Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ke quan koh te arte ne Kj kjo rudina?

    ate se si ja ben shqiperise katrahuren frrok-zabito-neritan-gjinush-caushiste.. ate kohe qe polli vampiret?

    ehh rudin rudin..sa te di p ka ty..

    skan goj shamizezat.. se tv jo se jo..

  2. #12
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Përse RTSH censuron debatin mbi KKRT-në?

    Dje NEWS24 ishte i vetmi televizion që transmetoi direkt raportin në Kuvend të kryetarit të KKRT-së Halil Lalaj. Tema është shumë aktuale, por çuditësrisht nuk ngjalli kuriozitetin e asnjë televizioni tjetër duke filluar nga Televizioni Publik Shqiptar (i vetmi televizion me statusin e shërbimit publik) që në vend të transmetimit të kësaj seance të parlamentit, preferoi t’i jepte hapsirë garave me ski të Olimpiadës.
    Për të transmetuar seancën nga parlamenti, NEWS24 është e detyruar të paguajë lidhjen që ofrohet si shërbim nga Televizioni i Shtetit. Por pas përfundimit të fjalës së z. Lalaj, TVSH e ndërpreu papritur sinjalin e trasmetimit për NEWS24, në momentin kur sapo nisi debati, duke shuar në këtë mënyrë dhe zërin e vetëm që u përpoq të informonte opinionin publik mbi arsyet pro dhe kundër kësaj çështjeje kaq delikate. Kush kishte interes për të fshehur përmbajtjen e kësaj seance?
    Kryeministri Sali Berisha ka premtuar gjatë fushatës së tij elektorale transparencë maksimale mbi aktivitetin e administratës publike, duke premtuar telekamera dhe gjatë mbledhjes së qeverisë madje. Por çfarë transparence garanton televizioni i Shtetit kur vendos në mënyrë unilaterale ndërprerjen e një debati parlamentar që një televizion privat e kishte kërkuar me pagesë? Eshtë e drejtë e të gjithë qytetarëve për të njohur dhe për të dëgjuar atë që thonë deputetët në Kuvend dhe nëse vërtetë kryeministri dhe parlamenti kërkojnë të vendosin transparencë, duhet të nxisin Televizionin e Shtetit të vendosë në dispozicion të gjithë televizioneve, falas, këtë shërbim. Pa lënë hapësira që të bëhet pazar (dhe censurë) dhe me debatet e deputetëve të zgjedhur nga populli.

    MArre nga GSH
    To look life in the face....

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i kudondodhur ky njuz 24 tri

    kishte nje 24 dikur ky Gëllci.

    ata do jene?

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    "Koha Jone", 21.02.2006

    MEDIA SHQIPTARE, VUAN MUNGESEN E NJEREZVE TE SAJ

    Gazetari dhe analisti i njohur z. Aleksander Frangaj
    ...

    Meqe permendet Keshillin Kombetar te Radio-Televizioneve. Si do te ishte nje KKRT ideale per drejtuesin e TV KLAN, Aleksander Frangaj?

    - Ky nuk eshte nje problem i veshtire, por jashtezakonisht i thjeshte. Por qe behet i veshtire nga njerez me interesa te ndryshme, sepse une jam shprehur e kam thene qe ligji eshte mjaft i sakte dhe i qarte, ai nuk le asnje shteg per diferencime dhe diskriminime. Problemi eshte se ai nuk eshte zbatuar; qe kur eshte ngritur KKRT-ja, ai ka qene nje institucion inferior. Ne vend qe te ishte polici i mediave, pra qe mediat ti druheshin, ka qene KKRT-ja qe i druhej medias. Kjo ka ndodhur se perberja reale e Keshillit ne ate kohe ka qene me disa njerez qe mund te quhen burra te mire, njerez te urte dhe te ndershem, por pa vullnetin e duhur dhe forcen per te marre vendime. Duke qene njerez te mire e te urte, jane perpjekur gjithmone t(i zgjidhin gjerat me mirekuptim dhe jo me zbatimin e ligjit. Por Keshilli Kombetar, ne konceptin tim eshte si polici i shtetit: nese nje kriminel shkel ligjin, polici nuk mund te jete njeri i urte qe ta zgjidhe me paqe apo mirekuptim krimin e bere. Ai ka detyren qe t(i vere prangat pa asnje diskutim, kushdo qofte ai. Ne momentin qe ai ka kryer nje krim, eshte kriminel dhe duhet te denohet. Te njejten gje une e mendoj edhe per KKRT-ne. Nese ligji qe eshte njesoj per te gjithe, thote se nuk lejohet instalimi i antenave televizive apo radiove pa lejen e KKRT-se, do te thote qe askush ska te drejte te instaloje nje antene apo pajisje.
    Nga ana tjeter ligji, thote qe nese nje antene instalohet pa leje, shkelesi denohet me gjobe deri 4 milione leke te reja. Keshilli Kombetar i Radio-Televizioneve e di fare mire kete, por lejon me dashje instalimin e qindra antenave dhe pajisjeve ne Shqiperi, jashte terreneve per te cilat ajo ka dhene licencen. Edhe sot e ke Shqiperine plot e perplot me antena te vena ne menyre te paligjshme. KKRT-ja nuk vepron se eshte nje perberje e paafte. Nje tjeter pike eshte edhe pirateria. Ka me dhjetera televizione lokale dhe kabllore qe transmetojne programe te pablera, programe pirate, por edhe programet tona qe i kemi blere shume shtrenjte. Atehere cduhet bere? Kjo KKRT jo vetem qe duhet te shkarkohet, por kjo KKRT e ka mbushur kupen e pergjegjesise penale, sepse mosveprimi me dashje, duke lene nje krim te lulezoje dita-dites, perben nje veper penale. Dhe krimi eshte i provuar dhe provohet cdo dite.

    Sipas jush, a ka realisht gazetare qe po rriten ne Shqiperi? Mos ka nje shtim te pakontrolluar te tyre? A jeni te mendimit se ka ardhur koha per ligjerimin e nje Urdhri te Gazetarit?

    - Ne pergjithesi, mediat ne Shqiperi, qofshin ato elektronike apo shtyp, kane nje problem mjaft te madh: vuajne mungesen e njerezve te medias. Pra, sot ne Shqiperi kemi me shume gazeta, radio dhe televizione, sesa kemi gazetare. Une jam ne gjendje te te numeroj ty tani mbi 100 tituj gazetash dhe emra radio-televizione, ndersa ti nuk me numeron dot mua 20-30 emra gazetaresh qe meritojne te punojne ne media. Kur duhej te ishte e kunderta, duhej te ishin 2-3 media dhe 100 gazetare, ku secila te kishte nga 30 gazetare. Ketu ke nje televizon me nje gazetar. Kjo ka qene nje e keqe tjeter qe KKRT-ja lejoi, sepse duke u hapur shume televizione pa kritere dhe pa standarde, varferuan tregun. Shqiperia nga nje vend me nje televizion publik, u kthye menjehere ne nje vend me 80 e kusur televizione. Ku ishin keta njerez? Nuk ka kapacitet per kaq televizione, nuk ka operatore, nuk ka kameramane per 80 televizone, nuk ka teknike, Nuk ka skenariste, nuk ka regjisore, nuk ka grimiere, nuk ka arkiviste, nuk ka edhe roje per 80 televzione, aq me pak ka gazetare. Duhen 800 te tille. Ku i ka Shqiperia 800 te tille? KKRT-ja nuk la mundesine qe keta djem dhe vajza te talentuar te mblidhen ne 4-5 media dhe te punonin per te ofruar programe cilesore ne televizione sa me cilesore. Nje televizion ka drejtorin e informacionit te mire, por nuk ka gazetare. Nje televizion tjeter ka drejtorin e paafte, ka montazhiere te zote por nuk ka regjisore. Mediat ne teresi jane me mangesi te theksuara ne personel.

    Ju thate se keni studiuar per arte, pikture dhe regjisure. Ushtrimi i profesionit te gazetarit, a ju ka krijuar vertet nje shkeputje prej artit? Apo keto studime kane qene nje ndihme me teper ne punen tuaj?

    ...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Civilizimi në Islam
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Agjencitë private të punësimit ne Shqiperi
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •