02-2006 më 23:00

  9. #39
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Ndaj dhe lind pyetja...keta njerez protestuan kundra karikaturave te Muhametit? Apo protestuan per token palestineze?

    Jam i sigurte qe as ata vete nuk e dine.

    Keto shqipo jane te asaj natyre qe kane nevoje te protestojne, pa e patur te qarte idealin. Jam i sigurte qe asnjeri nga ata tipat me flamuj jeshile nuk kane ide te qarta per protesten e tyre.

    Jam shume i sigurte qe nuk i dine kufinjte qe ndajne palestinen e arabe nga palestina cifute.

    Problemi qendron ne faktin qe ata jane aq driteshkurter sa nuk kuptojne c'dem i bejne ceshtjes shqiptare me mbeshtetjen e armiqve te botes perendimore.

  10. #40
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    Besimi Fetar, eshte besim , nuk eshte identitet.
    Atehere shpjegoma Zanen e Malit mua?

    Zan-oo..faleminderit per shtimin e rreputacionit.

    Luanesh-ooo: Thashe 'nuk ka bir nene' qe te beje ura...por harrohet kapaciteti i bijes ne kete mes. Propozimi im per mbijetese te rraces tone [hajt mo po themi njerezore se ne fund te fundit edhe ai Papuanezi si une eshte ]eshte abdikimi i te drejtes te votes dhe prones nga meshkujt ne favor te femres.

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  2. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •