Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Perse??????

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e baby dream
    Anėtarėsuar
    04-02-2006
    Vendndodhja
    Tirane,Albania
    Postime
    126

    Perse??????

    Kete pyetje e ka bere Getja "Pse ajo qe sot perben lumturine e njeriut neser kthehet ne burim vuajtjesh per te? " si mendoni ti pergjigjeni kesaj.......a ka patur te drejte????
    ESHTE E PAMUNDUR TE LEPISH BERRYLIN

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Perset e Getes jane te shumta, dhe vet nuk e kam thelluar aq shume konkluzionin mbi ceshtjet shpirterore, aq me keq kur behet fjale per shpirtin getian. Se fundja-fundit shpirt/menje eshte e shkreta dhe nuk i merret vesh, pra dhe konkluzionet vecse jashte mund te biejne!

    Sidoqofte ajo qe me ka terhequr me teper vemendjen eshte karakteri. Ne fillim si student i shkencave politike u morra me karakterin e shtetit, i cili me shtyu ne zberthimin e karakterit te shoqerive, pastaj ne karakterin e personit dhe ne fund ne karakterin instiktor te kafshes.

    Konkluzioni qe nxorra eshte se nga e njejta karakteristike na vijne edhe te mirat edhe te keqiat. Tek njerezit perreth kam kuptuar se tek kokfortesia dedikojne shume arritje por edhe shume humbje, pra te njejtit burim i dedikojne shume gjera, nga ana tjeter disa te tjere i dedikojne tek dhimbshuria e cila i ben te forte ne hallet e tjetrit por te dobet ne personalietin e vet.

    Gjithashtu plote jane edhe shembujt historik qe shpjegojne shoqerite: Greket e Lashte tek lokalizmi gjeten demokracine dhe po aty gjeten edhe skllaverimin nga Roma, Gjermanet tek disiplina shkatruan veten (psh. LIB, LIIB) por me te njejten disipline e rimorren dy here veten (pas LIB dhe pas LIIB) etj.

    Pra duket sikur dicka mbinatyrore ka kthyer kafshe, njerez dhe popuj ne zote dhe skllever te te njejtes vete se tyre!

    Ky ishte nje shpjegim qe une i bej asaj qe duket nga jashte, karakterit, duke i dhene sadopak te drejte Getes. Por ate qe ndodh nga brenda, shpirt, as nuk e konceptoj dot e jo me ta shpjegoj!

    flm

  3. #3
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Cdo pergjigje qe jepet ne lidhje me situata te ndryshme, gjithnje kapen ne aspektin personal edhe te asaj qe ke pare qe ka ndodhur tek te tjeret. Natyra e njeriut eshte e tille qe te reagoje ndaj sulmeve qe behen kunder tij, qofshin keto fizike apo psikologjike. Me aq sa kuptoj une nga peyja eshte njesoj sikur besh pyetjen "Pse zhgenjimet me te medha na jepen nga njerezit/objektet qe dikur na kane falur qetesi, harmoni dhe lumturi?"(edhe pse si fjale nuk jam dakort, pasi mendoj qe nuk egziston kjo e tille(Lumturia). Ajo qe egziston eshte kenaqesi, dhe kur kjo e fundit eshte ne permasa tejet te medha, njerezit e keq-interpretojne si lumturi)"
    Ne aspketin njerezor dhe material: Te gjithe ne kemi pretendime, dhe nuk vendosim limite tek kerkesat dhe deshirat tone. Jemi egoiste dhe per ne kjo gje eshte mese e drejte. Normalisht biem ne kontakt me njerez/objekte me te cilet kemi afrimitet me teper se nje i panjour/apo dicka qe nuk e kishim, dhe ne mendjen tone kemi "etiketa" se deri ku qendron limiti i ketij personi/apo perdorimi i ketij objekti. Per shume kohe do te na fale kenaqesi, harmoni, rehati dhe per nje moment mendojme se jemi "te lumtur", pikerisht ne momentin kur burimi i "lumturise" tone shteron, ne zhgenjehemi. Nuk ishte supozuar qe te ndodhe keshtu, si egositse qe jemi , ne nuk pranojme faktin qe gjerat devijuan. Dhe kjo gje shkakton "te qenurit jo-te lumtur" madje "te deshperuar" dhe na ben te vuajme sepse tashme jo vetem qe nuk kemi me "arsyen qe na fali lumturine" por na duhet te kerkojme per dicka tjeter per te zevendesuar te merparshmen....(vazhdon se me filloi mesimi )
    Ju kujtoj Librin "Miti i Sizifit" dhe "I huaji" nga Kamy. Ka shume elemente ne ato dy libra qe te bejne te kuptosh me thelle edhe ti japesh pergjigje kesaj peyetje.

    Ciu-Ciu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dara : 15-02-2006 mė 20:30

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    ja pilivesa te paska dhene nje goxha shpjegim, packa se eshte me pikpamje albert kamyiste, pra me ereza pesimizmi

    mendoj se jeta ne thelb jemi ne vete (njerzit) dhe jemi po ne qe krijojme lumturine apo vuajtjen; te tjerat (si puna e asaj gjese qe dikur te gezonte, sot te ben te vuash) jane thjesht 'produkt' apo reflektim i vetes tone, apo bashkveprimeve midis nesh, kur behet fjale per me shume se nje njeri.

    po ta vesh re ama, kur jemi te lumtur (apo 'te kenaqur ne maksimum', se mos ngrihet Kamyja nga varri -_- ) ne nuk kerkojme shume llogari se pse jemi ne ate gjendje, kurse kur vuajm e bejme menjehere kete gje.
    normale mendoj, se njerez jemi. nuk shikoj gabim te pyesesh apo kerkosh 'psene' po mendoj me te shumten e rasteve pergjigjja ndodhet brenda nesh dhe eshte shume me e thjeshte nga aty ky e kerkojme, sidomos kur persiatemi tia veshin fajin dikujt tjeter, si p.sh Zotit apo ku di une
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 15-02-2006 mė 20:29

  5. #5
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    C'u punoka shpjegimeve filozofike/psikologjike ky shoku me lart.

    Pse ajo qe sot eshte gezim neser te kthehet ne vuajtje? Nuk eshte gjithmone e vertete, por njerezit nga natyra fiksohen ne aspekte negative te jetes. Te shqeteson me teper fakti qe ke marre noten 4 ne nje lende sesa te te gezoje fakti qe 15 lendet e tjera i ke me noten 10, ose fiksohesh me teper me faktin qe i/e dashura te la, sesa te kujtosh kohet e mira e te bukura qe keni kaluar bashke. Ky negativitet del me ne dukje ne situata kur njeriu investon emocionalisht si p.sh: dashuria, rritja e nje femije, etj. si keto dhe duke qene njeri me ndjenja, keto lloj situatash te shqetesojne e te bejne te vuash. Sic tha dhe Pilivesa, njerezit jane egoiste dhe shohin vetem efektin qe nje situate, e gezueshme apo e hidhur shkakton tek ta, por per te qene objektive duhet te shohin edhe efektin qe kjo situate ka tek njerezit e tjere te cilet i prek. Ajo cfare ty te ben te vuash, personit tjeter nuk i shkakton te njejtin efekt dhe dikujt tjeter mund t'i shkaktoje efekt krejt ndryshe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 16-02-2006 mė 00:42
    Trimi i mirė me shoqe shumė

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •