Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci, para fillimit tė votimit rikujtoi se seanca mbahet me kėrkesėn e tė gjitha grupeve parlamentare, tė cilat e kanė vlerėsuar tė nevojshme pėrmbushjen e vakuumit tė krijuar pas vdekjes sė Presidentit Rugova. Ai tha se edhe pas vdekjes sė Presidentit Rugova, institucionet e vendit do tė punojnė me pėrkushtim pėr shtetin e pavarur e sovran tė Kosovės.
Presidenti Sejdiu, menjėherė pas zgjedhjes u betua solemnisht para deputetėve dhe qytetarėve tė Kosovės, se do tė reflektojė unitetin e popullit, tėrėsinė tokėsore tė vendit, dhe funksionimin demokratik tė institucioneve. "Betohem solemnisht se do tė ruajė dhe mbroj unitetin e popullit, tėrėsinė tokėsore tė vendit, dhe do tė siguroj funksionimin demokratik tė institucioneve tė Kosovės" , tha Sejdiu.
Presidenti Sejdiu qė nė postin mė tė lartė tė vendit pason Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, udhėheqėsin historik tė shqiptarėve nė rrugėn e pavarėsisė, tha se ėshtė nderuar dhe i privilegjuar pėr zgjedhjen, por njėkohėsisht barrė dhe pėrgjegjėsi e veēantė. "Unė zgjidhem nė kėtė detyrė dhe marr postin qė ka mbajtur Presidenti ynė i parė dhe tashmė historik., Ibrahim Rugova", tha ai duke shtuar se kėtė post tė lartė tė vendit e bėnte mė tė madh me figurėn e veēantė prej njeriu e prijėsi tė papėrsėritshėm. Presidenti Sejdiu, ka pėrkujtuar edhe njėherė Presidentin Rugova nė fjalėn e tij duke e vlerėsuar lart veprėn e tij. "Presidenti Rugova ka lėnė njė trashėgimi tė pasur politike e shtetėrore, tė ndėrtuar me dije, me mund e sakrifica, por edhe me guxim tė pashoq, pėr mė shumė se njė dekadė e gjysmė", tha ai. Presidenti Sejdiu tha se rruga tė cilėn e trashėguan institucionet nga Presidenti Rugova ėshtė e sigurtė pėr ta pėrmbyllur procesin e pavarėsimit tė vendit tonė. " Pavarėsia nuk ėshtė vetėm njė privilegj pėr tė jetuar tė lirė e me dinjitet njerėzor e nacional, por ėshtė edhe obligim dhe pėrgjegjėsi, gjithashtu" , tha ai.
Presidenti Sejdiu tha se zyra e tij nė udhėheqjen e tij do tė bashkėpunojė ngushtė me institucionet e tjera tė Kosovės, me partitė politike nė pushtet dhe nė opozitė, me grupet etnike dhe tė gjithė qytetarėt e Kosovės nė dobi tė unitetit, funksionimit demokratik, zhvillimin ekonomik, pėrparimin e pėrgjithshėm dhe mirėqenien sociale. "Kjo ėshtė detyrė e imja kushtetuese, ky ėshtė obligim qytetar i imi dhe i secilit institucion e qytetar tė vendit, sidomos tani qė pėrmbushja e synimit tonė pėr Kosovėn shtet tė pavarur e sovran ėshtė afėr", tha ai. Presidenti premtoi vazhdimin e bashkėpunimit tė ngushtė me UNMIK-un, KFOR-in, TMK-nė dhe SHPK-nė nė dobi tė forcimit tė mėtejshėm tė institucioneve tė Kosovės dhe tė sigurisė sė vendit. Nė fjalėn e tij Presidenti i sapozgjedhur Sejdiu, foli edhe pėr procesin e bisedimeve pėr Kosovėn, i cili tha se shtron detyra esenciale. Ai premtoi se si President, do tė ketė angazhim parėsor udhėheqjen e punės sė Grupit Negociator dhe arritjen e njohjes sė pavarėsisė. Ju siguroj se unė, si President, do tė kem angazhim parėsor udhėheqjen dhe vazhdimin e punės sė Ekipit Negociator tė Kosovės si ekip i unitetit, ashtu si e kishte strukturuar Presidenti Ibrahim Rugova, pėr tė pėrshpejtuar kėtė proces pėrballė nevojave tė vendit tonė dhe vendosmėrisė sė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta pėrmbyllur me sukses kėtė proces sa mė parė, gjatė kėtij viti, nė pėrputhje tė plotė me vullnetin e popullit tė Kosovės, tha ai. Nė kėtė kontekst ai premtoi bashkėpunim tė ngushtė me Emisarin e OKB-sė pėr Statusin e Kosovės, z.Maarti Ahtisaari. Ai poashtu u zotua se ai dhe ekipi i tij, do tė bashkėpunojnė ngusht me SHBA-tė, Unionin Evropian, dhe Grupin e Kontaktit, siē tha ai me qėllimin e vetėm qė Kosovėn ta bėjnė, "shtet nė paqe me veten dhe fqinjtė e vet, njė vend qė do tė garantojė tė gjitha liritė qytetare, njerėzore dhe tė pakicave, nė pajtim me standardet mė tė larta qė ka vendosur bota demokratike". "Dhe nė tė njėjtėn kohė tė shprehim denjėsinė tonė pėr tė qenė partner i integruar nė strukturat euro-atlantike", tha ai. Ai u bėri thirrje tė gjithė qytetarėve dhe nė veēanti komunitetin serb, qė tė punojnė sė bashku pėr njė Kosovė demokratike, pėrparimtare dhe tolerante, ku respektohen dhe nderohen veēantitė e secilit.
Kandidaturėn e presidentit Sejdiu e bėri nėnkryetari i LDK-sė z.Kolė Berisha, i cili ndėrsa foli pėr personalitetin e veēantė tė Presidentit Sejdiu, e ka kujtuar edhe ēastin qė ka propozuar edhe kandidaturėn e Presidentit Rugova, dhe se nė atė moment 'askush nuk mund ta besonte se do tė ndaheshim nga ai aq shpejtė'. Ai tha se Prof Dr. Fatmir Sejdiu, qė prej themelimit tė kėsaj partie, ka qenė nė forumet mė tė larta tė saj dhe njėri ndėr bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova. "Duke pasur votėn e kėtij Kuvendi pėr President tė Kosovės me punėn e tij prej pedagogu, punėtorit tė zellshėm tė shkencės dhe intelektualit tė mirėfilltė, me njė kulturė tė gjerė dhe njohės i mirė i rrethanave aktuale nė vend dhe jashtė, me pėrvojėn e tij tė deritashme organizative dhe politike, me prirjen e njeriut i cili reflekton tolerancė, bashkėpunim dhe mirėkuptim, dhe duke qenė pėrherė njėri ndėr bashkėpunėtorėt mė tė aftėr tė paraardhėsit tė tij, tė presidentit tashmė tė ndjerė Ibrahim Rugovės, do ta arsyetojė besimin tonė", tha ndėr tė tjera Kolė Berisha.
Pas zgjedhjes sė Presidentit Sejdiu nė kėtė post, atė e kanė pėrshėndetur kryeadministratori Petersen, Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci etj.
"Jam i kėnaqur qė nė kohėn e duhur, ishte pak njė lapsus i vogėl qė duheshin votat e raundit tė tretė tė jenė nė raundin e parė qė tė mos lodheshim, megjithatė i dėshiroj shėndet tė mirė dhe sukses. Kryetari i ri do ta ketė pėrkrahjen e plotė tė Parlamentit me respektimin e vullnetit politik tė popullit dhe atė qė e kemi pasur mė herėt", tha kryekuvdenari Daci.
Kryeministri Bajram Kosumi vlerėsoi se zgjedhja e Kryetarit ėshtė bėrė me njė procedurė shumė tė mirė demokratike, se nė kohėn e duhur ėshtė bėrė veprimi i duhur. "Edhe njė herė klasa politike ka dėshmuar se nė ditė tė vėshtira, atėherė kur pritet qė tė jetė mė sė vėshtiri nuk dorėzohemi, pėrkundrazi e rishikojmė vetveten, pozicionet dhe qėllimin ku do tė arrijmė", tha ai. Ndėrsa kryeadministratori Petersen tha se ishte njė mbėshtetje e fuqishme, duke iu referuar rezultatit tė votimit. "Dėshiroj ta uroj parlamentin e Kosovės pėr ecjen kaq tė shpejtė pėrpara, duke u siguruar qė edhe procesi i statusit mund tė ec pėrpara nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr Kosovėn. Do ta ruajė unitetin, stabilitetin dhe tė sigurohemi se mund tė ecim pėrpara drejt njė zgjidhej pėr statusin. E kam shprehur mbėshtetjen e plotė pėr Presidentin e ri tė Kosovės, dhe jam i gėzuar qė do tė mund tė shkojė nė Kėshillin e Sigurimit dhe tė them qė pas humbjes tragjike tė presidentit Rugova, dhe se nė mė pak se tri javė, institucionet demokratikee kanė zgjedhur presidentin e ri tė Kosovės, i cili gėzon mbėshtetje tė fuqishme", tha Petersen.
Shefi i zyrės amerikane Filip Goldberg, tha se ishte dėshmitar i njė votimi tė rėndėsishėm dhe qė hap rrugėn pėr tė shkuar pėrpara. "Sapo ishim dėshmitarė tė njė votimi tė rėndėsishėm, diēka qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn pėr tė ecur pėrpara me bisedimet rreh statusit tė Kosovės. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e mirėpresin bashkėpunimin me Presidentin Sejdiu dhe Ekipin Negociator tė cilin ai do ta drejtojė nė ditėt dhe javėt e ardhshme pėr tė ndihmuar ēuarjen pėrpara tė procesit tė statusit final", tha Goldberg.
"Besoj se delegacioni i Kosovės do tė rifunksionalizohet", tha lideri i PDK-sė Hashim Thaēi, duke shtuar qė pas kėtij momenti duhet tė jenė sa mė tė pėrgatitur pėr takimin e Vjenės qė pritet tė mbahet mė 20 shkurt.
"Sfidat e Kosovės janė shumė mė tė mėdha", tha Veton Surroi, duke shtuar se duhet tė kemi tė njėjtin seriozitet, tė njėjtin unitet tė treguar pėr tė vazhduar procesin e nisur tė bisedimeve pėr statusin.
"Ne kishim njė kandidat, i cili pėrfaqėson vlerat politike dhe maturitetin politik tė LDK-sė. Fatmir Sejdiu, ėshtė njė zgjedhje e duhur nė momentin e duhur dhe jemi tė bindur qė do ta ndėrtojė njė strukturim politik pėr Kosovėn tė tillė ēfarė i nevojitet Kosovės tash. Zgjedhja ka shkuar nė mėnyrėn mė demokratike, Fatmiri ka fituar 80 vota, qė janė dy tė tretat, ėshtė njė votim i madh nė Kuvend, pėr Sejdiun Kryetar. Unė jam i bindur qė e ka edhe dijen edhe maturinė edhe qėndrimin qė tė jetė njė garant i zhvillimeve politike nė Kosovė pėr ta mbaruar, pėr ta kurorėzuar tė gjithė sė bashku pavarėsinė e Kosovės nė kėtė vit. Nuk ėshtė koha tė flitet pėr nuanca, ėshtė koha tė flitet pėr zgjidhjen. Zgjidhja ėshtė njė zgjidhje demokratike, dhe njė zgjidhje e mirė. Mos bėni krahasime kurrė. Ky ėshtė njė mendim i ndjeshėm pėr tė gjithė ne qė kemi punuar gjatė me Ibrahim Rugovėn. Rugova ka qenė njė institucion politik vetvetiu, Fatmir Sejdiu, do tė jetė njė President i mirė,njė njeri qė e kryen mirė funksionin e Presidentit, tha akad.Sabri Hamiti, kryetar i komisionit parlamentar pėr marrėdhėnie me jashtė.
Krijoni Kontakt