A. M
Me një titull dykuptimësh ngjitet në skenën e re të Teatrit Kombëtar, sot edhe nesër. “Kosowars” është vepra e dramaturgut dhe regjisorit Aqif Mulliqi e cila pas një “turneu” në disa festivale ndërkombëtare, mes të cilave dhe atë të Edinburgut, ngjitet në skenën e Tiranës.
Interpretojnë vetëm dy aktorë, Ismet Azemi dhe Avni Dalipi të cilët interpretojnë rolet e një ushtari serb dhe një kosovar, të cilët pasi takohen zbulojnë që kanë jetuar në të njëjtin, qytet, në të njëjtën lagje e pallat, por emigracioni i kishte larguar në Amerikë.
Sipas Mulliqit aktorët interpretojnë në tri gjuhë shqip, serbisht dhe anglisht, për të paraqitur më mirë rrugëtimin dhe fatin e tyre. Edhe pse pjesëmarrës në luftën e Kosovës (Kosowars), Mulliqi thotë se është munduar të distancohet nga ky fakt e ta paraqesë gjithçka në mënyrë artistike. “Eshtë një shfaqje kundër luftës dhe dhunës, edhe pse merr shkas nga lufta”, u shpreh Mulliqi dje në konferencën për shtyp.
Krijoni Kontakt