Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Përdhunoi nusen e djalit: 12 vjet burg vjehrrit të shthurur

    Përdhunoi nusen e djalit: 12 vjet burg vjehrrit të shthurur

    Gentjan Ruko

    FIER –

    Gjykata e Fierit dënoi, dje, me 12 vjet burg një 47-vjeçar i cili u vërtetua se kishte përdhunuar nusen e djalit. Nikollaq Poçi, banues në një lagje periferike të qytetit të Fierit, u shpall fajtor nga gjyqtarja Marsida Xhafellari për kryerjen e veprës penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, më shumë se një herë. Sipas prokurores së çështjes, Elida Hoxha, ngjarja ka ndodhur më 14 shtator 2005, në shtëpinë e autorit të krimit. Rreth orës 13.00, ai është kthyer nga puna më herët se zakonisht. Me dredhi, vjehrri ka bërë të largohet nga shtëpia i biri, duke qëndruar vetëm me nusen e djalit.

    Mandej, ka mbyllur derën e jashtme të shtëpisë, për të realizuar qëllimin e tij pervers. Nusja ishte duke fshirë dyshemenë e njërës nga dhomat e shtëpisë, dhe është befasuar kur vjehrri i është lëshuar përsipër. Për të kërkuar ndihmën e fqinjëve, ajo ka nisur të bërtasë. Vjehrri i frikësuar, e ka goditur me grusht dhe i ka mbyllur gojën me një pjesë të një mbulese divani. Por nusja ka rezistuar, kështu që vjehrri ka rrëmbyer mbi tavolinë një thikë dhe e ka qëlluar, duke i krijuar dëmtime në qafë, në mjekër dhe në pjesë të tjera të trupit, të cilat, ekspertët mjeko-ligjorë i klasifikojnë në kategorinë e rrahjeve që janë shkaktuar me mjete të fortë të mprehtë.

    Por, nuk ka mundur megjithatë ta nënshtrojë. Atëherë, e ka kërcënuar se do ta vriste, nëse nusja do të vazhdonte të bërtiste. Në këto kushte, autori ka mundur më në fund të kryejë veprimin e paramenduar. Aktin çnjerëzor e ka pësëritur të nesërmen, duke përfituar edhe nga fakti që nusja nuk ka guxuar t’i tregonte bashkëshortit. Por më pas, ia ka rrëfyer ngjarjen e dhimbshme një shoqeje të së ëmës. Prindërit e nuses e kanë kallëzuar në polici dhe uniformat blu kanë ndaluar vjehrrin e shthurur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    kurrë s'do ta kuptosh Maska e hope_thebest
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Vendndodhja
    në një shtëpi të vogël
    Postime
    64
    shume mire ja kane bere...ku e con mushka ate..burri 47 vjec.. eh zot.
    Ti më ke bërë magji, se nuk ka mundësi të të dua kaq shumë unë ty!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Nje poshterim i tille dhe te denohet vetem me 12 vjet burg!?
    Une do ta varja ne qender te Fierit, per te marre shembell te tjeret. I poshtri ka shkaterruar jeten e dy te rinjeve dhe te ardhmen e tyre, ne vecanti te nuses.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    denim shume i vogel

    Ppo une i bashkangjitem mendimit te POETIT, 12 vjete jane shume shume pake, eshte desht qe te virret ne mes te FIERIT dhe te jete shembull i te gjithe vjerreve tjer.

    Qdo te mire
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  5. #5
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Ncncnncnncncn
    Ca po ndodh re keshtuuu.
    Ehhh ne keso raste sa do te doja te ishte Kanuni i Leke Dugagjinit

  6. #6
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    12 vjet burg

    plumbin ballit do plehra
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  7. #7
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Mendoni ju qe ato 12 vjet burg jan denimi per ate psikopat.Gabim ,denimi me i madh do te jete kur te dal nga burgu dhe te ballafaqohet me realitetin me respektin e humbur ndaj tij si person nga secili qe e takon ne rruge.Denimi me i madh eshte te jesh i nencmuar i perulur dhe i share kur eshte morali ne pyetje. Eh sa te peshtyra do ti perjtoi ai pas 12 vitesh !!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    epo,
    e perdhunoi 1 here - turp per vjehrrin
    e perdhunoi dy here - ia ka dash vete qejfi asaj. Si puna e asaj barcalates...."po me tre here behesh pederast?"

    lol.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga E*m*A
    Ncncnncnncncn
    Ca po ndodh re keshtuuu.
    Ehhh ne keso raste sa do te doja te ishte Kanuni i Leke Dugagjinit
    Nuk e besoj qe ai shoku im, Leka (nje cike i cmendur), t'u jepte shume te drejta grave. Edhe une kam pasur telashe me Leken gjithmone.

  10. #10
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Te jetosh nje nate me teper nen nje cati me njeriun qe te ka perdhunuar duke pritur qe ai ta beje serish?C'eshte ky budallek?Kafshellek mbas kafshelleku hesapi.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Branko Merxhani
    Nga Davius në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 26-02-2024, 17:28
  2. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Lë 6 fëmijët dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit
    Nga FierAkja143 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •