Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    14 - Vjetori I Demonstratës Së Brestocit Dhe Katër Dëshmorët E Sajë

    PËRKUJTUA DEMONSTRATA E BRESTOCIT E VITIT 1990


    Më 27 janar, në shtëpinë e kulturës "Muhamet Malsori" në Krushë të Madhe, organizuar nga Këshilli i Rrethit i Lëvizjes Popullore të Kosovës në Rahovec, u mbajt akademi përkujtimore me rastin e 14 - vjetorit të DEMONSTRATËS SË BRESTOCIT të vitit 1990, ku kanë rënë dëshmorët e parë të demokracisë në Kosovë: Nesimi Elshani, nga fshati Nagac, Agron Fetahu, nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe, dhe Hilmi Krasniqi, nga Hoqa e Vogël, ndërsa janë plagosur mbi 20 demonstrues.

    Megjithë motin e ligë, binte borë e madhe, u bënë homazhe e u vendosën kurora lulesh te vendi i rënies në Brestoc, pranë varreve të tyre, si dhe u vizituan familjet e dëshmorëve.

    Pasdite, ashtu siç ishte paraparë, në orën 16 në sallën e mbushur përplot, ku merrnin pjesë edhe Nait Hasani, Rexhep Hoti, përfaqësues të Zonës së II të TMK-së, Smajl Latifi deputet në Kuvendin e Kosovës, z.Durmish Gashi, anëtar i Kryesisë së LPK-së dhe kryetar i Këshillit të Rrethit të LPK-së në Rahovec, mbajti referatin kryesor, kurse z.Ukë Gashi, ish i burgosur politik, shok i Nesimiut, aktualisht anëtar i Kryesisë së KRR të LPK-së në Rahovec, lexoi një biografi të shkurtër për dëshmorët.

    Fjalë rasti mbajtën edhe deputeti Smajl Latifi, veprimtari Nait Hasani, si dhe Gani Elshani, pjesëmarrës dhe i plagosur në demonstratën e Brestocit.

    Akademinë e nderuan edhe Blerta Nalli me poezinë "Baladë për Ushtarin", si dhe SHKA "Bajram Curri" nga Krusha e Madhe me disa pika muzikore.



    DURMISH GASHI: ATY KU DERDHET GJAKU NUK MUND TË VRITET LIRIA



    Muaji janar është muaji që më së shumëti i ka shkaktuar dhembje popullit shqiptar në përgjithësi. Në këtë muaj pushoi së rrahuri zemra e kryetrimit legjendar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut; në këtë muaj dora kriminale e UDB-së vrau tre luftëtarët e devotshëm për liri Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën; në këtë muaj UDB-ja në një luftë të pabarabartë vrau kreshnikët sypatrembur Rexhep Malën, Nuhi Berishën, vrau edhe Bajram Baftirin... Edhe për popullin e anadrinit muaji janar ishte i kobshëm, policia serbe vrau Nesimi Elshanin, Agron Fetahun, Hilmi Krasniqin e Halim Hotin, si dhe plagosi mbi 20 demonstrues: Avdurrahim Elshanin, Asllan Sinanin, Behar Ibrahimin, Beqir Shalën, Bashkim Gashin, Flamur Shalën, Faik Hasanin, Gani Elshanin, Halit Dautin, Hazer Hotin, Ibrahim Gashin, Milazim Durakun, Milaim Arllatin, Nazim Salihun, Reshit Elshanin, Sokol Sinanin, Samedin Sinanin, Sakip Rexhepin, Shaban Berishën dhe Shkëlzen Rexhepin. Po në janar, shërbimet sekrete serbe vranë edhe veprimtarin e njohur të çështjes shqiptare, Musa Hotin.

    Prandaj , është nderë për ne të gjithë që ngjarjet me rëndësi historike kombëtare t’i përkujtojmë meritueshëm dhe me dinjitet të lartë. Jo rastësisht, në ballë të kësaj demonstrate do të gjenden shokët tanë të ilegales së atëhershme, të njohur me emrin Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (tani LPK), militanti i çështjes kombëtare Nesimi Elshani, nga fshati Nagac, e Agron Fetahu, nga Celina, të mbështetur fuqishëm nga liridashësit Hilmi Krasniqi nga Hoqa e Vogël e Halim Hoti nga Krusha e Madhe.

    Pikërisht para 14 vjetëve, në paraditen e 27 janarit 1990, ishte nisur vargu i demonstruesve nga Celina, Krusha e Madhe, Nagaci, Hoqa e Vogël e më gjerë me qëllim të bashkangjitjes në demonstratën e Rahovecit, për t’u përplasur më pas në Brestoc me vrasësit e lirisë e të demokracisë. Por, familjet e tyre ishin të forta. Këtë e dëshmon edhe qëndrimi i nënës së Hilmiut në një moment të shprehjes së dhimbjes nga ana e Ukshin Hotit, me ç’rast ajo i ishte drejtuar me këto fjalë: “Çohu bir, se ti je ai që duhet të na japësh zemër, se Hilmiu nuk ka qenë vetëm biri im, ai ishte i gjithë popullit“. Të njëjtën gjë do ta thoshte edhe motra e Nesimiut, Afërdita e cila do të shprehej me fjalët: “Ai s’ishte si ne, ai ishte një diell e botë në vete“.

    Kjo ngarje ka një rëndësi të posaçme në historinë tonë më të re kombëtare, pasi që krijesa e ashtuquajtur Jugosllavi, e cila kishte bërë krime sistematike ndaj shqipatrëve, në sytë e botës rrejshëm kishte shpallur veten si shtet demokratik me instalimin e sistemit shumëpartiak, sërish vrau shqiptarë me parolla në gojë për liri e demokraci.

    Padyshim, në këtë ngjarje me rëndësi historike, rol të posaçëm ka luajtur intelektuali i përmasave kombëtare, Ukshin Hoti, gjë të cilën e dëshmon edhe mbrojtja e tij para gjyqit të pushtuesit më 27 shtator 1994. Ai në momentin e tretë të mbrojtes së tij e përmend se “në Kosovë në vitin 1990 është kryer revolucion demokratik. Një revolucion i tillë nuk kishte ndodhur në Serbi”. Në fjalimin mortor të njërit prej katër të vrarëve (Halim Hotit, të cilin e kishte edhe kushëri të afërm), ai kishte kërkuar që të fillojë dialogu për orientimin e ri demokratik të shoqërisë. Ky dialog , megjithatë kishte filluar më pas me braktisjen nga ana e shqiptarëve të ingranazheve që e kishin ngulfatur këtë popull, pra të LKJ-së, LSPP-së, LRSJ-së etj.

    Thënë shkurt, asnjë histori objektive e demokracisë moderne në Kosovë e as në Shqipëri (pasi sipas të dhënave viktima e pestë në Brestoc ishte nga Shqipëria) nuk mund të shkruhet pa përmendjen e këtyre viktimave, sepse këto kanë qenë viktimat e para të demokracisë në Kosovë.

    Kjo ngjarje me rëndësi, edhe atëherë e edhe tash, është tentuar që të relativizohet mu për shkak të ndikimit dhe emërit të Ukshin Hotit, andaj me të drejtë është shtruar dhe shtrohet pyetja për të ashtuquajturit demokrat se: përcaktimi i tyre për demokraci ishte i vërtetë apo i rrejshëm?

    Kjo ngjarje është lënë me qëllim në harresë, ndërsa ka demonstruar rrugën e vetme për çlirimin e vendit.

    27 janari ka hapur një kapitull të ri në procesin e çlirimit të vendit. Përpjekjet e popullit për liri, verifikuan, me këtë ngjarje, në njërën anë, vendosmërinë e skajshme por edhe ruajtjen e humanizmit në rrugën e çlirimit, kurse në anën tjetër, demaskuan politikën shovene serbe, por edhe veglat e tyre politike për çoroditjen e demokracisë.

    Dimensioni i 27 janarit shtrihet në fakt edhe mbi të gjitha zhvillimet e mëpastajme në Kosovë, si kërcënim i vazhdueshëm për honxho-bonxhot e demokracisë, dhe si rruga e mundimshme drejt çlirimit e sublimuar në thënien emblematike të professor Ukshin Hotit “bëje ose vdis”.

    Përpjekja për njeriun dhe jokompromisi me nënshtrimin, ishin dy atributet qenësore të një demokracie që po lindte, të shprehuara në mënyrën më madhështore më 27 janar. Kjo ngjarje e lavdishme e historisë sonë më të re, bart në vete leksione të rëndësishme edhe për procesin aktual që po kalon Kosova. A mund të ngritet vlera demokratike nga ata që janë provuar si antivlera?

    Nesimiu është dhe do të mbetet njëra nga veprat më të mira, më sublime, e luftës së pakompromis për njeriun e lirë, për një shoqëri me identitet dhe për demokracinë tonë.

    Vitet që do të pasojnë, do të dëshmojnë qartë se aty ku derdhet gjaku, nuk mund të vritet liria. Populli i kësaj ane me anë të manifestimeve të përvjetshme përkujtimore do të dëshmojë se di të çmojë lartë sakrificën e bijve të vetë.

    Një përkushtim i tillë fuqishëm do të provohet, përveç tjerash, edhe në përvjetorin e dytë të mbështetur nga qindra përkrahës të bacës Ukë, në tentim për të realizuar manifestimin në Brestoc. Sërish do të pengohen dhunshëm nga forcat kriminale serbe me ç’rast do të mbetet i plagosur rëndë Gafurr Hoti, për të cilin ende nuk dimë asgjë, ashtu siç nuk dihet për profesor Ukshin Hotin, për fatin e shumë bashkëfshatarëve të tij dhe të mbarë Kosovës.

    Por kjo rrugë e trasuar nga Nesimiu me shokë nuk u ndal asnjëherë. Ajo u vazhdua më pas nga qindra e mijëra luftëtarë të UÇK-së të të gjitha trevave shqiptare, dhe si rezultat i kësaj vazhdimësie ne sot kemi arritur deri këtu, që lirshëm të mbajmë edhe këto manifestime për dëshmorët e kombit.

    Megjithatë ende nuk e kemi arritur cakun e duhur. Na mbetet edhe shumë punë për të bërë. Sërish kemi burgosje të luftëtarëve të lirisë, suspendime të eprorëve e të politikanëve tanë, tentime për të na kthyer prapa.

    Prandaj, mendoj se është vendi dhe rendi, që po nga ky vend ku filluan proceset demokratike, t’u bëjmë një thirrje të gjithë juve, vëllezër e motra, që të lidhemi fort për njëri-tjetrin e të qëndrojmë vertikalisht pa u lëkundur deri në realizimin e amanetit të dëshmorëve, e ky amanet është bashkimi i kombit.

    Këtë fjalë të rastit, do ta përmbyll sërish me fjalët e birit tuaj të madh, Ukshin Hotit, të thëna më 7 korrik 1991, në varrimin e të riut të vrarë më 28 qershor 1991 në Slloveni, Elmi Sejdi Popaj, në fshatin Fortesë (ish Bellacërkë): “Populli shqiptar ka dhënë viktimat e tij edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore për vendosjen e rendit politik në Ballkan. Populli shqiptar po e paguan tagrën e gjakut për t’u futur në proceset integruese në Evropë. Nuk ka asnjë pengesë dhe nuk do të ketë asnjë mundësi që të pengohen tendencat e natyrshme të popujve për evropianizimin e tyre, për lirinë dhe barazinë e vet“.



    Lavdi dëshmorëve të kombit!

    Rroftë populli shqiptar!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse nuk ja permendin emrin atij te pestit..
    Kush po i pengon?

  3. #3
    Brari cilit atij te pestit, cka thua tani o njeri.
    Pse ne cdo teme qe vendoset, mundohesh ta politizon e ta propagandon.
    Tregoje pra emrin e te pestit nese din ti pra!!!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Brari
    pse nuk ja permendin emrin atij te pestit..
    Kush po i pengon?
    Brari nese ke ndonje dieni apo deshmi me shume per demonstratat e asaj kohe shkruaj, dhe cili eshte emri i atej te pestit!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk kam asnje dijeni por me duket pak cudi qe LPK nuk ka treguar interes ne kto 15 vjet te gjeje emrin e personit te peste e ta nderoj sic e meriton..

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Brari
    nuk kam asnje dijeni por me duket pak cudi qe LPK nuk ka treguar interes ne kto 15 vjet te gjeje emrin e personit te peste e ta nderoj sic e meriton..
    Cili eshte personi i peste brari!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e di se ta dija e kisha then..
    une nuk pyes per ate qe di se eshte tinzarllek..provokim.. mendjemadhesi..
    drejt fola.. se sdi ndryshe..

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Brari
    nuk e di se ta dija e kisha then..
    une nuk pyes per ate qe di se eshte tinzarllek..provokim.. mendjemadhesi..
    drejt fola.. se sdi ndryshe..
    Po pasi qe nuk e dini atehere pse e permendi personin e peste!!!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  2. Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:51
  3. Deshmoret, te Persekutuarit dhe Politika
    Nga Veshtrusja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •