Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Protesta e botës islame ndaj karikaturave të profetit

    Këtu mund ti drejtoni protestat tuaja kundër fyesve të Pejgamberit alejhi selam:


    Ambasada daneze në Shqipëri:

    Danske kontaktoplysninger i Albanien.


    (Tlf. selvvalg: 00-355)

    Tirana, Ambassade

    Adresse

    Royal Danish Embassy
    Rr. Nikolla Tupe No. 1, 4th Fl. Apt. 4, Tirana.
    Postadr.: P.O. Box 1743, Tirana

    Tlf., fax og e-mail

    Tlf.: (4) 280 600 (ambassaden)
    Mobiltlf.: 692 029 218 (chef)
    Mobiltlf.: 692 029 910 (attaché)
    Faxnr.: (4) 280 630
    e-mail: tiaamb@um.dk


    Ambasada daneze në Maqedoni:

    Danske kontaktoplysninger i Den tidligere jugoslaviske republik, Makedonien

    (Tlf. selvvalg: 00-389)

    Skopje, Ambassade

    (Bor i Wien)


    Skopje, Generalkonsulat

    Adresse

    Royal Danish Consulate General
    Alkaloid A.D., Bul. A. Makedonski 12
    1000 Skopje

    Tlf., fax og e-mail

    Tlf.: (2) 310 4067 (visumafd.)
    Tlf.: (2) 310 4001
    Telexnr.: 51104, 51440 alkaid mc
    Faxnr.: (2) 310 4064 (visumafd.)
    Faxnr.: (2) 310 4004
    e-mail: dan.cons@unet.com.mk

    Ndërsa për ambasadat daneze në vendet tjera mund ti gjeni në këtë webfaqe të ministris së jashtme daneze:www.um.dk/en


    Votoni sondazhin

    Are Muslims justified in staging worldwide protests over cartoons depicting the Prophet Muhammad?


    http://www.msnbc.msn.com/id/11126728
    Ndryshuar për herë të fundit nga INDRITI : 08-02-2006 më 15:41

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    MYSLIMANET: KARIKATURAT, FYERJE MJAFT E RENDE

    Nuk kane harruar as te pershendesin deklaraten qytetare te kryeministrit danez

    "Ofendimi i nje personaliteti si Profeti Muhamed, te cilin e kane vleresuar me levdatat me superlative vete projektuesit e Evropes dhe te vendve nga sot dalin keto karikatura, cenon thelle te drejten e besimit dhe eshte teper fyese"

    Eglantina Nasi

    Komuniteti Mysliman Shqiptar denon ashper publikimin e karikaturave dhe pamjeve fyese ndaj profetit Muhamed ne mediat daneze. Me kete qendrim, myslimanet shqiptare i jane bashkuar atij qendrimi qe kane mbajtur keto dite myslimanet ne shume vende te botes. "Komuniteti Mysliman Shqiptar denon ashper publikimin e tyre duke e konsideruar kete akt si fyerje te rende dhe provokim i ndjenjave te shenjta te myslimaneve" thuhet ne deklaraten zyrtare te KMSH-se per ceshtjen ne fjale. Sipas drejtuesve te ketij komuniteti fetar ne vendin tone, ata e kuptojme plotesisht lirine dhe te drejten e shprehjes. "Mirepo ky akt i kapercen kufijte e kesaj lirie, sepse luan me dinjitetin e gjithe myslimaneve te cilet sot perbejne nje te pesten e globit duke ofenduar vlerat e tyre me te shenjta" pohojne ata. Duke shtuar se "ofendimi i nje personaliteti si Profeti Muhamed, te cilin e kane vleresuar me levdatat me superlative vete projektuesit e Evropes dhe te vendve nga sot dalin keto karikatura, cenon thelle te drejten e besimit dhe eshte teper fyese". Nderkaq, nuk ngurrojne te shtojne se ky eshte nje akt i ulet edhe per vete vlerat e qyteterimit perendimor, duke perbere nje "akt fyes dhe te ndaluar nga fryma kushtetuese e ketyre vendeve pasi konsiderohet si nxitje e urrejtjes".

    Personaliteti i Muhamedit, nderi yne

    Per myslimanet shqiptare, personaliteti i Profetit Muhamed, lidhet ngushte me nderin dhe dinjitetin e cdo besimtari mysliman. dhe ne baze te kesaj, ofendimet ndaj figures se tij, konsiderohen si ofendime ndaj vlerave me te shenjta islame. "Cdo ligj denon sharjen e personave apo shpifjen ndaj tyre e cila nuk mund te llogaritet ne kuader te lirise se te shprehurit, ngase sharja ne kete rast konsiderohet armiqesi ndaj personit tjeter. Fanatizmat kulturore te cdo ane qofshin, dalin jashte respektimit te ketyre normave dhe kontribuojne ne perplasjen e qyteterimeve" shtojne drejtuesit e Komunitetit Mysliman, duke sqaruar ne kete menyre edhe perse kane shkaktuar kontradikta publikimet e ketyre fotove mes vendeve perendimore dhe atyre te Lindjes.

    Pershendetet akti i kryeministrit danez

    Nga ana tjeter, Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka harruar te pershendese edhe aktin qytetar te kryeministrit danez, i cili eshte shprehur se nuk do kishte bere kurre te tilla vizatime."Komuniteti Mysliman e konsideron si nje akt te matur dhe konstruktiv qendrimin e kryeministrit danez duke marre parasysh deklaraten e tij te fundit te percjelle ne KMSH me ane te ambasadorit te Danimarkes ne te cilen thuhet se qeveria daneze denon cdo lloj shprehje, veprim apo shenje si perpjekje per te demonizuar grupet e njerezve mbi bazen e besimit te tyre fetar apo prejardhjes etnike" thuhet ne kete deklarate te KMSH-se. Duke shtuar edhe shprehjen e kryeministrit danez sipas te cilit "une per veten time, nuk do te zgjidhja kurre te pershkruaja simbolet fetare ne kete menyre". Por edhe duke mos mohuar faktin se inspiruesit e ketyre publikimeve, u perkasin grupimeve dhe mendimeve radikale te cilet perpiqen te nxisin lufte dhe percarje ndermjet kulturave te ndryshme. Nderkaq, myslimanet shqiptare vene ne dukje me keqardhje se "keto ofendime shpirterore jane perdorur nga njera ane per te provokuar ndjenjat e mbare myslimaneve dhe nga ana tjeter, po perdoren per te mbeshtetur tezat ekstremiste dashakeqe se lirite themelore te myslimaneve nuk perputhen me vlerat kulturore perendimore". "Me kete rast, iu bejme thirrje myslimaneve qe te mos bien pre e ketyre nxitesve te provokimeve me qellime dashakeqe per Islamin, per te ardhmen e Evropes dhe per paqen ne bote. Qendrimi i myslimaneve duhet te jete i matur. Besimi yne nuk na lejon t'i pergjigjemi ketyre sulmeve me te njejtat arme" perfundon deklarata e Komunitetit Mysliman Shqiptar. E cila nuk harron edhe te theksoje se nuk duhet lejuar ne asnje menyre qe "te lejohet minimi i iniciatives se dialogut mes kulturave dhe qyteterimeve".

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Karikaturat Blasfemike dhe Mesimet Shqiptare

    Dërguar të Sunday, 05 February @ 11:54:20 CET nga aipr



    Kjo ngjarje ka qene tejet e rendesishme sidomos per shqiptaret, nje nder ishujt e fundit te lumtur ne glob, ku ngacmimet nder-fetare nuk kane prodhuar me shume se polemika mediatike. Eshte e domosdoshme qe ne Shqiperi te mirekuptohet nevoja e respektit per te gjithe individet, domosdoja e kohezionit social te te gjitha grupeve, e intengrimit ne jeten e vendit, pavaresisht orientimit fetar te seicilit.




    Nga Alban BALA




    Gazeta "Jyllands Posten" e Danimarkes ndoshta nuk e dinte as vete se ne çfare ujrash po zhytej naten e shtatorit 2005, kur botoi se pari nje cikel karikaturash me qendrim anti-islam, qe pertallnin profetin Muhammed si nxites te radikalizmit ne boten arabe. Ribotimi i tyre ne janar 2006 nga nje gazete kristiane e Norvegjise do ta kthente kete çeshtje ne nje debat boteror. As falja qe kerkoi gazeta dhe as ndjesa e kryeministrit danez disa dite me pas nuk mund te ngjisin me ate qe u thye. Edhe pse ajo qe u thye, ishte e krisur prej kohesh.

    Nese Europianet thone se ketu flitet per te drejten e shprehjes, ata po thone gjysmen e se vertetes.
    Selia e Shenjte e Vatikanit, Departamenti Amerikan i Shtetit, kryeministri polak Kazimierz Marcinkiewicz dhe shume zyrtare te tjere te larte boterore e kane quajtur botimin “tejkalim te se drejtes themelore te shprehjes”, “ofeze te papranueshme” dhe madje “provokim”.
    Debati kryesor mbi kete çeshtje eshte etik dhe filozofia e tij permblidhet ne duelin mes “te drejtes” dhe “drejtesise”. Perendimi eshte partizan i mbrojtjes se “te drejtes” duke e fokusuar ballancen mbi njesine individuale shoqerore, ndersa hemisfera lindore ne teresi e mbeshtet filozofine e saj tek “drejtesia”- si nocion i pergjegjesive te individit ndaj teresise se njerezve.
    Dy shoqerite ne pergjithesi nuk kane jetuar shume larg, ndersa kane shkembyer koncepte dhe parime gjate shekujve. Postulati “Leben und leben lassen” (Jeto dhe ler te jetojne!)apo parimi kantian i lirise “Liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit”- parim qe themeloi demokracine liberale perendimore, perbejne reflekse te rendesishme te ketyre shkembimeve kulturore mes dy hapesirave.
    Per kete arsye, ne qofte se diskutimi mbahet ne rrafshin e filozofise se te drejtes, thellimi i “parimit te mbrojtjes se drejtave te individit” nuk mund te shkele “parimin e drejtesise shoqerore”. E kunderta mund te ishte e vertete: “parimi i se drejtes se individit” e perforcon realitetin ku realizohet “drejtesia shoqerore”.
    Pra pyetja thjeshtohet: A do te shkelim “te drejten e individit” per te ruajtur “drejtesine per te gjithe”, apo do te pranojme qe “drejtesia e te gjitheve” te cenohet prej tendencave- qofte edhe blasfeme- te “se drejtes” se dikujt per shprehje?
    Eshte per te ardhur keq, qe reagimet e vendeve arabe nuk misheruan parimet islame te dinjitetit dhe qetesise, per ta zgjidhur kete konflikt ne nje menyre paqesore, institucionale dhe me rruge juridike. Adresimi i problemeve permes dhunes sjell me vete humbjen e arsyes mes paleve dhe acarime te panevojshme, siç ishte ribotimi i karikaturave nga shtypi europian, ne shenje solidariteti me gazeten daneze dhe ate norvegjeze, qe moren si pergjigje fetwa te paautorizuara ndeshkimore. Leshimi i ketyre fetwa-ve eshte ndaluar nga OKI gjate Samitit te kryetareve te ketyre shteteve ne fund te vitit 2005.
    Reagimi fillestar i kancelarive arabe ishte me i afert me qendrimin e ri amerikan ndaj te drejtave te individit, ku ne asnje menyre parandalimi i dhunes eventuale nuk nenkupton represion, por rritje te sigurise per shoqerine ne teresi.
    Ne SHBA, nje media e posatshme- “Publishers and Editors” ndreq shkeljet e pavullnetshme te etikes nga gazetat dhe angazhon shkollare te etnokultures dhe religjionit per te shpjeguar- shpesh edhe perpara se ngjarjet te ndodhin- çfare duhet pasur kujdes kur shkruhet apo flitet per nje kulture, etni, fe, pakice apo ngulim.
    Te gjithe e dime se vendet arabe jane represive ndaj “lirise se shprehjes”, sidomos ne rrafshin politik. Te gjithe e dime se parimet e se drejtes islame ne Lindjen e Mesme jane shtremberuar per arsye te sundimit personal. Por eshte pjese e kultures islame qe te respektoje fete e tjera, duke pasur ne themel nje parim gjithe-perfshires.
    Nese Europa synon te ndihmoje vendet arabe qe te ndertojne nje realitet mbi lirine e individit, kjo mund te behet pike se pari duke vleresuar parimet universale te islamit autentik, ku lartesohet toleranca, bashkejetesa dhe respekti i ndersjelle. Sipas teorise se Islamit, ai qe mohon nje prej profeteve te çdo feje monoteiste, sapo ka mohuar fene e tij. Po ashtu Islami ndalon rreptesisht cenimin e objekteve te kultit te çdo feje dhe e ndalon prere çdo lloj dhune ne fe’.
    Duhen falenderuar gazetat shqiptare qe me mendje te ftohte nuk ju bashkuan ketij aksioni mediatik, ashtu siç vepruan edhe gazetat me te njohura britanike apo media te tjera serioze amerikane.
    Ky dyluftim moral i hapur mes dy hemisferave kulturore nuk mund te kete fitues persa kohe qe palet flasin gjuhe te ndryshme kur eshte fjala per respektin dypalesh. Gjuhet e flakeve ne ambasaden daneze vetem sa e thellojne kete hendek.
    I vetmi fitues i mundshem i ketij dueli eshte grupi i radikaleve pseudo-islamike, qe deri me sot jane perpjekur te fshehin fytyren e akteve te tyre terroriste pas puritanizmit islam.
    Ky grup tani e tutje do ta kete me te lehte te rekrutoje mendje te ngushta, shpirtra te frustruar dhe individe te gjymtuar shoqerisht, per te cilet ne mjedisin perendimor nuk ka me asnje shans per te rifituar nje vend me dinjitet. Sepse identiteti i pare i njeriut eshte dinjiteti i tij.
    Presidenti Bush e pohoi edhe ne fjalen e tij te fundit se lufta kunder terrorizmit ne shkalle globale nuk mund te fitohet pa bashkepunimin e muslimaneve. Beteja kryesore qe zhvillon sot perendimi ne krejt Lindjen e Mesme eshte beteja per te fituar besimin e njerezve atje. Botimi i karikaturave anti-islame padashur mbeshteti slloganin e terrorizmit se “lufta kunder tij eshte lufte kunder islamit”.

    Kjo ngjarje ka qene tejet e rendesishme sidomos per shqiptaret, nje nder ishujt e fundit te lumtur ne glob, ku ngacmimet nder-fetare nuk kane prodhuar me shume se polemika mediatike. Eshte e domosdoshme qe ne Shqiperi te mirekuptohet nevoja e respektit per te gjithe individet, domosdoja e kohezionit social te te gjitha grupeve, e intengrimit ne jeten e vendit, pavaresisht orientimit fetar te seicilit.


    Ne perkasim ketu.


    Eshte e rendesishme te behet vend per te gjithe, qe te gjithe te perfshihen me respekt ndaj njeri- tjetrit ne debatin e madh te zhvillimit te Shqiperise ne drejtimin e duhur te integrimit europian dhe euro-atlantik.


    Ne kemi qene dhe mbetemi nje aleat i palekundur i lirise, demokracise, paqes dhe perparimit, mbeshtetes te perpjekjeve globale kunder terrorizmit, i cili haptas bie ndesh me parimet islame per ndalimin e gjakderdhjes, vrasjes se te pafajshmeve apo vete-vrasjes.


    Per kete arsye eshte e padyshimte qe Shqiperia eshte dhe mbetet nje shtrat i sigurt i kesaj politike. Çdo qasje tjeter na ve ne rrezik.

  4. #4
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË

    Deklaratë për Shtyp

    03.02.2006

    Karikaturat daneze ofendojnë ndjenjat e muslimanëve dhe nxisin islamofobinë


    http://www.forumimusliman.org/danezet.html


    Forumi Musliman i Shqipërisë ka mësuar nga një numër burimesh se në 30
    shtator 2005, gazeta daneze Jyllands-Posten ka publikuar 12 karikatura, ku
    profeti i islamit, Muhamedi s.a.s. është përshkruar si terrorist dhe në
    forma të tjera fyese.

    Forumi dënon në formën më të prerë këtë akt fyes kundër islamit dhe
    ndjenjave të muslimanëve, dhe shpreh shqetësimin e tij për përhapjen e
    islamofobisë dhe sulmeve kundër imazhit të Islamit edhe në pjesë të tjera
    të Evropës. Duke vëzhguar natyrën e karikaturave, Forumi mendon se ato
    rrëfejnë një qasje raciste dhe islamofobike, e cila për fat të keq shpesh
    lexohet nëpër disa media perëndimore ndaj Islamit.

    Çfarë shqetëson Forumin më shumë, është se karikaturat anti-islame janë
    printuar edhe në disa vende fqinje me Shqipërinë, siç është Maqedonia,
    në të përditshmet ?Vesti? dhe ?Vreme?. Duke patur parasysh
    historitë e gjata të konflikteve dhe inateve ndërfetare në Ballkan që
    përsëriten kohë pas kohe, Forumi Musliman i Shqipërisë i apelon qeverisë
    daneze dhe të tjerave në BE që të përmirësojnë ligjet e tyre kundër
    urrejtjes, dhe sigurojnë që liria e fjalës nuk abuzohet nga ata që duan të
    fyejnë ndjenjat dhe besimet e të tjerëve.

    Në të njëjtën kohë, Forumi Musliman i Shqipërisë, dënon aktet e dhunshme
    që disa njerëz kanë shfaqur kundër Danimarkës dhe i apelon muslimanëve
    anembanë botës, dhe shqiptarëve në veçanti, që të tregohen të matur dhe
    kuptojnë diferencat që ekzistojnë ndërmjet kulturave tona.

    Forumi Musliman i Shqipërisë, planifikon të takojë ambasadorin danez gjatë
    javës që vjen, të cilit do t?i shpreh shqetësimet e mësipërme.



    FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË
    TIRANË
    Sa budalla eshte "Odisea"

  5. #5
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    www.bashkesiaislame.net
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
    Shërbimi për informim
    Adresa: rr. “Bajram Kelmendi” nr. 84, 10 000 Prishtinë
    tel.& fax: +381 38 224 022; 224 024


    Prishtinë, 6 shkurt 2006





    Prononcim i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e botimit të
    disa karikaturave ofenduese ndaj vlerave islame






    Ofendimi dhe përdhosja e të Dërguarit të Allahut të Gjithëmëshirshëm përmes
    disa karikaturave që në shënjestër profeti i fundit Muhamedi (a.s.), nga
    aspekti islam ishte i ndaluar. Ky parim islam sië vlen për veprimet
    ofenduese kundër Muhammedit a.s., ne njejtë e trajtojmë edhe kur bëhet
    kundër Isait, Musait, Ibrahimit apo akëcilit profet. Prandaj, një veprim i
    tillë duke qenë në kundërshtim direkt me normat islame, për myslimanët është
    i papranueshëm, është ofendues dhe si të tillë e gjykojmë. Për më tepër kur
    një veprim i ngjashëm duke e paraqitur Muhammedin a.s. në formën që ai
    asnjëherë nuk e ka pasur dhe skajshmërisht të papranueshme, nuk mund e mos
    të konsiderohet si veprim i paramendueshëm kundër vlerave të mirëfillta
    islame. Ne plotësisht e kuptojmë të drejtën dhe lirinë e shprehjes. Mirëpo,
    kjo e drejtë nuk duhet të manifestohet duke i ofenduar vlerat më të shenjta
    të të tjerëve.
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e kupton revoltën e myslimanëve
    gjithandej nëpër botë si reagim kundër ofendimeve ndaj Profetit Muhammed.
    Mirëpo, kur revolta merr përmasa shkatërruese dhe keqpërdoret për qëllime të
    tjera, ajo për ne është e papranueshme.
    Me këtë rast dot ë theksonim se reagimi i disa organizatave dhe
    asociacioneve të krishtera lidhur me rastin konkret, të cilët e kanë gjykuar
    edhe botimin e karikaturave e edhe veprimin e disa ekstremistëve, ka qenë me
    vend dhe i drejtë dhe lë të shpresohet se ekziston dëshirë për mirëkuptim
    dhe tolerancë në mes qytetërimeve.
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës angazhohet që në këtë botë
    kozmpolitike duhet të përkrahen forcat që i afrojnë qytetërimet, të
    përkrahën orientimet që njerëzit në botë i konsiderojnë vëllezër të gjinisë
    njerëzore, e kurrsesi ato forca ekstreme, qëllimi it ë cilave është futja e
    konfliktit në mes të qytetërimeve, e që fatkeqësisht jo rrallë ato bëhen
    edhe në emër të fesë. Për më tepër, ne nuk guxojmë të lejojmë që një
    ekstremizëm të luftohet me një ekstremizëm tjetër.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  6. #6
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Fajin e ka parajsa

    Pikërisht në këto ditë të ballafaqimit midis dinjitetit musliman dhe fjalës së lirë mediatike është e domosdoshme për tu thënë se Islami, si fe e paqes me Zotin, padyshim që i jep të drejtë mbrojtjes së dinjitetit të profetëve dhe njerzve që përfaqësojnë vlerat dhe moralet e tyre.Midis rrugës së mbrojtjes së dinjitetit njerzor dhe dhunës kundër ambasadave dhe objekteve politike ndërkombëtare, Islami e përcakton qartë rrugën e tij të mesme.Rrugë e cila as nuk hesht përpara padrejtësisë dhe kalimit të kufijve të fjalës së lirë porse as nuk predikon metoda të dhunshme për zgjidhjen e problemeve.

    S.X

    Është shqetësues fakti se analiza e S.Huntigtonit për “Përplasjen e Civilizimeve” po vihet në zbatim nga media dhe individë të cilët më shumë se cdo kush tjetër duhet të ndërgjegjësohen se kjo nuk i sjell dobi askujt, përkundrazi con në pasiguri të mirëqënies shoqërore.Skenat e tipit “liria e fjalës” janë të shumta.Nuk do leja pa përmendur fjalimin, para fatkeqësisë së Katrinës. Një senator amerikan përmend “Bombardim ndaj Mekës”. Shumë muslimanë u tronditën nga fakti i dëshirës për tu shprehur lirshëm nga një senator pavarsisht se e përtypën deklaratën qetësisht me lutje nga thellësia e shpirtit.
    Mirëpo nuk do mjaftonte kjo, kur papritmas mediat botërore shkruajnë për përdhosjen e kuranit në burgjet amerikane.Muslimanët menduan të protestojnë butësisht .Cdo kush i vënë përballë këtyre fakteve do të kishte deklaruar se kjo nuk është liri fjale apo veprimi, por abuzim me ndjenjat e muslimanëve.Ky shekull i quajtur shekulli i laicitetit, do vendoste në të njëjtën pozitë Vatikanin i cili shpreh se “Kodi i Davincit” i kalon shkallët e respektimit ndaj religjonit.Të njëjtin reagim kishte dhe klasa politike shqiptare ndaj humorit të Agron Llakaj në rolin e Papës.
    Të gjithë këto reagime qëndrojnë gjithmonë brenda nocionit “liria jote përfundon aty ku fillon liria e tjetrit” pavarsisht se të tjerët e thyen atë. Mirëpo si duket zemrat emocionale të fetarëve nuk do ta pranonin poshtërimin dhe vazhdimësinë e tij.
    Problemi i fundit ndaj karikaturave të profetit Muhamed a.s jo vetëm ngjallën urretje dhe neveri, por pasojat e tyre shkuan dhe më tutje.Pa dashur të analizoj dhunën ndaj instuticioneve, analistët dhe shkrimtarë u morën më shumë me pronarin e mallit se sa me hajdutin.

    A mos vallë ishin muslimanët ata që e kanë të gjithë fajin pse u fyen !?
    Mirëpo shpesh herë jemi mësuar që fajin e ka parajsa.

    Nuk do mjaftonte karikaturat e paraqitura në gazetën daneze por sigurisht me dashje këto karikatura ribotohen dhe në gazetat spanjolle, gjermane dhe italiane.Shkëndijën e “elektricitetit” e hapi danimarka pavarsisht se nuk mund të fajësohet i tërë vendi për shkak të disa bindjeve radikale dhe ektremiste të disa qarqeve që duan ta cojne ujin përherë tek mulliri i bluarjes.Imagjinoni pak sikur kjo gjë të kishte ndodhur me “simetizmin”.Do ishin bërë 10 përkujtimore Holokaustike . Nuk besoj se ka nevojë për komente.Porse është e drejta ime që të mendoj për gazeta të tilla që ndonjeherë këto lajme i përdorin si mjete marketingu dhe ndonjëherë të ngacmuara nga inteligjenca të ndryshme.Pikërisht ripublikimi i karikaturave sikur i hudhi benzinë zjarrit më shumë për të vazhduar më tymin e tij në lindjen e mesme.Nëse dikush mendon se duhet të exportojmë demokraci për të përhapur fjalën e lirë dhe pastaj me këtë fjalë të ofendojmë vendet “demokratike” është krejtësisht gabim.Lirinë ë fjalës dhe veprimit duhet të përdoren vetëm për dobinë e njerzimit dhe jo për të ofenduar, ose për të mbrojtur homoseksualizmin me ligje dhe mentalitete.Ky është koncepti hyjnor Islam i cili dëshiron për njeriu vetëm të mirën.

    Mirëpo kjo ishte e tëra jashtë Shqipërisë.Dhe si për cudi ne si eksportues lajmesh dhe mendimesh e fusim problemin në shtëpinë tonë padashur ti bëjmë kujt mirë apo keq.Servilizmi e merr problemin dhe e trajton në mynyrat e tij cuditbërëse sikurse arabët jetojnë në hënë dhe shqiptarët në tokë.Megjithëse shumë politikanë, standart vlerësimi kanë Amerikën, por prapë ato e thyejnë këtë standart duke e ditur mirë që Amerika dhe Europa dëshirojnë marrëdhënie të mira tregtare me këto vende.Sigurisht kam ndërmend dokumentarin e Michael Moore 9/11 .E pra të ndodhura para servilizmit politik dhe atij gjeopolitik, shume të vetëquajtur analistë dëshirojnë që hendekun e civilizimeve ta hapin më shumë dhe ju duket sikur i kanë lyer me parfum kur i përmend konferencën Islamike.Gazeta e përditshme shqiptare, “Sherbimi Inteligjent “Express” përdor dicitura të cuditshme me sens kërcënues duke perifrazuar atë gënjeshtër që mundohen ta kthejnë në realitet, që përvec kënaqësisë së përplasjeve të civilizimeve botërore të ndihmojnë dhe në përplasjen midis taborëve të sajuar, “radikalëve” dhe ato “moderatorëve”.Nuk është hera e parë që këto taborë përdoren për qëllime skandaloze .Më e cuditshmja është se muslimanët shqiptarë gjenden përherë në mes dhe pranë lajmeve terrorizuese të lindjes së mesme.Dhe nuk mjaftojnë traktet që përhap ndonjë e përditshme mediatike, as atmosferës festive të TV... për Bajram, por sajesat e sinkronuzuara me ndërthurje Shqipëri-Lindje janë aq të qarta sa mjaftojnë për të lënë shenjë psikologjike tek lexuesi shqiptar pavarsisht se montuesi është në përfundimet e diplomimit për master në ....

    Nuk ngelet pa theksuar se “medaljen e nderit” të afrimitetit midis lindje-perëndim që Turqia dëshiron ta marri duke hyrë në komunitetin Europian, Shqipërisë ia vari fatmirësisht ministri Spanjoll. Mirëpo ne Shqiptarët jemi mësuar që medaljet të na i dhurojnë mbas vdekjes, ose të na lusin tre herë për një gjë .Ndonjëherë dëshirojmë që medaljen ta konvertojmë me nderin, emrin, por dhe me përkatësinë fetare.Ky është striptizmi i fundit shpirtëror që ka dalë në modë, dhe si ndjekës të modës filluan ta praktikojnë politikanët amatorë dhe ato “profesionistë”.

    Shqiptarët nuk e kanë zakon ta shkelin të mirën më këmbë, dhe as ta ndërrojnë monoteizmin me paganizëm. Shqiptarët nuk e kanë zakon të përdorin dhunë .Ato i ngrenë duart lart nga qielli dhe kërkojnë udhëzim dhë mirësi.Ato nuk i ofendojnë njerzit e ditur sidomos profetët e Zotit.Sepse profetët i ndërtuan civilizimet për tu zhvilluar shoqëria njerzore .

    Të gjithë e dimë që “Dielli” lind në lindje dhe perëndon ne perëndim.Për të ka nevojë cdo gjallesë dhe sidomos populli shqiptar.Që tua ndricojë shpirtat me besim, mendjet me arsyetim,dhe trupin me pastërti.I verbëri e mohon diellin por kjo nuk do të thotë që nuk ka diell.

    S.X
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 08-02-2006 më 17:07
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #7

  8. #8
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Qeverisë Daneze leter

    Feja Islame i respekton liritë më tepër se çdo ligj dhe religjion. I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mësuar t’i respektojmë liritë dhe të drejtat e të tjerëve, ti pranojmë parimet e negocimit të shëndosh, të këmbejmë pikëpamjet si dhe të pranojmë argumentimin e saktë dhe të drejtë.

    Një prej bazamenteve themelore të lirisë është respektimi i drejtave njerëzore dhe për këtë shkak jemi të befasuar me qeverinë daneze e cila lejon publikimin e gënjeshtrave dhe shtrembërive lidhur me të Dërguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

    Me çfarë të drejtë, në emër të drejtave të njeriut, lejohet sulmi me fyerje dhe ofendim kundër njeriut, prindërve të tij dhe familjes së tij? Më i madh është gabimi me anë të cilit lejohet fyerja dhe ofendimi i njeriut me sulmin që i bëhet të Dërguarit të tij si dhe parimeve të besimit që ai e pason.

    Islami tërësisht refuzon ofendimin profetëve. Muslimanët e kanë të ndaluar çdo lloj të ofendimit ndaj profetëve që u përkasin religjioneve qiellore. Nga ana tjetër publikimin e gënjeshtrave të tilla rreth krijesës më të nderuar njerëzore, të dërguarin mëshirë për botët si dhe të dërguarin e fundit e konsiderojmë si akt i ulët që ngacmon ndjenjat e çdo besimtari. Mbyllja e syve para sulmeve që i bëhen të Dërguarit të All-llahut është shkelja më e madhe e drejtave të njeriut dhe u përkon atyre që promovojnë urrejtjen dhe konfliktet ndërfetare si dhe ndikon në thellimin e shkaqeve të terrorizmit.

    Nëse qeveria daneze nuk i pranon këto gjëra e ka për detyrë të ndalon dhe lufton sulmet e tilla që i bëhen të Dërguarit dhe sulmet e tilla të mos i konsideron liri e shprehjes. Liria asnjëherë nuk lejon cenimin e të drejtave të tjerëve. Mbjellja e urrejtjes dhe armiqësisë ndaj islamit dhe muslimanëve është larg çdo logjikimi dhe veprimi të shëndosh dhe si e tillë nuk i ka hije një shtetit që pretendon zbatimin parimeve të drejtësisë.

    Insistimi i qeverisë suaj t’i shkel të drejtat e muslimanëve do të nxit ndërmarrjen e hapave për bojkotimin e prodhimeve daneze si dhe thirrje publike që çdo musliman të bën një gjë të tillë.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #9
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    FYERJA E PEJGAMBERIT TË ISLAMIT PËRTËRINË PYETJEN: KUSH KË PO E URREN!?


    e hënë , 30 janar 2006

    Esh Sharkul Evset (Lindja e Mesme): Goditja tronditëse e karikaturave të pahijshme e të tepruara daneze, të cilat ofendojnë Pejgamberin e Islamit duke e përqeshur atë dhe degraduar çdo gjë që e përfaqëson atë, nuk duhet të kalojë pa u ndalur në të, të marrim mësim dhe të nxjerrim një përfundim. Ngase, kjo konsiston me modelin e disa qeverive dhe elitave të Perëndimit në mënyrën e trajtimit të Islamit, si dhe me mënyrën e reagimit të palëve islame kundër sulmeve në akiden dhe Pejgamberin e tyre.
    Përmbledhja e rastit në fjalë të shkurtra është: Më datën 30 të shtatorit të kaluar (2005) gazeta “Jullands Posten”, e cila është gazeta ditore më e përhapura në Danimarkë, publikoi 12 karikatura të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që më së paku mund të përshkruhen se ato janë të pahijshme, të paturpshme, të ulëta, vulgare dhe ofenduese në skajin më të largët. Gazeta bashkë me këto vizatime publikoi edhe një koment të kryeredaktorit të saj, i cili përmes tij shpreh habinë dhe dënimin (urrejtjen dhe mospajtimin) për shenjtërinë e madhërishme që muslimanët ia kushtojnë Pejgamberit të tyre, gjë të cilën ai e konsideron goditje nga “Marrëzia e fshehur pas megalomanive”, dhe burri i botës thërret, në komentin e tij, në forcimin e guximit për të thyer këtë “tabu” përmes rrugës së zbulimit (demaskimit) të asaj që ai e quan “Historia e errët” e Pejgamberit të Islamit, dhe prezentimin e tij masës së gjerë në formën e tij të vërtetë (e shprehur përmes vizatimeve të publikuara).
    Publikimi i karikaturave shkaktoi gjëmë të madhe dhe tronditje shqetësuese te muslimanët që jetojnë në Danimarkë (180 mijë, që përbëjnë 3 % të popullatës 5,4 milionë banorë). Kjo poashtu bëri jehonë edhe në mesin e përfaqësuesve të vendeve islame në Kopenhagë, ku 11 diplomatë prej tyre organizuan një mbledhje lidhur me rastin dhe morën një vendim që të kërkojnë prej gazetës në fjalë për t’u kërkuar falje muslimanëve për fyerjen e Pejgamberit të tyre. Por, kryeredaktori i saj refuzoi një gjë të tillë, dhe më pas këta kërkuan takim me kryeministrin danez për ta informuar lidhur me rastin dhe për ta paraqitur protestën e tyre për publikimin e vizatimeve të tilla, por edhe ai refuzoi pranimin e tyre nga ana e tij dhe ua bëri me dije nga zyra e tij se kjo çështje ka të bëjë me lirinë e të shprehurit të lirë në të cilën nuk ndërhynë qeveria, madje iu është thënë se mund të drejtohen te gjykata nëse dëshirojnë. Kur mori vesh sekretari i përgjithshëm i Organizatës Konferenca Islamike, Dr. Ekmeluddin Ihsan Oglu, dërgoi menjëherë disa shkresa zyrtare kryeministrit të Danimarkës dhe përgjegjësve në Unionin Evropian dhe në Organizatën Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim duke i ftuar ata që të ndërhyjnë për ndaljen e ekspeditës sulmuese e të urrejtjes kundër muslimanëve dhe për të marrë një qëndrim të prerë ndaj fyerjeve që po bëhen kundër Pejgamberit të tyre. Pika boshte e përgjigjeve që i mori, e veçanërisht prej kryeministrit danez, ishte se çështja ka të bëjë me lirinë e të shprehurit që përbën një bazë themelore të demokracisë daneze dhe kërkesa për të marrë një qëndrim të prerë konsiderohet e refuzuar. Në të njëjtën kohë lëvizën edhe ambasadorët e vendeve islame në Gjenevë, bënë ankesë në zyrën e përfaqësisë diplomatike për të drejtat e njeriut në kryeqytetin zviceran, duke shprehur në të qëndrimin e gazetës daneze me nxitjet e saja në racizëm dhe urrejtje kundër muslimanëve. Kjo zyrë pranoi ankesën dhe vendosi për të hulumtuar rastin dhe përgatitjen e deklaratave lidhur me problemin, gjëra këto që duhej të kryheshin deri më 24 të këtij muaji (janar 2006). Çështja ka hyrë edhe në agjendën e punëve të Ligës Islame, e cila është mbajtur në Meke më 7 të dhjetorit të kaluar (2005), dhe në bazë të kësaj, një prej rekomandimeve të konferencës shpreh shqetësimin ndaj ekspeditave në fushën informative në dëm të Islamit dhe Pejgamberit të muslimanëve, dhe ua bënë me dije përgjegjësve të të gjitha qeverive që duhet të garantohet siguria dhe respektimi i feve të ndryshme e të mos lejojnë shfrytëzimin e lirisë së të shprehurit të lirë të përdoret në ofendimin e feve dhe shenjtërive. Pas tre muaj indiference e të heshtjes, menjëherë pas shpërthimeve që ndodhën në Londër, mandatari legjislativ i Unionit Evropian Franko Fratini i komentoi vizatimet përqeshëse (karikaturat) duke thënë se publikimi i tyre nuk ka qenë punë e mençur duke pasur parasysh se kjo rrit urrejtjen dhe nxit ekstremizmin në Evropë. Përderisa këmbeheshin shkresat në mes të palëve të ndryshme, 22 ambasadorë danezë, të cilët shumica e tyre kanë punuar në vendet arabe, e kritikuan qëndrimin e qeverisë së vendit të tyre lidhur me këtë problem. Një delegacion i muslimanëve të Danimarkës, që përfaqësonin 21 qendra islame dhe organizata të ndryshme, bëri një vizitë në Kairo, ku u takuan edhe me Shejhun e Ez’herit dhe me sekretarin e përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe. Ministrat e jashtëm të vendeve arabe kritikuan qëndrimin indiferent dhe mohues të qeverisë daneze ndaj fyerjes që i është bërë Pejgamberit të Islamit. Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike nuk sheh zgjidhje tjetër, përveç që të merret një qëndrim faktik dhe i vendosur dhe t’i dërgohet një notë protestë dhe shprehje e hidhërimit qeverisë së Danimarkës, e cila me këtë rast është treguar e painteresuar dhe indiferente, andaj për këtë shkak vendos që të shpall bojkotin e Organizatës Konferenca Islamike ndaj projektit danez që parashihej të mbahej një ekspozitë e madhe me emrin “Impresione nga Lindja e Mesme” ku një pjesë të shpenzimeve të të cilit do t’i mbulonte qeveria e Kopenhagës, ndërsa pjesën tjetër ta mbulonin vendet arabe (të Gjirit Persik). Dr. Ekmeluddin Oglu dërgoi një shkresë me këtë përmbajtje në adresë të organeve kompetente në Kopenhagë duke i informuar se Organizata Konferenca Islamike ka kërkuar prej të gjithë anëtarëve bojkotin e projektit në shenjë proteste për qëndrimin zyrtar të vendit të tyre ndaj fyerjes së Pejgamberit të Islamit.
    Në fund, pas tërë këtyre zhvillimeve, kryeministri i Danimarkës e preku këtë temë në deklaratën e tij me rastin e Vitit të Ri, të cilën e transmetoi televizioni, ku tha se qeveria e tij dënon çdo shprehje apo sjellje që dëmton ndjenjat e cilitdo grup të njerëzve që mbështeten në trashëgiminë fetare a racore. Me këtë gjest të vogël zyrtarët në Kopenhagë menduan se u bë ndreqja e gabimit dhe barazimi i çështjes. Por, çdo njeri me ndjenja të shëndosha e heton se plaga është më e madhe dhe më e thellë se sa të shërohet me fjalë të përgjithshme e të thata.
    Në anën tjetër, disa organizata islame në Danimarkë ngritën akuza kundër gazetës, e cila mbështet fyerjen e ndyrë kundër Pejgamberit Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Mirëpo, kryeprokurori e refuzoi çështjen duke u shprehur se publikimi i vizatimeve karikaturiste është bërë në kuadër të lirisë së të shprehurit të lirë, gjë të cilën e mbron ligji. Në kohën kur përmendej kryeredaktori i gazetës “Jullands Posten” nëpër deklarata e vendime, afirmimi i tij i dha guxim gazetës krishtere në një qytet tjetër që në tirazhin e “Magazine Net” të ripublikojë të 12 karikaturat, e me këtë të shkallëzojë ekspeditën e përqeshjes së ndyrë ndaj Pejgamberit të muslimanëve dhe fesë së tyre. Dosja ende vazhdon të jetë e hapur, muslimanët e Danimarkës e kontestuan vendimin e kryeprokurorit dhe kërkuan tërheqjen e tij, konsultimet vazhdojnë të bëhen mes përfaqësuesve të vendeve islame në Gjenevë dhe në Organizatën UNESCO, dhe ende nuk dihet se çfarë do të jetë qëndrimi i këtyre përfaqësuesve lidhur me rastin.
    Ajo që na habit dhe na bën të ndihemi të fyer nuk është vetëm se një person apo program (qark) informativ sulmon Pejgamberin e Islamit dhe shenjtëritë e muslimanëve, sepse fanatikët, keqdashësit dhe njerëzit e njëanshëm ekzistojnë në çdo shoqëri, madje në Perëndim ata janë shumë, sidomos kur ka të bëjë me çështjen islame. Është për të të ardhur keq që zërat e tyre dominojnë mbi zërat e njerëzve të mençur e të drejtë nga intelektualët e Perëndimit. Por, ajo që na habit dhe na bën të ndihemi të fyer, madje në masë të theksuar, është mënyra e të sjellurit të qeverisë dhe gjykatës në Danimarkë ku qëndrimi i tyre duhet të jetë i zhveshur nga tendencat dhe absurditeti, shprehja e tyre duhet t’u përmbahet kritereve të drejtësisë dhe kërkesave të interesit të përgjithshëm. Nuk është e vërtetë se përqeshja dhe sulmi në Pejgamberin e Islamit dhe në simbolet e muslimanëve mund të llogaritet në kuadër të ushtrimit të lirisë së të shprehurit, ngase sipas asaj që kemi mësuar në studimin e ligjit nuk ka liri absolute, përveç asaj që ka të bëjë me lirinë e bindjes dhe të të menduarit. Ndërsa, të shprehurit është normë morale shoqërore me të cilin merret çdo sistem, por edhe e hedh poshtë në cilëndo shoqëri të civilizuar. Tek ekspertët e ligjit në sistemin anglosakson dhe në atë latin, duke mos përmendur Sheriatin Islam, rreth lirisë së të shprehurit, parashihet me ligj mbrojtja e tij përderisa i shërben çfarëdo çështjeje të dobishme shoqërore, apo që nuk paraqet kërcënim a rrezik për të tjerët. Në Gjykatën Kushtetuese Supreme të SHBA-ve ka vendime e masa gjyqësore të shpeshta në këtë aspekt, teksti i përsëritur në këto vendime tregon se liria e të shprehurit është e mbrojtur përderisa ajo përmban minimumin e interesave të dobishme shoqërore, e që në gjuhën angleze shkruan: “A minimum of social redeaming value”. Çdo ligj dënon sharjen e personave apo shpifjen ndaj tyre, e cila nuk mund të llogaritet në kuadër të lirisë së të shprehurit, ngase sharja në këtë rast është armiqësi ndaj personit tjetër. Bazuar në këtë, dënimi për sharjen e Pejgamberit të Islamit, në pejgamberllëkun dhe në shpalljen e të cilit besojnë çereku (1/4) i banorëve të globit tokësor, duhet të jetë më i rëndë. Kur bisedoja për këtë me dr. Ahmed Kemal Ebu Mexhd, i cili është ekspert ligjor ndërkombëtar, përkrahu faktin që përmenda dhe shtoi se edhe po të pranonim se nuk ekzistojnë tekste ligjore në kushtetutën e Danimarkës për të dënuar veprimet e turpshme të gazetës, megjithatë ekzistojnë disa parime dhe obligime morale e politike që i detyron kompetentët në shtet që të dënojnë një gjest të tillë, duke u nisur edhe nga kujdesi për mbrojtjen e bindjeve fetare si dhe ruajtjen e frymës tolerante të kulturave të llojllojshme.
    Dr. Ebu Mexhd shtoi se mosmarrja e një qëndrimi të qartë e të prerë nga ana e qeverisë së Danimarkës ndaj sulmit në Pejgamberin e Islamit hap derën e shumë të këqijave, prej tyre hapja e dyerve të gjëra të luftërave kulturore e ideologjike që nuk sjellin dobi për askënd, çështje kjo që nxit dhe krijon një klimë të shkëputjes së marrëdhënieve ndërmjet popujve e kulturave në vend të bashkëkomunikimit, luftë në vend të bashkëpunimit, e nuk është aspak e mençur që qeveria e Danimarkës të shkojë në këtë drejtim.
    Pyetja që vetvetiu mund të shtrohet me këtë rast është: Pse qeveritë e vendeve islame nuk shpallin mospranimin dhe dënimin e qëndrimit të qeverisë daneze në formë të qartë e të prerë duke ndjekur shembullin e Organizatës Konferenca Islamike, e cila thirri për bojkotim të konferencës daneze për Lindjen e Mesme. E themi këtë, sepse një sulm dhe ofendim i tillë po të bëhej ndaj ndonjë kryetari të ndonjë vendi, do të ngrihej në këmbë e tërë bota, do të tërhiqeshin ambasadat dhe do të kërcënoheshin raportet diplomatike duke mos përmendur edhe ato ekonomike. A duhet të presim që edhe më shumë të njolloset emri dhe personaliteti i Pejgamberit në mënyrë që ne të hidhërohemi e të lëvizim, edhe pse deri tash është bërë mjaft? A nuk është për t’u frikësuar se nëse vazhdon heshtja zyrtare në të dy botërat; arabe dhe islame, të dalë dikush me idenë e forcës (dhunës) në vend të zgjedhjes diplomatike të përmbajtur e të jap fetva për derdhjen e gjakut të kryeredaktorit të gazetës daneze dhe karikaturistëve të saj. Kjo do të ishte një fitne dhe një e keqe e re, ku vetëm Allahu e di se ku do të ndalej.
    Në fund, ky rast përtërinë pyetjen, të cilën e kemi cekur kur është hapur dera e diskutimit për armiqësinë e menduar të muslimanëve kundër Perëndimit: Kush kë me të vërtetë po e urren?!
    Shkruar më 22.12.1426 h – 21.01.2006


    Marrë nga:
    http://www.almokhtsar.com/
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #10
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    HIDHËRIMI ISLAM KUNDËR OFENDIMIT TË GAZETËS DANEZE NDAJ PEJGAMBERIT FISNIK


    Shkruar nga Al Jazeera
    e martë , 31 janar 2006
    Vazhdojnë reagimet e hidhëruara në të dy botërat; arabe dhe islame, duke kritikuar Danimarkën pas publikimit të njërës gazetë të saj disa karikatura, në të cilat ofendohej Pejgamberi Fisnik, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në atë kohë kur Kopenhaga refuzon t’u kërkojë falje muslimanëve për këtë ofendim.
    Pas vendimit të Arabisë Saudite, e cila tërhoqi ambasadorin e saj nga Kopenhaga, edhe Libia mbylli ambasadën e saj në kryeqytetin danez në shenjë proteste ndaj përqeshjes së Pejgamberit Fisnik. Kryeministri i Libisë, Shukri Ganim, tha se vendi i tij konsideron se këto vizatime ofenduese janë “fyerje e rëndë dhe provokim i ndjenjave të shenjta të muslimanëve ndaj Pejgamberit alejhi salatu ve selam”.
    Në Jordan ministri i jashtëm Abdul Ilah Hatib ftoi ambasadorin danez, që nuk është me qëndrim permanent e të njohur në vendin e tij dhe ia shprehu “mohimin e Jordanit të ofendimit të qëllimshëm ndaj Islamit dhe Pejgamberit të tij nga ana e një gazeteje daneze”.
    Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë ftoi Danimarkën që “të dënojë ofenduesit” e feve dhe për mospërsëritjen e ofendimeve të tilla. Një burim nga ministria thotë se Damasku është tronditur nga karikatura, në të cilën zgjatej simboli i lartë për dy ummetet: arab dhe islam.
    Në Bahrejn, qeveria në mbledhjen e saj të rregullt dënoi llojin e tillë të aktiviteteve, të cilat janë në kundërshtim me vlerat, idealet dhe parimet duke pohuar rëndësinë e domosdoshmërisë së ndërmarrjes së masave të duhura gjegjëse për t’i parandaluar ato dhe duke cekur rëndësinë e kërkimit të menjëhershëm të faljes për këtë.


    Shtypja e demonstratave
    Qindra qytetarë të Mauritanisë pas namazit të ikindisë në xhaminë e madhe në Benvakshot dolën në demonstratë kundër dy qeverive: daneze dhe të asaj norvegjeze për shkak të refuzimit të atyre (dy qeverive) për të kërkuar falje për karikaturat ofenduese ndaj Pejgamberit Fisnik.
    Policia mauritaniase e dikasterit për luftimin dhe pengimin e trazirave ndaloi demonstratën për të vazhduar lëvizjen e tyre duke përdorur bombat me gaz lotsjellës dhe kushtëzoi mbetjen e tyre në oborrin e xhamisë si dhe sigurimin e lejes paraprake (për lëvizje).

    Ministri i drejtësisë dhe i çështjeve islame e vakëfeve në Emirate Muhammed Dhahiri shpreh se vizatimet e karikaturave, në të cilat ofendohet Muhammedi alejhi selam, paraqesin “fanatizmin kulturor” dhe nuk është liri e të shprehurit sikur që e vlerëson Kopenhaga. Funksionari i emirateve tërheq vërejtjen se publikimi i gazetave të Danimarkës e të Norvegjisë të këtyre karikaturave ofenduese ndaj Islamit çon në përplasjen e qytetërimeve.
    Organizata Konferenca Islamike dhe Liga e Shteteve Arabe informuan se do të drejtohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të nxjerrë një rezolutë obligative urgjente ku ndalohet ofendimi i feve.
    Në tokat palestineze aktivistët palestinezë dogjën në mes të qytetit Nabuls në Bregun Perëndimor flamurin danez dhe dolën rrugëve duke kritikuar për ofendimin që iu është bërë Pejgamberit Fisnik duke kërkuar që ata të kërkojnë falje në formë zyrtare për këto ofendime.
    Poashtu edhe Divani i Vakfit Sunit në Irak mohoi rreptësisht përqeshjen nga mjetet e informimit danez të shenjtërive islame dhe të personalitetit të të Dërguarit alejhi selam, duke kërkuar edhe prej qeverisë irakiane që të marrë një qëndrim ndaj tërë kësaj.
    Myftiu i Përgjithshëm i Arabisë Saudite shejh Abdulaziz Al Shejh i ftoi nga ana e tij të gjithë udhëheqësit e vendeve islame për t’iu dhënë “disa mësime” Danimarkës lidhur me këtë ofendim, si dhe duke i këshilluar udhëheqësit që “të mblidhen të gjithë për t’iu dhënë një mësim atyre dhe për t’u mbrojtur nga sherri i tyre”.
    Ndodh ky eskalim pas qëndrimeve që përjetuan edhe vendet tjera si Irani, Kuvajti, jemeni duke kritikuar për këtë ofendim dhe këmbëngulin në kërkimin e faljes për këtë fyerje që lëndoi ndjenjat e më shumë se një miliard muslimanëve.


    Një qëndrim i kundërt
    Në mesin e këtyre ndjenjave e qëndrimeve të hidhëruara gjithnjë duke kritikuar ofendimin e Pejgamberit Fisnik, doli kryetari afgan Hamid Karzai duke prishur unitetin e muslimanëve dhe u shpreh gjatë vizitës së tij në Danimarkë se “ai pajtohet si njeri musliman” me komentet e Kopenhagës lidhur me publikimin e këtyre karikaturave. Karzai tha se kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen i shpjegoi atij qëndrimin e Kopenhagës, për të cilin Karzai tha se “ai është i pranuar e i kënaqshëm për mua si njeri musliman, dhe në fakt gazetaria në Danimarkë është e lirë sikur që është edhe sot në Afganistan dhe ne nuk mund t’i kontrollojmë se çfarë bëjnë”.
    Vilnig Ros, redaktor i rubrikës kulturore në gazetën “Jullands Posten”, e cila i publikoi vizatimet ofenduese, në prononcimin e tij për Al Jazeera (al xhezirën) përshkruan se këto vizatime janë “provim për lirinë e të shprehurit” në vendin e tij. Ros i iku përgjigjes së pyetjes së bërë nga Al Jazeera se a mundet gazeta të publikojë p.sh. një vështrim kritik të asaj që supozohet se është terror i holokaustit çifut, duke e llogaritur këtë si një kompenzim ndaj asaj që është bërë, ngase muslimanët në Danimarkë shprehen nga bindjet e tyre se liria është për të gjithë pa dallim.
    Ndaj kërkesave arabe e islame për kërkimfalje, kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen përgjigjet duke thënë se “nuk mundet dhe nuk dëshiron që të ndërhyjë në çështjet e mjeteve informative” e të detyrojë gazetën për të kërkuar falje ndaj muslimanëve për shkak të ofendimit të fesë së tyre. Ai pohoi vendosmërinë e “respektimit të parimit të lirisë së të shprehurit” dhe “bazat e demokracisë daneze”.
    Në anketën e bërë të publikuar të dielën, del se shumica e danezëve nuk mendojnë se qeveria e tyre dhe mjetet e tyre të informimit duhet të kërkojnë falje. 79% të të përfshirëve në anketë thonë se kryeministri obligohet që të mos kërkojë falje në emër të Danimarkës, ndërsa 18% thonë se duhet të kërkojë falje.
    Ndërsa, 62% thonë se nuk obligohet gazeta që të kërkojë falje, kurse 31% thonë se duhet të kërkojë falje.


    Marrë nga:
    http://www.aljazeera.net/
    Sa budalla eshte "Odisea"

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •