Faza tė pritjes: 4
1 PYETJE ZGJUARTHI
Me thuaj ku e ke eren,
ate arome myshku e pishe perdellyese,
ate gjurme te pangaterrueshme te pranise tende,
ate pamje dritheruese?
Me thuaj pra ku te ka shkuar,
mbi cilat lule e ke leshuar,
pse tash nuk me ngjan me me te paren,
pse ka ndryshuar?
Kthehesh sot ti,
si gjithmone te pluskosh petlave te mia,
por se di pse era te mungon,
dhe mua me eshte zvjerdhur dashuria.
Kot,
e di qe pyes kot,
ngase nuk ka me rendesi per mua,
kujtdo qe t'ia kesh falur eren.
Kupto!
Une s'te dua!
Megjithate mendoj se pyetja vjen prej gjoksit,
per hir te nje dite me pare
e dallgeve qe kemi kapercyer cdo here.
Nuk e dua, po s'di pse duhet
ta di ku e ke ate ere...
2 GJUMETHI
Kam pritur gishterinjte e tu,
mes ekzistences sime korrozive
e mbytese,
e perkedheljen e tyre,
po kaq gjate e kam pritur.
Po tani ti fle
apo hedh mbi mua genjeshtren e nje gjumi te shtirur.
Une nuk pi me.
Lote nuk kam me.
Nje qeshje te lehte
bashke me gremisjen ne shpirt
e shterngimin ne stomak,
perkund.
Tani,
e lodhur
nga fluturimi vetem,
kam gjume.
3 MPIRETHI
Eja se po te pres.
Kthehu nga une
para se te pi gjithe veren
e te derdh gjithe lotet
e dhembja te behet me e madhe se dashuria per ty.
Mos u fshih pas idesh lozonjare se une jam avull
gjithmone i nxehte,
ngase perballe akullit tend
po bulezohem,
po pikoj
ngadale...
E per ty me s'do te kem asnje ngrohtesi,
asnje perkedhelje,
asnje fjale.
Eja se po te pres.
Kthehu nga une...
Perpara se te ter ndienjat e mia,
perpara se dhembja te me behet me e madhe se dashuria.
4 DESHPERIMTHI...
E kupton qe po te pres?
Nuk kam gjurme e nuk kam hapa.
Ti ke qene udha ime mbi udhe,
ke qene veshtrimi im para dhe prapa,
ke qene peisazhi im,
ke qene uji, buka.
E kupton qe po te pres?
Vetem nuk di te marr fryme.
Jam nisur fluturimesh me ty aq kohe me pare
sa kam harruar si levizen krahet vete,
sa jam mpire,
sa kam akull nder flete.
Eja se te pres busulla ime,
pa ty nuk njoh jug a veri,
vec dielli me tregon perendimin,
e lindjen, zgjimi i tij.
Eja se po te pres,
qerthull i enderrave te mia,
tek ti kam derdhur nje me nje
te gjitha endjet qe le dashuria.
Tek ti jam perulur,
tek ti kam geluar,
tek ti kam ngritur kryet,
ty te jam rebeluar...
e prape,
prape jam kthyer tek ti,
pa u larguar asnjehere me shume se nje meter,
se e ndiej gjakun tim te rrjedhe damaresh te tu,
e zemra jote me pompon jeten.
Eja, eja se po te pres,
per ty kam humbur cdo orovatje per gjume,
me ke marre me vete fijen e frymes
e tash lotet e fundit po kthehen ne bryme...
e furishem me perplasen fytyres...
AIDA DIZDARI
ps: a nuk eshte e mrekullueshme ? shkrirese-shperthyese ? e magjishme... mua ma ka turbulluar shpirtin...shpresoj dhe juve...besoj, jam i sigurte !
Krijoni Kontakt