Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490

    Shuhet shqiptari i madh i neokubizmit Ibrahim Kodra

    Vdiq dje në Milano. Do të varroset në Shqipëri


    Dje i tha lamtumirë botës së të gjallëve. Në moshën 88-vjeçare zemra e tij ndaloi së rrahuri dje në banesën e tij milaneze. Ibrahim Kodra, i lindur në fshatin Ishëm të Durrësit në vitin 1918, pas shumë pasionesh rinore, ndoqi pikturën. Në vitin 1938 shkoi në Itali me një bursë studimi në Akademinë e Breras, e më pas në Milano, ku vendosi të jetojë gjithë jetën e tij. Në Brera Kodra ndoqi kurset e pikturës me Aldo Carpi-n dhe Carlo Carrà-n, madje edhe atë të skulpturës me Francesco Messina-n. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në lëvizjet artistike të kohës duke krijuar një pikturë neokubiste. Në vitin 1948, në Romë me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Paqes, njihet me Pablo Picasso-n, nga i cili vijoi të frymëzohej edhe në vijim të krijimtarisë së tij. Vitet e fundit, Kodra, ishte tërhequr nga rrethet artistike e shoqërore. I kalonte ditët në Positano, ku i ishte dhënë titulli qytetar nderi në Siçili. Në Alcamo kohët e fundit kishte realizuar një skulpturë të madhe të cilën e kishte titulluar “Guri i jetës”. Ekspozitat e tij, janë të shumta dhe pothuajse në gjithë Europën, në Amerikë, Australi, etj. Vepra nga krijimtaria e tij ruhen në Vatikan, pranë Dhomës së Deputetëve dhe në koleksione publike dhe private, të Zvicrës, Gjermanisë Belgjikës Danimarkës, Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë, Greqisë, Japonisë, Amerikës dhe Australisë.
    Dy vite më parë në moshën 86-vjeçare, i ftuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës, Ibrahim Kodra realizoi kthimin e tij historik në vendlindje. Një ekspozitë retrospektivë ishte një rrugë e mirë takimi me gjithë adhuruesit shqiptar të artit të Ibrahim Kodrës. Por, pas disa ditësh mbushur me udhëtime, në vende dhe qytete ku kishte lënë shumë kujtime e histori të rinisë së hershme, Kodra u rikthye sërish në shtëpinë e tij në Milano, mbase me një vetëdije gati të kristalizuar, se ajo, qe përshëndoshja e fundit me vendidlindjen e tij. Megjithatë do të ketë dhe një kthim të fundit. Pas homazheve në Milano, mësohet se trupi i tij do të sillet në Shqipëri, për ta përcjellë në banesën e fundit. ad. pe.

    Antonio Tullier
    Ibrahim Kodra ka shpikur shenja të reja për të përshkruar trupin njerzor, thirrja e tij është imponuese e plotë forcë dhe gjithçka ka një funksion të saktë. Një vizatim i qëndrueshëm e substancial, i merituar lart të qënit shkollaresk. Një vizatim që zhvillohet me nje logjikë agresive që nuk lejon të buzëqeshësh e jep shpesh një shprehje të ashpër… (Presentazione 1946)

    Mario De Micheli
    Kodra ka patur përvojat e tij. Sot më duket se ka arritur rezultatet më të mira... një pikturë me shije moderne që nxjerr përfitim nga një tavolocë e këndshme ku mbizotërojnë të kaltrat dhe afrohen me një përfaqësim të imazheve gati bizantine. Kodra njeh mjetin që përdor ai lë të arrijë tone sugjestive
    (L’Unitá 1957)

    Hans Kinkel
    Ai është konsideruar një nga përfaqsuesit më të mëdhenj të brezit të ri të piktorëve italianë. Paul Eluard dhe Marcel Marceau kanë shkruar për veprat e tij. Në pikturat e këtij piktori ka një takim origjinal të „gjeometrisë” e lirizmit. Parapëlqen të kaltrën në të gjitha gradacionet e saj dhe që përbën pjesën kryesore të rezultatit shprehës. Humorizmi i lehtë është një lloj shprehjeje naive me të cilën ai trajton subjektet e tij dhe që të kujtojnë Klee.
    (Stuttgarter Zeitung, 1959)



    P.S. Me beri pershtypje menyra se si eshte percjelle ky lajm ne mediat tona. Ne lajmet qe kam pare dje nuk pashe asnje kronike ne lidhje me kete piktor dhe lajmin e mora vesh dje nga titrat e lajmeve qe shfaqen ne ekranin e TV ne edicionin e lajmeve te TCH. Edhe sot nje pjese e gazetave te "njohura" nuk kane publikuar ndoje shkrim ne lidhje me piktorin.

    *N.q.s ky nuk eshte vendi u duhur per kete teme i lutem moderatoreve qe ta transferojne ate tek artet Shqiptare/ artet grafike
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gunnar : 08-02-2006 mė 03:47
    To look life in the face....

  2. #2
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    KODRA MES SHQIPERISE DHE ITALISE


    Shumë vite më parë, kur për Kodrën pothuajse nuk flitej fare, më ra në dorë një shkrepse ku ishte një punë e Kodrës dhe foto e tij. Në udhëtimet e pafund të artit, ky piktor do ishte për ne një univers ku shndërronim ëndrrat tona si artistë në horizontin dhe kodikun Kodra. Ky artist duhet të shihet në vazhdimësi për ne si një referencë historike e artit.
    Ibrahim Kodra nisi të pikturojë në momente historike të një Shqipërie që nuk mund të jepte apo të inkurajonte talentin e tij. Gjithashtu, ai nis këtu një udhë e cila mbetet si një “nike” për fëmijërinë e tij, ndonëse të trazuar. Italia, vendi ku artisti vendosi të studiojë dhe të ndërtojë jetën artistike, kishte shumë për të ofruar në historinë dhe aktualitetin e kohës. Ai u edukua në një frymë progresive duke përqafuar ato ide avancuese të artit gjatë Luftës së Dytë Botërore, por sidomos në fillimet e epokës pas luftës. Për t’u bërë një artist që ndonëse pikturonte në tematika të reja diti të aplikojë në altruizmin e vet momente të vërteta suksesi, ndonëse arriti të ketë suksese të prekshme. Ai në rininë e vet avanconte vetveten si një artist që Milano po e seleksiononte në vlerat adekuate. Epoka e artë e Kodrës i përket vlerave ku ai përkrahu rrymat dhe aplikoi duke shpikur shenjat dhe konkretizoi nën thirrjen e një kubizmi origjinal. Duke gjetur këtë formë arti, performoi një mënyrë të tijën që theksohej si fillimi i një fundi në këtë rryme epokale ose e cituar më ndryshe, si primitivi i një civilizimi të ri. Padyshim Kodra do të jetë ndër më të shquarit e një brezi piktorësh që përmblidhte Milano e viteve ‘60-’70.
    Duke qenë njëherësh Milanez, Italian, ai diti të ruajë dhe kapërcimin e një artisti shqiptar, sepse arriti të profilizojë artin në Milano nëpërmjet skemave e ndjesive ballkanike. Tek Kodra nuk kanë munguar subjektet, alegoritë dhe ëndrrat folkloristike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Me një aktivitet të madh krijues, arriti në një numër të madh veprash.
    Nisur nga respekti real për atë çka Kodra krijoi në mbi 60 vjet krijimtari, në vitin 2003 hodha idenë për të ofruar në GKA disa nga artistët shqiptarë që jetonin dhe krijonin në emigracion dhe e nisëm me Ibrahim Kodrën.
    Së bashku me Drejtorin e Galerisë së Kosovës, Luan Mulliqi shkuam në Milano dhe kontaktuam me piktorin I. Kodra, i parashtruam kërkesën për ekspozitë në Tiranë dhe Prishtinë, të cilën e priti me dëshirë të madhe. Ai ishte në moshën 86 vjeçare dhe ne menduam të bëjmë shpejt këtë ekspozitë. Pamë punët, ato që kishte në studio, biseduam me një piktor italian, mik dhe adhurues i Kodrës, që të sillte dy punimet që kishin punuar të dy dhe të silleshin serigrafitë e disa nga veprat e njohura.
    Unë personalisht mund të them se vazhdoj të jem i surprizuar, sepse që në fillim të takimit gjeta një maestro që dinte të ishte njeri i thjeshtë e mikpritës. Ai kishte ndërtuar një sistem jetese dinamike që funksiononte prej vitesh. Bënte fizkulturë çdo mëngjes dhe çdo ditë punonte në studio rreth 2-3 orë.
    Mbrëmjet deri në mesnatë i kalonte në lokalin e tij të preferuar të cilin nuk e kishte ndërruar prej shumë vitesh. Kishte të drejtë, ata e respektonin dhe e donin shumë. Në shtëpinë e tij mbante relike të shumta. Kishte një dashuri të madhe dhe nostalgji për këngët shqiptare, veçanërisht qytetare korçare. Këndonte dhe i binte një kitare që kishte formën e mandolinës dhe kur këndonte shpërthente në gëzim gati fëmijënor. Sinqerisht më dukej shumë i ri. Kishte shumë kujtime nga puna e tij, artikujt e gazetave, vlerësimet, çmimet dhe gjithçka që ruante me kujdes të veçantë. Mund të them se ishte mjaft i njohur në tërë Milanon. Në një pikë turistike diku në periferi të Milanos, banorët e njihnin dhe të gjithë e thërrisnin “maestro Kodra”.
    Mendova se për të konkretizuar të gjitha detajet, të dërgoja një nga Sektori i Studimeve, që të merrej me përgatitjen e gjithë çfarë duhej për një ekspozitë “Retrospektivë”. Dhe serioziteti ynë dha rezultatet. “Retrospektiva” e Ibrahim Kodrës, ishte vërtet një ngjarje e madhe publike për vetë atë imazh që shoqëronte prej vitesh ky artist për botën shqiptare.

    *Ky shkrim dhe ai i mesiperm jane marre nga GSH.
    To look life in the face....

Tema tė Ngjashme

  1. Realpolitika e Ibrahim Rugovės
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 11-04-2023, 07:41
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •