Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e sweety79
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    17
    Bosh bosh sa bosh qe ndihem sot...............edhe pse sforcohem....prape jam bosh.Sot nuk mundem ti jap dicka dikujt ....por sot nuk dua edhe te marre.Mbase nuk i urrej edhe aq shume ditet si kjo.....
    Qeshi jetes qe ajo te qeshi ty

  2. #12

    Dishwasher

    -Une te laj pjata?!?!Jo me fal po nuk te zevendesoj dot.
    -S'kam ke gjej, te lutem ashtu e kam hallin.
    -Jo te thashe, kam nje provim perfundimtar neser.
    Ai heshti dhe diē mermeriti me vete.
    -Po si do ja besh?
    -Hiē do vij ne pune, s'kam c'bej.
    -Po ē'hall ke?Do shkosh prape ne emigration per dokumentat?
    50 vjecari u shkreh ne lote.
    -Me ka vdek vellai.
    Shpirti me ra ne gjunje e nuk u ndjeva me njeri por nje grumbull i madh mizash qe pickonin njera-tjeteren.
    Do e ndiqte varrimin me telefon... S'kish dokumenta te shkonte te shihte te vellane per here te fundit. Ahhh!
    Sot jam dishwasher...


    Kamarjerja lozonjare prape me kapi te ngarkuar me pjata e nisi te me nduke te ndenjurat duke perfituar nga qe s'levizja dot. Po shpejt u terhoq kur e pa qe s'qeshja si here tjeter.


    Rruges per shtepi pashe nje Corvete te verdhe parkuar para nje kishe katolike.
    Thua te ket filluar te trembet elita prej vetes? Apo i kan rritur rrogat prifterinjve!

    Sot jam dishwasher...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 03-05-2002 mė 02:35
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #13
    AngeL Maska e briiigi
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    jo para Pc tende...shif anash
    Postime
    40

    e kaluar ... larg ...me mire

    Para me pak se 3 muajsh ishe ne jeten time ... Sa gabim isha kesaj here ...
    shkruaja ne copa letre emrin tend, apo mendime te lumtura mbi ne ... sa gabim isha kesaj here ...

    mendoja se ti ishe gjithcka ... ishe?? Me duket se jo ... U ktheve ne qenien perfekte ... por perfekte ne ate qe une urreja ...
    Dhe une qe bera gjera te pa imagjinueshme ...per cfare???
    Sa gabim ...

    E si mundet te mos i mendoj ato netet buze detit ?Nata na vidhte intimitetin ndersa valet shkumezonin me inat ... Po domosdo ...dicka e dinin
    hehhh sa ironik fati ... athere kur iu vura cdo ideali tim kundra per te te patur ...ndersa tani nuk dua as te te degjoj ...

    te respektoj, por ama nuk dua te te shoh me ne jeten time ... nuk dua as te te degjoj me zerin ....
    OVER!!!
    JA ARRITE QELLIMIT ...
    perseri sjam ne gjendje te besoj tek njeri ... bere ate te cilen une kisha frike se do te ndodhte ...

    OVER!!!
    Isha shume gabim kesaj here!

    briiigi
    to err is human , to forgive devine

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    o briigi,
    a nuk je e lumtur qe per ca kohe njohe nje njeri perfekt?
    a nuk je e lumtur qe qofte edhe per pak mendove se nje tjeter eshte gjithcka per ty - kur cdo dite monotone duket si nje varr.
    a nuk je e lumtur qe i harrove idealet per ca kohe, edhe fluturove me rrjedhen e jetes.

    si nuk mund te jesh e lumtur kur mendon qe dikur ke qene e lumtur, dikur ke qene e kenaqur. jo si tani qe eshte veshtire te jesh easily amused.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    O Sokol

    O Sokol,
    Po me shkrive me keto mor dreq. Nuk e kisha lexuar kete pjese te forumit se me dukej si kot po sot hyra dhe e pashe me tani me duket se do e vizitoj shpesh.

    Gjithe te tjerve,
    Tani jam akoma ne pune por asgje nuk me behet. S'me shtyhet fare te hap ndonje dosje. Si shume prej jush edhe une, shume here nuk me shkohet ne pune. As vete se di pse.Puna qe bej me pelqen por kur ka dicka me te bukur dhe me te kendshme qe mund te bej, vari bidonat pastaj.

    Henri,
    Me kete te loteve i paske rene pikes. Shume prej nesh preken dhe e kuptojne edhe vete, por ndihemi te pamundur per te mposhtur lotet. S'ka rendesi se nga se na u mbushen syte.

  6. #16
    AngeL Maska e briiigi
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    jo para Pc tende...shif anash
    Postime
    40

    :)

    Postuar mė parė nga nimf
    o briigi,
    a nuk je e lumtur qe per ca kohe njohe nje njeri perfekt?
    a nuk je e lumtur qe qofte edhe per pak mendove se nje tjeter eshte gjithcka per ty - kur cdo dite monotone duket si nje varr.
    a nuk je e lumtur qe i harrove idealet per ca kohe, edhe fluturove me rrjedhen e jetes.

    si nuk mund te jesh e lumtur kur mendon qe dikur ke qene e lumtur, dikur ke qene e kenaqur. jo si tani qe eshte veshtire te jesh easily amused.
    E keqja eshte se ai njeri ishte perfekt, deri ne momentin qe iu futa pak me ne brendesi ...
    Ai mund te vazhdoje te jete perfekt po jo per mua ...
    sa larg me duket tani ... nuk e di a dua te harroj , apo thjesht ... te rikthehm aty ku isha ...

    briiigi
    to err is human , to forgive devine

  7. #17
    Nje pako makarona vendosur per arsye stivosjeje prane ca mollesh starkinga, ka kohe qe mban ere te mire.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #18
    Rrofte Shqiperia! Maska e E1m9m8m2A
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    45
    Nuk e di pse po pertoja te kthehesha ne shtepine time ... Jashte frynte ere dhe binte shi ... Ja edhe autobuzi i funtit iku ...
    Keshtu qe bera darken per te dy ... lava dhe pjatat ... dhe keshtu qe vendsa te flija ne shtepine e tij ... E cuditshme po gjithshka ishte kaq spontane sikur te kishim nje shekull qe jetonim ne te njejten shtepi ...
    Krevati ishte i vogel , po prape se prape ne dy fliheshte shume mire ... ose bisedoheshe ...
    ...dhe ashtu iknin oret nje nga nje ... mes nje puthje , nje perqafimi ... shtrengimi te gjate !!! Sa e cuditshme ... ishte nata e pare qe flija me njeriun qe dashuroja me shume se cdo gje ne bote dhe gjithshka u kufizua aty ... asgje me shume ... Por ajo ishte nata me e bukur e jetes time ...
    Ne mengjes ... zhurma e shemtuar e ziles na zgjoi ... ora ishte 8.00 dhe duhet te shkonim te studionim ...
    Do as you wuold be done by!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ne shqiptaret plot me halle!

    Nje dite ne milano po ecja pa ndonje qellim te caktuar ne nje nga zonat me zhurme ne kete qytet, ne rrugen (corso)"Buenos aires". Nga larg shoh nje burre plak me fytyren e rregjur nga dielli qe kerkonte lemoshe. Me beri me shume pershtypje sepse, sa here qe ndonje kalues i hidhte ndonje monedhe, plaku me nje levizje befasuese i kapte doren dhe donte qe t'ja perkedhelte ne shenje mirenjohje me nje veshtrim per te te ardhur keq.
    Ndalova qe ta veshtroj me gjate. Plaku vazhdonte te njejten gje, dhe njerezit qe hidhnin ndonje monedhe largoheshin te habitur gati te bezdisur nga perkedhelja e tij.
    Vendosa ti afrohesha dhe ti flisja. Kur arrita perballe tij i hodha nje monedhe dhe menjehere terhoqa doren me vrull, kjo gje e befasoi plakun e gjore qe po me shikonte ne driten e syrit dhe nuk fliste.
    -Shqiptar je ti?- e pyeta une, edhe pse isha tashme i bindur per kete.
    -Po. - tha plaku.
    -Mos ja kap me doren njerezve qe t'ja perkedhelesh, sepse ketyre italjaneve i jep bezdi kjo gje. - i thashe, sepse nuk me rrihet pa dhene mend dhe mua.
    -Ku e disha une me bir, - tha plaku - une per mire e bej, sepse as falemnderit nuk di te them italisht.
    -Pershendeti vetem me nje ulje koke. - vazhdoja une.
    -Na merre kete monedhen qe me dhe mbrapsht. - me tha plaku.
    -Pse? - e pyeta une i habitur - une ta dhashe me gjithe zemer.
    -E di, e di - tha plaku - po edhe ti hallexhi si une je, sepse shqiptar je dhe ti, merre mbrapsht kete monedhen qe me dhe.
    U largova i nxehur dhe nuk me shqitej nga mendja. - Si mori guximin ai lypsar te me thote mua hallexhi? - dhe me keq nxehesha, dhe sa me shume mendoja aq me shume me kujtoheshin hallet e mia.
    Sa shume halle kisha, o zot sa shume!

  10. #20
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    a ekziston idealja? ideali o idealizmi? jo eshte shume e veshtire.... nuk arrij ta kuptoj se si valle i kane shkuar ne mendje dikujt keto fjale per te percaktuar dicka te paarritshme... arrihet do te thote dikush nga ju.... nuk eshte aspak e vertete... ideali eshte ajo qe une kam ne nje moment dhe nuk e kam ne momentin tjeter... po a mund te quhet ideal.... jo aspak sepse ti i afrohesh, ama vetem i afrohesh asaj qe une mendoj se eshte ideali im... kam frike... kam shume frike... dikur kam patur ideal... nuk dua te te kem dhe ty si makth pas ca kohesh....



    (shkeputur nga tregimi DITARI I BRENGES TIME)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kapiteni J.Hibberdine - Ditari Personal, Shėnimi: 23. shkurt 1943
    Nga fegi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2010, 06:30
  2. Fondi i panjohur i kujtimeve tė diktatorit; Ditari i Enverit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 05:47
  3. Ditari Kryenec!
    Nga mondishall nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-12-2007, 18:00
  4. Ditari im i luftės nė Kosovė gjatė vitit 1999
    Nga Hajrush nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2007, 20:01
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •