Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 117 prej 117
  1. #111
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Flamurtari2
    Anëtarësuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga Ardi_Pg_ID
    Ta zberthej mire e bukur une ska nevoje pse te ta zbertheje njeri tjeter. Ju vinte mire juve kur mijera veta u vrane pa patur asnje faj e pa u menduar dy here. Ku ishte humanizmi ketu ne kete pike ku humben jeten keta njerez. Ai eshte edhe humanizmi im per ato vendet qe ti i mbron kaq me shume zell te madh
    Nuk je human pra je hakmares nuk pse na luan rolin e humanit .....

    ose ose nuk perjashtohet mundesia qe ti nuk ja di kuptimin kesaj fjale



    Citim Postuar më parë nga Ardi_
    Truri i vogel oe ndryshe cerebellum eshte pjesa e trurit qe kujdeset per ekuilibrin edhe balancen ma thuaj pak se cfare ka te beje kjo me te menduarit edhe te shkrojturit ne kete forum.

    ardi
    Eshte per tu habitur se si nuk e kuptoni se c'far shkruani nje njeri me mend ne koke nuk shkruan keshtu
    Kur njeriu humb ekulibrin llomotit neper forum dhe nuk di se c'far thote
    nje her human dhe nje here hakmares

    Pra te gjitha keto vin si pasoj e trurit---> humb ekulibrin+i coroditur+i corjentuar dhe keput brockulla= te jep pershtypje se nuk e ka trurin ne vend

  2. #112
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Original
    Those Danish Cartoons
    Don't Be Fooled This Isn't an Issue of Islam versus Secularism

    By ROBERT FISK

    In any event, it's not about whether the Prophet should be pictured. The Koran does not forbid images of the Prophet even though millions of Muslims do. The problem is that these cartoons portrayed Mohamed as a bin Laden-type image of violence. They portrayed Islam as a violent religion. It is not. Or do we want to make it so?
    ... so what? Apo meqe eshte nje shkrim ne anglisht do te kete thene ndonje gje te madhe ky. Eshte nje shkrim plot paradokse, ...dhe si nuk e kuptoka fare se pse e paskan bere kete karikature te muhametit me bombe. Pse nuk do ta kete bere dikush para 100 vitesh apo 30 vitesh kur ateher urrejta nder fetare, dhe komleksi i superioritetit perendimor kane qene me te forta? Nese do te kete qene ne kontakt me ate çfare shkruhet dhe shfaqet te pakten 30 vitet e fundit, islami eshte instrumentalizuar nga terroristet me te rendomte, dhe ne emer te tij jane kryer krimet me makabre, dhe sa here nuk eshte shfaqur si sinonim me terrorizmin. Dhe ky mendon se kjo nuk do te kete lene ndonje pershtypje tek njerezit, apo nje danez i tille? Dhe nuk e kuptoka ky se si nje danez do te aludonte me karikaturat e tij pikerisht kete? Apo nuk do te kishin te drejten ta shprehin kete, sepse nuk do ta vleresoni te tjeret...si islami ashtu dhe fe te tjere nuk nuk vleresojn shume gjera qe thuhen dhe behen, po do te thote kjo se do te duhet te vetçensurohemi? Si nuk indinjohet dikush per faktin qe islami intrumentalizohet nga terroristet, apo qellimi justifikon mjetet?
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

  3. #113
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Ardi_Pg_ID
    Ju vinte mire juve kur mijera veta u vrane pa patur asnje faj e pa u menduar dy here. Ku ishte humanizmi ketu ne kete pike ku humben jeten keta njerez.
    O ti ardi, në vrasje nuk ka humanizëm, prandaj mos i përzi humanizmin me dëshirën për gjakderdhje se do na bësh të mendojmë se je shthurrur fare, ose se ke qenë gjithmonë i shthurrur.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #114
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Xeni,

    shumë po e lodh veten duke sjellur tekste të intelektualëve të ndryshëm.
    A nuk e sheh se as mendimet e tyre nuk i çmojnë "intelektualët" e forumit?
    Sikur ta kishe sjellur ndonjë tekst të ndonjë arabi, do të të shanin. Ti e sjell të një perëndimori dhe prapë të shajnë.

    Po flitet për "mentalitetin e turmës". A nuk sheh se edhe forumi është një turmë e llojit të vet? Kot ti gjen e sjell tekste të njerëzve të matur e të ngritur intelektualisht, kur askush nuk i lexon sepse thjesht nuk u intereson e vërteta.

    E vërteta është se e tërë kjo që po ndodh është një farsë e kurdisur me paramendim. Hajt ta zëmë se gazeta daneze i publikoi thjesht për humor. Ç'bënë me dhjetëra gazeta të tjera gjithandej botës së krishterë? I ribotuan. Dhe atë në momentin më të papërshtatshëm, kur kishin filluar protestat. Gjoja për t'u solidarizuar me lirinë e fjalës, e në fakt për t'i hedhur benzinë më shumë flakës.

    Nuk janë ngacmuar muslimanët veç për shkak të karikaturave si thjesht karikatura, por për mesazhin që i përcillet opinionit perëndimor: vetë Islami qenka fe që e mbështet terrorizmin, vetë mësimet e Profetit na qenkan themel i terrorizmit. Kjo nuk është e vërtetë, e dinë fare mirë edhe ata të krishterë që i kanë flakur paragjykimet mesjetare.

    Nuk është dhe vetë ky mesazh arsye për një protestë kaq të madhe. Është vetëm kapaku i të gjitha padrejtësive që po i bëhet botës islamike nga Perëndimi.

    Na ishte njëherë muhabeti se Iraku paska armë të shkatërrimit në masë. Pasi Iraku u shkatërrua në masë nga perëndimorët, u konstatua se nuk paska pasur armë të tilla. Tash po e "demokratizojnë" shtetin, pa ua kërkuar askush.

    Na ishte njëherë një Afganistan i udhëhequr nga talebanët, që paraqisnin gjoja rrezik gjithëbotëror. Se sa të fortë ishin realisht u pa pasi u shpartalluan nga amerikanët brenda disa ditëve. Pra, nuk paraqisnin rrezik real. Por, kjo nuk rezultoi në atë që forcat pushtuese të tërhiqen pasi e rrëzuan regjimin e padëshiruar. Jo, do të qëndrojnë atje, sikurse edhe në Irak, sa t'ju dojë qejfi.

    Problemi palestinez nuk zgjidhet as pas 60 vjetësh. S'është se nuk ka mundësi të një zgjidhjeje paqësore, por janë në pyetje kalkulime politike e ekonomike afatgjata.

    Tash është në radhë Irani për shkak se dëshiron ta ndërtojë një central bërthamor. Asgjë nuk thuhet pse Izraeli ka me qindra koka bërthamore, pra ARMË, e jo central elektrik. Kundër kujt do ta përdorte Izraeli atë potencial bërthamor? Dihet, kundër shteteve arabe. Dhe kjo është OK në sytë e perëndimorëve. Ndërsa, iranianët nuk kanë të drejtë të kenë central atomik. Vetë Bushi thotë se Amerika është tepër e varur nga nafta. Si për Amerikën, ashtu edhe për Iranin, ato rezerva të naftës do të shpenzohen një ditë. Kërkohen alternativa. Por, përderisa Amerika ka kushedi sa centrale bërthamore e sa mijëra projektilë bërthamorë, ata nuk po paraqitkan kurrfarë rreziku për botën, ndërsa Irani me 1 central bërthamor qenka problem botëror. Pra, thjesht po kërkohet një shkas për ta "demokratizuar" edhe një shtet islamik. E pastaj zinxhiri nuk ndalet.

    Kjo politikë perëndimore e ka nxitur mllefin e muslimanëve, më shumë se karikaturat e një gazete daneze. Megjithatë, më vie shumë keq që këto protesta po zhvillohen në mënyrë kaq euforike. Është dashur të tregohen më gjakftohtë e më të zgjuar sepse kur lëmshi fillon njëherë e të mbështillet, nuk dihet më "kush ma i pari bani".

    Thonë se na qenkan tipa destruktivë dhe shpellarë sepse dogjën nja 2-3 ndërtesa, ndërsa harrohet se sa e sa ndërtesa më me vlerë në Afganistan dhe Irak janë rrënuar nga amerikanët dhe aleatët e tyre. Përcjellur me mijëra viktima civile. Vetë ushtarët amerikanë e kanë plaçkitur muzeun kombëtar të Irakut, ku vlera e eksponateve shumëfish e tejkalon vlerën e një ndërtese të një ambasade. Të mos flasim për objektet tjera me rëndësi jetike për funksionimin normal të një shteti, të cilat u shkatërruar pa kurrfarë kriteri. Në rastin e këtyre protestave, pati viktima veç në mesin e protestuesve e jo te huajve. U vra një prift në rrethana dhe motive ende të pasqaruara.

    Shihet qartë se kush është më i dhunshëm, dihet se kush po i ndez zjarret. Por, është e kotë të shkruhet për këto gjëra sepse ca mendje të errësuara thjesht nuk e kanë kapacitetin e mjaftueshëm për të kuptuar, apo për t'u munduar për të kuptuar sado pak nga e vërteta e palës tjetër.

    E di që edhe këtë që shkrova do të shkojë dëm, sepse ka tipa këtu që i kanë mësuar ca formula përmendësh nga mesjetarët dhe nuk ka gjasa t'u sqarohet diçka.


    Tung
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  5. #115
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Kush ka minimum kulture politike e njeh shume mire Fiskun per guximin, mprehtesine dhe aftesine e jashtezakonshme per te pare pertej perdes se tymit te propagandes. Per te shkuar drejt thelbit te fenomeneve, tek "pseja" dhe jo thjesht tes "sija".
    Sikur bota te kishte me shume njerez si Robert Fisk do te ishte fat i madh!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #116
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Pyetje moderatorëve

    Tema Indinjatë ndaj karikaturave të Muhamedit u mbyll përkundër faktit se aty kishte mjaft PRO et CONTRA që vlejnë të lexohen, për arsye të fjalorit të pahijshëm të përdorur. Unë shoh se edhe në këtë temë vazhdohet me ofendime të ndërsjellta dhe me fjalor aspak më të ndryshëm se në atë temën tjetër.

    Atëherë:
    - pse nuk i bashkoni të dy temat (këtë dhe "Indinjatë...") në një të vetme e të vazhdojë "dialogu konstruktiv" deri në fund, apo
    - pse thjesht nuk e mbyllni edhe këtë temë?



    Shiu
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Pershendetje Shiu.
    Njera teme u mbyll sepse nuk kishte me vend per debate.
    U hapen dy tema te tjera te cilat i bashkova dhe shpresoja te mos shikoja me shkrime me ofendime.
    Por ketu vazhdohet akoma me debate te kota.
    Me te vertet çuditem sa kohe i dedikojne njerezit ofendimeve dhe fjaleve pa fund.
    Nejse edhe kjo teme po ndjek ate tjetren sepse u tha gjithçka.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •