Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Pershendetje
    Nje diskutim interesant dhe me argumenta.
    Situata po mbart lindjen e nje alternative te re,vijen e trete ne politike,ose alternativen ndryshe.Ajo do perfaqesohet sipas mendimit tim nga klasa teknicieneve,te pa angazhuarit ne politike,dhe intelektuale nga emigracioni qe me njohjet,kulturen perendimore do te ishin te besueshem ne popull dhe ne faktorin nderkombetar.
    Ramiz Alia eshte ende gjalle,eshte politika qe dominon apo klanet e ish bllokmeneve qe diktojne.E thjeshte secili nga ne e ben kete verifikim,mjafton te pyesim kush kontrollon ekonomine,diplomacine,kush ka eksluzivitetet etj

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Vendndodhja
    Sloveni
    Postime
    8
    ..shqiperia duhet te krijoje nje demokraci stabile dhe me keto lloje pazarlleqesh mendoj se nuk vetemi ne europe.
    Shqiperia duhet te krijoj nje sistem parlamentar ku e djathta dhe e majta kan vendin e vet.Ne shqiperi mendoj se mungon nje levizje e mirfilte liberale,socialdemokrate(jo-PSD).
    ..me mire keshtu me muhabet se sa me trazira,edhe pse mendoj se nuk eshte kohegjate dhe nuk na shpine gjekundi.

  3. #23
    G J I G A N D I Maska e Nickmaster
    Anėtarėsuar
    25-11-2002
    Vendndodhja
    San Francisco
    Postime
    183

    Thumbs down

    Ajo nuk eshte marreveshje pozite-opozite, ajo eshte marreveshje

    nje pjese e elektoratit te PD me Nano Grekun. Po ta

    shikosh me kujdes te madh kete marreveshje te bie ne sy nje

    fakt interesant se qeveria e kryesuar nga Nano Greku,

    e ktheu timonin menjehere nga vjehri i ri (Greqia) sepse qeverite

    para tij e lane ne harrese Greqine dhe me te drejte synonin

    marredhenie te forta me perendimin dhe me shtete vertet

    potencialisht ekonomikisht dhe ushtarakisht si Angli, Amerike,

    Gjermani dhe Itali dhe jo si Greqia qe prodhon vetem kruasane,

    dhe i permend keto fakte se po te shohesh me kujdes keto

    levizje te gjitha jane te ideuara nga "Mamadhia" (Greqia). Gjoja

    marredhenie me Italine po syte nga Greqia. Caktimi i presidentit

    te dominove dhe i te vetmit persekutuar ne Shqiperi i shkolluar dy

    here ne Rusi dhe deri ne detyra te larta shteterore firmos duke

    mbyllur syte largimin e Klosit, dekoron Grekun pai eshte nje nga

    kondrabandistet me te medhenj ne vend, fodull, fyes ndaj

    kolegeve, burg me te drejte ne kohen e Saliut dhe kete e

    shikojne qarte sa "respekt" kane vendet perendimore per te. Dho

    ky dominoxhiu na e dekoron. Eshte per te ardhur keq qe ne

    Shqiperi ka akoma nostalgjike, dhe mendoj se paktin Berisha-

    Nano, do tju japi siguri, rend dhe zhvillim por ne fakt

    behet per te fshehur prapaskenat e tyre gjate gjithe ketyre 10-

    vjeteve ne politiken e deshtuar te Shqiperise. Serbi dhe Greku

    jane ulur kembkryq ne politiken shqiptare dhe kjo eshte arsyeja

    qe Shqiperia pa u shkeputur nga keto dy vende qe historikisht i

    kane dashur te keqen ketij vendi nuk do te bej kurre perpara. Do

    me falni po kete shkrimin e bej vetem per ata shqiptare qe kane

    gjak shqiptari dhe jo per ata shqiptare qe jane me emrin Spiro e

    Thanas qe "duan Shqiperine" duke vajtur uikendeve ne Athine ku

    marin udhe zime.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    *Software is like sex...it's better when it's free.*

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Ballqap
    Postime
    19
    Ky pakt nxjerr ne pah shume pazare te mira dhe te keqija, por ne kete rast Pakti eshte i deshtuar.
    I deshtuar eshte edhe vete lideri i P.D qe pergjate viteve te sundimit te tij arriti te shkaterroje Shqiperine ndoshta edhe me keq se sa ishte Shqiperia ne periudhen e formimit te saj shtet.
    Ky pakt mbron Sali Berishen per te mos u denuar per krimet qe ka bere ne periudhen 92-97 duke shkaterruar pothuajse 100% te ekonomise shqiptare.
    Pakti ne fjale mbron edhe liderin e P.S qe tashme pa frike eshte Mbreti i shqiptareve, si per mendjen ashtu edhe per parate.
    Pakti duke e pare ne kete sfond eshte edhe kuvend bajraktaresh per te mbajtur pushtetin ashtu sikur duan ata dhe jo sikur do populli.
    Duke qendruar ne kete linje do te thoja qe pakti nuk eshte ne te mire te shqiptareve sepse ligjet, parlamenti, kushtetuta, institucionet kane dalur apsajt duke treguar se me shume se nje pakt fshihet nje mister aspak dashamires ne interes te popullit.
    Si perfundim ky pakt u be legjitim nga dy persona qe pa frike mund te thoja qe jane dinosauret e politikes shqiptare.
    Populli nuk deshiron as pakte e as gjera te tjera te ketij lloj.
    Ky popull deshiron qe cdokush qe tallet me te, te marre denimin e merituar.
    Ky popull deshiron qe kush punon per te , te behet i nderuar.
    Ky pakt eshte nje nga idiotesite me te medha te doktor Rrumpalles qe ecen si Don Kishoti i Mances.
    Ai eshte lider i deshtuar ketu e disa vite me pare ndaj tashme ai duhet te largohet nga politika.
    Koha e kompromiseve ka mbaruar qe me ardhjen e Enver Hoxhes ne pushtet.
    Sot duhen zbatuar ligjet dhe jo paktet.
    Faleminderit per kaq sa me dhate mundesine te shkruaj

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Nano, mesazh Berishes per festen

    Kryeministri Fatos Nano, i dergoi nje mesazh urimi kryetarit te Partise Demokratike Sali Berisha me rastin e 12 vjetorit te krijimit te PD-se. Ne kete mesazh Nano pohon se 12 dhjetori, dita e themelimit te Partise Demokratike perben nje ngjarje me permasa te vecanta ne historine moderne te vendit tone. Kryeministri e ka cilesuar PD-ne si nje parti me fizionomi dhe histori te spikatur. "Gjenerata te tera njerezish, nga shtresa te ndryshme te shoqerise shqiptare te cilet aspironin per hapesira me te medha lirie dhe standarte demokracie, qe perballuan kalvarin e sakrificave te panumrta, gjeten ne horizontet e dhjetorit te vitit 1990, shpresa inkurajuese per realizimin e enderrave te tyre", shkruan Nano ne mesazhin e tij te urimit. Sipas tij, menjehere pas krijimit te Partise Demokratike, spektri politik shqiptar u pasurua me krijimin e partive te tjera qe se bashku krijuan nje strukture politike aktive per te ndertuar te ardhmen evropiane te atdheut tone. "Ju konsideroj si partnere te rendessiehm politike ne rrugen e zhvillimit dhe te integrimit euroatlantik te vendit tone.




    Paktet nuk kane asgje te keqe. Ato vetem regullojne stabilizojne, dhe mbajne paqen dhe harmonine qe ne kaq shume ne duhej mbas 97. Sa te frytshme jane ato? Kjo varet se krahasuar me ke. Po te krahasosh kete kohe me kohen e anti-pakteve, burgosjeve, te urrejtjeve, rrahjeve, terheqjeve zvarre nga floket, keto pakte kane arritur shume. Te pakten ato jane perpjekje per civilizim dhe jo kafsherim te politikes shqiptare. Ato perfaqesojne evolimin e mendimit politik dhe sjelljes diplomatike. Ato ulin politikanet ne debat, i bejne ata te shtrengojne duart, te shpalosin shembullin e paqes, mirekuptimit dhe kultures civile. Kjo nuk eshte pak per nje komb kaq te prirur drejt kaosit e anarkise, per nje komb qe vetem 6 vjet me pare u shperbe si i tille dhe shkateroi me themel cdo qelize te shtetit te tij, per nje komb qe sot akoma eshte pronar i 1 milione armeve ilegale.

    Prandaj mos i urreni paktet, por gezojuni atyre, se te pakten deri me sot kane provuar te jene e keqja me e vogel, sidomos kur ne to marrin pjese disa tipa si Sal Berisha qe po ta bej si di vete te ve flaken nga poshte lart, e qe e provoi praktikisht se eshte ne gjendje te beje hatara si ato te 97. Tani per tani kjo eshte me e mira qe keta mund te bejne, nqs ne pretendojme se ka te tjere qe mund ta bejne me mire atehere duhet te pyesim veten se ku jane?
    Dhe mqs nuk shohim asnje figure udheheqesi te susksesshem, kaq te deshiruar, ne horizont nuk na ngelet tjeter vecse te mendojme se ata nuk ekzistojne.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Shqiperia per hire te stabilitetit,po shkon drejt shkaterrimit te asaj demokracie qe ne te gjithe enderronim.Institucionet e demokracise rrezikojne te ndertohen mbi kete baze marreveshjesh dhe jo institucionesh legjitime qe vijne nga vota e lire.Ne votime populli votoj sipas bindjeve politike,pra dy kampe te ndryshme politike,me vizione dhe platforma te ndryshme,dhe megjithate 50%te shqiptareve nuk votuan.
    Sot ne kete dite me diell,ato qe vrapuan per te siguruar nje pasaporte te demokracise,po na habisin me pazaret.
    Nga kush presim per nje jete ndryshe,mijra te vrare dhe te mbytur,sa dekorata u muaren per carmatimin,por nuk doli kush hapi depot e armatimit,sa famije u shkaterruan nga prostitucioni,tregtia e organeve,taksat e larta qe po marrin frymen perdite e me shume,analfabetizmi,femije qe perdite per ekonomine e famijes braktisin shkollen,emigrante qe vuajne opinionet etj.
    Marreveshje opozite pozite,por per cfare?Cfare fitojne njerezit ne kete marreveshje?Si do ti pergjigjet Fatmira Hajdari femijve neser se kush e vrau deputetin dhe te jatin e tyre?Berisha tha se nuk do ta falim dhe deklaroi se e vrau Nano,Mejdani,Gjinushi,Klosi etj.Te gjithe u muaren vesh sot,biles e njollosen dhe diten e krijimit te Partise se pare Opozitare.Mos kishte te drejte Ceka kur kerkoi te ishte ne qeveri demokrate dhe socialiste bashke vite me pare?Apo Ceka e deklaroi para kohe planin e Ramiz Alise,te ulen gjkrat,te percahen te persekutuarit,te lodhen endrat e shqiptareve dhe te rikthehen ne pushtet ish bllokmenet por me nje stil te ri dhe kostum te ri,te rinovuar,europian.Europa u tremb,dhe nuk ka nevoje per trazira sepse keto qe te nisin gomonet,po keto edhe ti ndalojne,edhe drogen,edhe prostitutat,edhe destabilizimin edhe puthjet,edhe sikur nuk ka ndodhur asgje ne kete vend te vogel ballkanik me nje popull te lodhur nga premtimet dhe sherret.
    Marreveshje,jane ne prag ndarja e privatizimet ne telekom,energjetike,insig etj pra pa marreveshje nje pale do mbetet pa gje dhe pala tjeter te shqetson kur thote do ti vej rruspen Me mire marreveshje kur edhe Europa thote asnjeri nga Ju President,sa te shporremi,me mire se bashku si dikur ne te njejten organizate.Besoj tani do shpallin edhe diten kur jemi cliruar me 28 apo 29,edhe do fillojme parakalimet per nje maj,te pakten nuk do kemi zbore sečse nuk te le europa.
    I pafshim hajrin byrose,te na rroje Partia.Mjaft me me futboll pozite opozite,tani ka nevoje per ekonomi.Nuk fiton ai qe ka edhe ekonomine,e ka thene dhe Lenini.
    Proletare le te bashkohemi edhe ne si udheheqesit tane.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Marreveshja vdiq, Rrofte politika!

    Nga Sokol BALLA

    Ndodhi ajo qe prej javesh pritej. Marreveshja u prish. Nuk e kthejne ate prapa, as takimet koke me koke per 90 minuta me te vetmin fryt te kesaj vjeshte te vone, presidentin Moisiu. Lideri i opozites Berisha, duke ruajtur tonet prej xhentelmeni, deklaroi solemnisht deshtimin e asaj qe kishte rene dakort muaj me pare me homologun Fatos Nano. Me tone te qeta por i rende ne fjale, ai e quajti qeverine, "kabinet te mafias", nje akuze teper e rende, qe do te shembte marreveshjen, edhe nese ajo do te ishte ende gjalle. Cfare do te ngjase ketej e tutje, do te vere ne prove, te pakten qellimet e mira te dy kryepolitikaneve, per te ndryshuar te pakten klimen ne vend. Por risia e ketij zhvillimi, nuk lidhet me shume me Nanon dhe Berishen, por me te gjithe ata qe u lane ne hije tere keta muaj, prej marreveshjes. Natyrisht me i qeshuri do te jete Skender Gjinushi, parashikimet e te cilit per fillimin e vitit 2003, po dalin thuajse shume te sakta. Lideri socialdemokrat, do te prese me qesendi ftesen eventuale te kryeministrit Nano per bashkepunim, perballe nje opozite qe se paku pritet te shtrengoje radhet dhe te rifitoje agresivitetin pasiv, perballe nje kabineti te percare, te coroditur dhe pa nje ide te qarte sesi te administroje punet e vendit. Polin e trete, ose grupin Meta, me siguri qe prishja e marreveshjes i gjen me te gatshem se kurre te prishin pune, brenda hullise se vet, ku se fundi futi hundet me shume sesa duhet vete lobi perkrah dhe perreth zotit Nano. Te fjetur por aspak me kujtese te shkurter, grupi i Metes do te luftoje ne radhe te pare qe vete "shefi" i tyre te rifilloje aktivitetin politik te goditur rende, nga doreheqja e janarit 2002. Akoma me interesante paraqitet gjendja ne opozite, pasi habine me te madhe me marreveshjen, nuk e shkaktoi xhongleri Nano, por i paepuri Berisha. Ky i fundit e ka zgjeruar shume fans club-in e skeptikeve te tij, qe i faturuan atij personalisht dhe marreveshjes, edhe humbjen ne zonen 52. Me nje tentative te rrufeshme mbreme zoti Berisha grumbulloi kreret e "Bashkimit per Fitore", grupim politik i cili qe prej veres ishte kthyer ne bashkime profesionale, pa asnje lloj vlere dhe peshe, perballe nje marreveshjeje qe rendonte si gur varri mbi politiken shqiptare, e cila kishte marre cehre meiti. Por dje gjithcka u ringjall. Vdiq vetem marreveshja. Mesa duket nuk ishte dhe aq e vertete.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Nuk ishte surprize per asnje prishja e paktit. Per aq sa qendroi, te pakten na dhane nje President, e na priten Berluskonin mire.
    Me teper nuk mund te presesh as nga njeri as nga tjetri, (dy gjelat e kotecit).
    Summertime baby!

  9. #29
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Marrveshja Perfundoi...

    Marreveshja nuk u respektua". Sali Berisha ka shqiptuar me vendosmeri kete fraze me 7 janar ne sallen e aktivit te Tiranes. Lideri demokrat eshte shfaqur keshtu perpara demokrateve qe prisnin nje mbledhje rutine, plotesisht ndryshe nga nje muaj me pare. Gjithcka duket se ka ndodhur shume shpejt. 30 dite pas mbremjes plot shkelqim ne festen e Partise Demokratike, Fatos Nano nuk eshte miku i zgjedhur per t'u vene ne qender te vemendjes, por kundershtari tradicional. Kryeministri nuk eshte partneri me te cilin do te kryheshin reformat, por nje njeri qe "faktoi se ne konceptin e tij, progresi eshte mafia". Ne menyre te befte, gjashte muajt e fundit u bene pluhur e hi, menjehere sapo Berisha shpalli fundin e marreveshjes se quajtur historike mes tij dhe Fatos Nanos. Po cfare ndodhi kaq e rende sa te bindte doktorin te heqe dore nga pakti me kryesocialistin? Duket se jane disa aresyet qe i dhane shkelmin marreveshjes. Shkaqe emotive dhe politike, te cilat ne shumice jane te lidhura me fundvitin, krishlindjet, Vitin e Ri, pushimet. Por edhe me zgjedhjet ne Elbasan, me propozimin e fundit per unifikimin e se djathtes, me militantet qe pasi kaperdine Nanon si yll te festes se tyre, do u duhet te komandohen serisht nga "renegatet", te cilet i paten perjashtuar vite me pare. Me nje fjale duket se i gjithe dhjetori sherbeu per te larguar nga njeri- tjetri dy miqte e rinj. Aq me teper kur edhe fizikisht kontakti i tyre behej i pamundur prej udhetimit te zgjatur te kryeministrit gjate pushimeve.

    Hera e fundit kur te dy u shfaqen perpara publikut, ishte mesi i dhjetorit. Por kete here nepermjet sozive te tyre. Polemikat qe ngjallen Agron Llakaj dhe Agim Bajko me skecet e Festivalit qe do mbahet mend prej tyre, duket se nuk lane pa gervishtur edhe marreveshjen. Ne zyren e Berishes u mor vesh se aktoreve u ishte kerkuar venia ne loje e doktorit, paraqitja e figures se tij inferiorire karshi asaj te kryeministrit, krijimi i nje pershtypje se Nano ishte ai qe kishte fituar prej marreveshjes aq te perfolur. Kerkese qe kishte ardhur prej drejtuesve te Televizionit, miq te njohur te Fatos Nanos. Ndoshta rastesisht, Berisha nuk gjendej ne sallen e Pallatit te Kongreseve ate nate. Por zerat e shqetesuar nga ky "incident" nisen te degjohen fort ne zyren e tij. Nga ana tjeter, ne vigjilje te krishtlindjeve, kur vendi po kalonte vec krizes energjitike edhe nje pale zgjedhje qe do sherbenin si test per marreveshjen, kryeministri vendos te marre pushimet e vitit. Pikerisht ditet e lejes qe nuk i pati konsumuar gjate veres, pasi ne ate kohe sapo mori pushtetin. Duke i shijuar te plota, afro pesembedhjete, mes Greqise, Egjiptit dhe Turqise. Ndersa ne Tirane, Berisha duhet t'u jepte pergjigje militanteve per humbjen e radhes ne Elbasan, te mbante me shprese te vetet dhe te niste negociatat me partite e te djathtes per krijimin e nje PD-je te madhe. Si te mos mjaftonin keto kontradikta te vogla ne dukje, incidenti i ndihmave te shperndara nga Valentina Leskaj ne prag te zgjedhjeve, beri qe ne PD te riktheheshin tonet e kontestimit te zgjedhjeve. Opozita protestoi per manipulime, nderkohe qe Nano nga Kajro pershendeti triumfin e ministres se tij, duke e quajtur "fitore te progresit". Ne seline e demokrateve po piqej gjithnje e me shume ideja se marreveshja nuk mund te vazhdonte ne keto kushte. Qysh nga qershori, pakti kishte sjelle vetem zgjedhjen e Presidentit konsensual dhe largimin e Klosit. Ndersa qeveria, e cila as qe po kritikohej, dukej se gjendej shume komode ne kete pozicion.

    Mbledhja e pare e kryesise se Partise Demokratike per vitin 2003, ka qene nder me te vecantat ndoshta ne te gjithe historine e saj. Berisha ka kritikuar zyrtaret e larte te opozites per braktisjen e kandidatit te tyre ne Elbasan, ndersa "dishepujt e bindur" kete here kishin vendosur te zgjoheshin. Duke e bere doktorin pergjegjes per situaten e veshtire qe po kalon e djathta. Per mbi dy ore anetaret e kryesise kane argumentuar se kaosi qe ka mberthyer politiken e Partise Demokratike, nuk mund te shpjegohet jashte marreveshjes. "Ose do te qendrojme sebashku me Nanon, ose te bashkojme partite e djathta", ka thene e nervozuar nje pjese e tyre. Nga ana e tij lideri demokrat nuk ka nxituar te shpalle menjehere vendimin e tij, por ka vijuar te fshikulloje te gjithe per mospjesmarrjen ne fushate. Ne fakt vetem ai dhe Jozefina Topalli u pane gjate dhjetorit ne krah te Fahri Balliut. Ne te kundert, me 7 janar doktori nuk ka hezituar te shpalle fundin e marreveshjes, pa ekuivoke dhe me shume vendosmeri. "Objektivat e marreveshjes nuk u realizuan dhe kjo per shkakun e vetem sepse ajo nuk u respektua", tha ai. "Qeveria dhe PS-ja nuk kane ndermend te respektojne vullnetin e lire te shqiptareve". Per te vazhduar: "Deshmi madhore te kesaj jane: se pari bllokimi thuajse i plote i komisionit bipartizan; se dyti zgjedhjet ne Bulqize dhe Elbasan dhe se treti, platforma nga e cila po pergatitet manipulimi i zgjehdjeve lokale". Ne fjalimin e tij kete 7 janar, per here te pare pas plot gjashte muajsh, Berisha sulmoi personalisht Fatos Nanon. "Kryetari i PS dhe kryeministri i vendit deklaroi se ne Elbasan fitoi progresi dhe se u testua performanca qeveritare. Zoti Nano faktoi me kete deklarate se ne konceptin e tij progresi eshte mafia dhe se performanca qeveritare eshte veprimtaria mafioze e qeverise". Kaq ka mjaftuar qe jo vetem salla, por dhe masa e militanteve te reagonte zhurmshem per grisjen e marreveshjes. Me 8 janar, permendja e Nanos ne Berat shkaktoi menjehere zhurme ne aktivin e qytetit, qe u zgjodh i pari per te shpjeguar qendrimin e ri te lidershipit te opozites. Ndersa ne podium, ne krah te Berishes, pas afro gjashte vjet mungese, qendronte ish ministri i Brendshem, Agron Musaraj.

    Ethet e ndryshimit te kursit politik duket se erdhen tek Partia Demokratike menjehere me fillimin e Vitit te Ri. Roli i opozites ishte zbehur nga marreveshja politike mes Nanos dhe Berishes, deri ne ate pike sa skeci i bujshem i festivalit percillej tek publiku si realiteti i ri i politikes. Por vec anes komike, lideri demokrat duket se e shihte qe kishte marre aq sa mundej prej paktit dhe se nuk do te kishte me shume kohe ne dispozicion per te perfituar nga takimet koke me koke me kundershtarin e tij, darkat me vere te zgjedhur dhe shfaqjet e shumta ne publik. Vec Presidentit konsensual dhe largimit te Klosit, Berisha kishte arritur te ndryshonte imazhin e tij ne Shqiperi dhe Perendim. Nje rehabilitim qe e kishte bere te pranueshem tek shumica e votuesve skeptike, qe kembengulnin se doktori prodhon konfliktualitet, por edhe tek aktoret e politikes dhe diplomacise nderkombetare. Pergjate gjashte muajve te fundit zyren e tij e vizituan aq shume personazhe, (deri "armiku" Nicholas Gage) sa nuk mendoheshin gjate pese viteve te shkuara, kur ai vuante vetmine e madhe. Por me shume se kaq kryetari i Partise Demokratike nuk mund te pretendonte. Marreveshja e kishte privuar prej kritikave qe duhej te zhvillonte karshi socialisteve dhe kryeministrit te tyre Fatos Nano. Ne shtypin afer opozites emri i Nanos nuk permendej thuajse fare, ndersa objekt i sulmeve te hapura mbeshtin vetem Rexhep Meidani, Skender Gjinushi, Edi Rama e Fatos Klosi. Thuajse te gjithe personazhe te pamjaftueshme per te karikuar turmat e nxehta te opozitareve. Ne anen tjeter, humbjet e njepasnjeshme elektorale dhe krijimi i nje klime paqtuese me kete realitet, duket se po e zhysnin ne fund te detit PD-ne. Militantet, por edhe drejtuesit e larte, e shihnin gjithnje e me te larget diten e fitores, ndersa nuk munguan rastet kur personazhe te rendesishem te opozites filluan te shohin te interesat e tyre duke flirtuar me te majtet.

    Procesi i prishjes se paktit politik mes maxhorances dhe opozites eshte shoqeruar me nje tjeter po aq te rendesishem sa i pari. Unifikimi i se djathtes ne nje parti te vetme duket se eshte sfida me e madhe e Berishes kur zgjehdjet lokale jane vetem nente muaj larg dhe nese nuk ndryshohet, humbja duket e sigurte. Duke u bashkuar ne nje sigel, opozita kerkon te paraqitet si nje tjeter formacion ne syte e publikut shqiptar. Per kete kane sherbyer takimet e ketyre diteve mes kryetareve te se djathtes. Ne idene e liderit demokrat eshte krijimi i nje formacioni te bazuar ne modelet perendimore, qe do ta conte me ne fund drejt pushtetit opoziten. Por per te arritur bashkimin, i takonte njeriut qe e propozoi kete plan te bente divorcin nga pakti me Nanon. Nese kjo nuk ndodhte, mosbesimi per ndonje manover te doktorit ne dem te te vegjelve do ta mbyste pa lindur idene e PD-se se madhe. Sidoqofte kohet e turit ne baze, kur kryetari demokrat shpjegonte afrimin me kryesocialistin, jane rikthyer. Por kete radhe per te sqaruar te kunderten: prishjen me Nanon dhe afrimin me te djathtet. Berisha duhet te binde militantet se te ikurit e dhjete viteve jane lideret e rinj te se djathtes, dhe nuk duhen thirrur renegate, puthadore te socialisteve apo te shitur. Nga ana tjeter ai duhet te paraqese planin e ketij bashkimi, me te gjitha hollesite, vecanerisht ne kohen kur zgjedhjet lokale jane ne prag. Sepse kthimi ne shtepi mbetet alternativa e vetme qe i ka mbetur liderit demokrat per ta cuar edhe nje here ne pushtet anijen tij te madhe.

    Marreveshja me e bujshme e gjithe historise se pluralizmit shqiptar eshte hedhur praktikisht ne ere. Pretekstet qe u gjeten nga ana e opozites ishin emotive dhe politike, te cilat ne shumice u lidhen me fundvitin, krishlindjet, Vitin e Ri, pushimet. Por shkaqet e verteta duket se jane thellesisht te lidhura me te ardhmen e Partise Demokratike. "Martesa" me Nanon i kishte lidhur kembet Berishes ne nje marshim te mundshem drejt pushtetit, te cilin kerkon ta beje sebashku me gjithe personazhet e se djathtes. Ndaj per ta realizuar ate sherbeu i gjithe dhjetori: qejfmbetja me skecin, udhetimi i zgjatur i kryeministrit per pushime, operacioni i bujshem qe i hoqi syzet dhe zgjedhjet ne Elbasan. Pas 7 janarit dhe grisjes se paktit, nje tjeter muzike pritet te degjohet ne seline e demokrateve. Shume me e ndryshme nga ajo qe u luajt me 12 dhjetor, kur Nano u shfaq si ylli i festes se themelimit te Partise Demokratike.

    Pse humb Nano nga pakti i grisur

    Fatos Nano ka qene ndoshta nje prej njerezve me te befasuar prej vendimit te Berishes per te prishur paktin. Kryesocialisti eshte treguar i kujdesshem per te ruajtur stilin e qete ne marredheniet e tij me liderin e PD-se edhe pas ngjarjeve qe cuan ne fundin e marreveshjes se qershorit. Shtypi i afert me socialistet nuk i ka meshuar tezes se luftes mes dy lidereve, ndersa ne mbledhjen e kryesise se PS-se, kryeministri eshte perpjekur te justifikoje te gjithe akuzat e doktorit. "Komisioni bipartizan mbetet i vendosur te ktheje ne ligj verejtjet e insitucioneve te specializuara OSBE/ODIHR", ka thene ai. Ndersa per ndarjen e re te pushtetit lokal, kryeministri ka deklaruar se ajo nuk ka asnje karakter elektoral, por behet per "te shmangur trazirat sociale". Gjithashtu Nano ka rreshtuar te gjitha avantazhet e paktit, duke vene ne dukje se eshte i vendosur qe te kete "nje marreveshje per progresin e institucioneve, te reformave ekonomike dhe shoqerore qe perafrojne dhe integrojne Shqiperine ne BE". Por vec ketyre deklarimeve te para, duket se kryeministri eshte ndoshta me pak i interesuari qe pakti me Berishen te marre fund. Se pari qe ne impaktin qe do te kete kjo levizje ne Bruksel. Ne zyrat e PD-se po permendet gjithnje e me dendur se Bashkimi Evropian nuk do te tregohet bujar me qeverine shqiptare per procesin e stabilizim asocimit. Ndaj lufta e re me Berishen do t'i kthente gjerat shume muaj mbrapa.

    Nga ana tjeter, pakti me opoziten kishte fashitur gjakrat brenda PS-se dhe kundershtareve te dy udheheqesve u tregohej publiku i qetesuar nga klima e re. Ne rastin kur konfliktualiteti do te rikthehet, per Nanon behet shume i veshtire menaxhimi i klaneve ne PS, pikerisht ne vitin kur do te mbahet dhe kongresi zgjedhor i radhes. Fatura e afrimit me Berishen dhe braktisja e ketij te fundit, mund t'i kushtojne shume shtrenjte kryesocialistit qe tundi karten e paqes me shume entusiazem gjate gjashte muajve te fundit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    I kame lexuar te gjitha me kujdes, dhe s'kam as me te voglin dyshim se 90% e kuptojne fare mire situaten ku ndodhet Shqipria sot, perjashto 10% qe them se s'kane informacionin e mjaftushem e jo se i mungon intelekti.

    Por puna eshte si ta drejtojme Shqiprin drej te ardhmes se merituar te ndritur te kombit mbare-shqiptar.

    Tani asnje s'ka dyshimin, por ka dhe frikacak te deklarojne, qe tipat alla Riza Cerova, agjent i rusve, si Nano-greku e Sali-serbi te rekrutuar me pare, dhe qe agjentura serbe Nexhmie-Enver-Ramiz i lane pushtetin te "urdheruar" kane deture ta cojne kombin tone drejt nje degjenerimi moral ideollogjik nepermjet varferise e vlla-vrasjes kamufluar dhe me gjakmarrje. Venien e Shqiprise ne varesi, ne pamundesi te Serbise pranohet Greqia, por pa harruar perfitimet qe kerkon Serbia ketu.

    Prandaj dhe Berisha e Nano kane baze te merren vesh me njeri-tjetrin dhe jo te luftojne njeri-tjetrin, sic duhet te ndodhte po ti njohesh percitas.

    Une falenderoj Nardin qe ne disa raste ka dhene disa sherbime ceshtjes kombetare, megjithse nisur nga interesa partiake te ngushta, prandaj kto duken si ato ndihma qe dikush i jep duke hudhur ndonje monedhe ne shatrivan.

    Nardi nuk duhet te harroj se pa i tregu popullit zgjidhjen e ceshtjes kombetare dhe sidomos ate te prones qe duhet t'i merret kolaboracionisteve turq, kolaboracionisteve komunist-serbe, dhe kolaboracionisteve neo-komunist-socialis grek, partia e tije do jete vecse nje grupim buberrecash bashkepuntor te krimit kombetare qe populli do ti shtypi me kambe.

    Pa mbledhe ajken intelektuale shqiptare, ndare ate nga hajdutlliku intelektual, dhe pa i teku popullit se nuk jane si parardhesit e tyre per poste, por per rimekembje, s'do kene zgjedhes.

    Tani kemi dy grupime te medha hajdutesh e injorantesh plebenjsh bashkepuntore te Berishes dhe ata te Nanos, dhe disa te vetmuar neper shpella qe s'merret vesh c'fare kerkojne.


    Me shume respekt prej meje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajaku : 22-03-2003 mė 14:12

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Mendime rreth ēėshtjes sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-06-2011, 12:01
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Ali Ahmeti: Nuk jam nė opozitė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 05:53
  4. Kush Duhet Te Jete Ne Opozite Ndaj Komunisteve...
    Nga DARDAN PEJA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 12:04
  5. Londra: Shqipėria hapa mbrapa me reformat nė vend
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 07:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •