Close
Faqja 2 prej 40 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 393
  1. #11
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Sulmi ndaj Iranit u pa qe ishte eminent qe pasi Ahmadinaxhani u
    zgjodh president e nisi fushaten e tij kundra sovranitetit te
    shtetit te Izraelit e deklarimit se do te vazhdonte programin per
    pasurimin e uraniumit,gje qe e ben edhe sot e kesaj dite.Jo me larg
    se te shtunen,ne nje grumbullim masiv per te perkujtuar 27 vjetorin
    e Revolucionit Islamik,perpara qindra mijera te pranishmeve ai
    deklaron se :- Ne i bejme thirrje perendimit te largoje nga Lindja e
    Mesme egzistencen Sioniste qe ata krijuan 60 vite me pare e nese
    perendimi nuk e ben kete gje,atehere palestinezet e aleatet e tyre
    islamike do ta bejne me dhune.

    Referuar fese Myslymane , Jihadi perfundon vetem atehere kur e
    gjithe bota eshte konvertuar ne islam. Bazua tek kjo Ahmadinaxhani
    i drejtohet perendimit keshtu : - Ne kete dite te pervjetorit te
    fitores se revolucionit Islamik,i bej thirrje Atyre Qeverive qe te
    besojne tek Allahu.

    Thirrje te ngjashme behen edhe nga aleatet e Ahmadinaxhanit, Hamasi
    palestinez qe fitoi ne zgjedhjet e fundit,lideri politik i te cilit,
    Khaled Mashal,deklaron ne 3 shkurt nga nja xhami e Damaskut : - I
    themi perendimit,ne Allah ju do te mundeni,neser kombi yne (islamik)
    do te ulen ne thronin e botes.Kjo nuk eshte imagjinate por nje fakt.

    Shihet qarte se posedimi i armes atomike nga udheheqes si keta do te sillte si pasoje nje perdorim te saj ndaj israelit qe me pak fjale do te thoshte kundrapergjigje e menjehereshme me nje lamtumire te fundit ndaj kombit te lashte pers.Askush nuk do ta donte dicka te tille edhe per kete nje sulm ajror ndaj instalimeve berthamore iraniane eshte eminent.Po shkohet drejt saj edhe personalisht mendoj se do te ndodhe se afermi.
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  2. #12
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Besoj se lufta me Iranin do i zgjidhi problemet Deusit dhe shume emigranteve te tjere shqiptare ne Angli!

    Me ne fund do e kene edhe ata mundesine te behen shtetas angleze, duke kaluar fillimisht nga trupat e armatosura sigurisht! Londra do e kuptoje vetvetiu pas shpalljes hipotetike te kesaj lufte se do duhet te rrisi numrin e trupave te armatosura me njerez re kategorise se fudnit, emigrantet si pune e Deusit dhe si puna ime, qe po iken per dhjam qeni nuk do i plasi ndokujt... kurse po vrane shume do fitojne midis nenshtetesise nje post ne Parajsen britanike! Por per sa kohe do zgjasi Parajsa ku njerezit nuk preukupohen per te dhe te gjithe kane rene ne dashuri me Ferrin?

    Zoti qofte me Ju dhe Irani me veten!

    Megjithate une e perseris : nese Irani ka fuqi berthamore kjo lufte nuk do ndodhi kurre! Dhe nese akoma ndodh atehere ne Shqiptaret dhe Europianolindoret do luteshim qe te mos kishte ndodhur!

    Nga njehere bej cudi me Token sesi i duron qelbesirat njerezore mbi vete!

  3. #13
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Meqenese nuk mund te shkruaja gjithe artikullin e botuar ne revisten NewsWeek, te dates 13 shkurt, 2006 po ju sjell te gjitheve link ku mund ta lexoni. E vetmja mangesi do te jete nje harte te vendeve qe jane nen Dyshimin Berthamor, sipas nje raporti te bere nga Agjensia e Energjigse Atomike drjtuar Kombeve te Bashkuara.

    http://www.msnbc.msn.com/id/11182457/site/newsweek/

    Sipas eksperteve Irani posedon nje arsenal teper te rrezikshem:
    X-55, Shahab 3, Shahab 4, Shahab 5, (missiles)
    Zonat:
    Qendrat Berthamore dhe Misilet: Tabriz, Arak, Darkhoviit, Bushehr,Fasa, Tabas,Yazd,Estahan,Natazn,Tehran, Kuwait,Lavizan,Kalaye,Karaj dhe Bandar Abbas.

    http://www.globalsecurity.org/

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    IRANI PERBALLE NJE SULMI AJROR AMERIKAN

    Nga Hajro LIMAJ*

    Keshilli i Drejtoreve te Zbatimit te Institutit te Energjise Atomike Nderkombetare, me 4 shkurt, pranoi nje vendim, i cili perfshin te gjithe dosjen e Iranit dhe prezantimin e saj edhe Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Me daten 6 mars, drejtori i pergjithshem i Institucionit te Energjise Atomike Nderkombetare, El Baradei, do t(i paraqese Keshillit te Sigurimit nje raport sqarues per shkallen e zbatimit nga Irani te vendimeve te dates 4 shkurt dhe perpara kesaj date.

    Ne vendimin e Institucionit te Energjise Atomike Nderkombetare jane dy pike mbi te cilat eshte e nevojshme te qendrohet. Vendeve anetare te Marreveshjes se Parandalimit te Shperndarjes se Armeve Berthamore nuk u ndalohet e drejta e kerkimit, prodhimit dhe perdorimit te energjise berthamore me qellime paqesore. Edhe programi i pasurimit te uraniumit ne Iran perfshihet brenda kesaj te drejte. Ceshtja qe krijon shqetesime ne programin berthamor te Iranit eshte mungesa e transparences se tij, shmangia nga vezhgimet e Institucionit te Energjise Atomike Nderkombetare te veprimtarive berthamore, te cilin Irani e ka firmosur ne vitin 2003.

    Irani ka dokumentacionin, disa qendra dhe ekipin e nevojshem per perdorim te dyfishte. Kembengulja ne kerkesen e nderprerjes se programit te pasurimit berthamor te Iranit pikerisht nga keto shkaqe vjen.

    Irani mbas vendimit te dates 4 shkurt, njoftoi nderprerjn e bashkepunimit me Institucionin e Energjise Berthamore Nderkombetare dhe moslejimin e inspektimit te menjehershem te qendrave berthamore. Tani te gjithe syte jane kthyer nga Keshilli i Sigurimit.

    Kriza mund te zgjidhej nese Irani do te pranonte qe pasurimin e uraniumit deri me daten 6 mars ta bente jo ne vendin e tij, por ne Rusi. Por, Irani kesaj alternative ia mbylli deren. Se cfare do te mund te beje Keshilli i Sigurimit nuk eshte e qarte. Rusia me Kinen e mbeshteten vendimin e Institucionit te Energjise Berthamore Nderkombetare, por mundesia e mbeshtetjes se tyre per te vendosur embargo kunder Iranit eshte e dobet, sepse Irani, duke qene nje prodhues dhe eksportues i madh i naftes dhe gazit, efektet e nje embargoje do te influencojne ndjeshem ne zhvillimet e ekonomise boterore. Per keto arsye, Keshilli mund te ngelet vetem me disa masa dhe te zbatoje nje embargo simbolike.

    Ne keto rrethana, Shtetet e Bashkuara te Amerikes alternativen e nje sulmi ajror ushtarak e kane nder planet me te mundshme. Specialistet e Pentagonit per t(i dhene fund endrres berthamore te Iranit, rrugen me te pershtatshme gjykojne goditjen nga ajri te qendrave berthamore te ketij vendi. Sipas njoftimeve te diteve te fundit te Komandes Qendrore dhe te Komandes Strategjike te Amerikes, per nje sulm te tille te mundshem jane percaktuar tipi dhe madhesia e bombave qe do te perdoren, jane llogaritur peshat e bombave qe do te mbartin avionet dhe rruget e mbeshtetjes logjistike qe do te perdoren per goditjen e objetivave. Bombardimet do te behen me avionet bombardues B2, te cilet kane aftesi te transportojne 20 tone bomba dhe nuk mund te zbulohen nga radaret. Do te perdoren bombat me memorie, te cilat regjistrojne plotesisht asgjesimin e objektivave.

    Do te hidhen edhe bomba me fuqine me te madhe shkaterruese ndaj vend strehimeve te ketyre qendrave berthamore. Avioneve bombardues do t(u vijne ne ndihme raketat balistike me mbushje konvencionale qe do te leshohen nga nendeteset e tipit "Trident". Pra, Irani i cili kundershton cdo bashkepunim per te qene nen kontrollin e organizmave nderkombetare ne lidhje me energjine berthamore dhe mundesine e prodhimit ne nje kohe te aferme te bombes atomike ndodhet perballe nje bombardimi ajror te aviacionit amerikan. Amerika nuk mund ta toleroje me tej qendrimin fondamentalist te presidentit te ri te Iranit. Ditet dhe muajt pasardhes do te vertetojne keto zhvillime.

    (Marre nga Koha Jone)

  5. #15
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Per antares dhe shumicen e kolegeve te tij qe m'kishin cituar!

    Jeni pa-breke ne bith, me nje komb te ndare ne tre pjese...subvencionoheni nga USA, te cilen e keni patur te vetmen aleate ne aspiratat dhe nevojat e Shqiperise dhe sot me kakarisni si pula t'lagme, duke hedhur vrer kundra atij qe te jep buken e gojes dhe duke perqafuar jevgun (u kerkoj falje negrove shqiptare - meqe me ka kritiku edhe dikush ne nje teme me pare lol) ...Boll caluat perhere me keto idealizma te semura, boll me zgjedhjet e gabuara ne aleanca diplomatike, boll me duke i qa hallin botes, nderkohe qe vete jeni si mos me keq...boll! Ka qene e mete historike e shqiptareve percarja dhe kjo eshte nje nga arsyet qe gjithmone mbetem ne regres. Iraku u pushtua sot...dhe une normalisht qe isha teper kundra! Afganistani u pushtua dje...dhe une prape kundra! Irani mund te pushtohet neser...prape kundra do jem! Pyetja eshte: A kemi fuqi ne si komb te luajme nje impakt te fuqishem ne ndalimin e luftes e gjakderdhjes ne bote? ...Jo vallai, nuk kena bith as me ngrejt koken. A kemi leverdi ne si komb te krijojme armiqesira me Ameriken! ...Jo vallai, se greku, serbi dhe Europa te fusin prasin sic ta kane fut historikisht! Atehere cfare duhet te bejme? ...Edhe pse nuk jemi dakort me luften, duhet te mbyllim gojen, te shikojme interesat tona dhe ti buzeqeshim vetem atij qe na ka buzeqeshur e perkrahur, e ne kete rast eshte Amerika (vellezerit kosovare mund t'ju tregojne me teper) ...

    Une ec me parimin e asaj barcaletes me papagallin qe i tha ujkut tek po binte nga avioni: Kur s'ke krahe te fluturosh...mos u hap bithesh kot! Dhe uroj qe edhe te shqiptaret mbareboten nje dite te ndjekin kete parim, sepse me koken ulur, punen e mire dhe rehatine ne shtepine tende...nje dite do arrish te behesh me krahe dhe pastaj edhe mund te provosh te fluturosh! (Right?!)

    Megjithate, jam i sigurte qe jeni thjeshte nje numer egzakt antaresh, te cilet postoni rregullisht duke qare per jevgjit e Azise dhe duke mallkuar Ameriken...sepse po te ishit nje numer i madh shqiptaresh qe ecin me keto ide, atehere Shqiperine me tere mend do e merrte lumi!

    Ndersa per politiken e qelbur dhe hirin qe po u hedh Amerika botes (shtyre nga cifutet kryesisht) duke gjetur pretekste skandaloze, ne mungese te atyre te degjonim me pare si psh: lufte ndaj komunizmit etj...une i nuhas me testikulen e majte 10 dite perpara se ai truri juaj xhevahir te kete dhene sinjalin e pare...por prape dalim tek interesi i Shqiperise dhe kur kujtoj ate, i them vetes: Mbyll nje sy e nje vesh dhe mos bej gafe te mundohesh te ndalosh uraganin me nje cader! (kapish mer bylbyla?)

    Tashi, te ishit kaq humane dhe engjej ju, do ma mbushit mendjen nese do ju lexoja te pakten per nje here te vetme, tu qanit hallin zezakeve te Afrikes qe po vdesin per buke, ose qe po vriten dita dites...por jo, joo jo, nuk eshte keqardhja per njeriun dhe padrejtesine (vuajtjen, ligesine, mjerimin) ne teresi qe ju shtyn te shkruani, por eshte keqardhja per Lindjen e Mesme, origjinen! ...am i right, or am i right?


    Tashi meqe me paskeni cituar me lart, po ju pergjigjem duke cituar veten, meqe paskeni rreshqitur pa e lexuar si paragraf (nderkohe qe ishte me i rendesishmi)...per te gjithe 'cituesit' :


    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    Perfundimisht, neve na intereson Shqiperia...
    Per aq kohe sa Shqiperia nuk cenohet nga Perandoria, por perkundrazi, ushqen familjet e saj ne token amerikane. Per aq kohe sa relatat e Shqiperise me USA jane te shendosha...do ju keshilloja te rrinit te qete dhe te mos e trazoni gjumin e nates, se Iranin nuk e kemi as fqinj, as vella e moter (gjak) asgje...

    Falemnderit per mirekuptimin!

    Tek e fundit secili ka mendimin e tij...nese nuk ju pelqen mendimi im, mos lexoni...mbyllni syckat!

  6. #16
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Deus, nuk po te citoj asnje moment te mendimit tuaj, thjesht po te rikujtoj qe tema eshte ne "Probleme Nderkombetare". Asnje nuk mohon fatkeqesite qe i kane ndodhur dhe ndodhin Shqiperise, por duhet te kuptosh qe e ardhmja e Shqiperise varet dhe ndikohet nga te gjitha ngjarjet qe ndodhin ne arenen nderkombetare. Te diskutosh rreth nje mendimi nuk do te thote qe nuk ja u pelqevi kush, por do te thote qe keni kapur nje pike ne teme qe jo te gjitheve ju kishte shkuar ne mendje, dhe qe kishte prekur nje "tel" ne mendjet e diskutuesve.

    Sinqerisht, Pilivesa

  7. #17
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Deus

    ne e dime qe jeni tip i zgjuar (me mangesine qe nxitoheni ta tregoni zgjuaresine tuaj) por une vetem disa pyetje te vogela ju kam:

    nese ky Ahmedinejadi, apo cdo "ekstremist" tjeter ne Lindjen e Mesme, i hedh keto "bombat berthamore" atehere kush rrezikohet, SHBAja apo Shqiperia dhe Ballkani? Cernobili ka lene pasoja ne SHBA, apo vetem ne Europe e Azi? Po nese nuk flasim per shkatrim berthamor keta te urriturit iraniane ku do shkojne, ne SHBA apo ne Europe ku jetojme ti dhe une?


    Pra interesi jone kombetar kush eshte, perkrahja amerikane apo vet mbijetesa jone?

    Gjithashtu nje pyetje tjeter qe duhet ti besh vetes si qytetar apo pretendues i te qenurit qytetar anglez eshte: nese lufta nuk shkon mire atehere kush do ishte pozita juaj perballe nje ligji ushtarak (si ai ne luften e Vietnamit ku te mblidhnin nga shtepia dhe te dergonin ne xhungel)?


    E pra interes kombetar eshte te shikosh larg dhe jo vetem per sot! Une vet kam qene dhe jam pro perkrahjes amerikane nga shteti shqiptar, jo nga une, por kjo perkrahje duhet te vazhdoje deri aty ku nuk cenohet mbijetesa apo siguria shendetesore e imja si shqiptar. Dhe lojrat me armet berthamore me cenojne mua si banor i Ballkanit me teper se ju qytetaret e Anglise apo Amerikes! Gjithashtu me cenon cdo lufte qe behet ne nje zone afer Shqiperise dhe Europes, per vet shkakun se me kollaj mund te transferohen problemet (si psh. emigrimi i njerezve, emigrimi i krimit te organizuar dhe armeve, emigrimi i fontamentalizmit dhe ekstremizmit, acarrimi i raporteve dypaleshe ne zonen e gjere qe permban Kaukazi, Lindja e Mesme dhe Ballkani te cilat sebashku krijojne trekendeshin e pasigurise globale, dhe nuk ka dyshim qe ekziston nje lidhje problemesh midis ketyre tre zonave!).

    Popuj me ta ardhme dhe me prestigj jane popujt largpames! Dhe nuk mund te quhet politike largpamese ajo politike qe nuk vlereson hollesite gjeostrategjike. Pra Europa dhe Shqiperia mire do ishte ta ket parasysh afrimitetin gjeografik me keto vende!

    Gjithashtu tjeter eshte roli i qytetarit te ndergjegjesuar nga politikani i lakuar (pra le te beje politikani detyren e vet, por edhe une si qytetar detyren time, keshtu krijohet nje fare mesatareje midis qellimeve dhe mjeteve)!

    Per sa i perket Afrikaneve po ti kerkoni mire temat ne kete forum do gjeni shume tema te hapura nga une, qe per shkaqe te pashpjegueshme kane rene ne harrese!

  8. #18
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Besoj se lufta me Iranin do i zgjidhi problemet Deusit dhe shume emigranteve te tjere shqiptare ne Angli!

    Me ne fund do e kene edhe ata mundesine te behen shtetas angleze, duke kaluar fillimisht nga trupat e armatosura sigurisht! Londra do e kuptoje vetvetiu pas shpalljes hipotetike te kesaj lufte se do duhet te rrisi numrin e trupave te armatosura me njerez re kategorise se fudnit, emigrantet si pune e Deusit dhe si puna ime, qe po iken per dhjam qeni nuk do i plasi ndokujt... kurse po vrane shume do fitojne midis nenshtetesise nje post ne Parajsen britanike! Por per sa kohe do zgjasi Parajsa ku njerezit nuk preukupohen per te dhe te gjithe kane rene ne dashuri me Ferrin?

    Zoti qofte me Ju dhe Irani me veten!

    Megjithate une e perseris : nese Irani ka fuqi berthamore kjo lufte nuk do ndodhi kurre! Dhe nese akoma ndodh atehere ne Shqiptaret dhe Europianolindoret do luteshim qe te mos kishte ndodhur!

    Nga njehere bej cudi me Token sesi i duron qelbesirat njerezore mbi vete!
    Heeem kryeplak e ke kapur me ne fund teorine e emigrantit shqiptar ose filozofine e emigracionit.

    Deri kur ne do i servilosemi jo te vertetes dhe jo-argumentimit faktik, po do ndjekim deshirat dhe interesat tona personale ne kuadrin e te da-shurruarit te njerzimit, asnjehere skemi per te dale nga gropa e halese qe gjendemi, megjithe fosforizimin e Amerikes per ta na ndricuar.

    Eh pikerisht asnje sot nuk gjykon dicka nga pikepamja e drejtesise, por gjykon nga pikepamja e paragjykimeve dhe e paranojave qe iu jane futur ne tru shpesh me deshire apo mosdeshire te personave ne fjale.

    Eshte per tu theksuar fakti se ne demonstratat e antiglobalisteve, duke djegur dyqane dhe banka dhe duke prostestuar ne mynyre te dhunshme asnje prej shqiptareve nuk e mori rolin e prokurorit publik forumist per ti denuar .Por ne realitetin e indoktrinimit te mendimit ne kohen e sotme, te gjithe behen prokuror te sulmeve ndaj amabasadave daneze dhe denojne nje qyteterim te tere per shkak se turma eshte bashkesi e pakontrolluar!.Pse nuk u ngriten keto njerez dhe te demaskojne antiglobalistet ne djegiet e tyre dhe ne prishjen e rendit qofte ne Europe, Angli apo ne Amerike.Zera te mekur dhe te painteresuar per ceshtjen ne fjale.Ceshtje e cila nuk eshte prekur akoma nga indoktrinimi mediatik, per nje lufte boterore dhe ndarje njerzore duke iu referuar emicioneve dhe aspak llogjikes se drejte.

    Pra shqiptaret tone te nderuar gjithmone te uritur nga deshira per te qene mire materialisht, i bejne dem shpirtave te tyre, duke jua mangesuar drejtesine dhe mos-servilizmin.Te uritur per nje vize shengel , nje pashaporte amerikane ose angleze i vertisin mendimet dhe fjalet rreth boshtit qe siguron mireqenie personale, per vete ato, pa pasur asnje paragjykim dhe antidoktrinim per veten.

    Pikerisht interesi,hipokrizia, budalluku, besimi, mosllogjikimi, mosperceptimi,paragjykimi, indoktrinimi, tele-mashtrimi,frike-dashuria e pasinqerte jane te gjitha shkaqet qe shumica e njerzve mendojne se interesi personal duhet te jete ne dem te interesit te pergjithshem njerzor.


    Une mendoj se Irani eshte nje Taivan per boten Islame sunite.Irani thjesht, me shume me duket nje ngritje artificiale per ti bere nje presion me "duart e tyre" botes Islame sunite ne te ardhmen.Kete e mendoj sepse e njeh teorikisht Iranin ne lidhjet e tij me muslimanet e tjere sunite.

    Theniet e Ahmedinaxhanit per zhdukje te Izraelit nga harta e botes me kujtojne theniet e Musharafit kur beri grushtin e shtetit ne pakistan qe deklaroi perzenien e ushtareve amerikane nga pakistani te cilet ishin me mision special.Pastaj cfare nndodhi ?


    Pikerisht karta e analizes Huntitoniane A dhe B ne lufte .
    A ndihmon C dhe e fuqizon ate per te shmangur pasojat e drejteperdrejta nga perplasja me B.
    Rasti Kinezo-Japonez ose Rasti Kinezo-Taivanez.Rasti Ruso-Turk ne luften e ftohte.Rasti USA-KUBE ne luften e ftohte.Pra japonia u ndihmua nga USA kunder Kines po keshtu dhe Taivani.E njejta gje ndodhi ne Korene e Jugut.Te njejten gje beri Natoja kunder Traktatit te Varshaves duke ndihmuar Turqine.Te njejten gje beri Rusia duke ndihmuar KUBEN.

    E pra dhe Irani nuk besoj se te dale nga kjo formule.Te ishte ashtu, se do ishin ne lufte nuk do ia japte amerika Shiteve pro-Iraniane pushtetin ne irak.

    Per mendimin tim nese do kete nje lufte USA-IRAN do te jete ne ndihmen e muslimaneve dhe lindjes se mesme kunder pushtuesit amerikan.Amerika do i kete te gjithe krahet e zbuluar dhe nuk mendoj se analistet amerikane do jene kaq te pandergjegjshem ne kete gje.Nese Amerika do sulmoje Iranin une atehere do falenderoj Zotin per gabimin me te madh qe do behet nga amerika dhe nga humbja e cdo legjimiteti te luftes se saj ne lindjen e mesme.Njerzit pastaj nuk do jene me moderator dhe ektremiste po do jene te gjithe kryengrites dhe clirues pa dallim.Teza e Grabitjes se Islamit nga Bin Ladeni do bie poshte.Do ngrihet teza e grabitjes se mendjev te njerzve nga sionistet Cifuto-perendimore.

    Megjithese per mua eshte shume i veshtire ky sulm per arsye strategjike lufte duke ditur qe lufta eshte hile dhe jo e varur nga fuqia ushtarake iraniane apo amerikane.Mendoj se Siria do jete ne fokusin e strategjise amerikane dhe do zbatohet se shpejti.

    Edhe sikur te uroj nje bote me te paqme tashme dihet se vendimet ne administraten cifute bushiane jane marrur dhe shqelmi mbi njerzimin do bie se shpejti.

    Ajo qe me shqeteson me shume eshte fakti shqiptar i cili i shikon ameriken si ajo pula kllocke qe i rrit si te vegjlit e saj pa harruar aspak se "Pula kllocke" kaq 5 vjet qe eshte shterpe(sterile).Dhe tifozlluku i tyre i papare pro Izraeliteve Jevgjite te cilet nuk kane asnje te perbashket me shqiptaret pervecse ne aspektin shpirteror qendrojne shume larg kristianizmit dhe islamit.Pikerisht pa dashur te quhem nga te vetkenaqurit bukshkale ndaj amerikes, megjithese forcen dhe shendetin qe ma ka dhene Zoti, doja te kujtoja se te tille njerez servile dhe inpotente, duke mashtruar vetveten do i sherbenin shume mire cdo lloj force qofte ajo dhe antishqiptare ose proshqiptare mjafton qe te kishte ne stemen e saj fjalen.(Dokumentacion legal)

    Sipas teorise se tyre mbylle gojen edhe kur ke te drejte, do ishin shume mire dje spiunat e gjermaneve fashiste, jeniceret e Osmanllinjve , kryqezatoret e Kryqezatave, Oficeret e KGB dhe ndoshta ne te ardhmen me shtimin e aleances panortodokse sllave-greke do ti gjeje nga deshira e madhe per te ruajtur koken ne dem te te tjereve dhe nen ndonje sherbim pa pagese qe fillon me "U" ose me "A".


    Irani nese sulmohet shqiptaret as kane per te rregulluar gje me fjalet e tyre dhe as kane per te prishur ndonje gje.E vetmja detyre njerzore per shqiptaret eshte te gjykojne drejte pa asnje interes personal apo interes te vetquajtur kombetar ne dem te nje interesi me te larte sic eshte ai Human dhe interesi per nje shoqeri me te mire njerzore larg kercenimeve dhe pushtimeve per te qene gjithmone ne majat e akullnajave megjithese keto te fundit nga crregullimi i sistemit po fillojne te shkrihen dhe ndoshta vjen nje dite kur Anglo-Amerika na behet shkretetire dhe .... .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 14-02-2006 mė 12:46

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    Irani nese sulmohet shqiptaret as kane per te rregulluar gje me fjalet e tyre dhe as kane per te prishur ndonje gje.E vetmja detyre njerzore per shqiptaret eshte te gjykojne drejte pa asnje interes personal apo interes te vetquajtur kombetar ne dem te nje interesi me te larte sic eshte ai Human
    dhe fetar islamik... mos deshe te thuash... se po te ishte per interes human e njerezor do te kishe bertitur me kohe ketu ne forum kunder shkeljes me te dyja kembet e edhe me b'ythe te te gjitha te drejtave HUMANE ne vendet muslimane...

    E po te ishte per interes HUMAn do te kishe perkrahe clirimin e Irakut nga vrasesi i milionave... etj etj...

    Pra mos na shit p'ordhe te drejtash HUMANE per te maskuar fanatizmin tend te verbet fetar.


    dhe interesi per nje shoqeri me te mire njerzore larg kercenimeve dhe pushtimeve per te qene gjithmone ne majat e akullnajave megjithese keto te fundit nga crregullimi i sistemit po fillojne te shkrihen dhe ndoshta vjen nje dite kur Anglo-Amerika na behet shkretetire dhe .... .
    dhe.... mu aty ku ka pas qene Londer dikur, do vije forumi126 hipur maje deves (me 2 gunga) ne krye te karvanit me companine e arabo-shqiptareve te forumit (grate ne fund), e do ta ngule cadren mu ne mes.

    Mandej do te hape nje pus (se Tamis do te jete thare) nja 200m e do pijne nga pusi i forumit e do te lulezoje nje OAZ, si nuk ka pase kurre me pare...
    e do shkarkohen qylymat e ibriku i kafes, e ibriku i cajit... e do filloje dajreja.. e fyelli... me hitet e fundit te beduineve...

    xhenet more xhent do te behej .....

    Por sa te presesh te behet perendimi shkretetire... pse nuk hidhesh nje "trial period" andej nga Saharaja apo Arabia (tek kjo e fundit ke edhe Iranin me afer)..

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Presidenti i RII tha se Irani ėshtė njė vėnd i madh dhe me mundėsi tė shumta dhe se mban vetveten dhe nuk i trėmbet kėrcėnimeve. Mahmud Ahmadi-Nezhad nė njė intervistė me gazetėn amerikane USA Today, tha se aktualisht shumė vėnde kėrkojnė tė bashkėpunojnė me Iran-in dhe megjithėse disa vėnde kėrkojnė tė na kufizojnė i bėjnė dėm vetes, sepse ka kaluar koha e njėanshmėrisė nė botė dhe duke vėnė theksin nė sjelljen jo tė mirė tė liderve amerikan ndaj popullit iranian kryesisht muajve tė fundit, tha se amerikanėt e kanė mbushur mėndjen me bomba dhe nuk kanė lėnė vėnd pėr mendim dhe llogjik, por ka kaluar kjo kohė sepse sot ėshtė koha e llogjikės dhe e mendimit. Mahmud Ahmadi-Nezhad lidhur me mundėsinė e bisedimeve tė drejtpėrdrejta tė Iranit me Amerikėn, tha se ne jemi njė vėnd islamik dhe baza e myslimanėve ėshtė llogjika dhe dialogu dhe kemi thėnė se pėrvec pushtuesve tė Ghodsit mund tė dialogojmė me tė gjithė nė mėnyrė tė drejtė, por Amerika me kėrcėnimet e saj dhe me imponimin e menyrave tė saj nuk ėshtė e pranueshme dhe se qeveritaret amerikan duhet tė ndryshojnė mėnyrat e tyre me Iranin. Ai duke vėnė theksin nė dėshirėn e iranit pėr tė ndihmuar tė prekurit nga uragani Katrina dhe pengimin nga Amerika dhe pėr mėsimin e gazetareve amerikanė nė Iran, si dhe pėr propozimin e iranit pėr linjė tė drejtė ajrore Teheran-Nju Jork, tha se ne nuk kemi asnjė problem me popullin amerikan dhe mendojme se tė gjithė kanė nevoje tė jetojnė nė liri dhe paqe. Mahmud Ahmadi-Nezhad lidhur me qėndrimin e amerikės nė mbėshtetje tė ofenduesve te pejgamberit tė islamit tha se ata ende nuk e dinė se c’po ndodh aktualisht nė botė dhe pėr shkak tė sjelljes sė tyre sot ėshtė shtyar vala e urrejtjes sė popujve ndaj qeverisė amerikane dhe lidhur me krijimin e njė grupi kėrkimor pėr analizimin e holokaustit, tha se perėndimi nė vėnd qė tė japė njė pėrgjigje shkencore na akuzon pėr dhunė. Ai tha se cėshtja mė e rėndėsishme nė LM ėshtė Palestina dhe u shpreh se Regjimi Sionist me preteksin e holokaustit cdo dite vret popullin palestinez dhe kėrcėnon qetėsinė e rajonit dhe nėse qartėsohet cėshtja e holokaustit mund tė merret vendim mė mirė pėr Palestinėn. Mahmud Ahmadi-Nezhad tha se nėse holokausti ekziston, atėherė perėndimorėt duhet ti paguajnė dėmet dhe jo populli palestinez dhe nėse sqarohet cėshtja e holokaustit zgjidhet dhe cėshtja me e rėndėsishme e LM.

Faqja 2 prej 40 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Interviste e ish-ambasadorit te RII ne Tirane.
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 08:07
  2. Ali Komeni, zoti i vėrtetė i Iranit
    Nga Cimo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2007, 12:46
  3. Irani pergatit trupat per sulm ndaj Izraelit
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2006, 07:21
  4. IRNA: Kryeministri shqiptar uroi presidentin iranian pėr zgjedhjen
    Nga Wordless nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 01:05
  5. Bush i gatshem te sulmoje Iranin
    Nga Dito nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 119
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 18:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •