Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Mashkulli perfekt

    Ne moshen e saj ishte normale te mendonte per martesen, e per pasoje per mashkullin e saj perfekt.
    Me te ngrihej ne mengjes e imazhi i tij e shoqeronte cdo mbremje deri ne pergjumje. Ai ishte kristalizuar dale nga dale e tani ajo vetem e perfeksionte ate deri ne detaje.
    Kur flitej per detaje kam parasysh jo vetem llojin e parfumit qe ai perdor, por edhe marken e te mbathurave, bile edhe materialin e corapeve qe ai vesh.
    Ja pra ku ishte ai me trupin atletik, i gjate mbi 190, e me nje bust klasik, dhe me te qeshuren brilante, tek qendronte ne trotuarin e fantazise se saj duke shfletuar nje reviste mode, e duke pritur qe ajo te fillonte e te vinte ne levizje mendimin e saj, per tia gdhendur edhe me mire, sjelljen, personalitetein, madje te mendonte edhe per ngjyren e trendafilte te thonjeve te tij.
    Oni (keshtu ia kishte vene emrin) ishte esmer, me sy te kalter dhe floke kacurrela. Kishte buze te derdhura, qafe te gjate e trup te drejte. Shpatullat i kishte te gjera, e po ashtu gjoksin qe i mbulohej nga qimet mashkullore qe i zbrisnin deri ne fund te barkut. Kembet e tij ishin te forta, te derdhura e te ndenjurat ishin te rrumbullakosura e te vogla.
    Ohhhhh, mendoi e lumtur, tek zbriste shkallet e apartamentit per te shkuar ne pune.
    Ai eshte kaq i mrekullueshem.
    Shitesi i luleve i buzeqeshi nderkohe, por ajo me nje shprehje gezimi te salduar ne fytyre as qe nuk e vuri re fare ate.
    Ai vishej gjithmone shik.
    Kur shkonte ne zyre, sepse ai sigurisht qe duhet te ishte intelektual, ai vishte nje kostum armani te celur, dhe nje kravate te mendafshte qe kombinonte me kemishen e tij te hekurosr me kujdes.
    Ai hidhte parfum te lehte, free alcohol, dhe pertypte plote delikatese orbit. Natyrisht qe ai kishte nje makine luksoze, ne kasetofonin e se ciles degjoje muzike te zgjedhur, duke filluar nga ajo klasike e deri tek muzika moderne, shprehje e kompleksitetit te tij.
    Ishte me shume humor, dhe mjaft i zgjuar, aq sa mund te thuash gjithe siguri qe ai di gjithcka.
    Oni kishte nje llogari bankare te shendoshe.
    Nuk pinte alkol, dhe i donte femijet.
    Sigurisht qe ata do te takoheshin ne nje nga ato festat, ku ate e kishte ftuar ndonje i njohur. Do te ishte dashuri me shikin e pare. Ai do ta ftonte per darke. Pastaj do te martoheshin.
    Shpejte do te thoni ju kerceu tek martesa, por ajo nuk mund te shikonte asnje pengese. Ne fakt do te ishte ai qe do te kembengulte qe te martoheshin, ndersa ajo do ta shikonte ne sy, e pasi te perkedhelej pak do ta puthte gjithe zjarr e do te behej e tija.
    Ohhhhh kjo eshte madheshtore gati sa nuk thirri, ndersa u shkembye me nje burre qe shiste cigare e cakmake buze rruges.
    Po.
    Ata do te martoheshin dhe kaq.
    I pelqeu kaq shume ky moment sa ajo vendosi ta zgjase edhe pak, te perpunoj ate me teper.
    Ai do ti binte ne gjunje, ne nje darke romantike, e pai ti zgjaste unazen do ti thoshte. Behu e imja.
    Ne kete cast iu desh te shtynte nje grua bullafiqe per te hypur ne urbanin qe e conte per ne pune.
    Instiktivisht pa oren.
    Kishte dite qe shkonte vone ne pune. Ne fakt qe kur kishte filluar te mendonte per Onin, ajo humbej ne mendime , e harronte te nxitonte.
    Ata do te martoheshin ne nje ceremoni madheshtore, pastaj do te jetonin ne nje shtepi te madhe. Oni duhet te ishte jetim. Ai nuk i kishte prinderit. Ate e trembte ideja e vjerres dhe vjerrit, dhe faktit qe duhet te shpenzonte oret e saj duke u kujdesur per ta.
    Po ai ishte jetim, dhe shume i pasur.
    Pastaj ata do te benin dy femije. Nje djale dhe nje vajze.
    Perball saj ndaloi fatorinoja i cili kundermonte djerse. I tregoi abonen dhe u mbeshtet serish mbi gjoksin imagjinar te Onit.
    Dreq.
    Kishte menduar shume pak per ceremonine e marteses e per muajin e mjaltit.
    Do ti kthehej perseri ketij detaji, mendoi dhe perpara iu shfaqen serish Oni femijet e tyre, dhe shtepia e madhe.
    Oni ishte shume i dashur.
    I blinte lule, dhurata, e parfume te shtrenjte.
    Ai kujdesej per femijet, u tregonte atyre perralla e i vinte ne gjume.
    Nuk pinte cigare, dhe natyrisht nuk vuante nga asnje semundje.
    Ai nuk gerrihste, nuk pirdhte, e as nuk ngrihej naten per te urinuar.
    Ajo buzeqeshi me veten.
    Ohhhhh.
    Oni ishte perfekt.
    Nderkohe perpara saj qendronte nje grua plake rreth te 70-ve qe ja kishte ngulur syte e vegjel, te hirte e i buzeqeshte plot miresi.
    Plakes i tundej koka majtas djathtas.
    Pleqeria!!!!!
    Ehhh sa e trsihtueshme ishte pleqeria.
    Ajo i shemton njerzit, dhe sjell njemije e nje te keqija.
    A do ta donte Oni kur ajo te mplakej.
    Sigurisht.
    Ai nuk do ta tradhetonte kurre, bile jo vetem kaq, por do ta kuptonte aq mire sa nuk do ta linte kurre te trishtohej. Do te derdhte mbi te nje lume vemendje, sepse per te ajo do te sihte gjithmone princesha e tij e vogel.
    Asaj i pelqente te ishte ne qender te vemendjes , e sidomos asaj te Onit. Ai kishte klas dhe dinte si ta bente te ndihej mire.
    Autobuzi arriti ne stacionin esaj.
    Ajo zbriti, prej tij duke u tundur gjithe nge.
    Do te vinte dita kur ajo do ti thoshte lamtumire autobuzit, pikerisht atehere kur Oni do ta shoqeronte me makinen e tij per ne pune, e mbase do te vinte dita kur asaj nuk do ti duhej te punonte fare, sepse me te ardhurat qe do te siguronte ai, nuk do te ishte e nevojshme.
    Do te kujdesej per shtepine e tyre te madhe, qe ajo te ishte e paster dhe e mobiluar bukur.
    Per femijet do te kujdeseshin te dy, sepse diku kishte lexuar qe femijet duhet te rriten nen kujdesin e te dy prinderve, pasi kjo ishte me e shendetshme per ta.
    Prape buzeqeshi nga kenaqesia.
    Kishte qendruar ne mes te rruges duke menduar se ja, pikerisht ketu do ti duhej te ndahej nga Oni, pasi ai ta kishte percjelle.
    Kur te ndahej prej tij, ai do ta perqafonte forte, do ta puthte pambarimisht, dhe do ta ndiqte me veshtrimin e ngrire tek ajo ecte drejt hyrjes se nderteses ku punonte.
    I mbylli syte per ta pare kete moment, qe lumturisht i kercente brenda kokes, dhe ashtu sy mbyllur, e mrekulluar ne krahet e Onit, u nis drejte nderteses ku punonte.
    Ishte e lumtur.
    Buuuuum.
    Ajo u shtri ne mes te rruges sa gjate e gjere, pa jete, me nje buzeqeshje te ngrire ne fytyren e pergjakur.
    E kishte shtypur makina, kur su-mbyllur puthte mashkullin e vet perfekt.

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Hej Niti,

    kesaj radhe pata nerva te lexoj nje proze pak me te gjate dhe nuk m'u lodhen syte fare! Komplimente ty per shkrimin e mua per durimin! (lol)

    Morali i historise: mashkullin perfekt nuk mund ta shtype makina. (lol)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-08-2004 mė 12:06 Arsyeja: Gjuhe e huaj

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Morali i historise!
    Sa here qe na qellon te takojme njeriun perfekt ne jete na shtyp makina. Loooool
    Ose, mashkulli perfekt ekziston, por gjate takimit me te rrezikon te aksidentohesh!
    Kjo mund te sherbej edhe si nje stamp per nje bluze per humor ku mund te shkruhet shprehja "UNE JAM MASHKULLI PERFEKT, KUJDES NGA MAKINAT".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-08-2004 mė 12:08 Arsyeja: Gjuhe e huaj

  4. #4
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    shkrim i bukur ky,
    por, perse te perfundoj aksidentalisht, kjo sme pelqen.
    What goes around, comes around

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Morali i historise per femrat:

    Merre jeten pak me shume ashtu sic vjen, dhe pak me pak duke harxhuar energji ne projektime te mendjes tende.

    Morali per meshkujt (moral qe s'eshte ketu por nqs. do shkruaja mund ta vija dhe une ne ndonje tregim):

    Mos ji kaq menefregist dreqi ta haje! Gjerat s'bien nga qielli e pastaj te rrine pergjithmone me ty... te pakten duhet te shfaqesh pak interes, si per t'i dhene pak 'starting gas' dickaje qe kushedi, mund te mos te te beje te pendohesh me vone. Eshte dhe ligji i fizikes njehere, entropia... duhet energji per t'i mbajtur gjerat ne rregull sepse tendenca natyrale e universit eshte ērregullsia.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Pershendetje angeldust!

    Shpresoj qe kjo te mjaftoje si fillim.
    Gjithsesi, une e bera hapin e pare per te thyer indiferentizmin, e per ta perjashtuar veten nga qenia personazh i mundshem i tregimit tend.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    čshte e vertet , vajzat konsumojne me teper boten e imaginates iluzioneve aendrave ku di une , dhe po ashtu eshte e vertet qe ashtu sic e pesoi personazhi ne shkrimin imagjinar ashtu mund ta pesoje cdo vajze edhe ne ate real . me thoni kush eshte ajo vajze qe te pakten nje here te vetme nuk e sheh burrin a te dashurin e saj si perfekt ? me te vertete , pa dale nje here , a egsiston njeriu ideal nne nje lidhje martesore ? une mendoj se po , ate qe ne e mendojme si perfekt nuk eshte perfekt por se na pelqen ta shohim te tille e bejme te tille , qofte vajza per djalin apo djali per vajzen . merni shembull nga mua , vajza ideale per mua eshte ajo qe ketu e 2 vjet nuk e harroj dot , nuk mund ta zevendesoj , nuk mund ta shoh jeten time pa ate , por per njeren a tjetren aesye nuk mund te jem me ate dhe ende e konsideroj ate si njeriun prfekt [ jo per shkak te mungeses ] por thjesht per shkak te dashurise qe ndiej per ate . pra mendoj se njeriu perfekt egsiston dhe se per ta bere te tille na mjafton vec se ta dashurojme . ou dola nga tema me duket ? ,mbnase , nejse kshu ma dha truri dhe kshu shkrova , pershendetje .

  8. #8
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Po per femren perfekte ca na shtyp ne o Niti?Pershendetje!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  9. #9
    *LiViNg To LoVe MySeLf* Maska e **Jonushka**
    Anėtarėsuar
    27-11-2003
    Vendndodhja
    Te Vetja Ime :-P
    Postime
    55
    sa e bukur kjo,me pelqeu shume edhe pse u shtanga kur lexova qe vdiq.edhe pse bashkohem me mendimin e angeldust qe duhet ta marrim jeten sic vjen dhe jo te jetojme me endrra dhe iluzione gjate gjithe kohes.
    komplimente nitROSHI!!!!
    ciao.
    Ci sono due giorni in cui io non penso mai.......IERI e DOMANI......

  10. #10
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    O Nito, na e hoqe zarin fare lale, shyqyr mu s'me ka shtypur makina deri tani... hahhahahha loooooooool,

    ej gjalle je ti meqe ra fjala?
    na kujto ndonjehere....
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjinia e femijes? Mashkulli vendimtar
    Nga white-knight nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 19:17
  2. A ekziston mashkulli ideal ?!
    Nga Gimi3 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 08:44
  3. Mashkulli nuk ėshtė standardi
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 14:46
  4. Virtytet e nje femre per te qene perfekt ndaj nje mashkulli
    Nga blueyes nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 29-11-2004, 17:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •