Pikmapjet e ndryshme jane te paevitueshme dhe te deshirueshme, dhe sigurisht qe kam nje pikpamje tjeter per zhvillimet e 200 viteve te fundit dhe rolin e fese dhe te zhvillit te vededijes njerezore...mund te jete e drejte te thuhet se akoma ka mbeturina te se kaluares por perpjekja per ti pakesuar keto kane qene ne perpjestim te drejte me zhvillimin dhe perparimin njerezor. Po ju bindem nevojes se kushteve per te mos u larguar ne nje debat filozofik, sepse nuk eshte aq interesante te besh nje monolog, por jam i mendimit se keto konfrontime siperfaqesore ne thelb pasqyrojne ndarje dhe vizione diametralisht te kunderta secila duke mbrotjur nje filozofine e saj.Postuar më parë nga antares
Gjithesisi, vetem po te reagoj ne diçka teper konkrete por qe sigurisht paraqet nje grup parimesh te bazuar ne nje filozofi, qe edhe pse nuk eshte e perkryer, eshte me e pranushmja deri tani.
Shpresoj te kuptosh paradoksin qe paqyron fakti qe 'europianet' (sa hap i madh do te ishte sikur te ekzistonte diçka e tille si 'europianet') duhet te kerkojne falje, apo qeverite perkatese. Si mundet valle qe te kerkojne falje per ate qe jane, si mundet qe nje kryeminister te kerkoje falje per diçka qe ne nje shoqeri te hapur eshte dhe duhet te jete krejtesisht jashte kontrollit dhe pergjegjesise se ti, sikurse eshte liria e shprehjes. Kjo jo vetem qe do te minonte themelet ku mbeshtete kjo shoqeri demokratike, por njekohesisht do te nenkuptonte sikur qeveria ka nen kontroll shtypin dhe kufizon lirine e shprehjes. Per ato qe protestojne, nje dallim i tille nuk eshte kaq evident, por mendoj se diçka e tille nuk duhet te ndodh kurr per arsye parimore dhe per besueshmerine e filozofise ku mbeshtetet shoqeria e tyre.
Sa i perkt reagimit ndaj ushtrimit te ketij parimi, me duket diçka e pranueshme dhe me e zgjedhshme se sa dhuna. Edhe pse pergjithesohen dy karikaturiste me nje popull te tere, ata qe ndihen te ofenduar kane te drejten e plote te zemerohen dhe ta shprehin ate...gjithashtu bojkoti i produkteve te tyre, edhe pse nuk eshte nje zbatim i mirefill i vete parimit, eshte gjithsesi ne rrjellen e llogjikes demokratike. Perdorimi i dhunes demton me shume ato sesa interesat danez apo me gjere, dhe sigurisht qe bashkimi ne diçka sjell me shume fuqi, por varet se per çfare qellimi dhe mbi cilat baza.
Krijoni Kontakt