Kryeministri Berisha deklaroi se dėnonte histerinė populiste ndaj Danimarkės
Nuk pranuam kėrkesėn e Spanjės pėr tė ndėrmjetėsuar me islamikėt
N. P
TIRANE - Shqipėria nuk ka pranuar tė jetė negociuese pėr qetėsimin e situatės qė ka shpėrthyer nė vendet e Lindjes pas botimit tė disa karikaturave tė profetit Muhamed nė disa media evropiane. Megjithatė kėrkesa nė fjalė e bėrė nga ministri i Jashtėm spanjoll, Moratino, pak kohė mė parė, ėshtė cilėsuar normale dhe jo e papritur nga kryeministri Sali Berisha, meqenėse Shqipėria ėshtė vend me shumicė myslimane.
Tė shohėsh kėtė valė histerie populiste kundėr njė kombi (Danimarka) se njė gazetė private botoi 10 karikatura nė njė kohė kur e njėjta gazeta mund tė botojė priftin me Madonėn si gjethe fiku, kjo ėshtė njė tipar i shoqėrive tė shtypura, te manipuluara..... Kjo qė ndodh ėshtė njė gjė shumė absurde, - tha Berisha, i cili u pėrgjigj edhe pyetjes sė bėrė nė tė njėjtin emision se a u pranua kėrkesa nė fjalė.
Jo. Ne nuk e pranuam sepse nė mėnyrė absolute ne ndajmė tė njėjtin qėndrim, me tė gjitha ata qė mbrojnė fuqishėm, lirinė e fjalės, lirinė e shprehjes. Kur ky boton Jezusin, atėherė pse nuk ngrihen besimtarėt katolikė kundėr p.sh Kodit tė Da Vincit?. Sepse nderohet liria e fjalės. Jo se nuk e duan.......Nė kėtė kontekst qėndrimet janė shumė tė qarta dhe tė prera,- tha ai.
Kryeministri Sali Berisha qartėsoi gjithashtu se nuk ka asnjė kontradiktė mes faktit qė Shqipėria ėshtė anėtare e Konferencės Islamike dhe nė tė njėjtėn kohė kėrkon tė anėtarėsohet nė BE. Jo. Hyrja nė kėtė konference nuk e pengon Shqipėrinė, siē nuk po e pengon. Nuk mund tė mohohen disa lidhje historike, por parėsore ėshtė pėrkatėsia evropiane e kėtij kombi. Ndaj dhe kėrkesa e ministrit tė Jashtėm spanjoll, si njė kėrkesė pėr tė ndikuar, ishte jashtėzakonisht normale, por qėndrimi ynė nė kėtė ēėshtje dhe mospajtimi me kėto reagime, edhe kjo ėshtė shumė normale, - tha ai.
Krijoni Kontakt