Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 94 prej 94
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koha Jone

    E Hene, 20 Mars 2006

    TRASHEGIMIA POLITIKE DHE PLANGEPRISHESIT!?

    “Pas vdekjes se Presidentit Rugova, te gjitha nivelet politike kosovare dhe nderkombetare u shprehen qartas se ky burre shteti ka lene pas vetes nje trashegimi shume te vlefshme politike dhe kombetare”.

    Nga Jusuf Demaj
    Pas vdekjes se Presidentit Rugova, te gjitha nivelet politike kosovare dhe nderkombetare u shprehen qartas se ky burre shteti ka lene pas vetes nje trashegimi shume te vlefshme politike dhe kombetare. Pas respektit dinjitoz qe iu be ne ceremonine mortore, u ngjall nje optimizem i papare ne te gjitha shtresat, se Kosoven ka kush ta udheheqe edhe pas Presidentit.

    Ky optimizem perfshinte ne vecanti aderuesit dhe simpatizuesit e LDK se brenda dhe jashte Kosoves. Nuk shkoi shume gjate dhe skena politike kosovare u “trondit” me “zevendesime” te rrufeshme ne institucionet qendrore per “xy” arsye dhe me arsyetime cinike e arrogante te “disa” krereve partiake, me duartrokitje frenetike ndaj fjalimit te Qosjes, me permbajtje te qarte antirugoviane, nga vete personalitetet e LDK se qe prezentonin ne ate akademi, me emerimin e disa ministrave ne poste serioze pa menduar fare per aftesine e tyre per te udhehequr me to, si dhe nga intervista televizive teper joserioze te personaliteteve partiake.

    Te gjitha keto fatkeqesisht e goditen dhe e godasin me se shumti vete LDK ne me vetefajesine e tyre. Kjo deshmon qartasi fillimin e paraqitjes ne skene te oportuneve te rrezikshem dhe plangprishesve serioze te trashegimise politike qe la pas vetes Presidenti Ibrahim Rugova, ne nivele institucionale dhe per vete LDK ne.
    Ai kurre nuk beri ndryshime radikale as ne nivele partiake e as ne ato institucionale duke qene i vetedijshem se ato krijojne vetem pasoja negative te bazuara ne mentalitetin ende te brishte demokratik tonin. Por duhet thene, se ai kurre nuk i pengoi strukturat e veta qe te bejne ndryshime pozitive. Fatkeqesisht, kjo nuk behej kure ai ishte gjalle, sepse shume persona kompetente ishin oportune dhe nuk kishin guxim ti benin hapat e tille.

    E tash pas vdekjes se tij, si duket ne menyre eruptive ka filluar fushata e “hakmarrjeve individuale” politike dhe lufta e pameshirshme per poste udheheqese qofshin ato partiake apo institucionale shteterore. Dhe kjo gjendje po godet aty ku dhemb me se shumti. Kuadrot e forta intelektuale dhe kombetare, te guximshme per te thene hapur mendimet e qarta qe perkojne me aktualitetin politik kosovar, duhet te perkrahen me te gjitha format e mundshme demokratike e jo te rrenohen per “XY” arsye dhe jashte rregullave dhe ligjeve ekzistuese.

    Eshte me shume se arrogance kur nenkryetari i pare i LDK se deklarohet se nuk eshte ekspert i rregullave dhe ligjeve pa qofshin edhe ato partiake. Ne cilen baze don ta udheheqe ky njeri LDK ne, nese atij i takon te udheheqe, apo nese ai e deshiron kete post te cmuar duke ditur forcen politike qe ka LDK ne si trashegimi e Ibrahim Rugoves.

    Ata qe mendojne keshtu brenda LDK se dhe qe kane filluar te veprojne ne keto baza parimore te coroditura dhe degraduese, jane veteemeruar si fillestar plangprishes te trashegimise se pasur politike ne periudhen postrugoviane.
    Natyrisht, se demokracite moderne poliike i preferojne ndryshimet kadrovike te bazuara ne rregulla dhe ligje. Por keto ndryshime duhet te jene te verifikuara, te analizuara nga strukturat kompetente dhe te jene bindese para opinionit te gjere. Kjo nuk ka ndodhe, dhe si duket keshtu do te vazhdon nese strukturat e gjera horizontale dhe vertikale partiake nuk tregohen te kujdesshme qe ta rikthejne trashegimine politike ne duar te shendosha menaxhuese. Per t’u arritur kjo, ekzistojne instrumentet demokratike.

    Ato duhet vetem te zbatohen. Jo neper kafene dhe kuluare. Jo me klane dhe “grupe shokesh”. Nese duhen te “spastrohen radhet”, le te ndodhe edhe kjo. Por le te “spastrohen” ata qe nuk e meritojne te jene trashegues te trashegimise se paster dhe te forte politike.
    Le te shkojne injorantet, arrogantet, te paaftit, te korruptuarit, hajnat, e para se gjitheve le te shkojne plangprishesit. Ne nje takim ne Cyrih te Zvicres me Presidentin Rugova para shume vitesh, mes bisedave tjera iu bene edhe dy pyetje karakteristike qe dua t’i rikujtoj tani:

    Zoteri President, brenda LDK se ka edhe figura qe nuk e meritojne te jene aty?
    I kishte vdekur gruaja nje mbreti. Ai vendosi qe te martohej prape. Kerkoi e kerkoi nje grua, dhe ne fund e gjeti ne mal nje femer te bukur ne pamje, por qe ishte gjarper kur behej terr. Mbreti vendosi te martohej me ate grua gjarper. Keshilltaret e tij e qortuan per vendimin e tij te rrezikshem, por mbreti iu drejtua me keto fjale: “Kur po i ndal dritat, krejt po me behen gjarperinj”!?
    Zoteri President, si do te reagoni kur ndoshta njehere nuk do te jeni President me?
    Do ta mbush nje thes me gur dhe do t’i gjuaj ata qe me penguan ne jeten time ...???

    Marre nga Trepca.net

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Beni-usa
    Sa per informim Presidenti Sejdiu me daten 14 Shkurt ka bere emrimet e para
    si president, ai ka emruar Skender Hysenin si keshilltare kryesor politik, Muhamet
    Hamitin si keshilltare te larte politik, si dhe Rame Manaj per siguri e Isa Mustafen
    keshilltare per ekonomi te gjithe keta ish keshilltare te DR. RUGOVES, po ashtu
    pritet qe presidenti te vazhdoj me emrime tjera ne ditet ne vijim.

    Pershendetje

    Beni
    A ka mundesi e aftesi ky Rame Manaj me qene kshilltar i kryetarit Sejdiu dhe i kryetarit te kuvendit Koles???!!!

    -----------------------
    Kolė Berisha kompleton Kabinetin e tij

    Prishtinė, 22 mars - Kryeparlamentari i Kosovės, Kolė Berisha, ka kompletuar njė pjesė tė stafit tė Kabinetit tė tij.
    Kėshilltar politik dhe ligjor do tė jetė Ramė Manaj, jurist, ish kryetar i KK tė Klinės, anėtar i Kryesisė Qendrore tė LDK sė.
    Kėshilltare nga USAID i do tė jetė Elisabeth Uingstrom, ndėrsa nė kabinetin e kryeparlamentarit do tė jetė edhe njė kėshilltar nga OSBE ja.
    Kėshilltar pėr ekonomi dhe pėr ēėshtje civile do tė jetė mr. But Dedaj, profesor i ekonomisė nė Universitetin e Prishtinės, ekspert nė lėmin e integrimeve ekonomike evropiane.
    Shef i Kabinetit do tė jetė Behxhet Haliti, kryeredaktor i deridjeshėm i javores "Zėri".
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Miqė tė nderuar tė Dr.Rugovės,
    Pas vdekjes sė Dr. Ibrahim Rugovės,ndodhi ēka ndodhi...
    Me hirė e pa hirė,Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetar ,me saktsisht ushtrues detyre i kryetarit tė LDK-sė e mė pas edhe Kryetar i Kosovės (viti 2006),pėr tu konfirmuar Kryetar nė LDK me 9.12.2006 dhe Kryetar i Kosovės me 2008.
    Pėr tri vite kanė ndodhur shumė ngjarje qė nė esencė kanė ndryshuar skenen politike kosovare:
    -Ėshtė shkarkuar njė kryeminister (Bajram Kosumi) dhe njė Kryetar Kuvendi Nexhat Daci me metoda qė shumė kush i ka cilėsuar si puēiste,
    -Ėshtė mbajtur njė kuvend i LDK-sė (i gjashti) me 9.12.2006,nė tė cilin pėrfundimisht ėshtė ndarė partia e Ibrahim Rugovės dhe ėshtė ndyshuar kursi politik i LDK-sė pėr 180 gradė,
    -Nga frakcioni i Nexhat Dacit krijohet LDD,
    -Ndėrron nė pėrbėrje e cilėsi i ashtuquajturi Grup i Unitetit me violinė tė parė Hashim Thaēin e Veton Surroin,
    -Zhvillohen bisedimet pėr statusin e Kosovės dhe akterėt e kėtyre bisedave pranojnė pa asnjė vėrejtje Pakon e Ahtisarit dhe gjithė kufizimet statusore tė sovranitetit, dhe marrin pėr obligim qė me procedurė tė pėrshpejtuar tė nxjerrin ligje qė nė esencė e kantonizojnė Kosovėn,
    -Nė vjeshten e vonė tė 2007-tės,mbahen zgjedhejt politike e vendore me rregulore tė UNMIK-ut,ku LDK-ja nga 46 pėrqind bie nė 22 pėr qind tė votave tė elektoratit kosovarė i cili nė mėnyrė masive bojkotonė kėto zgjedhje (pjesėmarrja rreth 40.1 pėrqind),dhe ku PDK-ja e Hashim Thaėit edhe pse me numer mė tė pakt tė votave,del fituese e zgjedhjeve ne tė dy nivelet,
    -PDK-ja dikton kushtet pėr koalicion dhe LDK-ja pranon njė pozitė krejtesisht inferiore karshi PDK-sė me kusht qė ta mbajė postin e Kryetarit ė Kosovės,
    -Fatmir Sejdiu zgjidhet kryetar i Kosovės me Kornizė Kushtetuese nė raundin e tretė tė votimeve pas njė ndėrhyerje tė fuqishme tė zyrave diplomatike nė Prishtinė me gjithėsejė 62 vota,
    -Me 17 shkurt 2008 lexohet Deklarata e Pavarėsisė,miratohet vendimi pėr flamur e pak mė von edhe pėr himn tė Republikės pa asnjė konsultim paraprak e as votim tė mirėfillt nė Kuvend,
    -Nė maj tė 2008-tės mbahen zgjedhje ilegale tė Serbisė nė R. e Kosovės dhe rezultatet e tyre realisht po zbatohen nė praktikė me legalizim tė pushtetit paralel nė enklava dhe funkcionim real tė shtetit serb nė pjesen veriore tė Kosovės
    -Miratohet njė pako ligjesh me procedurė urgjente pa asnjė lloj debati parlamentar ose profesional,
    -Kėto ditė me tė madhe po trumpetohet fillimi i procesit tė decentralizimit e i formimit tė komunave gjugje serbe nė tėrė teritorin e Republikės,
    -Nė aspektin partiak,Fatmir Sejdiu herė ėshtė i ngrirė e herė i shkrirė nė postin e kryetarit tė LDK-sė nė kundershtim tė plotė me Kushtetuten e Kosovės,sipas tė cilės,me njė intrepretim tė lirė ky zotri ia ka zgjatur vetes mandatin nė pesė vjet,
    -------
    Sipas jush,duke pasur parasysh kėto e shumė ndodhi tė tjera qė kanė ndodhur nė ndėrkohė,ku akter kryesor ka qenė ky njeri, me ēfarė note duhet vlerėsuar Z. Sejdiun ?

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin

    --------------------
    Cili ėshtė Fatmir Sejdiu ?

    Prej 7.11.2010,47 muaj pas tė "famėshmit"-Kuvend i VI-tė,kur ky tip mendoi se ishte vet mbreti nė Kosovė...!

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •