Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Edhe une nuk do te thosha se Bibla ka pak filozofi per te mos thene fare. Ajo eshte kaq e thjeshte sa mund ta kuptoje dhe nje njeri i pashkolluar dhe kaq e e thelle sa eshte e veshtire ta kuptoje dhe nje teolog i madh.
    Per mendimin tim ne Bibel egzistojne gjithe pergjigjet per ēdo lloj pyetje, ne kundershtim me filozofine e cila shtron pyetje por nuk jep pergjigje.
    Star craftit
    Bibla nuk eshte aspak e varfer ne histori dhe ne te nuk egziston mediokriteti. Nje sqarim: Krishti ishte Biri i Perendise, informatat e tua nuk jane te sakta.
    faktin tjeter se si ka mundesi qw Krishti ishte Bir Perendie dhe Bir i Marise, perseri ka nje shpjegim llogjik.
    Pa dashur te hyjme ne anen fetare te ēeshtjes, shkurt, do te thosha se Bibla e ka edhe kete pergjigje te "veshtire". Fakti qe njeriu u rrezua (kopshti t Edenit), solli si pasoje qe dhe gjithe njerzit e tjere te mbartin ne veten e tyre mekatin. Ne kete menyre as nje njeri nuk mundej qe te behej Shpetimtar, sa per veten e tij dhe aq me teper per te tjeret. Pra nevojitej qe te ishte dikush, i cili duhej te ishte i shenjte, i paster, i cili duhej te kishte njekohesisht dhe natyre njerezore. Pra nevojitej Dikush i cili duhej te ndermjetesonte midis njeriut dhe Perendise, i cili do te ishte 100% njeri dhe 100% Perendi. Dhe ky ishte Jezus Krishti (Zoti). Megjithese ishte prane Perendise, ishte Perendi(Zot) , pranoi me vullnetin e Tij te plote te merrte natyre njerezore dhe te merrte ne kryq vendin e njerit te rrezuar. Pra jeta e Tij, fjalet e Tij, natyra e Tij, vdekja e Tij, ringjallja e Tij, flasin per vete egzistencen e Perendise (Zotit).
    Dhe e dyta Bibla asnjehere nuk thote qe te besosh si i verber, por thote "heto dhe beso".
    Me respekt The Hobbit
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  2. #12
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    The Hobbit,

    Jezu Krishti nuk eshte i biri i Zotit, e aq me pak Zoti.

    Kush e ka pare Zotin?

    Ku e di ti se ai paska qene i zgjedhur nga Zoti te ndermjetesonte mes tij dhe njerezve?

    Kush e shkroi, dora e kujt e shkroi Biblen?

    Kush e ka pare Krishtin te kryqezohet?

    Si mund te jete biologjikisht i biri i Shen Marise, e te jete edhe Zot (Jo-njeri, Krijues e jo I Krijuar) ose i biri i Zotit?

    Po pse te kryqezohet Zoti, per ta "shpetuar" njerezimin?

    A nuk qe ai vete qe e Krijoi kete njerezim? Nga kush, prej cka do e shpetoje ai tash?

    Bibla eshte libri me medioker i botes ne te gjitha koherat moderne te saja. Nese e ke lexuar Biblen me kujdes, e veren urrejtjen ndaj cdo njeriu tjeter qe nuk eshte i Krishtere.

    E kjo s'ka aspak filozofi, bile me shume primitivizem.

    Edhe per se fundi, pse njerezit thjeshte nuk "krijohen" nga Zoti, por me ane te proceseve natyrore dhe biologjike (Lindjes) shumohen?

    Me te a'mla!

    StarCraft

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga StarCraft
    The Hobbit,

    Jezu Krishti nuk eshte i biri i Zotit, e aq me pak Zoti.

    Kush e ka pare Zotin?
    Nese njerezit do ta shikonin FYTYREN e Zotit ata nuk do te "besonin" por do ta SHIKONIN ate. Zoti popull te tij konsideron ata qe besojne tek Ai vetem duke pare madheshtine e VEPRAVE te Tij.

    Ku e di ti se ai paska qene i zgjedhur nga Zoti te ndermjetesonte mes tij dhe njerezve?
    Ate e dine me miljarda njerez ne bote qe e kane emrin te Krishtere pikerisht se besojne tek Zoti i tyre Jezu Krisht. Une e di pasi e kam lexuar Biblen, Fjalen e Perendise.

    Kush e shkroi, dora e kujt e shkroi Biblen?
    Puna e sekretares ne nje zyre ka te beje me shtypjen e te gjitha dokumentave qe punedhenesi i citon. Ate dokument e ka shtypur sekretaria por e ka perpiluar punedhenesi. E njejta gje edhe me Biblen, te zgjedhurit e Perendise shkruajten Fjalen e Tij.

    Kush e ka pare Krishtin te kryqezohet?
    Bashkekohesit e tij, dhe sot e kesaj dite jane shpetuar shume pjese nga kryqi ku eshte kryqezuar dhe carcafi me te cilen u mbeshtoll trupi i tij pasi u ul nga kryqi. Nese ti nuk beson ne egzistencen e Jezu Krishtit, ti nuk beson ne historine e njerezimit pasi asnje historian nuk e ka hedhur poshte deri me sot egzistencen e Jezu Krishtit. Jo vetem aq, por edhe koha qe jetojme zanafillen e ka 2000 vjet me pare me kryqezimin e Jezu Krishtit.

    Si mund te jete biologjikisht i biri i Shen Marise, e te jete edhe Zot (Jo-njeri, Krijues e jo I Krijuar) ose i biri i Zotit?
    Perse ben ate pyetje dhe nuk ben pyetjen tjeter: Si ka mundesi qe dielli lind cdo mengjes, qe te gjitha ujrat derdhen ne det dhe deti asnjehere nuk tejmbushet, se si jane krijuar yjet? Keto pyetje, flasin per madheshtine e Krijuesit, dhe ajo qe eshte e pamundur per ne njerezit nuk do te thote se eshte e pamundur per Krijuesin e Gjithesise.

    Po pse te kryqezohet Zoti, per ta "shpetuar" njerezimin?
    Ati ose do ta ndeshkonte njerezimin, ose do ti tregonte rrugen e jetes. Ai dergoi profetet por ata njerezit i zune me gure dhe nuk i besuan. Atehere ai degoi te Birin, drite prej drite perendie te verteteve prej Perendie te vertete, qe eshte nje me Atin ne Shpirt dhe qe kish qendruar ne te djathte te tij qe nga krijimi i gjithesise. Njerezit i shkelen urdherimet e Zotit dhe debuan profetet e tij, atehere nuk ngeli gje tjeter vecse Zoti tu falte njerezve Shpirtin e Tij te Shenjte ne menyre qe ky Shpirt ti udhezonte ne rrugen e duhur drejte Jetes. Ati eshte Perendi e Dashurise dhe Meshires.

    A nuk qe ai vete qe e Krijoi kete njerezim? Nga kush, prej cka do e shpetoje ai tash?
    Do ta shpetoje nga pushteti i djallit Satana, kryengjelli rebel i dikushem i Zotit.

    Bibla eshte libri me medioker i botes ne te gjitha koherat moderne te saja. Nese e ke lexuar Biblen me kujdes, e veren urrejtjen ndaj cdo njeriu tjeter qe nuk eshte i Krishtere.
    E kjo s'ka aspak filozofi, bile me shume primitivizem.
    Bibla eshte i vetmi Liber i Shenjte ne bote qe e shpalos historine e njerezimit, fillim mbarim. Eshte Libri me i lexuar ne Bote. Bibla ka edhe nje element te magjishem: I HAP SYTE VETEM ATYRE QE E KERKOJNE TE VERTETEN ME GJITHE ZEMER ASHTU SIC U ERRESON MENDJEN DHE SHIPIRTIN TE GJITHE ATYRE QE U PELQEN TE LUAJNE ROLIN E ZOTIT!

    Edhe per se fundi, pse njerezit thjeshte nuk "krijohen" nga Zoti, por me ane te proceseve natyrore dhe biologjike (Lindjes) shumohen?
    Pyete baben dhe nenen tuaj se cili ka qene momenti me i lumtur i jetes se tyre. Jam i bindur qe ka per te thene "diten qe linde ti" pasi te sjellesh nje jete te re ne bote nuk eshte dicka biologjike eshte hyjnore.

    Me te a'mla!

    StarCraft
    Edhe ju, dhe sa here qe keni pyetje mos nguroni te pyesni.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet nė Bllog
    22
    Arsyeja qe e hapa kete teme, nuk ishte kthimi i saj ne nje teme fetare, perkundrazi. Nese e keni lexuar librin e postuar me lart, dhe nese e keni kapur mesazhin e tij, duhet qe ne kete moment ti beni vetes pyetjen e thjeshte:

    Valle cfare eshte gjeja me me vlere ne jeten time?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Starcraftit
    Ndoshta eshte e tepert qe une te pergjigjem, pasi Alboja tashme e ka sqaruar qarte. Eshte nje teme me te vertete ku mund te themi shume, por ndoshta nuk eshte ketu vendi i duhur.
    Falenderoj Albon dhe...
    do doja te te kerkoja ndjese qe tema mori kete drejtim, por te mos harrojme se kemi te bejme me Shkrimin e Shenjte, ku nuk mund te perjashtosh anen fetare, dhe disa gjera duhen sqaruar
    tek te tjeret ne lidhje me te.
    Ne fakt qe ne fillim nuk egzistonte ndonje lloj pyetje konkrete,
    keshtu qe tema mori diskutim te lire, megjithate...
    Le te kthehemi tek pyetja.
    Ato qe gjeja dikur me me vlere ne jeten time, ishin pikerisht ato gjerat qe kerkon sot nje njeri i zakonshem dhe pak a shume dhe ato qe permend dhe predikuesi (Eklisiastis). Sigurisht jo ne masen e tij. Dhe per kete jo pa qellim permenda dhe jeten e Perdikuesit, ne shkrimet me lart, sepse ishte nje njeri qe kishte provuar te gjitha gjerat dhe ne masen me te larte.
    Nese do te pyesje nej njeri te zakonshem, ai do te te thoshte se ndoshta keto jane endrrat dhe objektivat per jeten e tij. (pasuria, pushteti, lavdia, dituria, kenaqesia e epsheve, deshirave, pasioneve etj, etj.
    Por ajo qe gjeta me me vlere ne jeten time( sigurisht nen driten e Fjales) eshte njohja e Perendise, pranimi dhe zbatimi i urdherimeve te Tij.

    pershendetje The Hobbit!
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  6. #16
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Albo,

    ne nuk i kerkuam pergjigjet e pyetjeve te ndaluara, por pergjigjet e pyetjeve qe DUHET e NUK kane pergjigje.

    Ti shume mire ma shpjegove Biblen (te cilen e di fund e permaje por nejse) mirepo prape nuk me the se kush e krijoi Krijuesin?

    Kur u krijua Ai? Pse u krijua Ai (mos me thuaj qe u krijua per te na krijuar neve se kete tashme e di nga retorika).

    Jezu Krishti ka qene nje njeri i thjeshte si une e si si, mirepo ka qene i frymezuar nga Zoti te ligjeronte per Zotin dhe Krijesat e VEPRAT e tija "madheshtore"

    Ha njemend, Krishterizmi u pranua si fe zyrtare vetem ne shekullin e trete nga Perandor Konstandini, (nje Ilir ne Perandorine Romake) e nuk qe njefare lloj mrekullie sic pretendon ta paraqesesh ti. Ajo u pranua vetem se njerezit filluan te rebelohen (njerezit qe shpesh shnderrohen ne masa dhe shkojne nga i drejton Udheheqesi) dhe shume incidente te medha ndodhnin mes te Krishtereve dhe te tjereve.

    Krishti ka ekzistuar, ate nuk e mohon askush por une nuk e di se dikush e ka pare me syte e tij se si eshte kryqezuar dhe perse eshte kryqezuar ai.

    E nese me te vertete eshte kryqezuar, arsyet mund te jene te shumta. Nje mund te jete kryqezuar se ka qene ndonje lloj Udheheqesi i atyre rebeleve qe e pata fjalen, ose se e ka bere ndonje "faj" dhe duhej ndeshkuar. Ato lloj gjerash s'kane qene te cuditshme ne ate kohe.

    Por, nejse mendimet ndryshojne. E kam vetem edhe nje koment per ta shtuar dhe mbarova. Libri me i lexuar ne bote eshte Kura'an-i e jo Bibla.

    StarCraft.

    P.S. Albo, si shume Konfident me dukesh ne veten, sic do thoshin andej nga Philadelphia "Very, very Cocky..."

  7. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Se pari sic e tha edhe Albo, tema ka qellim filozofiko-fetar e jo thjesht fetar, e aq me teper fetar mbi ekzistencen e Zotit.
    Kalimi ne nentema tregon nje dobesi e kryenecesi personale qe eshte e fryre nga padija ne keto drejtime, ose vetemashtrimi se me dy gishta liber dime gjithshka...

    Argumentet e tua Starcraft jane shume segmentare, te pa argumentuara, edhe inerci e nje fantazie personale te bazuar teresisht ne parimin se ti DI...!

    Gjithashtu me duhet te te them se ke nje perzierje ne vetvete ateisto-idealist e fetar (musliman tradicionalisht, kam pershtypjen), sikurse jane ne pergjithesi "ateistet" e Evropes lindore, e me teper te Shqiperise...

    E them kete se kjo ka te beje shume me menyren se si ti formulon veten tende edhe mendimet e tua, duke qene krejtesisht nje individ i bazuar ketu ne copa te ndryshme mendimesh qe kundershtojne njera-tjetren.

    A e ke pyetur ndonjehere veten, se si ka mundesi qe me Krishtin ka ndryshuar e gjithe rrjedha e historise njerezore?
    Ndryshoi kalendari, duke u ndare me te, ne para Eres se re, edhe pas eres se re (era, periudha, koha) qe solli mesazhi i Krishtit,.
    Ndryshoi historia e nje perandorie, ndoshta me e sukseshmja ne te gjithe historine njerezore, pa dhune..te krishteret nuk sulmuan me terrorizem perandorine romake per ta marre nen kontroll (metoda qe sot po perpiqen ti bejne islamiket me perendimin), por per me teper u vrane me miliona si pasoje e konfesionit ne Krishtin.
    Nje bote e tere, civilizime te panumerta u bazuan edhe u krijuan nga Krishti (mesazhi i tij)..kush e di se ku do te ish bota sot pa te...

    SI KA MUNDESI QE TE KETE QENE NJE RRENE KAQ E MADHE?

    Qe jetoi edhe u kryqezua kete e vertetojne edhe burimet e historianeve te asaj kohe (shih forumin fetar), e verteton vete jeta e Kishes...

    Sa per pyetjet e tjera ne lidhje me ekzisencen e Zotit, u jemi ballafaquar kush e di sa here tek forumi fetar...ketu eshte e pavend.

    Mesazhi me filozofik i ndonje feje ne te gjithe historine njerezore eshte mesazhi i fese se Krishtit.

    Perendia u be njeri qe te shpetoje njeriun, edhe dha jeten per te..

    ashtu sikunder nje prind do ta bente per femijen e tij...

    Ndersa te gjitha fete e tjera pa perjashtim, nuk jane vecse nje sistem recetash se cfare duhet te beje vete njeriu..edhe keto receta kane rregulla nga supersticiozet e deri tek ushtarako-politikanet e terroristet...

    A eshte e mundur qe Perendia te jete bere njeri per ne? Kjo eshte pyetja qe mahnit ne absurditet anti kristianet...

    Perse jo? Kush e percakton se nuk behet..ti, une, nje qe vetequhet profet...? Kush pra?

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga StarCraft

    ne nuk i kerkuam pergjigjet e pyetjeve te ndaluara, por pergjigjet e pyetjeve qe DUHET e NUK kane pergjigje.
    Cdo pyetje e ka nje pergjigje te drejte e te vertete ashtu sic ka vetem nje Zot, ashtu si femija ka vetem nje At. Ka njerez qe kerkojne te mesojne pergjigjet e pyetjeve ashtu sic ka nga ata qe ngrejne jeten e tyre mbi tabu.

    Ti shume mire ma shpjegove Biblen (te cilen e di fund e permaje por nejse) mirepo prape nuk me the se kush e krijoi Krijuesin?
    Kur u krijua Ai? Pse u krijua Ai (mos me thuaj qe u krijua per te na krijuar neve se kete tashme e di nga retorika).
    Pyete Krijuesin juaj, Atin tuaj biologjik qe eshte shembelltyra e Atit hyjnor: Perse ke lindur ti o bab? Kush te ka lindur ty? Ajo pergjigje qe ai do te japi eshte edhe pergjigjia qe Zoti do te jepte. Njeriu eshte shembelltyre e Zotit ashtu si femija eshte pasqyra e prindit.

    Jezu Krishti ka qene nje njeri i thjeshte si une e si si, mirepo ka qene i frymezuar nga Zoti te ligjeronte per Zotin dhe Krijesat e VEPRAT e tija "madheshtore"
    Perse flet per nje Zot qe nuk e njeh? Jezu Krishti ishte njeriu i pare qe shkeli vdekjen dhe u ringjall te treten dite. Ai nuk ka se si te jete si une e si ti. Ai eshte Zot i te krishtereve!

    Ha njemend, Krishterizmi u pranua si fe zyrtare vetem ne shekullin e trete nga Perandor Konstandini, (nje Ilir ne Perandorine Romake) e nuk qe njefare lloj mrekullie sic pretendon ta paraqesesh ti. Ajo u pranua vetem se njerezit filluan te rebelohen (njerezit qe shpesh shnderrohen ne masa dhe shkojne nga i drejton Udheheqesi) dhe shume incidente te medha ndodhnin mes te Krishtereve dhe te tjereve.
    Konstandini se bashku me nenen e tij Helena jane ata qe krishteruan Europen edhe mbare boten pasi ne ate kohe perandoria romake shtrihej ne disa kontinente. Konstandinit i ka dale nje vegim ne gjume shenja e Kryqit teksa behej gati te sulmonte Romen per te marre pushtetin. Ate shenje qe ai nuk arrinte ta shpjegonte ne fillim, u dha te gjithe trupave te tij qe ta ngjitnin ne roben e luftes. Kur u be betaja pas pak ditesh, Konstandini korri fitore te paparashikuar pasi trupat e tij ishin me te paketa ne numer se ato te pretendentit tjeter per fronin perandorak.

    Qe nga jo dite Konstandini urdheroi Nene e tij qe te mesonte me shume mbi "fene e Kryqit" dhe ti sillte prova per kete besim nga vendi i Kryqezimit te Krishtit. Helena e gjeti proven ne Token e Shenjte, dhe kjo ishte nje pjese e drurit ne te cilen ishte kryqezuar Krishti, qe edhe sot e kesaj dite ruhet ne kishen e Shen Helenes ne Itali. Pas kesaj Konstandini e shpalli Krishterimin fe zyrtare te perandorise dhe vete eshte pagezuar ne moshen 90 vjecare.

    Konstandini besonte ne Zotin e te Krishtereve dhe nuk e beri nje gje te tille thjeshte per "mbajtjen e popullit te bashkuar". Dhe ate qe duhet te kesh parasysh gjithashtu, Konstandini nuk e shpalli veten Zot, sic ishte tradite e shume perandoreve te meparshem. Pagezimi i tij tregon gjynjezimin e tij perballe Zotit.

    Krishti ka ekzistuar, ate nuk e mohon askush por une nuk e di se dikush e ka pare me syte e tij se si eshte kryqezuar dhe perse eshte kryqezuar ai.
    Nese njerezit nuk do ta kishin pare me sy, atehere sipas jush kush e rrefeu historine e Tij? Jo me kot Jezu Krishti i zgjodhi dishepujt e Vet ne toke ne menyre qe te ishin deshmitaret dhe percuesit e Fjales se Tij. Dhiata e Re eshte shkruajtur pikerisht nga dishepujt e Krishtit.

    E nese me te vertete eshte kryqezuar, arsyet mund te jene te shumta. Nje mund te jete kryqezuar se ka qene ndonje lloj Udheheqesi i atyre rebeleve qe e pata fjalen, ose se e ka bere ndonje "faj" dhe duhej ndeshkuar. Ato lloj gjerash s'kane qene te cuditshme ne ate kohe.
    Njeriu i zgjuar pyet perpara se te dali me perfundime te veta te gabuara. Mos bej aludime per gjera qe ti ke informacion te paket dhe nese do te mesosh per Jezu Krishtin e jeten e Tij, libri e ka emrin Bibla. Mos prit qe te gjitha pergjigjet ti marresh nga te tjeret.

    Por, nejse mendimet ndryshojne. E kam vetem edhe nje koment per ta shtuar dhe mbarova. Libri me i lexuar ne bote eshte Kura'an-i e jo Bibla.
    E si mund te jete Kurani kur Krishterimi ka me shume besimtare ne numer se feja Islame? Kjo eshte afer mendjes.


    P.S. Albo, si shume Konfident me dukesh ne veten, sic do thoshin andej nga Philadelphia "Very, very Cocky..."
    Lexo filozofine e jetes ne librin qe kam postuar me lart dhe ti do te gjesh konfidencene humbur ashtu sic e gjeta edhe une e shume te tjere. Pasi ta besh kete, do te kesh mesuar me shume se gjithe jeta juaj shkollore e cila nuk te meson per jeten por per ate qe te rrethon.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Albo,

    me duket se i kemi huqur frontet. Ti e qellon ate te retorikes dermuese une ate te shurdhanit shekullor.

    StarCraft

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga StarCraft
    Albo,

    me duket se i kemi huqur frontet. Ti e qellon ate te retorikes dermuese une ate te shurdhanit shekullor.

    StarCraft
    StarCraft, problemi qendron se une flas per ato qe di, kurse ti flet per nje fe qe nuk e beson dhe nuk e njeh. Eshte njesoj si une te flisja per Budizmin ose fene islame te cilen une nuk e njoh dhe nuk flas.

    Por sic te thashe edhe me lart, dolem nga tema me komentet e tua pasi tema nuk eshte fetare por filozofike. Sikur te kishe marre mundimin te lexoje ate me lart, dhe te beje komentet perkatese, do te ishim duke diskutuar per te tjera gjera.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Çfare kuptoni me filozofi?
    Nga xfiles nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 21:34
  2. Gabimet biblike ne analizen teologjike dhe shkencore
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 21:07
  3. Asambleja Biblike
    Nga Acts17:11 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 08:52
  4. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  5. Burimet E Meditimit Filozofik Ne Islam
    Nga Hendrix nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 07:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •