Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Arrow

    • Lioness
      Shkruar më 20-02-2006, 17:20

      “statistikat ne fjale jane qe ne kohen e Zogut”

    Sipas informacioneve shkencore,satelitët e telekomunikacionit janë të kohës më të re se sa ajo e harabelit të vocërr!
    Për arsye gjeostrategjike,nuk besoj se satelitët në fjalë kanë mbetur pa u futur në përdorim të gjerë në Ballkan.


    • Lioness
      Shkruar më 20-02-2006, 17:20

      “Ne sondazhe ne US, psh, nje menyre per te pasqyruar kete faktor eshte pyetja e tipit "Sa here veni ne kishe/xhami ne vit" etj. ”
    Me rëndësi primare është deklarimi personal i përkatësisë fetare.
    Mendoj se është e nevojshme dhe e mjaftueshme të sqarohet se : Zemra ka arsyet që mendja do të njoh.



    PrInCiPiEl

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga Larsus
    dhe problemi i dyte eshte shume njerez identifikohen me perkatsine fetare te familjes (babi, mami ose kush bente ligjin ne familje) dhe jo ate te besimit personal, nese nuk jane praktikues apo besimtare te forte


    -

    Bie shume dakord me me ate cka ve re edhe ti. Per mendimin tim pyetja ne census duhet te jete "Ne cilin fe besoni?" dhe jo "cfare feje ke?, pasi kesaj pyetjeje shume vete do ti pergjigjen duke identifikuar fene e gjyshit ose katragjyshit. Me pyetjen e pare nuk besoj se do dalin me shume se 20% besimtare. Se dyti duhet te kete nje pyetje tjeter , "Besoni ne zot apo besoni ne zot nepermjet nje feje te caktuar?". Dhe ky census ben mire qe mos ti perfshije kosovaret te cilet jane shume me besimtare se shqiptaret e shqiperise.

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    5% shqiptare musliman te arabizuar.
    5%te krishtrer me rrenje te vjetra
    40% Pseudomusliman (ashtu sic kemi ne nofkat ketu ne forum)
    50% Ateist

    Kjo eshte prognoza ime.

  4. #14

    Lightbulb

    Siç e shoh, këtu nuk flitet për përkatësinë fetare të shqiptarëve (pasi temat këtu , si çdoherë po devijojnë...)por flitet se, cila nga fetë dominon mes Shqiptarësh.

    Në rregull, meqë flitet për dominim feje, atëherë po iu them që, në një dokumentar që kam parë vet në TV, në një kanal të huaj flitej se, sipas statistikave të bëra në 1955 në Shqipëri, sa i përket dominimit të feve në Shqipëri, flitej shumë qartë se edhe në atë kohë shumica e shqiptarëve i kanë takuar fesë Islame, tek rreth 70% e tyre.

    Sigurisht, kjo është koha kur Shqipëria ka qenë nën diktaturën e Enverit, mirëpo njerëzit nuk e kanë fshehur përkatësinë dhe deklarimin fetar , kështu që del në pah edhe tani.

    Kini parasysh, statistika e lartëpërmendur tregon vetëm për Shqipërinë si shtet shqiptar, ndërkohë që, po të shihen edhe rajonet tjera të banuara me popullsi shqiptare jashtë Shqipërisë, siç është: Kosova, Lugina e Preshevës,Bujanoci e Medvegja , IRJ e Maqedonisë, Malit të Zi, atëherë do të shihet gjithashtu se feja Islame dominon më së shumti në këto vise, sidomos flas për IRJ të Maqedonisë, Lugina e Preshevës, Medvegjën e Bujanocin.

    Ndërkohë që, edhe nga ca burime të tjera shihet që Islami është fe dominuese ndër shqiptarët:

    Nga "ENCARTA"

    With 70 percent of its population Muslim, Albania is Europe’s only predominantly Islamic state.

    Ndonëse më 1967, qeveria komuniste i përjashtoi nga ligji të gjitha fetë, megjithatë të drejtat për shprehjen dhe lirinë fetare u fituan sërish më vitin 1989.

    Nga "Worldreligionday":

    Albania Muslim 70%, Albanian Orthodox 20%, Roman Catholic 10%
    Tani, sigurisht që do të ishte me interes të bëhet një anketë dhe të rinovohet statistika e këtillë në mënyrë që të shihet se cila fe dominon më së shumti mes shqiptarësh, mirëpo s'është për t'u habitur fakti që shumica e shqiptarëve i përkasin më së shumti fesë Islame, sikur që shihet gjithandej nga statistikat e deritanishme, për vet faktin se, Islami si fe është karakteristike në kuptimin që, njerëzit që e kanë përqafuar këtë fe janë më të vendosur sa i përket qëndrimeve të tyre fetare, zbatimit të regullave (strikte)të kësaj feje në lidhje me disa çështje si:

    - martesa e përzier (me njerëz të feve të ndryshme)-nuk është e lejuar, ose, edhe nëse bëhet kjo, njeriu me përkatësi tjetër fetare duhet të kthehet (konvertohet) në fenë islame për t'u kurorëzuar me një musliman(e) (gjë që ka sjellë në moszvogëlimin e numrit të njerëzve me përkatësi fetare Islame, apo edhe rritjen e këtij numri),

    - Vendosmëria e njeriut që përqafon Islamin- - Kjo fe qartë e thotë se, njeriu që përqafon Islamin njëherë, nuk e ka të lejuar të konvertohet në fe tjetër, ose, nëse konvertohet, kthim prapa më nuk ka! (një nga rregullat strikte të kësaj feje, gjë që kontribuon në qëndrueshmërinë e moszvogëlimit apo rritjes së numrit të muslimanëve në bot&#235.
    Ndërkohë që, sot e shohim qartë se, numri i njerëzve në botë që përqafojnë Islamin ritet dukshëm, bazuar në atë që njerëzit fillojnë të bëjnë gjurmime, të hulumtojnë më shumë dhe në fund të vijnë deri tek e vërteta për ta pranuar atë.


    Vetëm po t'i hidhet një sy hartës në vijim mund të shihet më mirë kjo gjë:

    http://www.zombietime.com/europe_in_2015/Europe_2015.gif

    Për fund po them, Zoti e di më së miri!

    Nga,
    zEm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 21-02-2006 më 05:05
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e baby dream
    Anëtarësuar
    04-02-2006
    Vendndodhja
    Tirane,Albania
    Postime
    126
    une vete jam ortodokse dhe jam martuar me nje musliman po as qe me shkon ne mendje te kthej fene
    nuk eshte se jam nje fetare madhe besoj se ka nje zot dhe kaq
    po fene islame e denoj sepse po perhap panik ne tere boten po ben krime nga me te ndryshmet duke hedhur ne ere njerez te pafajshem dhe kjo ndodh se jane mijra vjete mbrapa dhe nuk dine te ecin me kohen
    ou me ngrien nervat kur mendoj per te tilla gjera
    pa dashur te ofendoj njeri dhe te gjykoj por nuk me pelqejne gjera te tilla keta te cmendur po i vene flaken botes duke kujtuar se me terror do zgjidhin gje....
    ESHTE E PAMUNDUR TE LEPISH BERRYLIN

  6. #16
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Ju ma hiqni fijen mua njeri flet per wiki tjetri felt per CIA e per satelite qe dine se cfare feje jane njerezit tjetra nxjer encarta e encikloperdira te tjera ... qeveria shqiptae e populli shqiptar nuk kane nje numur te sakte te popullsise apo te lindjeve e vdekjeve ju vini direkt me te dhena specifike te encarta qe updatet cdo 6 muaj e me wiki qe cdo kush shkruan ca te doje edhe me satelite qe nuk ekzistojne. Qe shqiperuia ka perqindje me te madhe myslimane ajo dihet kshu qe lerini numrat se suic tha nje parafioles Instituti i statistikave ne shqiperi ai ka +-30% e mos me shume.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  7. #17

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga baby dream
    une vete jam ortodokse dhe jam martuar me nje musliman po as qe me shkon ne mendje te kthej fene
    .........
    ************************************************** ******************

    Në Librin e Shenjtë Kur'an-in thuhet:

    "Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët , kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen." (Kur'an 2:62)
    zEm

    P.S.Për të tjerat gjëra që folët "baby dream" NUK fajësohet feja Islame, por muslimanët të cilët nuk i përmbahen dot fesë së PASTËR, PAQËSORE ISLAME,....MIRËPO, duhet pasur parasysh që të jemi të drejtë gjatë gjykimit që bëjmë, sepse, kriminaliteti nuk mund të identifikohet me një fe paqësore siç është Islami,......Sa vetë janë mbytur, arrestuar, torturuar, keqtrajtuar në botën perendimore vetëm për shkak që janë deklaruar si muslimanë në botë!...

    Shpesh duhet pyetur veten:

    Kush kë okupon sot në botë, kush kujt i përzihet në jetë sot- Perendimi Lindjes, apo Lindja Perendimit?!

    Për çdo ndërhyrje në jetën e dikujt, në okupimin e tokës së dikujt pasojnë luftëra, e në gjendje lufte mund të behet ç'mos.

    Në jetë duhet praktikuar sa më shumë motoja:

    "Më lër të qetë, të të lë të qetë"

    në mënyrë që të ketë paqe të mirëfilltë!

    zEm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 21-02-2006 më 05:41
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #18
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kush kë okupon sot në botë, kush kujt i përzihet në jetë sot- Perendimi Lindjes, apo Lindja Perendimit?!
    Zane, ne i pengonim osmallinjet qe na mbajten ne roberi V shekuj.
    Nuk edi s ec'lidhje kan keto ktu me temen?
    "Më lër të qetë, të të lë të qetë"
    Dmth se ne spo te lenim ty rehat dhe erdhe per tu ankuar?
    Nuk edi se cka ka kjo lidhje me temen ?
    Viktimizim apo ?

    Tashti per temen.
    Une nuk e dise sa do te deklarohen te njeres apo tjetres fe ne Shqiperi , por ai qe ka kaluar andej e sheh qarte nga jeta dhe veprat (sjelljet) se ne Shqiperi jane
    90% ateist ose "besimtar me fjale". Ky eshte nje realitet.
    E vertete eshte se kan ngritur xhami e kishe por kjo pune eshte pakez si trend i kohes postkomuniste. Te kishim pasur fat kishin ndertuar frabike e kishin punsuar rinine.
    Ajo rini qe shkon ne kishe ose xhami, ne mbremje shkon edhe ne bare diskoteke.


    Ja se si deklarohen ketu tek forumi ku nuk ka presion dhe jane nga te gjitha trojet..
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=61601

    Nga 23300 te regjistruar, as 60 nuk i pergjigjen ketij sondazhi!!!
    Besoj se kjo flet mjaft.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 21-02-2006 më 06:19
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #19
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mallkue qoftë kush grindje qet,
    ndër kta vllazën shok me shpk,
    qoft me fjalë a mej copë letër
    që natyra vet përpoq.

    Mjeda

  10. #20
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anëtarësuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Per mendimin tim pyetja ne census duhet te jete "Ne cilin fe besoni?" dhe jo "cfare feje ke?, pasi kesaj pyetjeje shume vete do ti pergjigjen duke identifikuar fene e gjyshit ose katragjyshit. Me pyetjen e pare nuk besoj se do dalin me shume se 20% besimtare. Se dyti duhet te kete nje pyetje tjeter , "Besoni ne zot apo besoni ne zot nepermjet nje feje te caktuar?". Dhe ky census ben mire qe mos ti perfshije kosovaret te cilet jane shume me besimtare se shqiptaret e shqiperise.
    Pyetja mund te jete cilado, por problemi i perkatjes nje feje eshte me i nderlikuar ne rastin shqiptar.
    Per te qene musylman mjafton te deklarosh (duke cituar, per disa sekte, vargje te kuranit) nje gje te tille.
    Per te qene i krishtere (katolik apo orthodoks) dehet pagezimi ne format e parashikuara nga Kishat sipas tradites se tyre. Si per ne katoliket ashtu edhe per orthodokset, pagezimi nuk eshte hap i thjeshte. Ne kondita normale verifikohet besimi i katekumenit (atij qe kerkon pagezimin) per disa muaj para pagezimit.
    Kjo do te thote dy gjera:

    1 - askush nuk mund te quehet i krishtere pa qene i pagezuar. Te gjithe mund te quhen musylmane edhe pa asnje gjest objektiv qe vulos kete perkatje.

    2 - nuk mund te kemi te dhena te qarta per ke eshte musylman sepse nuk kemi nje regjister si per te krishteret. Qartesisht nuk konsideroj hoxhat ose rolet e tjera fetare te islamit.

    Pra, qenia musylmane eshte mjaft subjektive, perkatja krishterimit eshte objektive. Te gjithem mund te ndrojne fe sa here te duan, por shkenca e satistikes do te dhena te qarta, jo deklarata te çastit te vendosura nga ndjenja e atij momenti te te intervistuarit.

    Nuk po konsideroj protestantet sepse ata jane jashte tradites shqipetare dhe jane shume pak. Ne fund te fundit, ato sekte protestante qe mohojne pagezimin nuk jane te ndryshem nga muslymanet per sa i perket qartesise statistike.

    MOS FILLONI TANI TE ME KUNDERSHTONI DHE TE ME TRAJTONI SI FONDAMENTALIST I KRISHTERE, SEPSE ATO QE SHKRUAJTA KANE TE BEJNE VETEM ME METODEN E SHKENCES SE SATISTIKES. Dua te them qe, nese ne Shqiperi kemi 70% te popullsise jo te pagezuar ose haptazi musylmane, gjirhkush mund te thote gjithçka mbi keta, edhe qe jane hinduiste po te doje, sepse nuk ka strumente kontrolli te kryqezuar te te dhenave. Dhe kush merret me satistike e di mire qe nje sondazh serioz duhet te kete te dhena te provuara nga te pakten dy burime, perndryshe serioziteti eshte subjektiv.
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •