"Gjithnje kam qene e bindur se do jetoja ne kohe lufte."
"Mos fol me."
"Huh?"
"Mos e ndjell."
Nderkohe ajo lengonte ne shtrat dhe une vetem sot kuptova se kishte vdekur. Neser do ta lajne, do ndjekin ritet, do lajmerojne te tjeret, do ndjekin rite te tjera, do e varrosin gjekundi edhe pse ajo kishte kerkuar specifikisht t'ia digjnin trupin. Do thone se ishte e re, e pafajshme, e paditur, e vogel... aq e vogel. Te tjere do qeshin me kete pershkrim qe nuk i pershtatet personit qe njohen. Por askush s'ka mjaft njohuri rreth saj sa te mund te thote se cfare enderronte ajo, cfare dashuronte. As une. Ne fakt, e vetmja gje qe mblodha rreth saj gjate gjithe viteve qe njiheshim, eshte fakti se ajo i studjonte njerezit, u mesonte historine e jetes dhe gjente nje menyre t'u ofronte dicka qe i qetesonte... qofte per momentin. Nje pjese e tyre nuk e dinin kete gje te sajen. Keta ishin tipat qe kaluan jeten symbyllur duke shkelmuar ajrin dhe duke vertitur grushtat sa nga njera ane ne tjetren. Here pas here e kapnin edhe ate kur u afroheshe, ne gju, ne brinje, ne krahe, kudo te qellonte. E une nuk besoj se njerezit mund te afrohen shume pa ngrene ndo nje grusht te verber nga tjetri. Afrimiteti eshte i tille -- nqs s'ke nje damar sadomazokizmi, kot qe e provon.
Nje pakice qe paten dore ne lengimin e saj te cuditshem do u japin sho-shoqit nje shikim te ditur. Ndoshta do mblidhen nje nate, e bashke me ta dhe une, dhe per te bere vend per alkolin qe do konsumojme do e vjellim ate nga qenia jone. Fillimisht do themi, "E mbani mend...?" Pas pohimeve, do nxjerrim njerin sy te saj dhe tjetrin me c'do gllenke. Pastaj buzet, nishanet, xhufka flokesh, brishtesia, e qeshura, dhe e qara e mbytur do mblidhen pirg ne mes te tavolines. Do i tymosim dalengadale te gjitha. Do e ndjellim ate dhe do e djegim edhe nje here me bishtat e cigareve te mbaruara. Do t'i japim vdekjen qe kerkoi, por jo (dhe kurre) pa shfryre epshet tona me pare. Sa e tmerrshme! Kush e merrte me mend (aq me teper ajo) se ajo do vdiste pa askend qe do bente per te cfare bente ajo per te gjithe?
Dje ktheva nje pale cizme ne dyqan, ato cizmet e dimrit qe desha t'i merrja me vete ne Shqiperi, dhe u kerkova te mi shkembenin per nje pale te tjera ne numrin tim. Po sikur te vishja nr 7, sugjeroi nje punonjese e dyqanit, me nje fare shpikjeje qe e vendosin tek thembra e kembes per mbajtur kemben ne vend brenda cizmes. I thashe se une nuk jam nr 6, por nr 5. Dhe keshtu nuk u gjet nje zgjidhje per mua. Kur dola nga dyqani era e grindur me drejtoi shikimin drejt qiellit te gjakosur drejt ku majat e flokeve te mia zgjateshin shigjeta ta shponin me furi. Duhen prere edhe keto; une jam me refined se kaq. Kam muaj qe kerkoj cizme dimri por me ardhjen e pranveres dyqanet po i heqin nga raftet. C'ogur i keq! Po sikur mos vije dimri per mua? (Do e rruash koken si monk? Never mind.)
Krijoni Kontakt