Basti Berisha-Nano
Nga Dr. Eduard Zaloshnja*
Nje numer jo i vogel politikanesh dhe analistesh e kane etiketuar marrveshjen Berisha-Nano si nje pazarllek te fshehte midis dy njerzve me te fuqishem te politikes shqiptare, ne themel te te cilit qendron ndarja e pushtetit. Pavarsisht se nje karakterizim te tille te marrveshjes e gjen shpesh ne media, mua me duket se ai godet aq larg nishanit, sa qe efekti i tij ne opinionin publik duhet te jete i paperfillshem. I ngacmuar nga c'lexoj perdite ne media, do te perpiqem ne kete shkrim t'i bej marrveshjes Berisha-Nano nje analize, e cila shpresoj te jete realiste. E kam kete shprese, sepse perpjekja ime, ndryshe nga e politkaneve dhe analisteve qe permenda me siper, behet nga pozicioni i njeriut qe nuk ka ndonje interes politik, dhe qe ka shume vite qe eshte shkeputur nga ambjentet e ngopura me avuj teorish konspirative te kafeneve te Shqiperise.
Sic kuptohet lehte edhe nga titulli i ketij shkrimi, ne vend qe ta shoh marrveshjen Berisha-Nano si nje pazarllek per ndarjen e pushtetit, une ate e shoh si nje bast qe protogonistet e marrveshjes vune me njeri-tjetrin. Duke ndjekur linjen e metafores se bastit, eshte me se e qarte qe ky bast ka si objekt ndeshjen e ardheshme elektorale midis ekipeve qe Berisha dhe Nanua drejtojne. Sipas te gjitha gjasave, duket se per here te pare qe prej 1992-shit, arbitrat e ndeshjes nuk do te favorizojne njeren apo tjetren pale, dhe se policia nuk do te lejoje apo nxise tifozat qe t'i gjuajne me gure lojtareve ne fushen e lojes. Cmimi qe pagoi Berisha per t'u futur ne kete bast ishte jo i vogel -- ai la pa perdorur mundesine e provokimit te zgjedhjeve te parakohshme, pasi u be e qarte se Socialistet nuk i kishin 84 vota ne paralment per te zgjedhur Presidentin nga rradhet e tyre. Per te kuptuar vleren e nje hapi te tille, nuk duhet harruar qe ate e beri nje Berishe qe kishte enderruar per vite me rradhe qe zogu i zgjedhjeve te parkohshme t'i vinte ne dore. Nuk eshte fort e lehte te depertosh ne labirinthet e trurit te Berishes per te ndjekur linjen llogjike qe ai ka perdorur gjate marrjes se vendimit te rendesishem, sepse veprimet e tij ne 12 vjetet e perfshirjes ne politike jo gjithnje kane shfaqur konsistence nga pikpamja logjike. Sidoqofte, disa hamendje mund te behen.
Se pari, me duket shume e mundshme qe Berisha te kete qene ne gjendje ta kuptoje se provokimi i zgjedhjeve te parakohshme do te kishte qene nje thike me dy presa. Ai e dinte qe shanset per t'i fituar zgjedhjet nuk do te kishin qene te medha sepse KQZ-ja, Gjykata Kushtetuese, Drejtoria e Policise, dhe SHISH ishin po ato qe i kishin dhene shtysen e mjaftueshme nje vit me pare Socialisteve dhe aleateve te tyre per te fituar 60% te vendve ne parlament. Gjithashtu, duket se ai e kuptoi qe aleatet perendimore, te bezdisur nga politika e vazhdueshme konfliktuale e tij, nuk do te tregoheshin aq vigjelnte gjate vezhgimit te zgjedhjeve. Nga ana tjeter, Berisha duhet ta kete kuptuar qe edhe po t'i buzqeshte fitorja ne zgjedhjet e parakoshme (gjasat per nje rezultat te tille mendoj se ishin me te vertete te vogla) ajo do te kishte qene nje fitore pirrike. Kjo sepse mbeshtetja nderkombetare per nje qeveri te Berishes do te kishte qene minimale, dhe sepse trauma qe do te shkaktonin zgjedhjet e parakohshme do ta kishte bere shume te veshtire qeverisjen e vendit pas fitores.
Linja e arsyetimit qe paraqita me siper eshte njera nga pistat e mundeshme neper te cilen mund te kete ecur mendja e Berishes kur vendosi te mos e shfrytezonte shansin e zgjedhjeve te parakohshme. Nje alternative e dyte, e cila nuk perjashton domosdoshmerisht te paren, eshte qe Berisha te kete qene i sinqerte kur deklaroi Fillimin e Ri. Qe nga vizita e tij e fundit ne SHBA, Berisha ka demonstruar nje pergjegjshmeri institucionale qe i ka munguar pothuajse totalisht ne dekaden e kaluar. Nuk jane te vogla gjasat qe, ne vend te nje kalkulimi politik qe e sheh strategjine e ctensionimit thjesht si mjet per t'u rikthyer ne pushtet, kjo kthese te jete rezultat i nje reflektimi te thelle te Berishes per fatet e vendit. Per te gjithe shqiptaret qe jane te lekundur ne voten e tyre, eshte shume e rendesishme ta dine se cila nga arsyet e mesiperme ka dominuar ne procesin e vendimarrjes ne trurin e Berishes, por fatkeqsisht, ka vetem nje menyre se si ta marrin pergjigjen e kesaj pyetje -- duke votuar per PD-ne ne zgjedhjet e ardheshme.
Nderkohe qe Berisha pagoi nje cmim jo te vogel politik kur vuri bastin me Nanon, edhe ketij te fundit iu desh t'i kruante mire xhepat para se t'i zgjaste doren Berishes. Por ndryshe nga Berisha, Nanua nuk kishte alternative tjeter pervecse te zbrazte xhepat. Ai e dinte mire se Socialistet, te lodhur e te bezdisur nga troshitja qe i kishte bere PS-se dhe qeverisjes se saj, nuk do t'ia falnin cuarjen e vendit drejt zgjedhjeve te parakohshme per hir te enderres se tij presidenciale. Duke e kuptuar kete fakt, dhe duke ndjere mbrapa qafes frymarrjen nervoze te Ilir Metes, Nanos nuk i mbeti gje tjeter vecse te pranonte bastin me Berishen. Qe basti te kishte kuptim, Nanos iu desh te premtone ndryshime ne te gjitha institucionet qe potencialisht mund te ndikojne ne deformimin e rezultatit real te zgjedhjeve dhe pranoi nje njeri per postin e presidentit, i cili nuk ka gjasa te lejoje te perseritet farsa elektorale qe lejoi presidenti i meparshem. Pervec kesaj, Nanos iu desh te premtoj edhe kalimin e KLSH-se nen vartesine e Berishes, duke i dhene atij mundesine reale per t'i ekspozuar ne menyre te faktuar te metat e qeverisjes se Nanos.
Eshte me se e kuptueshme qe kur dy njerez vene bast me njeri-tjetrin, secili prej tyre mendon se do ta fitoje bastin. Edhe basti Berisha-Nano nuk mund te beje perjashtim nga kjo karakteristike themelore e basteve. Berisha do te kete llogaritur qe Nanua, pas nje vrulli te pare qe e karakterizon kur fillon nje manover te re politike, do ta lere pas dore qeverisjen e do t'i kthehet perseri xhinit tonik, jetes se nates, dhe udhetimeve turistike. Gjithashtu Berisha do te kete llogaritur qe Meta dhe njerzit qe e rrethojne nuk do ta zgjasin shume muajin e mjaltit me Nanon prepotent. Rifillimi i grindjeve publike Nano-Meta do te ishte kazma e fundit qe do te nevojitej per te keputur lidhjet edhe keshtu te dobta te shume votuesve me PS-ne.
Nga ana e tij, Nanua duket se sinqerisht beson se do te arrije te marre shumicen reale te votave ne zgjedhjet e ardheshme. Energjia me te cilen ka punuar ne muajt e pare te qeverisjes se tij tregon se ai desheron te beje te pamunduren qe t'iu demonstroje shqiptareve se Fatos Nanua di te qeverise mire. Ai pranoi ta vere KLSH-ne nen varesine e drejtperdrejte te Berishes me bindjen se do te jete i afte qe, me mekanizmat e brendshem qe zoteron, ta luftoje korrupsionin e punonjsve te administrates deri ne ate mase sa qe KLSH-se se Berishes te mos i mbetet shume municion per ta bombarduar qeverine e tij. Se sa do te jete ne gjendje Nanua t'ia dale mbane kesaj ndermarrje, i ngelet kohes ta provoje. Per qytetarin e thjeshte ka rendesi qe shanset per sukses te luftes kunder korrupsionit jane tani me te lartat ne 12 vjetet e fundit. Dhe cdo sukses ne luften kunder kesaj plage themelore te shoqerise sone post-komuniste perkthehet ne me shume para per blerje te energjise elektrike nga shteti; ne me shume para per permirsimin dhe ndertimin e rrugeve, shkollave, ambulancave, spitaleve; ne me shume para per rritjen e pensioneve dhe pagave. Gjithashtu, cdo sukses ne luften kunder korrupsionit perkthehet ne nje hap me teper drejt integrimit europian, ne nje hap me teper drejt thithjes se investime serioze direkte, ne nje hap me teper drejt berjes shtet.
Per t'iu shmangur rrezikut te tingellimit me teper optimist se c'duhet, dua te theksoj se nderkohe qe marrveshja qe une po e etiketoj si basti Berisha-Nano eshte nje hap pozitiv drejt krijimit te nje shteti normal demokratik, ajo nuk eshte ilaci me i mire per sherimin e plageve te shoqerise shqiptare. Nje parti e re e fuqishme, e krijuar nga masa e madhe e shqiptareve te sterlodhur nga zullumet e deritanishme te PD-se dhe PS-se, do te ishte ilaci perfekt per Shqiperine. Vetem nje parti e tille do te ishte ne gjendje qe, bashke me peshqit e vegjel dhe te mesem te korrupsionit, te godiste edhe zullumqaret e medhenj qe Nanua dhe Berisha ose nuk duan ose nuk munden t'i godasin. Vetem nje parti e tille do te ishte ne gjendje te zbardhte shume nga njollat akoma te errta te dekades qe shkoi, duke parandaluar keshtu qe ato te perseriten ne te ardhmen. Vetem nje parti e tille do te kishte te drejten morale ta shihte popullin ne sy e te thoshte: "Ne jemi partia qe do te krijoje shtetin e shumepritur te duarve te pastra". Fatkeqsisht, shenjat e nje partie te tille nuk duken gjekundi ne horizontin e politikes shqiptare.
Krijoni Kontakt