Tungjatjeta paç kolombi/ ose "mesazh i automatizuar i forumit"Postuar më parë nga kolombi
Kjo porosi e juaja më bëri me e kujtu thënjen e Rocco në The Boondock Saints: "funny! funny! funny!"
Me të vërtet më bëri me qeshë kjo porosi - ndoshta se i besova titullit të porosië.
Megjithatë, nuk është me qeshë se qysh prej se e keni pas faqen ne geocities diku si "shqirtiishqiptarit...." më ka tërheq. Ja se fjala Shqiptar, e të qenit Shqiptar më ka bë me hy në këtë kuvend.
Fatkeqësisht, tash po e kuptojë se ky kuvend paraqet se si ju e kuptoni të qenit Shqiptar: e pavlefshme. Ndryshe nuk mundem me e arsyetu se si ju lejohet dy njerëzve që i përçajnë aq shumë Shqiptarët me shkru aq shumë gati çdoherë duke i përul aq shumë Shqiptarët. Pra, fatkeqësisht, ata njerëz - që unë ju drejtova pyetje - janë mishërim i këtij forumi se në çdo shkrim të tyre mund të vërehet si të jetë titulli: Shqiptarët nuk vlejnë gjë. Njëri thotë njëra gjysmë e Shqiptarëve nuk vlejnë gjë, tjetri thotë se gjysma e tjetër nuk vlejnë. Rrjedhë se, që të dytë të bashkuar po thonë se "Shqiptarët nuk vlejnë gjë."
Ashtu në mënyrë të "automatizuar" sikur që e keni dërguar këtë porosi, nëse mundeni me e bartë temën time prej Koshi së paku në "Fjalë pa doganë" ose përshtatet edhe në "Për ideal të partisë" se ju është drejtuar atyre që shohin parti para kombit.
Nëse ajo nuk është e mundur po ju falenderoj edhe unë juve për mirëkuptim.
Krijoni Kontakt