Fatmir Sejdiu është kandidat i LDK-së për President të Kosovës
Prishtinë, 3O janar - Fatmir Sejdiu është kandidat i LDK-së për President të Kosovës. Kështu u vendos sot me një koncensus të plotë pas një diskutimi në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së. Siç mësohet, Kryesia e LDK-së rreth kandidatit të saj ka pasur konsultime edhe në nivele të tjera.
Fatmir Sejdiu, i cili në këtë post më të lartë në Kosovë duhet të zëvendësojë Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, aktualisht është sekretar i përgjithshëm i LDK-së dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie.
Detaje të tjera rreth kandidatit të saj, Kryesia e LDK-së pritet t'i bëjë publike rreth orës 15.OO me një komunikatë zyrtare.
Krijoni Kontakt