Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 133
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    - këtu ka musliman dhe u lënduan edhe ndjenjat e tyre me këtë vepër të pahijshme që bëri dhe e përsëriti disa herë Evropa,
    - dhe se, nëse Evropa, me këtë sjellje të pahijshme, ka qëllim nxitjen e ndonjë lufte të çfarçdo lloji, duhet ta ketë të qartë se muslimanët janë të shtrirë kudo, madje edhe në këtë Maqedoni të vogël.
    Si ju duk juve që, Perendimi i publikoi karikaturat e tilla në Shtator të vitit 2005 dhe reagimi i muslimanëve s'qe aq i ashpër, ndërkohë që nga kjo "heshtje e muslimanëve" në atë kohë Perendimi sërish përfitoi nga rasti dhe deshti edhe njëherë t'ia matë pulsin muslimanëve me RI-publikim të karikaturave të tilla këtët vit?[/B]
    ZeM
    kush asht Perendimi dhe kush i publikoi karikaturat? Kush asht Europa qe po e perseriska "fajin"? A s'e kupton se karikaturen e ka publikue nji (apo disa) gazete me nji emen e jo "Perendimi"??? Cka asht Europa per ju?
    Ti nuk don me e dite se po ajo Europe "fajtore" asht ajo qe ne mes te Palermos, 100m larg Katedrales i nep nji kishe muslimaneve me e kthye ne xhami...e jo tash, por qysh ne fillim te viteve '90.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Shpresoj qe myslimanet shqiptare te Maqedonise nuk do perzihen ne keto konflikte pa vlere nga te cilat nuk fitojne asgje dhe humbin shume.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    [B]
    S'ka fe që të meson kah e prapa:

    -me qenë fanatik,
    - mos me i dal zot vatanit,
    - mos me lexu,mësu e me fitu dituri
    - me u çvesh lakuriq,
    - me përdor drogë,
    - me ba jetë palidhje e të pahijshme,
    - ME I BA DËM TJETRIT,
    -ME OFENDU,
    - me luftu kot e kot,
    - me uzurpu toka të huja,
    - me ia hangër hakun tjetrit,
    - me ia dasht të keqen tjetrit...ETJ
    !
    Fete e Kishat e fqinjeve tane, Serbeve, e Grekerve.
    Po keshtu dhe ne boten arabe, ata fetare qe thone se te presh koka njerezish eshte normale??


    Po feja, doli nga xhamia a kisha, e u fut ne politike, NUK ESHTE ME FE

    ESHTE MANIPULIM ME NJEREZIT

    Praajo ka dal tashme nga shtepia e Zotit kur ajo futet ne politike

    Njerezit kur besojne, i hapin zemren Zotit, po kete dere te hapur, e shfrytezojne shume ne hirarkine e fese per ti manipuluar keta njerez ne EMER TE ZOTIT.

    NE HISTORI NJE NGA MENYRAT ME TE MIRA PER TE MANIPULUAR NJEREZIT KA QENE FEJA, E MANIPULIMI I DISAVE ME TE

    Nuk ke ca i ben zotit AS ME KARIKATURA AS ME ASGJE

    E NUK KA NEVOJ ZOTI TA NDIHMOSH TI

    Keshtu ta ndajme Fene e Zotin nga manipulimet politike.

    E nuk e mbrojne dote zotin ekstremistet arab apo gjithe ekstremistet e tjere.

    E AI NUK KA NEVOJ PER TA

    Zoti eshte per te rregulluar veten tende.

    KESHTU KUSH PO MBON ZOTIN

    PO DEL MBI TE

    SE NUK KA AS FUQINE AS MUNDESINE TA BEJ KETE

    KETO QE NDODHIN NE BOTE JANE PERPLASJE POLITIKE, GJEOGRAFIKE KULTURORE ETJ, cedo se ata qe luajn duan ti mbulojne me mbulesa fetare etj jo vetem ti perhapin po dhe te fshehin qellimet e verteta, qe jane thjeshte ZENIET E KONFLIKTET NJEREOZRE [JO HYNORE] QE NJEREZIT KANE BERE PERHERE NE TOKE


    E SHQIPTARET DUHET TE KUPTOJNE MIRE CA JANE KETO

    E MOS MANIPULOHEN APO SHKATEROJNE INTERESAT E TYRE [se sic e thashe mesiper jane konflikte per te tjera gjera, edhe kur do te futesh ne keto konflikte ta dish mire keto ska te bejne me Zotin, e ta dish mire se keto interesa jane ne kundershtim apo shume te rezikshme per interesat tona kombetare, ]

    SIDOMOS TANI QE ESHTE STATUSI I KOSOVES-------KETO GJERA PER NE JANE------ VETVRASJE

    ZOTI SKA NEVOJ PER NDIHMEN TONE

    NE KEMI NEVOJ PER TE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 13-02-2006 më 12:27

  4. #14
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    ESHTE MANIPULIM ME NJEREZIT
    KETO QE NDODHIN NE BOTE JANE PERPLASJE POLITIKE, GJEOGRAFIKE KULTURORE ETJ
    E MOS MANIPULOHEN APO SHKATEROJNE INTERESAT E TYRE [se sic e thashe mesiper jane konflikte per te tjera gjera, edhe kur do te futesh ne keto konflikte ta dish mire keto ska te bejne me Zotin, e ta dish mire se keto interesa jane ne kundershtim apo shume te rezikshme per interesat tona kombetare, ]
    Shumë dakort Ilirian
    Unë tentova ta them këtë në shkrimin tim më lart, por vështirë të kuptohet. Vetë hapësi i temës, si aktivist i partisë politike e cila qëndron prapa këtij protesti e që ka qëllime të këtilla, luan rolin e tillë
    Vetë titulli i temës flet për prapavijën e saj...
    Lojëra politike, lojëra të rrezikshme me të cilat luajnë kriminelët e tipit Menduh Thaçi.
    Mjerim i vërtetë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 13-02-2006 më 12:30
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    SHQIPTARET KANE NJE PROBLEM TE VETEM TANI, MADHORIN, QE KANE MBI NJE SHEKULL QE KANE LUFTUAR E QE KEMI SAKRIFIKUAR AQ SHUME BREZ PAS BREZI


    S T A T U S I N

    E

    K O S O V E S


    Cdo njeri, duhe ta shikoj e kontrolloj veten, se ka levizur, ne eshte shqiptar apo jo????, nqs injoron kete, ose vepron kundra kesaj.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Shumë dakort Ilirian
    Unë tentova ta them këtë në shkrimin tim më lart, por vështirë të kuptohet. Vetë hapësi i temës, si aktivist i partisë politike e cila qëndron prapa këtij protesti e që ka qëllime të këtilla, luan rolin e tillë
    Vetë titulli i temës flet për prapavijën e saj...
    Lojëra politike, lojëra të rrezikshme me të cilat luajnë kriminelët e tipit Menduh Thaçi.
    Mjerim i vërtetë.
    Nuk e njoh thelle politiken ne Maqendoni, vec ne pergjithesi.

    Po nqs do shikoj ca shqiptar qe dalin sot me keto gjera,

    eshte vetvrasje per Kosoven e dhurate Per Beogradin

    Kete duhet ta kuptojme qarte si ne si ndonje qe mund te dali a mbroj kete gje.

    Per Fene u shpreha me siper.

    Zoti nuk ka nevoj per ndihmen tone.Ne kemi nevoj per te.

    Ne ti lutemi Atij per nje Kosove te Pavarur sa me shpejte, qe do bej te jetojne ne paqe e qetesi popullin shqiptar te Kosoves qe ka me shume se nje shekull qe jeton nen barbarine serbe.

    PS: Statusi i Kosoves kjo eshte detyra jone e puna jone e ajo qe eshte jona
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 13-02-2006 më 12:45

  7. #17
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit

    Thoni shyqyr që vetëdijësohen njerëzit e po kthehen kah rruga e Zotit e po largohen gradualisht nga rruga djallëzore e Perendimit. A s'po e shihni se na u prish njerzia, na u çveshën nga vlerat, nga kultura, na u PERENDIMIZUAN, na u SHTHURËN KOMPLET, e ju po dilni më flitni se na qenkan fanatikë njerëzit e fesë.
    FEJA është pikërisht ajo që e mbron njeriun nga çdo ANTI-VLERË NJERËZORE.
    Ti vallahi qenke tamam material nga ato qe mbeshtjellin dinamit neper trup....
    Shkoni hidhni ne ere ndonje shkolle, a ndonje autobus me kalamaj ne emer te Zotit.

    Perendimi eshte i djallezuar se po prish vlerat e familjes...kurse juve vlerat e familjes i keni te forta: -burri eshte luftetar, femra eshte kafshe shtepiake.

  8. #18
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Jam shokuar nga ato pamjet tragjike te shqiptareve te Maqedonise me flamure islamike e arabe neper duar. Valle shqiptare jane ata me te vertete? Nuk besoja qe paska mes nesh shpellare te tille po qenkam gabuar. Ato pamje jane sherbimi me i shkelqyer kunder aspiratave shqiptare ne gjithe boten. Faj ne kete mes kane edhe intelektualet shqiptare ne Maqedoni e sidomos lideret Ahmeti, Thaci dhe Xhaferri. Keta duhet te bejne nje pune me sensibilizuese me popullaten dhe te mos ti lene te bien pre e mashtrimit dhe dogmes. E kuptoj qe varferia dhe prapambetja jane faktore reale qe na cojne ne situata te tilla por sidoqofte manifestime te tilla jane te pafalshme per ne shqiptaret qe se kemi as per rrace as per tradite te shprehemi keshtu. Kam kuriozitet te dij se cmendon Arber Xhaferri per keto ngjarje. Ai mbetet politikani me i mire i trojeve shqiptare per mendimin tim.

  9. #19
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Si shume here tjra ne po grindemi kurse partite ekstreme ne te gjitha anet e botes po perfitojne nga keto trazira.
    Ne Danimarke partia radikale qe quhet Folkepartiet po behet me e madhja ne vend edhe pse ishte e treta para ngjarjeve qe kan te bejne me karikaturat.

    Sigurisht se ka edhe vende tjera qe perfitojne nga keto trazira. Ketu radikalet e te gjitha aneve mundohen te perfitojne nga rasti.

    Sigurisht se edhe maqedonet e serbet u bejne reklame ngjarjeve ne Shkup dhe Tetove per ti treguar botes se ne gjoja jemi muhaxhedin dhe taliban.
    Per keta(serbet/maqedonasit) ishin keto proteste te mirseardhura ne kete moment, por bota e din se kush jane shqiptaret dhe kush jane sllavet e jugut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 13-02-2006 më 16:41
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #20
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    Ec e mos na e bani mizën buallicë pashë atë Zot!!!!

    Thoni shyqyr që vetëdijësohen njerëzit e po kthehen kah rruga e Zotit e po largohen gradualisht nga rruga djallëzore e Perendimit. A s'po e shihni se na u prish njerzia, na u çveshën nga vlerat, nga kultura, na u PERENDIMIZUAN, na u SHTHURËN KOMPLET, e ju po dilni më flitni se na qenkan fanatikë njerëzit e fesë.
    FEJA është pikërisht ajo që e mbron njeriun nga çdo ANTI-VLERË NJERËZORE.
    ZeM

    Persa i perket demonstratave ne Shkup (politikisht per problemet e rajonit, Kosova etj, nuk me duket ide e mire, po tjeter ajo pune,) ... doni te protestoni, nuk ua ndalon njeri, sepse protesta gjithashtu manifestim i lirise se fjales dhe te mendimit eshte. Nuk kam asnje kundershtim. Tani nje pyetje kam une, a jeni shqiptare myslymane apo cfare jeni? Perse nuk ishin parrullat ne shqip (ne vend te arabishtes)? Perse nuk kishte flamur shqiptar ne vend te ca jeshilleqeve te huaj? Doni te solidarizoheni me besimtaret tuaj, s'ka asnje problem, por mos humbisni shqiptarizmin ne process.

    Persa i perket Perendimit, ty ndoshta te duket djallezor, e drejta jote t'i shohesh gjerat ne cfaredo lloj prizmi. Nuk mund te them qe shoqeria ne perendim eshte e perkryer, perkundrazi, larg saj, por per mua ajo qe mbetet e shenjte ne perendim apo ne cdo zone gjeografike tjeter ku perdoret, eshte e drejta te zgjedhesh, si rrjedhoje, ne perendim mund te ecesh ne rruge me nje minifund apo me veshje tradicionale myslymane. Me lirine vjen dhe pergjegjesia, ai/ajo qe zgjedh te perdor drogen vuan konsekuencat.
    Sic thashe me siper, perendimi nuk eshte i perkryer, por cila shoqeri eshte e perkryer? Ne Arabine Saudite, ku femra duhet te kerkoje leje nga burri te veje ne pazar? Dhe e di se cfare jystifikimi japin? Femra vuan nga probleme hormonesh qe e bejne nervoze dhe si rrjedhoje nuk mund te marr nje vendim vete, pa ndihmen e burrit. Dmth me troc, duhet te marre lejen e burrit te vej ne pazar te bleje fasule, se pa leje mund te coroditet dhe te bleje oriz.
    Te duket me e perkryer shoqeria ne Jemen, ku femra me ligj martohet ne moshen 9 vjecare?
    Apo sic me dha nje shembull Xeni, ne Turqine Lindore, ku jane aq mbrapa edukimit te femres sa qe te vjen gjynah kur shikon nje vajze qe gezon se meson nje shkronje.

    Persa i perket lirise se shtypit. Nuk isha dakort me vendosjen e karikaturave sepse diheshin pasojat (shembuj ka plot nga e kaluara.) Por ama mbetet ceshtja e lirise se shtypit, qe gjithashtu eshte e shenjte ne perendim (eshte derdhur gjak per te fituar ate liri.) Nga ajo liri e shtypit ka te keqija (sepse sic dihet me vullnetit e lire Zoti na ka dhene dhe pergjegjesine per veprimet tona) ... po ka dhe te mira. Te mos ishte per lirine e shtypit, nuk do e dinim se cfare behej nga Abu Graib. Nuk do e dinim se c'kishin bere disa ushtare angleze ne Basra. Ashtu sic ka pasoja negative per publikimin e karikaturave, gjithashtu ka pasoja negative per ushtaret ne zonat e luftes publikimi i ketyre fotove apo videove. Por e gjitha kompleton, apo jane shembuj te lirise se shtypit.

    Me specifikisht per ato foto, u publikuan per here te pare ne shtator, kryetari i keshillit myslyman ne Danimarke (kjo sipas intervistes se tij ne CNN, qe e pashe personalisht) i dergoi ne Keshillin Islamik ne Lindjen e Mesme, bile pranoi qe kishte vene dhe foto qe nuk u publikuan nga gazeta. Iu bene presione gazetes te kerkoje te falur etj, ata nuk pranuan, per inat apo per budallallek i ri-publikuan (ki parasysh gazeta eshte konservatore e tipit anti-imigrant, ksenofobik, dhe si rrjedhoje islamo-fobik.) Kryetari i keshilit myslyman ne Danimarke, kur e pyeten a eshte dakort me fatuan e leshuar per karikaturistit, ai tha se si danez myslyman nuk pranon fatua nga vende te tjera, por nqs jo, atehere perse nuk e la kete ceshtje vetem si ceshtje lokale? Wolf Blitzer, intervistuesi e pyeti dy here, a jeni dakort me ekzekutimet publike ne Al Jazeera, dhe te dyja heret evitoi pergjigjen. Eshte disi e cuditshme, sesi pranohet liria e shtypit pjese e se ciles eshte dhe transmetimi publik njerezve qe u prehet koka, por karikaturat sollen kaq rremuje, dhune dhe vdekje.

    Protesta ne paqe, nuk jam kunder, por dhuna, vdekja e disa protestuesve, shkaterrimi, vrasja e nje prifti katolik, nje dite pasi Papa e Romes u shpreh kunder atyre karikaturave .... kjo e kaloi kufirin. Me e keqja eshte se vete neper xhamite ne Lindjen e Mesme dhe gjetke, shume lidere shpirterore dmth, hoxhet dhe imamet, po qarkullonin karikaturat dhe te tjera (te papublikuara), apo dhe genjeshtra te tilla si po djegin kuranin ne Danimarke, e gjitha kjo per te nxitur me shume protestuesit, ne vend qe te therrisnin per qetesi dhe demonstrata paqesore.

    Po e le me kaq kete diskutim, dhe shpresoj qe te reflekohet pak me teper per keto ceshtje, para se te shkruhet me pasion. Mbi te gjitha, le te reflektohet per shqiptarizmin, besimin personal te secilit, dhe se si mund te gershetohen sa me mire per te arritur qellimet tona si individe dhe si komb.

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  2. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •