Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjon Simoni, intelektuali i muzikantėve

    g55


    Zhani Ciko


    Me rastin e datėlindjes sė kompozitorit dhe dirigjentit Gjon Simoni, nė 70-vjtorin e lindjes

    Gjon Simoni, intelektuali i muzikantėve


    Nuk eshte e gjate koha nga ndarja e papritur para pak vitesh me mikun e respektuar Gjon Simoni. Sot eshte 70-vjetori i ditelindjes qe ai vete s’mundi ta festoje. Ende e kemi ne perjetim diten e zeze kur ne prag te ekzekutimit premiere te vepres se tij te fundit Shaka labce gjate kthimit pas proves se pergjithshme te saj, duke u vangelluar ne biēikleten e tij te pandare ashtu si lapsi i krijimit, e perfytyroj plotesisht te kenaqur nga ajo qe kishte realizuar, pushoi se qenuri. Vdekje faustjane... Ishte kaq simbolike dhe e dhimbshme njeheri sa edhe sot qe dua te kujtoj lindjen e tij, e kam veshtire te ndahem nga ndjesia e fundit te menjehrshem te tij.

    Ēfare duhet t’i nenvizojme nje muzikanti si Gjon Simoni ne diten e asaj qe ndodhi 70 vjet para se sotmes?! Nje ambient familjar qytetar nga Shkodra ne cilesine me te larte te vlerave te kohes. Ate e sollen fatmiresisht ne jete prinder qe me pare perfaqesonin vlera kulturore e lidhjesh farefisnore nder me te qendrueshmet e madje perfaqesuese jo vetem per qytetin e lindjes se tij. Rrotull tij dy motra dhe dy vellezer me te njejten edukate autoformuese e te veēante per nga kualitetet. Thuajse te gjithe gjurmelenes ne punes qe kane ndermarre. Gjoni vete eshte simbolik per faktin se pa u ndikuar nga kushtet e munguara per nje formim muzikor te favorizuar, i tejkaloi se tepermi parametrat qe ofronte koha edhe ne rastet e favoriteve me fatlume te saj. Njeri me force analitike dhe sens logjik te ftohte dhe ekstremisht te sakte, ai diti te orientohet me optimizem ne jete drejt kompletimit maksimal e te vazhdueshem moton se njeriu mplaket duke nxene.

    Ai nuk u vetformua si profesionist i ngushte i muzikes. Shkeli fillimisht praktiken e maknjetizimit te saj qe nga gjinite me te thjeshta e derisa mesoi t’i hedhė ato ne pentagram. Administroi me kompetence burimin krijues te sa e sa autoreve te kenges, midis tyre ata me eminentet, duke konfeksionuar me elegance te perkorte radaktimin dhe orkestrimin e tyre, drejtim ky net e cilin Gjon Simoni krijoi nje stil qe edhe sot veshtrohet me kersheri si perfaqesuesi me i mire i kohes.

    Kjo praktike e gjate dhe perkushtuese ndaj komunitetit krijues te kenges, duket si veteflijim krijues (ne nje fare mase) por ne veshtrimin e asaj qe Gjon Simoni ka sjelle, perben prurjen me te rendesishme per rolin qe ai luajti ne sherbim te kultures muzikore tonen dhe pervijimin e trajtave te personalitetit te tij si operator i shkelqyer i fushes. Mbase ky patronazh i tij, i nje profesionisti par exellence ndaj kenges, beri qe vete te mos krijoje mbase kurre ne kete gjini: Si per sfide te shprehet me cilesi ne nje fushe tjeter, ate te muzikes se dhomes a orkestrore kryesisht mes shume dilemash e ekuodistancash te kohes, u shpreh pak per cilesisht. Kerkues i perkorte i formes dhe elaborimit te mjeteve shprehese muzikore, i papajtueshem me kompanine tematike qe as nuk i kishin hije e as nuk i enderronte, krijoi vepra te cilave ende nuk i eshte dhene historikisht vendi ne antologjine muzikore shqiptare. Ajo iniciative qe meriton plotesisht te merret, per te shfaqur mbas vitesh nga krijimi i baletit migjenian te tij, te cilin s’pati fat ta shihte ne skene, me siguri do te befasoje gjeneratat aktuale te krijimit, jo vetem per realzimin e parametrave estetike e teknike, por pa medyshje dhe per venien e inspiruar te autorit te cilen subjektivisht e vleresoj si te cilesise me te larte dhe jo vetem per kohen. Gjoni kishte ambicien e madhe te njeriut qe ne ēdo pune qe ndermerr te arrije parametra te cilat veshtire te kalohen lehtas nga pasardhesit e afert. Intelektual i asaj cilesie qe nuk ndeshet rendom mes muzikantesh. Ai kishte aftesine qe nga ēdo informacion te nxirrte deduksione dhe t’i perdorte dijet e tij sa ne fushen e krijimit kaq edhe te formimit te artisteve te rinj. Ēdo teme a referat i tij ishte analitik dhe me dobi konkrete, shembull i analizes se nje situate qe mund te avancoje, jo, edhe si rezultat i rrugezgjidhjeve qe ai sugjeronte.

    Keshtu duhen pare prezencat e tij ne komisione, juri a tryeza te ēdo kohe, ku ai perfaqesonte mendimin e profesionistit, pa krijuar deme qe koha i stimulonte me shumice. Me vone ai drejtoi ne fushen e pedagogjise universitare muzikore ku me siguri do te evidentohen vlerat e teksteve, metodikave dhe hulumtimeve te tij. Gjithēka, permes arsyes se shendoshe, qendrimit human dhe prezences se shpirtit shpotites shpesh i papershtatshem dhe teper terheqes shoqerisht, Gjon Simoni me erdhi serisht pas ketyre vreshtave te hedhura shpejt, i gjalle sikur do ta takoj sot dhe do te pijne ēajin e preferuar ne diten e lindjes se tij.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kam pasur rastin ta njoh xhaxhi Gjonin kur isha e vogel femije dhe luaja me gocen e vet ne lagjen e Tiranes se re. Burre shume i respektuar, i dashur, ka edhe nje grua te mrekullueshme. Familje e persosur. I uroj nje jete sa me te gjate e te lumtur.

Tema tė Ngjashme

  1. Mbyll sytė meshtari Zef Simoni
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 22:20
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:06
  4. Dita kur Unė u kryqėzova
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27
  5. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •