DOSSIER
Si u persekutua inxhinieri i famshėm tiranas, Maloku, ish-nxėnėsi i Fultzit dhe kolegu i Spiro Kolekės qė projektoi urat dhe rrugėt e shkatėrruara nga Lufta
Reshit Maloku, mjeshtri i madh qė rindėrtoi urat e Shqipėrisė
Dashnor Kaloēi
Reshit Maloku ishte njeriu qė nė vitin 1963 projektoi varrezat e Sharrės dhe 30 vjet mė vonė u varros nė pjesėn mė tė dukshme tė tyre, si shenjė respekti pėr kontributin e jetės sė tij, qė kaloi midis rindėrtimit tė Shqipėrisė dhe persekucionit komunist. Ai lindi mė 15 maj tė vitit 1917 nė njė familje tiranase dhe qysh nė moshėn dyvjeēare i vdiq babai, duke i lėnė mbi kurriz varfėrinė dhe vėshtirėsitė ekonomike tė mbijetesės.
Megjithatė, qysh nga kjo kohė e deri nė vitin 1969, ditėt e jetės sė tij janė tė mbushura me ndėrtime urash dhe hidrocentralesh, pėr tė rindezur shpresėn dhe besimin e brezave tė ardhshėm tek vendi i tyre, i djegur dhe i porsadalė nga lufta e Dytė Botėrore.
Kush ishte Reshit Maloku
Megjithėse nė kushte tė vėshtira ekonomike, Reshit Maloku nė vitin 1936 mbaron studimet nė shkollėn amerikane Harri Fulc me nota tė shkėlqyera. Kėshtu, vit pas viti ai tregoi me talentin e tij se ishte pikėrisht njeriu qė i duhej Shqipėrisė pėr tė rindėrtuar atė ēka shkatėrroi Lufta e Dytė Botėrore. E ėma e tij, Hafsaja dhe vėllai, Shabani ēonin armė dhe veshėmbathje nė ēetėn e Dajtit dhe tė Pezės. Ndėrkohė qė nipi i tij, (Tasim Xhafa) dhe dy kunetėrit (Shefqet dhe Mahmut Mezini), ishin partizanė dhe luftuan kundėr okupatorėve. Vetė Reshiti ka punuar si ndihmėsmjek pranė doktor Locit dhe me ēantėn e ndihmės sė shpejtė e flamurin e Kryqit tė Kuq, gjendej pranė popullsisė civile nė periudhat e bombardimeve gjatė luftės. Madje mbahet mend se Reshiti gjatė asaj kohe shpėtoi nga vdekja dhe mjekoi nė shtėpinė e tij edhe dy parashutistė anglezė dhe pėr kėtė, gjermanėt i shkatėruan krejtėsisht shtėpinė duke ia goditur me flakėhedhės. Gjithashtu gjatė asaj kohe shtėpia e motrės sė tij, (Lym Xhafės) ishte shndrruar nė njė bazė tė luftės. Familja e Reshitit, si edhe farefisi i tij, Xhafėt, Rrelėt, Fortuzėt, Tafajt, Mezinėt cilėsohen si familjet mė tė vjetra tė Tiranės. Ndėrkohė ishte pikėrisht gjyshja e tij, Hatixheja qė mbahet mend si mė e moshuara e Tiranės, (107 vjeē) dhe familja e tij kishte miqėsi me nėnėn dhe motrėn e Gonxhe Bojaxhiut, (Nėnė Terezės). Nga ana tjetėr shokėt e tij mė tė ngushtė tė asaj kohe ishin figurat qė mė vonė spikatėn si talente nė fusha tė ndryshme tė jetės. Tė tillė ishin: Sandėr Prosi, Ibrahim Kodra, Abedin Ēiēi, etj.
Rindėrtuesi i urave
Diploma e shkollės amerikane pėr studentin Reshit Maloku pėrmbante vetėm vlerėsime tė shkėlqyera. Ishte kjo arsyeja qė fill pas ēlirimit tė vendit, Spiro Koleka, e zgjodhi Reshitin si bashkėpunėtor, duke i ngarkuar rindėrtimin e tė gjitha urave kryesore qė lidhnin Veriun me kryeqytetin, tė cilat ishin shkatėrruar nga gjermanėt. Ajo qė bie nė sy gjatė aktivitetit tė tij tė dendur rindėrtues ėshtė Ura e Bahēallėkut, (Shkodėr), Ura e Lanės (Tiranė), Ura e Limuthit, etj. Nė vitin 1945 ai punonte edhe vetė sė bashku me 600 ushtarė italianė qė prisnin nė atė kohė riatdhesimin. Gjatė kėsaj kohe Reshiti drejtonte punimet, e rindėrtimit tė urave por bėnte edhe punėn e infermierit tė batalionit. Familja e tij bashkėjetonte me kampin e italianėve nė Kamėz dhe nėna e gruaja e tij, pregatisnin ushqime dhe lante rrobat e robėrve, sė bashku me disa gra tė asaj zone. Ai thoshte gjithmonė se familja e tij shpenzonte kohė, energji dhe pasuri pėr mbajtjen e italianėve, ndėrsa Shqipėria pėrfitonte ura, rrugė dhe plot rindėrtime nga puna e tyre. Nė fakt kalendari i aktivitetit profesional tė Reshitit nis me rrugėn e Thethit dhe vazhdon me rrugėn e Rinisė Kukės-Peshkopi, tharjen e kėnetės sė Maliqit, ndėrtimin e vilave nė plazhin e Durrėsit, ku arrin kulminacionin me ndėrtimin e hotel Adriatikut. Mė tej, nė vitin 1946-48 ai drejtoi punimet nė hekurudhėn e parė shqiptare, Tiranė-Durrės, nė sektorin e Kasharit dhe Vorės. Reshiti ishte njė ndėrtues i devotshėm qė shqetėsohej pėr ēdo digė, pėr ēdo urė, pėr ēdo trase. Gjatė kėsaj kohe, duke menduar pėr brezat e rinj tė teknikėve dhe inxhinierėve tė ardhshėm, Reshiti ngriti edhe kursin e parė tė teknikėve tė rinj, tė cilėt mėsonin teorinė pranė digave dhe hekurudhave, sepse Shqipėrinė e prisnin mijra projekte qė kėrkonin njerėz tė devotshėm e tė shkolluar. Tė njėjtėn gjė Reshiti bėri edhe gjatė ndėrtimit tė Rrugės sė Dritės dhe tunelit tė Shkopetit. Nė kėtė tunel gjatė gjithė orėve tė ditės qėndronte i varur me litar pėr tė bėrė pėrpilimin e detajeve teknike. Ndėrsa nė darkė u jepte mėsim bashkėpunėtorėve tė tij duke demostruar energji tė pabesueshme. Mjaft projekte dhe zbatime tė veprave madhėshtore tė asaj periudhe tregojnė se Reshiti ishte fjalėpak dhe i papėrtuar. Qysh nga viti 1946 Reshiti u dekorua me urdhra e medalje pune, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Shoku i tij mė i ngushtė i asaj kohe ishte Sali Vata, qė tė gjithė e njihnin me pseudonimin "Luani i tuneleve".
Pedagog nė Universitetin e Tiranės
Pėr tė gjitha virtutet dhe vlerat e punės sė tij, mė 1956 Reshiti caktohet me punė nė Ministrinė e Ndėrtimit, si edhe nėndrejtor i politeknikumit 7 Nėntori. Mė vonė ai u bė pedagog i universitetit tė Tiranės, por asnjėherė nuk i ndėrpreu kontaktet e tij me prodhimin. Kėshtu ai ka projektuar dhe ndėrtuar Ujėmbledhėsin e Selitės, ujėsjellsa tė qyteteve kryesore dhe shumė vepra tė tjera me rėndėsi kombėtare. Mė pas, mė 1963, pikėrisht atėherė kur varrezat tek Varri i Bamit po shkatėrroheshin, Reshiti propozoi ndėrtimin e varrezave nė Sharrė dhe Shish-Tufinė dhe projektoi e ndėrtoi Varrezat e Sharrės. "Tani dua tė projektoj vendin ku do tė prehem pėrgjithmonė", u shpreh Reshiti. Mė vonė ai u mor vetė me drenazhimet dhe kanalizimet e varrezave tė Sharrės. Dhe koha dalėngadalė nisi tė shfaqė pasojat e mbingarkesave tė dikurshme nė trupin e mjeshtrit tė ndėrtimeve. Pėr vite me rradhė Reshiti ishte kryetar fronti i lagjes sė tij. Kėshtu nė vitin 1969 ai u paralizua dhe qėndroi nė shtėpi. Por nė shenjė respekti pėr punėn e tij drejtuesit e lartė tė shtetit i dhuruan njė karrocė ortopedike dhe njė televizor bardhė e zi dhe njė shpėrblim. Dhe vetė Spiro Koleka u ngarkua pėr tė dėrguar dhuratėn, nė shtėpinė e ndėrtuesit veteran, duke i thėnė: "Kėto nuk janė asgjė, para asaj qė ke bėrė ti pėr Shqipėrinė".
Kampioni i Qitjes
Por midis viteve mė tė suksesshme tė Reshitit shkėlqen edhe njė kontribut kombėtar, nė fushėn e sportit tė qitjes. Ai pėr vite me rradhė ishte kampioni i kėtij sporti nė vendin tonė, (pushkė, pistoletė), si edhe njėri midis talenteve mė tė spikatura tė Evropės. Mė vonė, Reshiti u bė trajner i ekipit tė Partizanit dhe ekipit kombėtar. Shokėt e tij tė ngushtė tė sportit Rexhep Rama dhe Ali Mata tregojnė se nė vitin 1965, nė kampionatin botėror tė Qitjes (Rumani), Reshiti bėri njė figurė shumė tė mirė, nėpėrmjet elokuencės, sjelljes dhe kulturės sė tij, (dinte 5 gjuhė tė huaja). Pėr kėtė shtypi botėror sportiv shkroi se "Reshit Maloku ishte trajneri mė i pėrgatitur intelektualisht nė kampionat dhe ka dhėnė njė kontribut tė madh nė pėrkthimin e literaturės sė qitjes". Pėr kontributin e tij, ai ėshtė nderuar me njė sėrė diplomash e titujsh nderi. Nipi i tij, Ismail Maloku ishte gjithashtu njė Mjeshtėr Sporti dhe pjestar i ekipit kombėtar nė volejboll. Shtėpia e Reshitit ishte qendra sportive e mėhallės, ku dolėn mė pas mjeshtrat e mėdhenj sportit nga familjet Mema, Nuri, Mėniku, Galanxhi, Shala, Ferhati, etj, (gjithsej 17). Por pikėrisht kur duhet tė merrte titullin "Mjeshtėr i merituar i sportit", nė familjen e tij ndodhi arrestimi politik i tė birit, Saimirit, (inxhinier elektronik ushtarak), i njohur si "shpikėsi i kanoēes". Kjo ndikoi nė mosdhėnien e titullit, ndėrkohė qė njė dokumentar i Kino-Studios qė tregonte jetėn e tij, u ndėrpre papritur. Tani ai konsiderohej babai i armikut dhe pėr kėtė arsye edhe djemtė e tij tė tjerė patėn pasoja tė panumėrta nė jetėn e tyre personale dhe familjare. Ndėrkohė qė djali i madh, Agimi kishte qenė oficeri mė shembullor i reparteve kundrajrore, ndėrsa djali tjetėr, Fatosi ishte pėrgjegjės i laboratorit nė Hidrocentralin e Fierzės. Por, Reshiti gėzoi gjatė gjithė kohės respektin e kolegėve dhe nxėnėsve tė tij, si Farudin Hoxha, Emin Musliu, Faik Alimehmeti, Muhedin Muēo, etj. Edhe fėmijėt e tij kanė trashėguar prej Reshitit talentin, pėrkushtimin dhe reflektimin e mirėsisė njerėzore. Edukata, humanizmi dhe virtytet mė tė mira tė Reshitit i reflektoi edhe djali i tij, Saimiri i cili ka shpėtuar jetėn e dhjetra vetėve. Pėr aktet e tij humane, mė 17 janar 2002 Saimiri u dekorua nga Presidenti i Republikės me medaljen e artė "Pėr merita tė veēanta civile", ndėrkohė qė shtypi dhe mediat e vendit dhe tė huaja cilėsuan si njeriun mė human tė Shqipėrisė dhe pasues i veprės sė Nėnė Terezės.
Si vdiq i paralizuar
Reshit Maloku vdiq mė 6 tetor 1986, dhe u varros pikėrisht nė Sharrė, atje ku ai drejtoi projektin dhe drenazhoi kanalizimet e ujrave. Para se tė vdiste, ai kaloi njė periudhė tė gjatė 17 vjeēare i paralizuar. Gjatė kėsaj kohe, duke udhėtuar me karrocėn ortopedike nė kryeqytet, Reshiti shikonte veprat qė kishte ndėrtuar vetė dhe thoshte me zė tė qetė: Unė u dorėzova por Ura e Lanės qėndroi. Po kėshtu edhe ajo e Bahēallėkut, e Limuthit, rruga e Thethit", etj, etj. Dhe ndonjėherė, kur arrinte t'i numėronte tė gjitha veprat e tij, i thoshte nipėrve: Unė bėra detyrėn ndaj vendit tim, duke ndėrtuar urat qė do lidhin tė ardhmen me tė kaluarėn dhe kėtė nuk e bėra qė ju tė mburreni me mua, por e bėra qė ju tė mburreni me Shqipėrinė".
---------------------------------
Ja dhe i biri i inxhinier Reshat Malokut.
SAIMIRI...
Nga "reportazh".
-------------------------
11 vjet burg njeriu qė shpiku kanoēen
HISTORIA E INXHINIERIT QE U DENUA SE DONTE TE LIDHTE SHQIPERINE ME PERENDIMIN
Saimir Maloku, inxhinier elektronik
Shok banke me Sokol Hoxhėn dhe shok burgu me Haxhi Hafiz Sabri Koēin, i dekoruar me medalje ari nė Elektronikė dhe i dėnuar me 11 vjet heqje lirie pėr shpikjen e "kanoēes", i akuzuar si "armik i popullit" nė diktaturė dhe i reklamuar si shėmbėlltyrė e Jesu Krishtit, nė vitet e demokracisė. Ky ėshtė Saimir Reshit Maloku, tė cilin hyjnitė e kėrkojnė nė qiell, por njerėzit e thjeshtė e gjejnė nė tokė, ose nė det duke shpėtuar fėmijėt qė mbyten nga dallgėt. Publikimi i historisė sė Saimir Malokut pėrbėn njė detyrim sepse ai ėshtė shembull i qartė i vazhdimit tė traditės sė Nėnė Terezės, e cila energjitė e saj i vuri nė shėrbim tė njerėzimit. Aktualisht, Saimirin e kėrkojnė dhe e ndjekin nga mprapa pjesėtarėt e 52 familjeve shqiptare, pėr ta falenderuar sepse ai i ka shpėtuar jetėn fėmijėve ose tė afėrmve tė tyre. "Kush shpėton njė jetė njeriu ka shpėtuar njė botė tė tėrė", thotė Bibla. Kjo, sė bashku me thjeshtėsinė dhe varfėrinė e tij, na mjaftojnė tė bindemi se busti i Saimirit sė shpejti do tė jetė prezent nė njerin prej shesheve tė Shqipėrisė.
Saimir Maloku, kur ishte oficer ndėrlidhjeje nė Burrel
Kanoēet...
Saimiri ka lindur shtatanik. Nėna e tij nė atė kohė ishte e sėmurė dhe asaj i bėnė shumė presione qė ta hiqte fėmijėn, por ajo nuk pranoi. Lindja e parakohshme e Malokut, (peshonte 1.700 kg) e shtoi mosbesimin e tė afėrmve tek aveniri i djalit. Por rritja, formimi dhe talenti i tij pėr elektronikėn, mė vonė e ndryshuan mendimin e tyre. Nė moshėn 6 vjeē ai bėhet radioamator, ndėrsa 16 vjeē Saimiri ndėrton vetė radion e parė me 4 llampa. Mė tej, bėn pajisje pėr manjetofon dhe nė moshėn 27 vjeēare nxjerr nė dritė shpikjen e famshme qė hyri nė histori me emrin "kanoēja". Atėherė ishte inxhiner ushtarak nė korpusin e Burrelit. Regjimi, duke ndėrprerė tė gjitha kontaktet me botėn perėndimore kishte shpikur heqjen e grupit tė televizorėve qysh nė fabrikėn e montimit tė Durrėsit, ose nė dogana. Njerėzit shihnin nė TV vetėm stacionin e Tiranės qė niste emisionet pas orės 18.00 tė darkės. Pėr pjesėn tjetėr tė kohės televizioni ishte i padobishėm. Nė atė kohė Maloku bėri njė provė tė suksesshme dhe me anė tė "kanoēes", kapi disa stacione tė huaja. Shpikjen nė fillim e mbajti sekret dhe tė tjerėt e kuptuan si njė magji. Ai mbante nė xhep kanoēen dhe vibratorin poshtė kapotės. E lėvizte vidėn dhe gjente stacionet. Por pastaj ndodhi diēka e ēuditshme. Nė repart erdhėn drejtuesit e lartė tė ushtrisė qė donin tė shihnin njė ndeshje ndėrkombėtare futbolli dhe kėrkuan njė teknik. Malokun e thirrėn menjėherė. "Duhet ta nxjerėsh patjetėr stacionin qė kėrkojnė se ndryshe do tė kesh pasoja", i thanė. Maloku aplikoi shpikjen e tij. Kanoēen e mbajti poshtė kapotės, sė bashku me njė antenė tė vogėl dhe nė mėnyrė tė fshehtė bėnte koordinimin e vidės me dorėn tjetėr. Drejtuesit po kėnaqeshin nga ndeshja por ēuditeshin nga marifeti i Malokut: "Ti qėnke magjistar", i thanė ata, "si mund tė lėvizėsh stacionet duke mbajtur dorėn nė xhep". Pas kėsaj, lajmi mori dhenė kėshtuqė erdhi menjėherė Petrit Dumja. Ai kėrkoi tė njėjtėn gjė. Saimiri vazhdoi magjinė e tij duke mbajtur "kanoēen", poshtė kapotės. Dumja nisi tė argėtohej dhe tė qeshte. Por dalėngadalė enigma nisi tė zbardhej. "Pėrse e mban, dorėn nė xhep, ē'ke aty", etj, etj, ishin pyetjet e para. Mė pas, kur Balluku e Dumja u dėnuan, nisėn edhe akuzat. Ē'ėshtė kjo shpikje e ēuditshme" thanė drejtuesit e rinj. Saimirin e thirri me urgjencė komisari: Ti nuk je magjistar por njė armik i popullit", ishin fjalėt e para tė tij. Filluan hetimet. U gjend njė marrėdhėnie e ēuditshme pėr tė qepur akuzėn. Maloku kish pasur njė lidhje spontane me disa filatelistė anglezė tė cilėve u dėrgonte pulla dhe i kėrkonte ilaēe pėr babanė e paralizuar. Lidhja e akuzave u bė shpejt e shpejt: Ti ke bashkėpunuar me tė huajt pėr tė sabotuar punėn e partisė duke u hequr si magjistar. Ke shpikur kanoēen, qė ėshtė njėloj sikur tė bombardoje Shqipėrinė me avionė.
Sot inxhinieri elektronik shpėton jetė njerėzish
Nė sallėn e gjyqit, ku ishin dy mijė vetė nga turma nisėn ta godisnin me domate dhe vezė duke e cilėsuar "armik tė rrezikshėm" dhe "bashkėpunėtor tė Beqir Ballukut". Ndėrkaq gjatė qėndrimit 7 mujor nė qelinė e nėndheshme tė Burrelit, nga mungesa e ushqimit, (vetėm pak kokrra fasule) e zuri skorbuti dhe i ranė 7 dhėmbė. Hetuesia niste nė 12.00 tė natės dhe mbaronte nė 06.00 tė mėngjesit. Ai ishte i zhveshur, i zbathur dhe i pangrėnė me duart dhe kėmbėt tė lidhura me hekura. Ndėrkaq jashtė dritareve tė burgut njerėzit kishin nisur tė montonin "kanoēet" e para.
Televizorėt e burgut
Nė burgun e Spaēit kishte dy televizorė tė cilėt funksiononin me kabllo tė dėmtuara dhe priza tė prishura. Shpeshėherė, mungonte llampa e figurės, por tė burgosurit ishin tė kėnaqur sepse dėgjonin vetėm zėrin pėr tė ndjekur lajmet. Maloku nisi tė sajonte llampa tė ndryshme. Policėt e burgut dhe drejtuesit e lartė filluan tė sjellin fshehurazi televizorėt e tyre pėr t'i rregulluar nė dhomėn e Saimirit. Vetė komisari solli televizorin e tij dhe tė vjehrrit pėr t'ia rregulluar. Por njė ditė, qelia nuk xinte mė dhe njėri prej gardianėve u ankua. Atėherė komisari e nxorri para gjithė tė dėnuarve dhe e ndėshkoi: tre ditė do tė qėndronte nė birucė. Gjatė viteve tė burgut, maluka ka qėndruar nė njė qeli me Sabri Koēin. "Unė isha mirėmbajtės televizorėsh, ndėrsa ai hidraulik-saldator", thotė Maloku. Ai tregon gjithashtu njė rast tė veēantė kur po shkarkoheshin thasėt e ushqimit tė burgut. Ishin 5 thasė me fasule dhe oriz qė peshonin, 230 kilogramė. "Kush i mban tė gjitha me njė rrugė do t'i ulim pesė vjet nga dėnimi", tha drejtori. Maloku ngriti dorėn. Tė gjithė pritėn. Ai mori ngarkesėn nė kurriz dhe duke thyer paametrat e peshėngritjes i transportoi ato nė njė distancė 120 metrash. Por nė vend tė shpėrblehej me ulje tė burgut u dėnua me tre ditė nė birucė sepse gjatė transportit ishte dėmtuar njė pako makarona spagetti. Mė vonė pas daljes nga burgu, Saimiri e provoi pėrsėri tė mbante tė njėjtėn ngarkesė nė kurriz, por faktikisht nuk arriti tė mbajė as gjysmėn, duke vėrtetuar thėnien se "burgu dhe sidomos premtimi i lirisė, i jep njerėzve energji tė ēuditshme". Nė qelinė e Spaēit, Saimiri i shquhej si mirėbėrės dhe ndihmonte ata qė binin nė komo. Po kėshtu nxirrte edhe burgosurit e vdekur nga galeria, ku i kishte zėnė shembja. Ndėrsa nė njė rast, ai shpėtoi njė tė burgosur i cili gabimisht, piu alkool metilik (alkol frenash) dhe u helmua. Saimiri tregoi se ishte njė profesionist i dhėnies sė ndihmės sė parė. Kėtė prirje, ai e reflektoi qartė pas daljes nga burgu me shpėtimin e 52 njerėzve nga vdekja e sigurtė. Gjatė viteve tė jetės sė burgit ai ka qenė pranė Osman Kazazit, sherif Nerdanit, Kurt Kolės, Abdulla Sallakut, etj, ndėrsa nė Spaē qėndronte nė njė qeli me Sabri Koēin.
I talentuar apo delirant?
Ditėn kur doli nga burgu ndėrsa kthehej nė shtėpi me tren, ndodhi qė nė vagonin e tij u ulėn 5-6 studentė tė degės sė Inxhinierisė Elektronike. Njėra nga vajzat nxorri prej ēantės sė saj njė kanoēe, (pajisjen e shpikur nga ai) dhe filloi t'i shpjegonte shokėve se si e kish realizuar ndėrtimin e pajisjes. "Tani do tė shikojmė Elektrik blu, tė cilėn nė Vlorė e quajmė "Korrent mavi", tha vajza. Maloku u drodh, por guxoi tė pyesė pėr ēfarė pajisje bėhej fjalė. Studentėt i shpjeguan se bota kish evoluar dhe kish ishte shpikur "kanoēja" qė zėvendėsonte grupin e televizorit pėr tė parė botėn. "S ke faj, thoshin herė pas here studentėt, ti nuk mund ta dish se bota moderne pasqyrohet nėpėrmjet njė kanoēeje". Shumė vonė kur treni, ishte duke mbrritur afėr kryeqytetit, dikush e kish pyetur malukėn pėrse, kishte hyrė nė burg. "Ja pikėrisht pėr atė kanoēe", iu pėrgjigj Maloku, por zėri i tij ishte i dobėt dhe artoparlanti paralajmėronte atė ēast udhėtarėt tė pėrgatisnin valizhet pėr tė zbritur. "Unė kam shpikur kanoēen i pari dhe pėr kėtė jam dėnuar 11 vjet burg", tha Maloku duke dalė nga vagoni, por studentėt panė njėeri-tjetrin duke thėnė, "si nuk e kuptuam mė parė qė ishte i lajthitur".
Tani... shpėtimtar
Klodian Laska, 9 vjeē, nga fshati Bubq i Fushė-Krujės duke u larė nė det papritur prej dallgėve, kish pirė ujė dhe kish pėrfunduar nė fund tė detit. Ishte data 10 qershor, kur fėmija u nxorr nė breg nė prezencė tė dy mjekėve tė huaj dhe 1 mjekeje shqiptare. Sytė dhe buzėt i kishte blu, ndėrsa fytyrėn me ngjyrė tė zezė. Mjekėt, dhanė menjėherė opinionin e tyre, "ka mbaruar". Ndėrkaq, Saimir Maloku, u ul pranė trupit tė fėmijės dhe nisi tė bėjė veprimet duke, i nxjerrė gjuhėn, dhe duke e kthyer me kokė-poshtė pėr tė hequr sekrecionet dhe ujin qė kishte pirė. Mjekja u nervozua dhe madje e kapi prej flokėsh Saimirin duke i thėnė, "qėrohu" dhe "mos u tall me vdekjen". Por Saimiri nuk tallej. Ai i hoqi edhe rrobat e banjės sė fėmijės dhe vazhdoi mė tepėr ngulmimin e tij. I fillo frymėmarrjen artificiale dhe veprimet e tjera. Njė polic, i nxitur nga mjekėt u afrua dhunshėm dhe i tha Saimirit tė largohej. "Mjekėt thonė se fėmija ka mbaruar, prandaj qėrohu", ishte urdhėri i tij. Por Saimiri nuk u ngrit. I ndihmuar nga njerėzit ai e ktheu fėmijėn disa herė pėrmbys dhe nisi t'i bėjė masaxh dhe frymėmarrje. Papritur fėmija dha shenja jete. Saimiri vazhdoi punėn. Tani polici duke parė nme urrejtje mjekėt e ndihmoi dhe e pyeti: "Ē'farė nevoje ke". Fėmija shpėtoi. Vetėm pas disa orėsh kur fėmija ishte mirė, Saimiri pranoi ta dėrgonin nė spital. Mėsuesit qė shoqėronin fėmijėn gjatė i thanė: Na jep adresėn dhe do tė sjellim njė autobus me dhurata". Ndėrsa nė njė rast tjetėr, ishte kur Saimiri bėri tė njėjtat veprime pėr shpėtimin e njė fėmije 11 vjeē. Pasi e ktheu nė jetė ai e ēoi vetė nė spital dhe kur u kthye nė plazh ishte pasdite. Ai pa njė grua qė kėrkonte djalin e saj nė bregdet. Dikush i tha se njė fėmijė ishte mbytur dhe i treguan rrobat e banjės sė fėmijės. Asaj i ra tė fikėt, por kur u pėrmend i treguan se nė botė ishte gjendur njė shpėtimtar qė quhej Saimir Maloku. Fjalėt e saj tė vetme nė atė ēast ishin: Do shes shtėpinė qė t'i bėj monumentin prej bronxi kėtij njeriu". E njėjta gjė pak a shumė ka ndodhur edhe me fėmijė tė tjerė, si edhe me 27 burra e gra qė ai i ka shpėtuar nėpėrmjet veprimeve tė tij efikasae. Njeriu qė ėshtė i aftė tė bėjė 4 kilometra not, ėshtė i pajisur edhe me virtytin e mirėbėrjes. Atė tani e kėrkojnė qindra familjarė pėr ta falenderuar, por numri i tij i telefonit, 257933 deri tani nuk ėshtė publikuar asnjėherė. Vetėm nė njė rast aimiri nuk ka mundur tė marrė falenderime nga familjarėt. Ishte njė fėmijė jetim, tė cilin Saimiri e shpėtoi nga vdekja. "Nėna nmė ka vdekur ndėrsa babanė nuk e njoh", i tha fėmija duke qarė, "por unė tė falenderoj nga zemra dhe njė ditė do tė ta shpėrblej". Saimiri i pėrket racės sė njerėzve qė nuk presin falenderime sepse ata i pret nesėr njė akt tjetėr humanizmi. Po kėshtu njė rast tjetėr ėshtė shėnuar nė 14 shkurt. Ditėn e Shėn Valentinit, tė vitit tė kaluar njė djalosh 17 vjeēar pas njė basti me shokėt piu 1 kile e gjysėm konjak dhe pati njė gjendje komo. Rreziku i njė vdekjeje tė sigurtė, ishte evident. Por aty gjendej, Saimir Maloku qė nisi menjėherė veprimet e tij tė shpejta dhe gjithēka kaloi me sukses. Ka dhjetra raste tė tjera, qė nisin me aksidente, djegje, helmim, tentativa vetvrasjesh, pjagosje etj, ku Saimir ka shmangur njė mort. Nė Bibėl shkruhet se "Kush shpėton njė jetė njeriu ka shpėtuar njė botė tė tėrė". Ndėrsa Saimiri ka shpėtuar tė paktėn 52 jetė njerėzish. Kėshtu dekorimi me Urdhėrin e Nėnė Terezės dhe titulli "Pėr merita tė veēanta civile", i dhėnė nga Presidenti Meidani, ēoi nė vend kėrkesėn e dhjetra shoqatave dhe partive politike, tė Qendrės pėr tė Drejtat e Njeriut dhe mbarė opinionit publik, pėr nderimin e Saimirit. Atė ditė pjesėtarė tė familjeve tė fėmijve kanė derdhur lot pėr gėzimin e tyre dhe pėr tė gjitha ato qė kanė ndodhur. Tani ata kėrkojnė vetėm njė gjė: Saimiri tė takohet me Papėn e Romės. Ky takim duket se do tė realizohet sė shpejti, ku ai do tė shoqėrohet nga zonja Kati dhe Rrok Mirdita. Ndėrkohė, regjisori i talentuar Saimir Kumbaro dhe skenaristi Roland Gjoza po pėrgatisin filmin dokumentar kushtuar shembėlltyrės sė Jezu-Krishtin nė Shqipėri. Dhe rastet e shpėtimit janė tė panumėrta...
GSH
Krijoni Kontakt