Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    21

    Rama shnderron zyren e grave ne internet cafe!

    Rama perze nga zyra kryetaren e grave te PS-se, Majlinda Keten

    Zyra e Ketes do te behet internet cafe

    Kryetarja e grave socialiste eshte perzene nga zyra e saj, me urdher te kryetarit Rama, per shkak se vete Rama ka vendosur qe zyra e grave te shnderrohet ne internet cafe. Megjithese zyra e grave, e cila ndodhej ne katin e trete te selise se PS-se eshte restauruar dhe sjelle ne gjendje normale nga kryetarja aktuale Majlinda Keta, per shkak te mungeses se fondeve nga partia, Rama nuk ka hezituar t'i drejtohet asaj me urdher qe te lirohet menjehere zyra, pasi ajo do te kthehet ne internet cafe. Prej disa muajsh, kryetarja e Forumit te Gruas Socialiste nuk paguhet nga PS-ja, dhe per kete Rama eshte vene ne dijeni, por nuk ka patur asnje reagim per kete ceshtje. Vendimi i Rames per te larguar grate nga selia, vjen paralelisht me premtimet e tij te medha per integrimin e gruas ne jeten politike te PS-se, madje ne nivelet me te larta drejtuese te kesaj partie. Jo me larg se dje ai ka premtuar se ne forumet me te larta drejtuese te PS-se, do te kete jo me pak se 30% perfaqesim te grave, ndersa praktikisht nuk duket se do te ndodhe keshtu, pasi prej pese muajsh ne drejtimin e PS-se, Rama mund te mburret vetem me aktivizimin maksimal te Arta Dades ne te gjitha aktivitetet ku duket Edi Rama. Ndersra marredheniet me kryetaren aktuale te forumit te grave socialiste dhe kryetarit Rama duket se jane acaruar, madje kjo eshte reflektuar edhe ne qendrimet e Arta Dades, e cila pak kohe me pare ka shkaktuar nje situate krejt te pakendshme ne nje mbledhje te ketij forumi, ku ka sulmuar ashper drejtueset aktuale te forumit te grave, duke deklaruar se ka mbeshtetjen e Rames dhe se ajo duhet te jete e para ne cdo vend ku flitet per gra socialiste. Ne nje situate kur kane ndodhur disa perplasje midis Rames me Keten, por edhe midis Dades me grate socialiste, si dhe pas vendimit te Rames per te perjashtuar nga zyra ne seline e PS-se kryetaren e forumit Majlinda Keta, pritet te kete nje reagim te ashper te drejtueseve te forumit te grave socialiste per mungesen e vleresimit per rolin e tyre ne jeten politike te PS-se.

    Gazeta Tema
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Thatcher : 05-02-2006 mė 11:22
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    E mira do ishte te hapte nje kazino te vinte te lozte nano aty.


    Kete doni ju ne Tirane Kryetar Bashkie prap ?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    asnje reagim te ashper sguxojne te bejne grat beratase, me fal socialiste.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Epo kjo Arta Dade paska qene e tmerrshme kjo qe po i mbron interesat Rama .. eh pac fatin e .... s'thon kot ..
    Po me grate cpati Rama ? Kane dhe ato te drejtat e tyre ...apo se nuk jane te gjitha si Arta Dade heee
    pffff
    shume keq me vjen qe paska ndodhur keshtu

  5. #5
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Citim Postuar mė parė nga Evelyn
    Epo kjo Arta Dade paska qene e tmerrshme kjo qe po i mbron interesat Rama .. eh pac fatin e .... s'thon kot ..
    Po me grate cpati Rama ? Kane dhe ato te drejtat e tyre ...apo se nuk jane te gjitha si Arta Dade heee
    pffff
    shume keq me vjen qe paska ndodhur keshtu

    evelyn nga politika e pakuptueshme 15 vjecare shqiptare kam kuptuar vetem dicka, mos i beso gazetave...sidomos kur ato quhen tema, 55, zeri i popullit apo rd...
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Rama nuk e ka me tybek-tundeset, por me Majlinda Keten, shoqen e Xhoit.

    Rama harron nje gje te vogel, qe vellai i Majlinda Ketes eshte shef i SHIK-ut.


    U bubuja sa armiq qe ka ka bere gallofi:

    1- Nanon
    2- Meten
    3- Shefin e SHIK-ut
    4- pronaret e shpronesuar nga Rama me ndihmen e vrasesve me pagese

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol


    Xhu..kujton ti se benet armike Keta me Edvinin.. apo i vellaj Ketes me Edvinin..mire mire..

    Edvini eshte Enveri i Ri i PS dhe i Shqiperise.. dhe Ketat jan gati ti behen qylym qe te kaloje kepuca nr 46 e Edvinit mbi shpine e te mos bejne ciu miu..

    Nanua ish i plotfuqishmi i PS-se dhe eshte strukur e nuk guxon te krruhet me Edvinin.. kurse Meta vec ben mjau mjau nga njehere..sa per tu shitur shtrenjte..

    edvini i ka tani gjithe celsat.. dhe ska dreq qe e ndal ne qellimin e tije final.. qe eshte:
    Te behet Edvin Enver Hoxha e te sundoje nja 30 vjet te mira rresht..

    Ai eshte mjeshter i madh.. dhe ne sherbim te tije ka nje armate njerzish te ndyre.. dhe eksperte te punve me te ndyra..

    pik..

    Ai do bej nje 97-te spektakulare qe do habiteni te gjithe..

    Me kujtonet ne nje rroman nje personazh.. diku nga ukrahina ne vitet 40-43..
    ai lexonte shume letersi gjermane..
    Eja i tha e shoqja se po vijn gjermanet..
    Jo tha ki nuku kam pse trembem.. se nuk mund te jene kriminele ata qe kan nxjere Gete e Shiler.. Bach e bethovena..

    mirpo.. dihet Historia.. Ukrahina e hengri keqas .. nga di anet..

    Keshtu dhe me Edvinin do e han mileti keq.. he se ki qe na lyen balkonet me bojra te celura qe ngjallin gezim e optimizem..smund te benet Djall qe te shtip e te vret..
    Do e shohin..

    Xhu te kujtonet si i plasi nje cop tritol ne penxhere te maqines atij torit musteqes se Nanos.. nje dizaj.. mbasi Nanua kish dorzuar celsat ..

    ajo ishte shenje.. pra kushkrruhet me muan.. e peson keq..
    Dhe kto shenja ai di ti jape..

    U krruajt pak Sallaku para 2-3 vjetesh me Edvinin..
    Cfar ndodhi...
    Ja vret arapi i edvinit shoferin Sallakut mu ne sy te gruas e vajzes..
    Pra krruhu po deshe..
    ta qeruam Shoferin qe nuk e ke gje.. po mendo te ta qerojne grua e vajze..
    Dhe Sallaku qe ahere.. i rri pupthi edvinit..

    Dhe tani edvini nuk eshte vetem Kryetar Bashkie..
    Ai eshte dhe prokurori i Vertete i Shqiperise plus Kapo i Super shikut super sekret te PS-se qe nuk i dorzohet askujt pamvaresisht nga shifrat e Votimeve..

    Kshu qe Selim Sali Myrtja i ka te numruara ditet..ne ate kullen e barit..

    Skenderbeun spatem rast ta njohim po keta sot..mir mir..

    Po ikin Metisto Miloistet nga shefat e tyre te vegjel e po shkojne te tere te i ai i Madhi Fare.. Edvin..
    Aty e nuhasin ata eshte FORCA EGERSIA DINAKERIA..PRa dhe Fitorja do u buzeqeshe atyre..qe jane rreth potureve te Edvinit..

    PD ka 8 muaj qe fle gjum..

  8. #8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    E ca e ca nuk do rrine te qete derisa ta fusin ne burg Edvinin! Ju ngeli nje njolle njehere me futjen e Nanos nja tre a kater vjet e ua futi per 8 vjet. Po ketij sa do ia vini gjoben 7 vjet?? Hajde se ua ka lene dopio gjashten ne dore, e skeni cbeni.
    Pse nuk merreni me reforma po me zyren e grave ne PS? Ky eshte mentaliteti juaj drejt Evropes?
    Ezekiel 25-17.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Reforma do tru e mend o Julius, kurse llogjet behen kollaj.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Me kujtonet ne nje rroman nje personazh.. diku nga ukrahina ne vitet 40-43..
    ai lexonte shume letersi gjermane..
    Eja i tha e shoqja se po vijn gjermanet..
    Jo tha ki nuku kam pse trembem.. se nuk mund te jene kriminele ata qe kan nxjere Gete e Shiler.. Bach e bethovena..
    me gjithse nuk eshte e temes ketu:

    atyne mire ja bone gjermanet .......se hale ne sy na kane ....

    persa i perket Göte, Schiler Bach dhe Bethoven ata si kane nzjerre as ed rama me arta daden dhe ps dhe as sali berisha me topallin dhe pd ...........se kush do ti nxjerri dhe se kur do te vine ..e din vetem yjet ne qiell...mesa duket edi rama po i bjen me brutalitet te gjithe atyre qi i dalin perpara.....kush e di se sa e eger eshte lufta ndermejt njeri tjetrit ne ps dhe cfare viktimash do te sjelle me vete.......nuk na cudit asnje gje e re me ......

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr internetin?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  2. Shqiperia nė internet, pa ".al
    Nga PORTI_05 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2007, 18:54
  3. Philadelphia, qyteti me wireless Internet per te gjithe
    Nga Albo nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 11:34
  4. Microsoft, thotė se do tė mbyllė dhomat bisedore nė internet
    Nga Hek nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 19:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •