Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    LAC- 2 police te vrare-merret peng autobuzi

    Rreth ores 14 te dites se sotme tre persona te panjohur kane rrembyer nje autobuz te linjes Kukes Tirane ne te cilin udhetonin rreth 40 pasagjere, mes te tyre edhe shume kosovare.Sipas mediave kryeqytetese pengmarresit jane te armatosur me kallashnikove, mitroloz dhe granata mesymese. Autobuzi me pengmarresit ka mundur te caje postbllokun e pare te policise duke perdorur granatat dhe bresherine e automatikeve duke lene te vrare dy police te rendit te Kurbinit. Forca te shumta policore dhe specialet e Reneas ne afersi te Kishes se Lacit kane mundur te bllokojne autobuzin ku jane vec dy nga pengmarresit pasi i treti u dorezua per shkak se ishte plagosur gjate shkembimit te zjarrit. Pasagjeret jane leshuar nga pengmarresit ne vende te ndryshme te aksit rrugor ku ndodhi ngjarja. Ne keto momente vazhdojne negociatat mes policise dhe pengmarresve. Identiteti i pengmarresit te dorezuar eshte bere i ditur dhe eshte banor i Kosoves. Deri ne keto caste ku ora shenon 16 e pasdites kjo eshte situata sipas mediave shqiptare.
    Sipas korespondenteve te mediave te pranishem ne vendngjarje pengmarresit duket se jane shprehur se kane problem me shtetin shqiptar dhe jo me grabitjen e pasagjereve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 08-02-2006 mė 11:05
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pengmarrje nė njė autobus nė Shqipėri, dy tė vdekur

    Tiranė, 16:20


    Sė paku dy persona janė vrarė gjatė tė shtėnave me armė zjarri mes policisė shqiptare dhe disa personave tė armatosur tė cilėt sot pasdite rrėmbyen njė autobus nė Shqipėrinė veriore dhe ende mbajnė peng njė numėr tė panjohur tė udhėtarėve.

    Njėri nga tė vrarėt ėshtė rrėmbyes, ndėrsa njė tjetėr ėshtė polic, ndėrsa mediumet elktronike shqiptare lajmėrojnė edhe pėr tė paktėn pesė tė lėnduar.

    Tani pėr tani nuk janė tė njohura arsyet e rrėmbimit tė autobusit qė qarkullonte nė relacionin Kukės-Tiranė, nė afėri tė vendit Rreshen, nė Shqipėrinė veriore.

    Pėrleshja filloi pasi policia tentoi ta ndalojė autobusin, por rrėmbyesit u kundėrpėrgjigjėn me bomba dhe me tė shtėna automatike me ē'rast njė oficer policor humbi jetėn, ndėrsa njė tjetėr u lėndua.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rrėmbehet autobusi nga persona tė armatosur


    Njė autobus udhėtarėsh i linjės Kukės-Tiranė ėshtė rrėmbyer tė mėrkurėn nė mesditė pranė Rrėshenit.

    Ka njoftime se autobusi u rrėmbye nga dy persona tė armatosur.

    Sipas njoftimeve tė para, tė paktėn dy persona, njėri prej tyre polic, janė vrarė gjatė shkėmbimit tė zjarrit.

    Ka njoftime dhe pėr disa tė plagosur: tė paktėn dy pasagjerė dhe njė polic.

    Me sa duket, ai ėshtė i plagosur rėndė dhe ėshtė transportuar pėr nė spitalin ushtarak nė Tiranė.

    Forca tė shumta tė policisė, forca speciale tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė mbėshtetur edhe nga helikopterė janė duke marrė pjesė nė aksion.

    Dėshmitarė nė vendngjarje kanė treguar pėr skena tė dhunshme dhe tronditėse.

    Nė autobus mes pasagjerėve ka patur dhe gra edhe fėmijė.

    Ka njoftime se policia ka filluar negociatat me rrėmbyesit e armatosur tė cilėt duket se kanė mbetur brenda autobusit.

    Prej disa orėsh ėshtė bllokuar krejtėsisht trafiku nė zonėn midis Rrėshenit dhe Rubikut.

    Ministri i Rendit ndodhet nė njė takim rajonal nė Greqi, por ngjarja po ndiqet me vėmendje prej kryeministrit Berisha.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nje nga pengmarresit e Autobusit plagoset ndersa tjetri kapet nga policia.


    Bilanci:

    Gjithsej 6 te plagosur e 2 te vdekur.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vėllezėrit Onuzi kanė planifikuar pengmarrjen e autobusit


    Tiranė, 9 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 09 : 40

    Dy vėllezėrit Onuzi nga fshati Nangė i Kukėsit kishin planifikuar pengmarrjen e autobusit tė linjės Kukės-Tiranė pėr t’i dhėnė forcė “zėrit” tė tyre tė dėgjohej nga drejtuesit mė tė lartė tė shtetit, pėr kompensimin e truallit mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar aeroporti nė qytetin e tyre tė lindjes, shkruan nė numrin e sotėm gazeta “Shekulli”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shpėrthen tragjedia nė linjėn Kukės-Tiranė. Shtatė tė plagosur. Alarmi i shoferit me SMS




    Autobuzi pengjeve, dy tė masakruar

    Dy vėllezėr hedhin bombė, vritet polici dhe pasagjeri



    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Rubiku Gerti Xhaja

    Ka pėrfunduar tragjikisht pengmarrja e autobuzit tė pasagjerėve tė linjės Kukės-Tiranė. Dy tė vdekur, ndėr ta njė polic dhe tetė tė plagosur. Dy vėllezėrit pengmarrės tė armatosur me kallashnikovė dhe granata janė vėnė nė pranga nga RENEA. Ky ishte bilanci I rėndė I njė historie qė zgjati plot 4 orė tė gjata ankthi dhe tmerri, e qė nisi nė vendin e quajtur karburanti I Tomės nė hyrje tė Rrėshenit dhe u mbyll nė tė dalė tė qytetit tė Rubikut. Njė histori qė I kishte tė gjithė elementėt e njė ngjarjeje tronditėse.
    Rrugėtimi fatal I autobuzit nisi si ēdo ditė; 19 pasagjerė nga Kukėsi dhe rrethinat hipėn nė tė dhe u nisėn nė drejtim tė Tiranės nė orėn 07.00 tė mėngjezit. Ndėr ta edhe gra dhe fėmijė. Nė dalje tė Kukėsit hipėn dhe katėr pasagjerė tė tjerė. Mes tyre ishin edhe dy vėllezėrit Ramiz dhe Rifat Jonuzi, qė pesė orė mė pas do tė bėheshin personazhe tė njė prej ngjarjeve mė tė pėrgjakshme kriminale nė Shqipėri. Ata u ulėn nė pjesėn e mesit tė autobuzit. Me vete kishin dhe nje ēantė sportive, qė siē u mėsua mė pas, fshihte arsenalin e armėve.
    Shoferi kishte qenė I pari qė kishte diktuar se nė autobuzin e tij kishte dy persona tė armatosur. Arrin tė dėrgojė njė sms me tė cilėn sinjalizonte rrezikun dhe hyn nė “Karburantin e Tomės” pėr tė pushuar. Duke ditur se nė vendin e quajtur Karburanti I Tomės kishte vazhdimisht punonjės tė policisė tentoi tė ndalojė pikėrisht aty. Nė orėn 13.00 postblloku i policisė i ka bėrė shenjė autobusit tė ndalojė. Fran Kaēorri dhe Nikoll Gjikola, dy policė tė grupit tė gatshėm tė komisariatit tė Rėshenit I janė afruar derės sė parė tė autobuzit dhe kanė kėrkuar tė hyjnė brenda mjetit. Ky ishte dhe momenti qė shėnoi reagimin e dy vėllezėrve Jonuzi. Ata kanė nxjerrė nga ēanta sportive qė mbanin poshtė sediljes sė tyre kallashnikovėt dhe granatat e dorės. Pa asnjė paralajmėrim ata kanė hequr siguresėn e njėrės prej tyre dhe e kanė hedhur nė drejtim tė grupit tė policėve. Granata difensive ka shpėrthyer pranė gjoksit tė policit Kaēorri duke I shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Copat e saj kanė plagosur edhe policin tjetėr Gjikola qė ndodhej pas kurrizit tė tij. Po kėshtu u plagosėn dhe tre pasagjerė tė cilėt ndodheshin nė afėrsi tė vendshpėrthimit tė granatės. Njėri prej tyre vdiq pak caste mė vonė. Nisėn dhe tė shtėnat e automatikėve. Qėlluan dy vėllezėrit nga brenda, qėlloi dhe policia nga jashtė, por nė ajėr, pėr tė shmangur dėmtimin e pasagjerėve tė tjerė. Nė autobus kishte nisur rrėmuja. Njė pjesė e pasagjerėve tentoi tė dalė nga autobuzi nėpėmjet derės sė prapme, tė tjerėt u hodhėn nga dritaret e tij. Tė gjendur nėn njė breshėr plumbash, policėt e grupit tė gatshėm janė tėrhequr me shpejtėsi dhe kanė zėnė pozicion mbas makinės sė tyre. Dy pengmarrėsit nuk tentuan t’I ndalonin pasagjerėt nė ikjen e tyre. Edhe shoferi Gjoka mundi tė zbresė nė tokė dhe dy vėllezėrit u vunė nė drejtimin e autobuzit.
    Ka zgjatur vetėm 11 kilometra udhėtimi i pashtresė i dy grabitėsve. Ata kanė lėnė karburantin pas dhe janė nisur me autobus nė drejtim tė Tiranės. Me ta kishin mbetur edhe disa pasagjerė, tė cilėt nuk kishin mundur tė dilnin prej tij. Nė hyrje tė Rubikut ata kanė lejuar dhe pasagjerėt e mbetur tė largohen nga autobuzi. Mbas tyre lėviznin dhe makinat e policisė. Ata kanė qėlluar disa herė nga pjesa e prapme e autobuzit nė drejtim tė policisė qė u ishte vėnė nė ndjekje. Madje ata I kanė vazhduar tė shtėnat edhe nė bulevardin kryesor tė Rubikut. Ndėrkohė ishte dhėnė alarmi; tė gjitha forcat e komisariatit tė Rrėshenit u vunė nė gatishmėri, u lajmėrua Tirana dhe pėrpara autobuzit u ngritėn postoblloqe tė tjera. Tek njėri prej tyre, nė vendin e quajtur Guri I Kishės nė dalje tė Rubikut, autobuzi ndaloi. Nė tė tashmė ndodheshin vetėm dy vėllezėrit Jonuzi. Kishin kaluar vetėm pak minuta nga masakra. Autobuzi u ndalua nė njė segment rrugor tė vėshtirė, nė mes tė njė kthese; nė tė majtė tė tij ndodhej humnera qė pėrfundonte nė lumin e Fanit dhe nė tė djathtė, ndodhej njė e pėrpjetė e fortė shkėmbore. Pikėrisht aty dy vėllezėrit kuptuan se nuk kishin ku tė shkonin. Tė gjendur tė rrethuar, ata kuptuan qė ishin pa shpresė dhe ju dorėzuan policisė njėri mbas tjetrit.

    Autobusi i linjės niset nga Kukėsi nė drejtim tė Tiranės. Dy rrėmbyesit ishin futur pa probleme mes pasagjerėve tė autobusit. Ata kishin me vete njė ēantė sportive ku kishin vendosur njė “Kallashnikov” dhe njė pushkė autmatike model 56. Nė ēantė kishte gjithashtu edhe disa granata dhe krėhėra me fishekė. Dy vėllezėrit Rifat dhe Ramiz Onuzi, janė pėrpjekur pėr tė mos rėnė nė sy dhe pėr tė fshehur nervozizmin e tyre. Ndėrkohė qė akulli qė kishte zėnė rruga e bėnte udhėtimin e autobusit mė tė ngadalshėm.

    Autobusi kishte kryer 6 orė rrugė dhe i ishte afruar Fanit. Nė kėto moment shoferi shikon lėvizjet e dyshimta tė rrėmbyesve dhe dyshon nė ēantėn qė ata kishin afėr. Arrin tė dėrgojė njė sms nė polici me tė cilėn sinjalizonte rrezikun dhe hyn nė “Karburantin e Tomės” pėr tė pushuar. Ishte njoftuar postblloku i policisė. Dy vėllezėrit Onuzi, tentojnė tė shmangin ndalesėn e autobusit pranė postbllokut dhe nisin tė kėrcėnojnė shoferin. Rrėmbyesit shikojnė policėt tė afrohen dhe nxjerrin armėt.



    g.sh
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush ma fshiu shkrimin..

    incidenti me bus eshte film i edvin sallakut pik..

    me kriju nji nepravisht dhe ne kukes..pik..

    fshires.. ma kadal..

  8. #8
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nje gje me beri pershtypje mua.

    Kryeministri Berisha me incidentin e pare qe ndodhi vajti ne vendngjarje.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18
  2. Shqiptaret dhe Keqtrajtimet e tyre ne GREQI
    Nga klossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2006, 19:40
  3. E drejta e mbajtjes sė armės.
    Nga Toro nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 19:40
  4. Rrėmbehet njė autobuz nė Greqi
    Nga Kleitus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 27-12-2004, 22:56
  5. Ngjarjet E Fundit Ne Kosove Ne Optiken E Ny Times!
    Nga Gege Toska nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 02:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •