Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Celibashi pranon skandalin e numërimit të votave

    Celibashi pranon skandalin e numërimit të votave

    Celibashi ka pranuar dje, se procesverbalet e zgjedhjeve janë manipuluar, duke hapur kështu në tavolinë skandalin e vjedhjes së votave. Megjithëse në disa pika ai ishte kontradiktor me veten, përsëri ai pranoi se procesi është manipuluar. Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve deklaroi dje, në Komisionin Hetimor Parlamentar, i thirrur në cilësinë e dëshmitarit për zgjedhjet e 3 korrikut, se institucioni që ai drejton ka zbatuar Kodin Zgjedhor në përpikmëri edhe pse nga një pjesë e politikës shqiptare është akuzuar shpesh për thyerje të këtij kodi. Celibashi ka shprehur rezervat e tij në lidhje me këtë kod duke u shprehur se në rradhë të parë ky kod nuk është zbatuarnga ata që vetë e kanë hartuar dhe më pas e kanë miratuar. Celibashi ka pranuar se ka diferenca në procesverbalet e rezultateve dhe nisur nga kjo deputeti i LSI-së, Ndre Legisi tha se kjo sjell edhe manipulime të rezultatit përfundimtar. Por Celibashi nuk ra në këtë kurth dhe tha se nuk është kompetencë e KQZ-së të bëjë të tilla deklarata. Legisi kërkoi hapjen e kutive për të parë nëse manipulimi është i vërtetë ose jo. Lidhur më çështjen e hapjes së kutive të votimit, Celibashi sqaroi se KQZ-ja e ka një kompetencë të tillë, por deri më sot nuk ka patur asnjë provë që të detyrojë këtë institucion për hapjen e tyre. I pyetur nga deputetët e pranishëm në komision nëse ky kod e ka shtrembëruar rezultatin e zgjedhjeve dhe a mund të shmangej “dushku”, Celibashi tha se, ekziston mungesa e vullnetit për të zbatuar një ligj të mirë. “Çfarëdo lloj mekanizmi ligjor që mund të hartohet dhe mund të përdoret ka një mungesë vullneti për të realizuar një ligj të mirë që të japë një rezultat të mirë”, - tha Celibashi. Legisi kërkoi hapjen e kutive të votimit të proporcionalit nga ku PD, PS, dhe LSI-ja të propozojnë tre zona secila ku janë shpallur fituese, por komisioni vendosi që më parë duhet të depozitohet një kërkesë e tillë në sekretari dhe më pas të diskutohet kjo çështje. Ndërkaq lidhur më çështjen e çertifikatave fallco, Celibashi tha se nga KQZ-ja janë marrë të gjitha masat për të shmangur manipulimet. Ai sqaroi se asnjë prej subjekteve politike nuk ka depozituar asnjë ankesë në KQZ lidhur me ndërhyrjen e policisë në procesin zgjedhor. Deputeti demoktrat Ylli Pango kërkoi shpjegime për çështjen e 1400 studentëve që u lanë jashtë listave të votimit. Kreu i KQZ-së u shpreh se KQZ-ja e kishte shqyrtuar këtë ankesë dhe kishte penalizuar kreun e njësisë vendore nr.2 Përparim Bodinakun, por ky i fundit edhe pse ishte thirrur dje nën cilësinë e dëshmitarit në komision nuk është paraqitur.

    SOT
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Zgjedhjet, gjyq për anëtarët e KZZ








    Shifra të falsifikuara, pazar me votat, problem çertifikatat





    *







    ROZETA RAPUSHI
    r.rapushi@gazetashqiptare.com



    Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 3 Korrikut, në disa zona është falsifikuar dhe përgjegjësia bie mbi anëtarët e Komisioneve Zonale Zgjedhore. Në këtë përfundim arriti Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të verës 2005, i cili deklaroi se brenda pak ditëve do të padisë në Prokurori emrat e anëtarëve të KZZ-ve që rritën apo ulën sipas interesit, numrin e votave për parti të caktuara. “Nga të dhënat e mësipërme, komisioni konstaton se në disa KZZ në kundërshtim me ligjin, s’janë pasqyruar drejtë dhe saktë numri i votave. Jemi përballë rezultateve të falsifikuara.
    Në bazë të Kodit Penal, komisioni do të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorisë për fillimin e hetimeve ndaj anëtarëve të këtyre KZZ-ve”, - tha kryetari i komisionit, Arben Isaraj që lexoi raportin para komisionit. Nga hetimet e bëra në tre muaj punë, komisioni ka konstatuar të meta të mëdha në Kodin Zgjedhor edhe lëshimin e certifikatave falso nga disa njësi vendore. Por ashtu, siç ndodh në të tilla rastesh raporti i kryetarit nuk u pranua nga mazhoranca. PD-ja ishte kundër raportit dhe premtoi se do të hartojë versionin e saj për ta paraqitur në parlament.

    Manipulimet
    Po të shohësh ndryshimet e mëdha të votave të deklaruara nga grupet e numërimit me rezultatin që kanë nxjerrë Komisionet e Zonave Zgjedhore, e kupton se në zgjedhjet parlamentare të 3 Korrikut është bërë një pazar i vërtetë. Në disa zona që ka kontrolluar e hetuar komisioni, rezulton se në zona të caktuara disa partive u janë shtuar qindra vota dhe disa të tjerave u janë hequr. Konkretisht, në 12 zona që janë kontrolluar 8, 43, 46, 11, 14, 38, 37, 82 etj rezulton se Partisë Socialiste i janë hequr 1427 vota, Partisë Demokratike, 683 vota, LZHK-së, 583 vota dhe LSI-së, 154 vota, ndërsa i janë shtuar pa të drejtë plot 2085 vota Partisë Republikane, edhe qindra të tjera Partisë Socialdemokrate. Pas dhënies së këtyre pasqyrave dhe marrjes së provave nga ekspertët, komisioni vlerësoi se: “Në shumicën e zonave zgjedhore, rezultati i pasqyruar në grupet të numërimit të votave për çdo qendër votimi nuk është i njëjtë me rezultatin e shpallur nga KZZ-të. Rezultati përfundimtar rezulton i falsifikuar”.

    Ndryshimet
    Probleme ka pasur edhe në krahasimin e numrit të votuesve në maxhoritar e proporcional. Nga kontrolli rezulton se votuesit kanë votuar për proporcionalin e jo mazhoritar apo anasjelltas, duke i ndarë fletët. Në kohën kur dihet se votimi bëhej në dy fletë, dy herë, një herë për partinë e një herë për kandidatin. Kështu nga kontrolli i disa zonave zgjedhore nga ekspertët, ka diferenca të mëdha në votime. Dhe diferenca rezulton se është bërë në favor të sistemit proporcional, aty ku votohet për partitë. Vetëm në zonën 46 në Tiranë, del se 1152 votues kanë votuar vetëm për proporcionalin duke mos hedhur firmën për maxhoritarin. E kështu edhe në zona të tjera ka diferenca të mëdha në votat e dhëna.

    Certifikatat, pasuria
    Se sa është numri i certifikatave false që kanë qarkulluar në zgjedhje e sa kanë ndikuar ato në proces, nuk u zbardh as nga komisioni hetimor për zgjedhjet. Në mbyllje të punës së tij dje, kryetari Isaraj tha se një nga shkaqet e mosmarrjes së të dhënave, është edhe zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone, që nuk u paraqit për të dhënë detaje edhe pse u thirr disa herë nga komisioni. Për të arritur në një përfundim, komisioni ka marrë si provë materiale vetëm raportin e vëzhguesëve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it. “Nga këto u konstatua se nga njësitë e qeverisjes vendore, nuk regjistroheshin të dhënat në certifikatën e lindjes të lëshuara e në disa, raste lëshonin certifikata pa kontrollin e duhur. Në Shkodër vëzhguesit u informuan se zyra e gjendjes civile nuk regjistronte të dhënat në certifikatën e lindjes dhe në disa qendra votimi, është lejuar të votohet pa asnjë dokument identifikimi, qoftë ky edhe i falsifikuar”, - tha Isaraj.

    REKOMANDIMET
    Nga hetimi 3 mujor i zgjedhjeve parlamentare të 3 Korrikut, komisioni doli në përfundimin se Kodi Zgjedhor ka nevojë për përmirësime. Ndërhyrja sipas tij, duhet të bëhet në regjistrimin e partive politike, regjistrimin e kandidatëve, emërimin e anëtarëve të KZZ-ve dhe KQV-ve. Komisioni propozoi hartimin e dokumenteve serioze e të sigurta të identifikimit të zgjedhësve, mënyrën e numërimit të votave, hartimit të rezultateve si dhe përgatitjen e listës së zgjedhëse.

    Numerimi
    Ka pasur shkelje të rënda të ligjit në procesin e numërimit të votave të partive politike, nga grupet e numërimit të votave deri tek procesverbalet e KZZ-ve.

    Çerfikatat
    Kryetari i Bashkisë së Kamzës u akuzua nga Raimonda Stefa, për vendosjen e rreth 6000 dublimeve në listën përfundimtare të zgjedhësve si dhe lëshimin e certifikatave të gjendjes civile.

    studentet
    Ylli Pango akuzoi kryetarin e njësisë bashkiake numër dy në Tiranë, Përparim Bodinaku për pengesat e krijuara prej tij në mosregjistrimin e 1400 studentëve

    Dhuna
    Nuk ka pasur përdorim të dhunës nga bandat e armatosura në 100 zonat elektorale në 3 Korrik, por pati disa incidente si vrasja e vëzhguesit në një zonë në kryeqytet
    E drejta vonon, por nuk harron!

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  2. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Komentet tuaja për zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. PD, PDR, PR, PDK nënshkruajnë koalicionin në zgjedhje
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 03-06-2005, 04:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •