http://el_comandante.faqet.com/
per me shume per kete njeri MIT
http://el_comandante.faqet.com/
LOLErnesto "Che" Guevara
Kur i sheh keta anarkistet italiane, spanjolle, portugeze, greke etj ketu ne UK me bluze te che guevares ne club thone "rrofte revolucioni".
Ne mengjes kur shkojne ne pune ne bar dhe restaurante (pasi jane vend thashethemi) te keputur brinjesh ankohen me demokracine kapitaliste.
Ata jane hashashci bythegrisur dhe pa pike fuqie me trupat qe i merr era.
Me ironike eshte se sa "bujar jane". Pasi njeri prej tyre blen pije per veten e vet kur kthehet nga bari te thote "ti nuk doje ndonje pije?"!
Hapini syte o milet se si calon Amerika e Jugut prej atyre idioteve si che guevara, fidel kastro dhe idiote te tjere.
Ne vend te ishte aq e perparuar ekonomikisht dhe politikisht si Amerika e Veriut por mbetet e dobet pasi njerezit qe u vendosen ne Jug te Amerikes ishin spanjolle e portugeze qe jane njerez kot fare!
Phuking hell sa i shpifur paska qene, si bin laden. Morracak e i ndyre tamam si ata adhuruesit idiote te sotshem te tij!Foto nga ēastet e fundit te jetes
Viva el capitalismo!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saimiri-uk : 18-03-2007 mė 10:57
Kjo kronike emocionuese e Ernesto Che Guevares nuk ishte e perkthyer ne shqip deri me sot.
Ernesto Che Guevara
Gurėt
Kjo ėshtė njė dėshmi e ēmuar, njė kronikė e Ernesto Ēe Guevarės nė Kongo, e shkruar nė 10 faqe tė bllokut tė tij tė shėnimeve, nė versionin origjinal dhe direkt, pothuajse pa korrigjime. Shkak pėr kėtė shkrim ėshtė bėrė njoftimi i vdekjes sė mundshme tė Celias, nėnės sė tij. Ėshtė shkruar rreth datės 22 Maj 1965.
Osmany Cienfuegos i sjell atė ditė Ēe-sė....«lajmin mė tė hidhur tė luftės. Nė njė bisedė telefonike nga Buenos Aires njoftojnė se nėna ime ishte shumė e sėmurė, me njė lloj toni qė tė linte tė kuptoje njė njoftim pėrgatitor...do tė duhet tė pritet njė muaj nė kėtė pasiguri tė trishtuar, pėr tė pasur njė pėrgjigje qė e marr me mend, por gjithmonė me shpresėn e njė gabimi tė njoftimit, derisa tė marr konfirmimin se nėna ime kishte vdekur.«
Nė mes tė kėsaj pasigurie tė trishtė Ēe Guevara shkruan kėto shėnime me njė ton nė tė cilin gjenden refleksione filosofike, ironi, dhimbje dhe ėmbėlsi. Bėhet fjalė pėr shkrimin mė origjinal, intensiv dhe mallėngjyes tė Ēe-sė.
...
Ma tha ashtu siē i duhen thėnė kėto gjėra njė burri tė fortė, njė tė pėrgjegjėshmi dhe pėr kėtė i jam mirėnjohės. Nuk donte tė mė shkaktonte preokupim dhe dhimbje dhe unė kėrkova tė mos demonstroj as njėrin dhe as tjetrėn. Ishte kaq e thjeshtė...!
Pėrveē kėsaj duhet tė pres konfirmimin pėr tė qenė zyrtarisht i trishtuar. Pyeta veten nėse do tė mund tė qaja pak, por nuk e besoj sepse njė udhėheqės nuk i takon mė vetvehtes, nuk ėshtė se i mohohet e drejta pėr tė ndjerė, por nuk duhet ta demonstrojė atė qė ndjen brenda tij. Mund tė shfaqė ndoshta vetėm trishtimin pėr ushtarėt e tij, ndonjėherė.
Ishte njė mik i familjes qė telefonoi se nėna ime ishte shumė rėndė, por unė atė ditė isha jashtė.
- Rėndė pėr vdekje?
- Po!
- Ju e dini se duhet tė mė njoftoni pėr ēdo gjė!
- Ėshtė gjithshka qė di, por nuk ka shpresa, mendoj.
Mesazheri i vdekjes kishte ikur dhe unė nuk kisha konfirmim. Tė prisja ishte gjithshka qė mund tė bėja. Me njoftimin zyrtar do tė vendosja nėse kisha tė drejtė ose jo tė demonstroja trishtimin tim. Por mendoja se jo.
Dielli i mėngjesit ishte shumė i nxehtė mbas shiut. Nuk kishte asgjė tė ēuditshme. Ēdo ditė binte shi dhe pastaj dilte dielli dhe ngrohte, duke bėrė tė avullonte lagėshtia. Mbasditja, pastaj, do tė ishte si qelq, edhe sepse atė ditė nuk kishtė rėnė shumė shi nėpėr male. Ishte thuajse normale.
Thoshin qė mė 20 Maj shiu do tė pushonte dhe deri nė Tetor nuk do tė binte as edhe njė pikė ujė.Thoshin.....por thonė shumė gjėra qė nuk janė tė vėrteta!Pastaj natyra shkon sipas kalendarit, sipas stinėve... Eh, kujt i bėhej vonė nėse natyra shkonte sipas stinėve. Nė pėrgjithėsi mund tė thuhej qė nuk mė interesonte gjė prej gjėje. As inaktiviteti i sforcuar, as kjo luftė idiote pa objektiva. Mirė, pa objektiva jo, por gjithshka ishte kaq e vakėt, e shpėrndarė, saqė dukej e paarritshme, si njė ferr surealist nė tė cilin ndėshkimi i pėrjetshėm ishte pritja. Sigurisht qė mė bėhej vonė. Duhej gjetur njė mėnyrė pėr ta thyer gjithė kėtė, mendova dhe ishte e lehtė tė mendoje....njeriu mund tė zhvillonte njė mijė plane duke tentuar, mė pas njė seleksionim i mė tė mirėve, duke bashkuar dy – tre nė njė, duke thjeshtėzuar gjithshka, duke e hedhur nė letėr dhe pastaj duke e dorėzuar materialin. Kėshtu pėrfundonte gjithshka dhe duhej nisur pastaj po gjithshka nga e para. Njė burokraci mė inteligjente se normale, nė vend qė t'i arkivonte tė gjitha, i zhdukte.
Kisha dėshirė tė pija duhan dhe mora pipėn. Si gjithmonė ishte nė xhepin tim. Unė nuk i humbisja pipat e mia si ushtarėt, pėr mua ishte e rėndėsishme qė t'i kisha me vete. Gjatė rrugės sė tymit mund tė rimontohet ēdo lloj distance, do tė thosha se mund tė krijosh plane dhe tė ėndėrrosh fitoren, pa t'u dukur njė ėndėrr, por vetėm njė realitet i mjegullt per shkak tė distancės dhe pėr shkak tė tymosjes... shumė shoqe e mirė ėshtė pipa; si mund ta humbasin ushtarėt njė gjė kaq tė nevojshme? Sa kot!
Nė fakt nuk ishin kaq kot! Kishin punė, aktivitet fizik dhe ishin tė lodhur. Pastaj nuk kishin pėr tė menduar dhe atėhere pėr ēfarė shėrben njė pipė nėse nuk duhet tė mendosh? Por ama shėrben pėr tė ėndėrruar! Po, mund tė ėndėrrohet, por pipa ėshtė e rėndėsishme kur ėndėrron nga larg pėr njė tė ardhme, rruga e vetme drejt sė cilės ėshtė tymi, ose njė shteg kaq i largėt, ku ėshtė e nevojshme tė pėrshkohen tė njėjtat ndjesi. Por ushtarėt kėrkojnė dhe ndjejnė me pjesė tė tjera tė trupit, kanė kėmbė tė forta dhe sy tė rinj, nuk kanė nevojė pėr ndihmėn e tymit. Ata i humbisnin pipat, sepse nuk i kishin tė domosdoshme, sepse nuk mund tė humbasin kėshtu gjėrat e pazėvendėsueshme.
A kisha ndonjė gjė tjetėr tė kėtij tipi? Kisha me vete fasha garze, por ishte ndryshe sepse m'i kishte dhėnė ajo, nėqoftėse do tė plagosesha nė krah apo nė kėmbė, pėr shembull. Do tė kishte qenė njė lak dashurie. Vėshtirė do tė kishte qenė tė pėrdorej nėqoftėse do tė plagosesha nė gjoks. Nė tė vėrtetė duhet tė fashohesha me tė dhe tė isha besnik deri nė vdekje.
Me tymin kam pėrshkruar rrugėt e mia tė vjetra dhe kam shkuar nė kėndet mė intime tė frikės, gjithmonė e lidhur me vdekjen, si njė hiē qė tė turbullon dhe nuk shpjegohet. Dhe qė ne marksistė leninistėt e shpjegojmė shumė mirė me njė hiē, dhe pėrse ky hiē? Asgjė. Njė shpjegim mė i thjeshtė dhe bindės ėshtė i pamundur. Hiēi ėshtė hiē. Shuhet truri yt, e mbulon njė vello e zezė, nėse do - le tė themi njė qiell me yje tė largėt dhe ky ėshtė hiēi, ose pafundėsia.
Nuk do tė doja kurrė tė jetoja mbas fėmijėve tė mi. Ata as qė mė njohin mirė. Pėr ta jam njė trup i huaj qė ndonjėherė turbulloj qetėsinė e tyre dhe ndėrhyj ndėrmjet tyre dhe sė ėmės. E imagjinoj tim bir tė rritur dhe ajo me flokė tė bardha, qė i thotė me njė ton qortues – babai yt nuk do ta kishte bėrė kurrė kėtė apo atė. Dhe kam ndjerė brenda meje, si bir i tim eti, njė rebelim tė tmerrshėm. Unė si bir, nuk e di nėse ėshtė e vėrtetė apo jo qė im atė nuk e ka bėrė kurrė kėtė apo atė gjė tė keqe, jam ndjerė i persekutuar, i tradhėtuar pėr kėtė kujtim timin, si baba qė mė tėrheqin zvarrė nė ēdo moment. Djali im do duhet tė jetė njė njeri dhe asgjė mė shumė, mė i mirė apo mė i keq se unė nuk ka rėndėsi, veē njė njeri. Unė do tė dėshiroja nga babai im pėrkėdheljen tė tij tė ėmbėl, pa shėmbuj. Dhe nėna ime?
E gjora nėna ime! Zyrtarisht nuk kisha tė drejtė, duhej tė prisja konfirmimin...Kėshtu ecja nėpėr rrugėt e tymit, kur mė ndėrpreu, i lumtur qė po bėhej i dobishėm, njė ushtar.
- Keni humbur ndonjė gjė?
- Asgjė – i thashė, duke ia bashkuar asgjėnė asaj qė po ėndėrroja. /size]
[size=12]- Mendohuni mirė...
Kontrollova xhepat. Gjithshka ishte nė rregull.
- Asgjė.
- Dhe kėto gurė...? I pashė nė lavaman...
- Ahh....
Ndjenja e fajit mė goditi me njė forcė tė egėr. Jo, nuk mund tė humbasė asgjė e nevojshme. Jetohet nėse nuk ėshtė e nevojshme? Si bimė po, por njė qenie morale, nuk e besoj, tė paktėn.
Ndjeva rrymėn e kujtimeve qė mė pėrshkonin, duke kontrolluar xhepat e mi, ndėrsa lumi i errėt nė tokėn malore mė fshihte sekretet e tij. Pipa, para sė gjithash, ishte atje. Fashat, pena, blloqet e shėnimeve, ēakmaku, gjithshka nė rregull. Merrja me vete nė beteja vetėm dy kujtime tė vogla: fashėn e garzės tė gruas sime dhe njė mbajtėse ēelėsash me gurė tė nėnės, pastaj gurėt u shkėputėn dhe unė i mbaja nė xhep.
Ja lumi... Ishte vallė impersonal ose hakmarrės, si njė udhėheqės, lumi? Nuk qan sepse nuk duhet apo sepse nuk mundet? Nuk ka tė drejtė as qė tė harrojė qė ėshtė nė luftė? Ėshtė e nevojshme tė kamuflohet nga maska e akullt?
Nuk e di, vėrtet nuk e di, di vetėm qė ndjej nevojėn fizike tė shoh nėnėn time dhe ta vė kokėn nė prehrin e saj tė dobėt dhe ajo tė mė thotė: - Plaku im – me ėmbėlsinė e saj, tė ndjej nė flokė dorėn e saj pa peshė tė mė pėrkėdheli, me ėmbėlsinė qė i del nga sytė dhe nga zėri dhe qė mė rrethon, duke mė bėrė qė tė ndjehem kaq shumė mirė, kaq fėmijė dhe kaq i fortė. Nuk ėshtė e nevojshme t'i kėrkosh tė falur: ajo kupton gjithshka dhe njeriu e ndjen, duke dėgjuar kėtė: Plaku im...
- Ėshtė duhan i fortė ky? Edhe mua ma bėn kėtė efekt, dje pothuajse jam rrėzuar, kur doja tė ngrihesha nė kėmbė. Ngaqė nuk e thajnė mirė, besoj...
- Ėshtė njė plehrė, jam duke pritur atė qė kam kėrkuar, pėr tė parė nėse do ma sjellin tė grirė, ashtu siē duhet... Njeriu ka tė drejtė tė tymosė edhe njė pipė, i qetė dhe nė paqe apo jo?
Krijoni Kontakt