Close
Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 185
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Kryeministri Berisha deklaroi se dėnonte histerinė populiste ndaj Danimarkės

    “Nuk pranuam kėrkesėn e Spanjės pėr tė ndėrmjetėsuar me islamikėt”

    N. P

    TIRANE - Shqipėria nuk ka pranuar tė jetė negociuese pėr qetėsimin e situatės qė ka shpėrthyer nė vendet e Lindjes pas botimit tė disa karikaturave tė profetit Muhamed nė disa media evropiane. Megjithatė kėrkesa nė fjalė e bėrė nga ministri i Jashtėm spanjoll, Moratino, pak kohė mė parė, ėshtė cilėsuar normale dhe jo e papritur nga kryeministri Sali Berisha, meqenėse Shqipėria ėshtė vend me shumicė myslimane.

    “Tė shohėsh kėtė valė histerie populiste kundėr njė kombi (Danimarka) se njė gazetė private botoi 10 karikatura nė njė kohė kur e njėjta gazeta mund tė botojė priftin me Madonėn si gjethe fiku, kjo ėshtė njė tipar i shoqėrive tė shtypura, te manipuluara..... Kjo qė ndodh ėshtė njė gjė shumė absurde”, - tha Berisha, i cili u pėrgjigj edhe pyetjes sė bėrė nė tė njėjtin emision se a u pranua kėrkesa nė fjalė.

    “Jo. Ne nuk e pranuam sepse nė mėnyrė absolute ne ndajmė tė njėjtin qėndrim, me tė gjitha ata qė mbrojnė fuqishėm, lirinė e fjalės, lirinė e shprehjes. Kur ky boton Jezusin, atėherė pse nuk ngrihen besimtarėt katolikė kundėr p.sh “Kodit tė Da Vincit”?. Sepse nderohet liria e fjalės. Jo se nuk e duan.......Nė kėtė kontekst qėndrimet janė shumė tė qarta dhe tė prera”,- tha ai.

    Kryeministri Sali Berisha qartėsoi gjithashtu se nuk ka asnjė kontradiktė mes faktit qė Shqipėria ėshtė anėtare e Konferencės Islamike dhe nė tė njėjtėn kohė kėrkon tė anėtarėsohet nė BE. “Jo. Hyrja nė kėtė konference nuk e pengon Shqipėrinė, siē nuk po e pengon. Nuk mund tė mohohen disa lidhje historike, por parėsore ėshtė pėrkatėsia evropiane e kėtij kombi. Ndaj dhe kėrkesa e ministrit tė Jashtėm spanjoll, si njė kėrkesė pėr tė ndikuar, ishte jashtėzakonisht normale, por qėndrimi ynė nė kėtė ēėshtje dhe mospajtimi me kėto reagime, edhe kjo ėshtė shumė normale”, - tha ai.

  2. #12
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Berisha gamor ka qene dhe gamor eshte....
    Nuk duhet te cudisin asnje deklaratat e tij.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  3. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    U habita nga ato shkronjat e vogla aty tek shkrimi i xenit. Kane kerkuar falje ngaqe kane imituar papen ?!!! Sa keq ! As qe duhej çuar neper mend kjo gje ! Kjo eshte te vetecensurohesh per tekat e ketij apo atij. Ne e kemi merak xhanem autocensuren, 50 vjet komunizem kane lene pasoja, por prapeseprape, u bene gati 15 vjet qe fjala e lire ka rigjetur te drejtat e veta. Dakort Vatikani qe ben ankese, se ate pune ka ai, por a thua nuk duhet fare t'i zeme me goje ata ? Apo gjejne vende te vogla dhe hajt se keta thyhen ?

    A mos ju kujtohet afishja e filmit "Amen" te Costa Gavras me kryqin e Krishtit ne kthyer ne kryq nazist ? E pra, beri buje, katoliket na u nxehen, ama afishja nuk u hoq ! Sepse Gavras e dinte mire per ç'behej fjale. Vatikani i asaj kohe nuk ka qene aq i qarte me qendrimin ndaj çifuteve gjate Luftes se dyte boterore.

    Po qe Papa i ri Benoit XVI paraqitej me uniforme naziste ne emisionin e Guignols ne Canal + ? Po qe Papa Gjon Pali II paraqitej shpesh duke thithur kokaine per tu ringjallur sepse e zinte gjumi meshave ? E kujt i ka shkuar ndermend ne Canal + te kerkoje falje !... Jo po tu puthin dhe kembet !

    Me pelqeu qendrimi i Berishes, qendrim i prere, i qarte. Ne nje vend laik, shtypi nuk do rrije se ketu preken muslimanet, ketu katoliket, pastaj ateistet, pastaj vegjetarianet, gjuetaret e thellenxave, e pastaj dhe grevistet e urise etj etj...

  4. #14
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation

    Si duket shqiptarët e kanë të vështirë të lexojnë dhe mësojnë … së paku nga Meister Eckharti!...

    Megjithatë, do t’u këshilloja që të shikoni një film dokumentar për
    Profetin Muhammedin a.s.
    :

    Muhammad
    Legacy of A Prophet


    Directed by : Michael Schwarc
    Narrated by : Andre Braugher


    Film dokumentar i mrekullueshëm !

    Për këtë film është deklaruar :

    "a candid , thoughtful,flowing,wisually stunning film...that is as timely as documentaries get"
    - Howard Rosenberg, Los Angeles Times

    "absorbing...enjoyable and informative"
    - Caryle Murphy,Washington Post

    " Riveting,informative and inspiring,'Muhammad' sets the record straight"
    - Jonathan Curiel,San Francisco Chronicle



    PrInCiPiEl

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Berisha gamor ka qene dhe gamor eshte....
    Nuk duhet te cudisin asnje deklaratat e tij.
    po, po, "gamor" edhe kur na futi ne Konf. Islamike pa pyetur parlamentin apo jo?
    Apo ndoshta "gamor" me periudha... kur nuk te intereson...

    Nejse "gamor" apo jo ky eshte qendrimi i Qeverise Shqiptare.. dmth. i SHQIPERISE

    Ku te beheni k-ministra ti apo Xeni apo mbase te dy bashke (se ka vend boll ai kolltuk per 2 b... te vogla si tuajat) ... atehere do ju ndigjojme ju.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga PrInCiPiEl
    [FONT="Georgia"]
    Muhammad
    Legacy of A Prophet

    Directed by : Michael Schwarc
    Narrated by : Andre Braugher

    Film dokumentar i mrekullueshėm !

    Pėr kėtė film ėshtė deklaruar :

    "a candid , thoughtful,flowing,wisually stunning film...that is as timely as documentaries get"
    - Howard Rosenberg, Los Angeles Times

    "absorbing...enjoyable and informative"
    - Caryle Murphy,Washington Post

    " Riveting,informative and inspiring,'Muhammad' sets the record straight"
    - Jonathan Curiel,San Francisco Chronicle
    Ou???

    Po si ka mundesi keta qafirat e perendimit te shkruajne mire per Muhametin?

    Do kete ndonje hile ketu ska se si. Te shkojme te pyesim mullahun e Peshawar-it se a duhen lexuar qafir-gazetat e judeo-kristianeve te amerikes... armiqve te islamit e profetit... sionisteve... etj etj

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    keto karikaturat neve nuke na perkasin fare,..
    Mua me brengosi nje artikull ku javorja "marian" e kisht epublikuar nje artikull te idhet per shqiptaret, gjoja se dojn te bejn ligjet e kanunit te Lekë Dukagjinit, ku ne te zbatohen urdherat shekullore qe nje familje arrin edhe te zhduket komplete me keto kode mesjetare !
    lereni ju tani karikaturat ore po te shofim vehten se ku jemi....

  8. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kreksi, "Marianne" eshte nje reviste e drejtuar nga Jean-François Kahn, dhe ku punon dhe Elisabeth Lévy, dhe po qe se je merak, mund t'i shohesh ç'qendrim kane mbajtur gjate luftes se Kosoves... As mos bej me gabim te harxhosh dy kacidhe per ate reviste Le qe nuk ia vlen fare, vetem shkrime anti-amerikane, pro-serbe, pro-palestine e keshtu me rradhe... Dhe te mendosh qe te dy jane çifute, por ja qe kesaj rradhe do i pelqejne antaresit...

  9. #19
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation

    Për : Labeati & co.

    Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: "Ne jemi nesara-krishterë".
    Këtë ngase prej tyre
    (të krishterëve) ka dijetarë(ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.

    Kuran,El-Maide,Ajeti 82


    Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
    Kuran, Ankebut,Ajeti 46


    Profeti i Islamit Muhammedi a.s. ka thënë:
    Jam miku më i ngushtë i Isait(Jesusit),birit të Merjemes, si në këtë botë, edhe në tjetrën.


    Lexoni-Mësoni-Studioni!

  10. #20
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anėtarėsuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56

    Post

    Keto karikatura duhet te botohen kudo ne bote, dhe jo vetem ne Shqiperi: jo vetem per te treguar se akoma mund te vihen ne pyejte dogmat fetare, por me shume per te mbeshtetur shumicen e popullsive muslimane qe jane te shtypura dhe te neperkembura nga diktaturat fetare me djallzore, ku ushqehet injoranca dhe absolutizmi fetar me gjithe erresiren e saj. Histeria e protestave te nje pakice ekstremiste nuk tregon vetem zemerimin e disa individeve, por pasqyron simptomat e diktatures, shtypjes sociale qe nuk gezojne asnje te drejte humane apo demokratike.

    Dhe sigurisht qe e drejta e shprehjes absolute do tu keqperdorte nga ektremet me anti-demokrate, por qe ne kete rast eshte diēka teper normle qe as qe ka arritur limitet e common sense. Por nese dikush qe ve ne dyshim Holokaustin, nuk eshte vetem se kerkon te bej ndonje figure eksentrike, po eshte nje krize e mjerueshme e shpirit kritik te tij/saj. Apo duhet te perdoret ky si argument sa here sulmohen dogmat fetare, apo neser do te dale qe te mos sulmohen as prifterinje apo hoxhallart, pasneser as kryeministrat dhe keshtu me rralle....ēfare llogjike ka kjo? Do te kthehemi prap ne mesjete, ku toka eshte akoma e rrafshet, dhe shkenctaret digjen ne turren e druve?Ky arsyetim vetem llogjik nuk ka.

    Nese ka standarte te dyfishta persa i perket ushtrimit te se drejtes se shprehjes se lire, eshte diēka shume negative dhe duhet synuar qe te zgjerohet sa me shume kjo liri, per te gjithe, por eshte absurde qe te kufizohet akoma me shume sepse dikund tjet nuk i zbatoka sikur duhet. Eshte e llogjikshme, meqe nje shtet keqtrajton te burgosurit dhe keshtu duhet te ngushtohet vlera konventava dhe te drejtes nderkombetare qe mbrojne te drejtat e individeve? ...sa arsyetim i varfer.

    P.S.: me te verte beheni shume te rendomte dhe nuk jeni aspak interesat kur nuk tregoni kulturen me elementare sa te mos ju drejtoni bashkebiseduesve si 'gomere' apo 'qelbesira'....mbase keni nje reputacion per kete, por vetem ishte diēka qe nuk me duket e domosdoshme per tu shprehur, gjithesesi vetem nje mendim.
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  5. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •