Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 94
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės

    Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės zgjodhėn sot Fatmir Sejdiun nga radhėt e LDK-sė President tė ri tė Kosovės.
    Nėpėrmjet njė votimi tė fshehtė, pas tri raundeve, Fatmir Sejdiu, kandidati i vetėm pėr kreun e vendit, mori 8O vota, kundėr ishin 12 dhe 17 fletėvotime ishin tė pavlefshme.
    Fatmir Sejdiu, sekretar i pėrgjithshėm i LDK-sė, nė postin mė tė lartė tė vendit trashėgon Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta mė 21 janar 2OO6.
    Sipas Kornizės Kushtetuese, Presidenti i Kosovės mund tė zgjidhet me dy tė tretat e votave tė 12O deputetėve sa ka parlamenti ose me shumicėn e thjeshtė prej 61 votave pro.
    Nė raundin e parė, nga 11O deputetė tė pranishėm, pro votuan 78, ndėrkaq 8 ishin kundėr dhe 24 fletėvotime ishin tė pavlefshme. E njėjta situatė u pėrsėrit pothuajse edhe nė raundin e dytė kur pro votuan 77 deputetė, 9 ishin kundėr dhe 24 fletėvotime ishin tė pavlefshme.


    Biografia e Fatmir Sejdiut

    Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Podujevė. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės.
    Dr. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Shkencave Politike tė Universitetit tė Prishtinės.
    Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha.
    Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot.
    Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998.
    Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese.
    Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ėshtė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike.
    Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte.
    Eshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Fatmir Sejdiu
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Perhajr i qofte Kosoves Kryetari i ri.
    What goes around, comes around

  4. #4
    sabrina Maska e bijonda
    Anėtarėsuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    6

    urime gjitheve

    perhajr ju koft e na koft fatmir sejdiu urrrrrrrrrrrrrrrrrra

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Urime Kosovė

    Duke Uruar qe amanetin e dr.Rugoves ta qojme ne vend.
    Lutem dhe ju uroj pune te mbare!




    Familja e Presidentit Rugova nė njė mesazh urimi pėrshėndet zgjedhjen e Fatmir Sejdiut President tė Kosovės

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=60475&page=5
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Fatmir Sejdiu bėri homazhe para Presidentit Rugova




    Prishtinė, 1O shkurt - Presidenti i sapozgjedhur i Kosovės, Fatmir Sejdiu, menjeherė pasi mori votėbesimin e Kuvendit tė Kosovės, bėri homazhe para Presidentit Ibrahim Rugova dhe vuri lule tė freskta mbi varrin e tij.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #7
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Urime edhe nga Medicusi e Zoti i japt kurajo ta pershpejton punen deri ne arritjen e cakut perfundimtare te shumemirepritur - pavaresise.

    Medicus

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum zgjedhje e mire!

    Per Hajr na koft Presidenti Fatmir Sejdiu e sa ma shpejt ne Kosoven Republike!


    Pergezime deputeteve qe e Votuan e i dhan mundesi Kosoves me ec perpara ku na kerkon Bota e perparuar!

    Ata bukurosh-bukuroshet 12 + 17 le ta mbajn me dor!

    lol

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga mbreta
    Perhajr i qofte Kosoves Kryetari i ri.

    . . . . . . amin.
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    59
    Inshalla na jepet e mbara e urime te gjitheve per Kryetarin e ri te Kosoves

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •