Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 117
  1. #51
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Nje proteste paqesore nuk u be ne Tirane,Prishtine per karikaturat me Muhamedin? Kjo ishte pyetja e nje personi ska rendesi kush person. UNe nuk dija si te i pergjigjesha.


    Ju si do i pergjigjeshit?
    Pse nuk din ti përgjigjesh ti kësaj pyetje që është kaq e thjeshtë apo nuk je musliman shqiptar ti?
    Kjo gjë nuk do ndodhë në tokat shqiptare pasi feja jonë është shqiptaria sepse fetë i kemi të dhuruara me dhunë nga pushtuesit.
    Kështu muslimani shqiptar është më i emancipuar se ai jemenas apo afganas etj.

    Bile desha të përgëzoi komunitetin musliman dhe drejtuesit e saj ne shqipëri e kosovë që nuk e drejtuan popullin në asnjë prej këtyre protestave.
    Kjo tregon emancipimin e kulturës antike shqiptare.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  2. #52
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Dr. John L. Esposito(katolik) Profesor në Georgetown University ka deklaruar se karikaturat e përforcojnë
    ”besimin e ngulitur thellë se respekti për fenë Islame nuk ekziston“ në Evropë.

    ”Do të mund kuptohej si përpjekje e paramenduar që të provokoj dhe testoj jo vetëm fetarisht .
    Pasqyron tendosjen ndaj komuniteteve emigrante.Tregon se për çka është demokracia: asgjë nuk është e shenjte.“


    Shënim:
    Profesori John L. Esposito është autor i disa librave të shquar :
    ”What Everyone Needs to Know About Islam“
    ”Islam: The Straight Path“, etj.

    Në mes tjerash Dr. Esposito është edhe kryeredaktor i :
    ”The Oxford Encyclopedia of the Modern Islamic World“,
    ”The Oxford History of Islam“,
    ”The Oxford Dictionary of Islam“, dhe
    ”Oxford’s The Islamic World: Past and Present“.


    PrInCiPiEl
    Ndryshuar për herë të fundit nga PrInCiPiEl : 07-02-2006 më 23:47 Arsyeja: !

  3. #53
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    hipokrizi skandaloze dhe fanatizem masiv psikopatesh islamike.. dhe nen-qeshje judeo-kristiane.. keto kam pare ne TV keto dite.

    pse cuditerisht, askujt nga protestuesit nuk i thuhet qe te mos dale ne rruge dhe te kercenoje me vdekje njerez 8000 km larg, por t'ja lere ne dore atij per te cilin behet ku qamet, ne fund te fundit.. pra, ta lene ne dore te... zotit!

    edhe ai (pasi "mbyll deren") i denon maskarenjte dhe faqezinjte.


    Europa lirine e shprehjes e ka fituar me gjak. Dhe kete gjak fillimisht e kane derdhur psikopatet fanatike te krishtere (Inkuizicioni, Zhan Kalvin).. pasi iku pergjithmone vala e tyre, por vjen kjo vala e psikopateve orientale te vonuar qindra vjet. Do tu dale narkoza dhe ketyre besoj..

    (oh, c'ju kane bere hebrenjte me ato "librat e shenjte".. medet!)

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
    pyetje: Pse nuk ja lini zotit ne dore ofendimet qe i behen atij? Del me mire dhe per ate vete, dhe toleranca ruhet.
    Prektora

  4. #54
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Sjellja e ketyre njerezve bukeshkale eshte vertete e ulet ..le te shpresojme te jete vetem me kaq e mos kaloje situata ne dicka me serioze , pasi nga njerez te tille cfare s'pret .. eh medet thuaj ..

  5. #55
    rrugaç Maska e misterioz
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Vendndodhja
    rrugeve
    Postime
    74
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Nje proteste paqesore nuk u be ne Tirane,Prishtine per karikaturat me Muhamedin? Kjo ishte pyetja e nje personi ska rendesi kush person. UNe nuk dija si te i pergjigjesha.


    Ju si do i pergjigjeshit?
    Se nuk na plasi shume by*tha per keto pune (fesë)jo,me perjashtim te ndonji koketuleje qe jo se i plasi fort per karikaturat jo po thjesht do qe te vjelli vrer kunder Europes dhe SH.B.A.-se,pamvarsisht se karikaturat u botuan nga disa gazeta toçi ben gjithe Europen fajtore.

    Imagjinoni sikur te ishte bere atentat kunder ndonji perfaqsuesi te fese islame,ashtu siç ju be Papes,ç'do ndothte.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #56
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga darwin
    hipokrizi skandaloze dhe fanatizem masiv psikopatesh islamike.. dhe nen-qeshje judeo-kristiane.. keto kam pare ne TV keto dite.

    pse cuditerisht, askujt nga protestuesit nuk i thuhet qe te mos dale ne rruge dhe te kercenoje me vdekje njerez 8000 km larg, por t'ja lere ne dore atij per te cilin behet ku qamet, ne fund te fundit.. pra, ta lene ne dore te... zotit!

    edhe ai (pasi "mbyll deren") i denon maskarenjte dhe faqezinjte.


    Europa lirine e shprehjes e ka fituar me gjak. Dhe kete gjak fillimisht e kane derdhur psikopatet fanatike te krishtere (Inkuizicioni, Zhan Kalvin).. pasi iku pergjithmone vala e tyre, por vjen kjo vala e psikopateve orientale te vonuar qindra vjet. Do tu dale narkoza dhe ketyre besoj..

    (oh, c'ju kane bere hebrenjte me ato "librat e shenjte".. medet!)

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
    pyetje: Pse nuk ja lini zotit ne dore ofendimet qe i behen atij? Del me mire dhe per ate vete, dhe toleranca ruhet.

    Desha te te citoj vetem ate me shkrim te pjerret (se eshte nobel) por kjo duhet cituar e tere! Pa koment...

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31
    Karikaturat Blasfemike dhe Mesimet Shqiptare

    nga Alban BALA

    Gazeta "Jyllands Posten" e Danimarkes ndoshta nuk e dinte as vete se ne çfare ujrash po zhytej naten e shtatorit 2005, kur botoi se pari nje cikel karikaturash me qendrim anti-islam, qe pertallnin profetin Muhammed si nxites te radikalizmit ne boten arabe. Ribotimi i tyre ne janar 2006 nga nje gazete kristiane e Norvegjise do ta kthente kete çeshtje ne nje debat boteror. As falja qe kerkoi gazeta dhe as ndjesa e kryeministrit danez disa dite me pas nuk mund te ngjisin me ate qe u thye. Edhe pse ajo qe u thye, ishte e krisur prej kohesh.

    Nese Europianet thone se ketu flitet per te drejten e shprehjes, ata po thone gjysmen e se vertetes.
    Selia e Shenjte e Vatikanit, Departamenti Amerikan i Shtetit, kryeministri polak Kazimierz Marcinkiewicz dhe shume zyrtare te tjere te larte boterore e kane quajtur botimin “tejkalim te se drejtes themelore te shprehjes”, “ofeze te papranueshme” dhe madje “provokim”.
    Debati kryesor mbi kete çeshtje eshte etik dhe filozofia e tij permblidhet ne duelin mes “te drejtes” dhe “drejtesise”. Perendimi eshte partizan i mbrojtjes se “te drejtes” duke e fokusuar ballancen mbi njesine individuale shoqerore, ndersa hemisfera lindore ne teresi e mbeshtet filozofine e saj tek “drejtesia”- si nocion i pergjegjesive te individit ndaj teresise se njerezve......


    Nese keni kohe dhe deshire mund ta lexoni te plote artikullin ketu:

    http://www.albpr.org/g-news/modules....article&sid=83


    ...

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Postime
    5

    ..

    ..mund tju them se popllsia prej 1.7 bilion muslimane nuk eshte arabe...arabet jane vetem1/6 e kesaj ,rreth 400 milion.



    Nigerian MPs burn Denmark's flag

    Muslims regard the controversial cartoons as blasphemous
    Nigerian MPs cheered in the northern majority Muslim state of Kano as Danish and Norwegian flags were burned in a ceremony in the parliament premises.
    The flags were torched to show disapproval of the publication in Denmark and Norway of cartoons satirising the Prophet Muhammad.

    Earlier Kano state MPs passed a resolution to call off multi-million dollar trade negotiations with Denmark.

    In Niger, thousands took part in banned protests against the cartoons.

    The cartoons, originally published in a Danish newspaper, have been denounced in other African countries and throughout the Islamic world.

    In Somalia, a teenage boy died after protesters attacked police on Monday.

    Islamic tradition explicitly prohibits images of Allah and the Prophet Muhammad.

    Christian backing

    The BBC's Ado Saleh in Kano says some 200 people, including the 40 state parliamentarians, attended the flag burning.

    CARTOON ROW
    30 Sept 2005: Danish paper publishes cartoons
    20 Oct: Muslim ambassadors complain to Danish PM
    10 Jan 2006: Norwegian publication reprints cartoons
    26 Jan: Saudi Arabia recalls its ambassador
    30 Jan: Gunmen raid EU's Gaza office demanding apology
    31 Jan: Danish paper apologises
    1 Feb: Papers in France, Germany, Italy and Spain reprint cartoons
    4 Feb: Syrians attack Danish and Norwegian embassies in Damascus
    5 Feb: Protesters sack Danish embassy in Beirut


    Cartoon row: Your views

    They shouted "Allah Akbar" (God is great) as Kano's parliament speaker Balarabe Saidu Gani set the flags alight, he says.

    On Monday, the MPs passed a resolution ordering the Kano state government to call off negotiations with Denmark over a hydroelectric plant worth some $25m and to cancel the purchase of 72 buses from the country worth some $57m.

    The Christian Association of Nigeira has condemned the publication of the cartoons.

    Tensions between Christians and Muslims in Nigeria have led to clashes leaving thousands dead in recent years.

    Anti-riot police

    Meanwhile, the centre of Niger's capital, Niamey, came to a standstill as tens of thousands of Muslim protesters called on Niger's government to condemn the cartoon.

    Permission for the march was withdrawn at the last minute for fear the situation would get out of hand, but the protesters ignored this.

    For three hours, religious leaders addressed angry crowds condemning what they called the gratuitous provocation of Muslims by the West.

    Anti-riot police protected Denmark's embassy in the capital, but the demonstration came to an end peacefully.

    Protests against the cartoons in Muslim countries have targeted embassies and consulates of Denmark and Norway, the first countries where the cartoons were published.

    They have been reprinted in newspapers in Germany, Italy, Hungary, the Netherlands, Spain and South Africa.

    Jyllands-Posten, the Danish paper that originally printed the caricatures, has apologised for causing offence to Muslims, although it maintains it was legal under Danish law to print the cartoons.

  9. #59

    Arrow

    CARTOON ROW
    30 Sept 2005: Danish paper publishes cartoons
    20 Oct: Muslim ambassadors complain to Danish PM
    10 Jan 2006: Norwegian publication reprints cartoons
    26 Jan: Saudi Arabia recalls its ambassador
    30 Jan: Gunmen raid EU's Gaza office demanding apology
    31 Jan: Danish paper apologises
    1 Feb: Papers in France, Germany, Italy and Spain reprint cartoons
    4 Feb: Syrians attack Danish and Norwegian embassies in Damascus
    5 Feb: Protesters sack Danish embassy in Beirut
    1 Feb: Papers in France, Germany, Italy and Spain reprint cartoons-

    E pra, nga gjithë kjo "kronikë" e lartëpërmendur e karikaturave , a nuk iu duket që sjellja e 1 Shkurit është një NXITJE E HAPUR nga shtetet evropiane si: Franca, Gjermani, Italia, Spanja..?!......

    Mos më thotë dikush pastaj se kjo s'është punë e djallit, sepse vetëm DJALLI nxit të keqen, vetëm ai joshet nga e keqja, vetëm ai e don të keqen në këtë botë dhe vetëm ai e RIPËRSËRIT të keqen- sinonim i të keqes- padrejtësive, mashtrimeve, abuzimeve, luftërave!
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #60
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56
    Citim Postuar më parë nga AIPR
    Karikaturat Blasfemike dhe Mesimet Shqiptare
    Selia e Shenjte e Vatikanit, Departamenti Amerikan i Shtetit, kryeministri polak Kazimierz Marcinkiewicz dhe shume zyrtare te tjere te larte boterore e kane quajtur botimin “tejkalim te se drejtes themelore te shprehjes”, “ofeze te papranueshme” dhe madje “provokim”
    Nuk me çudit aspak ky fakti qe keto qe permenden lart kane shprehur 'indinjaten' per te rrespektuar djesite fetare.

    Vatikanit do ti pelqente shume te fitonin nje guarantee for non-repetition, sepse ka qene vete disa here objekt i ketyre karikaturave dhe sigurisht qe kundra vullnetit te tyre....pra nuk eshte nje qendrim parimor, por per interesa egoiste.

    SHBA-ja nuk ishte fare pale ne kete çeshtje dhe shume mire mund te mos ishte perzier fare, po vetem e perdor kete rast si perpjekje per te permiresuar imazhin ne vendet islamike, dhe eshte hipokrizi e verte sepse amerikanet kane qene te paret qe e kane vendosur ne kushtetute lirine e shprehjes qe nga 1791 ne amendamentin e pare, edhe pse ne realitet pengohet ne menyre direkte ose indirekte, gezojne lirine me te gjere te shprehjes.

    Po ashu, kryeministri polonez vjen nga e djathta konservative, dhe qendrime te tilla jane modus vivendi per te mbijetuar ne shtetin me konservativ ne europe. Pikerisht per faktin qe keto debate bashkojne ne qellim forcat me konservative, te djathta dhe regresive te shoqerise, duhet qe pjesa progresive te mos veteçensurohet te kufizoje parimet qe i ka fituar me perpjekeje shekullore, dhe liria e shprehjes, e shtypit duhet te sfidojne çdo tabu apo dogme, pa perjashtim.

    Nuk di nese gjithe ky debat, qe mua me duket i nevojshem dhe i shendetshem, ju ben te pyesni veten, si ka mundesi qe indjinjohen kaq thelle besimtaret e thjeshte dhe te pafajshem meqe ju cenohet besimi i tyre, dhe nuk kuptoj se si nuk kam pare nje tubim te tille ku te denohet me po te njejten histeri, instrumentalizimi i islamit nga terroristet?. Une do te pyesja nese eshte me ofenduese per islamin qe nje danez ben nje karikatur te muhametit, apo terroristet qe presin koka njerezish me kuranin ne dore dhe mundesisht transmetohen live ne al jaziraa?
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •