Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 117
  1. #1
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880

    Thjesht karikature? Deri ku duhet te shkoje liria e fjales"?

    Te gjithe jeni ne dijeni te komplikacioneve qe jane shkaktuar nga botimi i 12 karikaturave ne shtypin Danez dhe ribotimi i tyre ne France, Gjermani, Spanje, Itali, Zvicer, Hungari etj.
    Gjihtashtu dihet reagimi i botes myslimane.....
    A mendoni se ishte e udhes te botoheshin keto blasfemi (ashtu jane ne syte e cdo myslimani te zakonshem)?
    A eshte e mjaftueshme gjethja e fikut "liria e shtypit" per te justifikuar keto karikatura?
    A nuk eshte me e drejte qe simbolet e feve (Kristiane, Myslimane Hebraike, Indu, Budiste, etj etj) te mos perdhosen?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po e postoj kete shkrim ketu thjesht per te mos hapur 100 tema per kete pune, megjithese hapesi i temes do kerceje pupthi menjehere...

    Do t'ju lutesha postuesve qe nqs ndonjeri ka ndermend te sjelle ndonje analize burri te mençur, çfaredo qofte ai, danez, arab apo kinez, kete ta sjelle ne shqip e jo ne lloj lloj gjuhesh ketu se une nuk kam çelesat e Babelit.

    Dhe moderatoret jane te lutur t'i fshijne sepse e di qe do vershojne tani çarçafo-kopi-pastat prej 3 kilometrash, sidomos ato te librave te shenjte...


    Jo censurë, por caqe për të gjithë !

    nga Joël Kotek

    LE MONDE, 06 shkurt 2006


    Perkthyer nga frengjishtja
    Oiseau en vol


    Ideja e karikaturës është për të trashur trajtën, për ta fryrë atë deri në tepri me qëllim për ta sjellur atë aq të dukshme që realiteti ndaj të cilit ajo referohet të kthehet ai vetë më i dukshëm, më i lexueshëm. Dhe këtu është krejt çështja. A mund ta sjellim aktualitetin më të lexueshëm duke paraqitur Profetin – dhe nga këtej islamin – nën trajtat e terrorizmit ? Asgjë nuk është më pak e sigurtë ! Duke e paraqitur islamin nën shenjën globale të së Keqes, karikaturisti e ka tradhtuar dukshëm misionin e tij ; nga ku vjen zemërimi i kuptueshëm i mjaft myslimanëve. Si dhe fetë e tjera, edhe islami si i tillë është një fe pajtimi, bartëse vlerash pozitive, çka kjo duket të përgënjeshtrohet nga dy prej dymbëdhjetë karikaturave në fjalë. Personalisht, dhjetë të tjerat – shumica mjaft të dobëta në cilësi – nuk na duken aspak skandaloze dhe kjo ndodh edhe kur disa prej tyre paraqesin profetin Muhamet. Si modern që jam, problemi nuk është aq në faktin që të jetë guxuar për të paraqitur Lajmëtarin sesa mënyra me të cilën ai është paraqitur dy herë me rradhë.

    A duheshin ndaluar ato megjithatë ? Sigurisht që jo. Një shtet demokratik nuk mund ta çojë nëpër mend për të censuruar karikaturistët e tij ; liria e shtypit dhe e mendimit është e panegocueshme. A duheshin botuar ato megjithatë ? E si të mos përgjigjemi, edhe këtu, negativisht ? Nëse duhet hequr dorë nga çdo ide censure, kjo nuk nënkupton që të duhet hequr dorë gjithashtu nga çdo ide caku. Caqet duhet të ekzistojnë sigurisht, por ato duhet të caktohen nga vetëm profesionistët ose gjykatat. Pra u takon vetëm karikaturistëve dhe/ose redaksive për të vendosur nëse vizatimi është pikërisht një karikaturë, dmth madje një fryrje e tepruar e së vërtetës – apo një paraqitje krejt e paqenë, shpifëse, shkurt, që jo vetëm nuk i shton asgjë debatit, por e acaron atë. Mjafton të sjellim nëpër mend karikaturat e Stürmer nazist ose të revistës Kangura hutu për tu bindur mbi dëmet që mund të sjellin vizatime shtypi që ne nuk do të guxonim t’i quanim karikatura. Këto vizatime qenë nxitëse të vërteta për krim. Kështu, nëse vetëkuptohet që karikaturisti mund të tallet me fetë (dhe islami është një i tillë), edhe në mënyrë të tepruar dhe të fryrë – sepse kjo bën pjesë në liritë e tij -, ai nuk mund ta bëjë këtë duke gënjyer me lapsin e tij.

    I tillë do të duhej të ishte kodi i sjelljes së çdo vizatuesi shtypi… edhe arab, sidomos arab, sepse paradoksi do që karikatura bashkëkohore arabe të jetë më intolerantja dhe më e njëanshmja e këtij shekulli të ri. Ç’të thuash, në fakt, në mos që mjaft karikaturistë të zonës arabo-myslimane tradhtojnë etikën e tyre shumë më tepër sesa kolegët e tyre perëndimorë. Portreti që ato u bëjnë papushim Izraelitëve dhe çifutëve është gënjeshtër dhe fantazmë e pastër. Judaizmi është i paraqitur me dëshirë si një fe e urrejtjes, çifutët si gjakpirës dhe/ose vrasës të Krishtit.

    Po t’i besojmë shtypit arab të sotëm, çifutët janë imperialistë të cilët manipulojnë SHBA-ës, apo Turqinë, njëlloj sikur këta të fundit të mos ishin gjë tjetër përveçse kukulla të thjeshta në shërbimin e tyre të veçantë. Duke nxjerrë nga magazina e zbukurimeve episodin e kryqëzimit të Jezusit dhe akuzën mesjetare të krimit ritual, karikaturistët "antisionistë" nuk zmadhojnë asnjë trajtë, aty nuk kuptohet asnjë trajtë reale : ato nuk bëjnë gjë tjetër veçse vërshojnë në mite antisemite, veç të tjerash të dënuara dhe të harruara ngado. Mirëpo, a janë dënuar ndonjëherë këto vizatime nga ndonjë intelektual çfarëdo arab ?

    _________________

    Historian, Joël Kotek është lektor në universitetin e lirë të Brukselit, ai është bashkautor i një vepre mbi karikaturën arabe bashkëkohore ( (Complexe, 2003) dhe i Karta postale antisemite (Berg international, 318 faqe, 39 €).

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Protesta kundër karikaturave të Muhametit

    Rreth 2 000 myslimanë radikalë kanë demonstruar në Indonezi dhe Tailandë kundër karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhamet. Gjithashtu aktivistët myslimanë në perëndim të vendit kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Indonezisë dhe Danimarkës. Në Bangkog, myslimanët kanë zhvilluar po ashtu një protestë.


    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan ka kërkuar edhe një herë që t'i jepet fund dhunës. Ministri i brendshëm i Libanit, Asan Saba deklaroi dorëheqjen e tij për shkak të eskalimit të dhunës në vend. (DW)
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Sa qytete ka Shqiperia?
    Cila eshte pozita gjeografike e saj?
    Sa eshte popullsia?
    C'tregon historia e Shqiperise?
    Kush jane zakonet, kulturat e saj?
    Kur do bashkohet Shqiperia me Kosoven dhe viset e tjera dhe si duhet arritur?

    Cili eshte niveli ekonomik i Shqiperise, krahasuar me 'vendet e tjera europiane'?
    Sa ka ndryshuar kjo ekonomi vitet e fundit, pse dhe si duhet permiresuar?
    Sa ka rene niveli i krimit ne Shqiperi dhe c'duhet bere per permiresimin e tij?
    Sa parti politike ndodhen ne Shqiperia dhe cila prej tyre ka programin me te mire per integrimin e saj ne standartet europiane?
    Si jane marredheniet e Shqiperise me vendet e zhvilluara Europiane dhe c'duhet permiresuar?
    Po perdor nje diplomaci te mire, apo ka vend per permiresim?
    Emigracioni, kjo plage shekullore...si do perfundoje, c'duhet bere?

    PS: Duhet te kisha ikur ne pune tani, por harxhova pak kohe per te te postuar akut...disa pika diskutimi thelbesore, ku shqiptaret neper bote duhet te perqendrohen, te dedikojne ato minuta te shtrenjta qe harxhojne para kompjuterit, ne ndihme te KOMBIT tone...vetes tone! ...jo me kot e kam permendur fjalen 'permiresuar' disa here...ooooo shqiptare!

    Na plaset...

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Demonstratat rezultojne ne vdekje.

    Te pakten 5 jane vrare ne Afganistan gjate protestave kunder karikaturave.
    Dy te tjere u vrane kur sulmuan bazen ushtarake Amerikane ne Bagram, megjithese US ka denuar karikatuarat dhe ka thirrur per gjakftohtesi. Gjashte police afgane u plagosen

    Nje demonstrues vdiq ne Bejrut (u dogj ne ambasaden daneze ndersa i vune flaken) 30 u plagosen, dhe me dhjetra te arrestuar.
    Ne Somali, nje adoleshente vdiq ndersa demonstruesit po perlesheshin me policine. Kisha dhe prona te krishtere jane dhunuar ne Liban.

    Irani (ku ambasada daneze eshte sulmuar me bomba petroli) nderpret lidhjet ekonomike dhe tregtare me Danimarken. Gjithashtu ne Iran sulmuan dhe ambasaden Austriake.

    Nderkohe, Norvegjia kerkon kompensime nga Siria pasi ambasada e tyre u doq ne Damaskus te shtunen.
    Ne Indonizi protestuesit sulmuan konsullatat Daneze dhe Amerikane.
    Protestohet ne mase gjithashtu ne Delhi, Indi. Ne Kashmir jane mbyllur dyqane dhe biznese ne shenje proteste ndaj karikaturave.
    In Indonesia, protesters target the Danish and US consulates in Surabaya, the country's second largest city. Protests are also held in the capital, Jakarta
    Protesta jane bere dhe ne Tailande ku eshte djegur flamuri Danez perballe ambasades perkatese. Demonstruesit therrisnin "vdekje Danimarkes: dhe "vdekje Frances" dhe kerkuan terheqjen e diplomateve dhe ushtarakeve franceze dhe daneze.

    Ne Turqi, ne nje qytet ne veri te vendit u vra ndersa po lutej nje prift katolik.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Bejne gabim qe i kerkojne llogari shtetit Danez sepse shteti as ka pune fare me lirine e shtypit ne perendim. Ky mentalitet i kerkimit te llogarise shtetit perkates eshte indirekt tregues i autoritarizmit te shteteve arabe dhe dhunes dhe kontrollit qe ushtron shteti arab mbi masat, gjersa masat mendojne se shteti mund te zgjidhe gjithcka.

    Ja nje koncept i ri per tu mesuar, pavaresia e pushteteve!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Une jam pro satires dhe fshikullimet te se keqes. Qe te besh kritike edhe duhet ta pranosh kritiken. Vendet arabe 24 ore ne dite kritikojne dhe tallen me Izrael e amerike (Big Satan e quajne) por keto per mentalitetin e sofistikuar te evropianit nuk tingellojne si fundi i botes. Tani se ka dikush tabu (arabi) sdo me thene qe tabuja e tjetrit te kthehet edhe ne tabune time (evropiani). Problemi qendron se arabet i vleresojne evropianet me lentet e veta dhe presim qe edhe evropianet ta rishikojne vetveten permes syzet arabe. Kjo quhet imponom vlerash, dhe smund te presesh nga nje evropian te thote qe une kam faj ne kete rast pasi arabi u lendua. Evropiani ka perspektiva te tjera gjykimi, arabi po ashtu, ndaj sduhet te presim gjykime universale ne kete ceshtje, por larmi idesh dhe veshtrimesh te cilat duhet te bashkejetojne.

  8. #8
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Qielli eshte blu e uji i detit i kripur......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  9. #9
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sot u mesua se e njejta pacavure Daneze ka hedhur poshte (me te drejte) para 3 vjetesh nje seri karikaturash ku tregohej Jezu Krishti.....
    Me sa duket ndjenjat fetare te kristianeve jane me te rendesishme se sa te myslimaneve......
    C'fare hipokrizie!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  10. #10

    Me teper liri per tu shprehur dhe jo kufizime te saj

    "I do not agree with a word you say, but I will defend to the death your right to say it." -- Voltaire -Nuk jam dakort me asnje fjale qe thua, por do te mbroj deri ne vdekje te drejten tende per tu shprehur-

    Nje fjali e tille, eshte teper e pershtatshme per debatin e tanishem sepse ve ne pah thelbin e parimit te lirise se shprehjes, qe fatkeqesisht nuk duket te kete ndonje vlefshmeri universale pa dallim kulturash apo fesh ne mbare boten. Ky parim kaq sublim eshte rezultat i perpjekjeve shekullore te pjeses progresive dhe reformuese te qyteterimit perendimor, dhe mund te kuptohet vetem si i tille. Perben nje kusht te domosdoshem per nje shoqeri te hapur dhe demokratike, dhe fatkeqesisht ky parim mund te zhvillohet vetem ne nje demokraci, duke mos nenkuptuar aspak se te gjitha demokracite, apo shumica e tyre, lejojne ne realitet lirine e plote te shprehjes.

    Perpjekjet direkte ose/apo indirekte per kufizimin e keti parimi, jo vetme qe jane ne kundershtim me vetveten por krijojne nje standart te dyfishte, sa minojne legjitimitetin e keti parimi. Liria absolute e shprehjes nuk do te linte shteg per deformimin e keti parimi, sikurse nje gje e tille ndodh pikerisht ne shtypin Europian ne ralle te pare, saqe nga permbytja e njerezve me informacion te gjithanshem, ju duhet te bejne nje perzgjedhje teper selektive te lajmeve qe terheqin me shpejt vemendjen e publikut, duke mos nenkuptuar aspak cilesi apo relevance te informacionit. Kjo tregon nje varferim te skajshem te krijimtarise se gazetareve per te terhequr vemendjen e publikut me lajme me nivel dhe perfaqesuese, saqe humbasin çdo kredibilitet kur krijojne histeri me thjeshtezimet dhe analizen e tyre teper te ceket, sikur pasqyrimi i tanishem i çeshjtes se karikaturave, duke u mbeshtetur ne parimin e fjales se lire. Duken me shume si 'profetet e rreme' te fjales se lire, qe ne te verte i bejn me shume dem se sa e mbrojne ate. Sidoqofte, liria e shphrejes eshte nje vlere e çmueshme dhe e vleresueshme ne boten perendimore, edhe pse nuk behet ne menyre te perkryer, te pakten te gjithe e shohin si legjitimim te pranushem perdorimin argumentit te lirise se shprehjes.

    Ne boten Arabe, dhe ne pergjithesi vendet Muslimane, parimi i lirise se shprehjes eshte gati nje contradictio in terminis. Fatkeqesisht, nuk kane patur rastin te kalojne faza te domosdoshme reformuese per tju pershtatur kohes, per arsye objektive dhe te kuptueshme, saqe ky parim nuk gezon aspak vleren qe i jepet ne boten perendimore. Shumica e ketyre vendeve jane diktatura fetare qe ndrydhin çdo perpjekje qe mund te sfidojne politikat e tyre indoktrinuese te marrezishme, saqe shumica demrmuese e publikut ushqehet me nje perzgjedhje teper te seleksionuar te lajmeve qe i sherben qellimeve te ketyre regjimeve, saqe jane lehtesisht te manipulueshem dhehisteria e masave mund te ndodh sa hape dhe mbydh syte, dhe eshte krejtesisht e kuptueshme. Dhe shumica e ketyre protestave jane te orkestruara nga diktaturat perkatese, per te devijuar problemet e brendshme, dhe aspekti i karikaturave mund te jete vetem nej pretekst, edhe pse shume njerez ndihet me te verte te lenduar dhe te ofenduar. Dhe sigurisht qe keto masa nuk kuptojne se si funksionon nje demokraci, se si shtypi eshte i lire ne nje shoqeri te hapur dhe se qeveria nuk mund ta kufizoje apo ndeshkoje ate, apo te kerkoje falje. Dhe nese ka diçka te perbashket ne kete çeshtje, eshte pikerisht fakti se sa pak kuptohen keto dy qyteterime, sa vizione dhe mendime te paperpushme kane, saqe konfliktet jane te paevitueshme.

    Sidoqofte, mendoj se liria e shprehjes nuk ka kuptim te kufizohet, sepse jo vetem qe do te nenkuptonte qe do te vihej nje kufi arbitrar, por do te krijohej dhe standarti i dyfishte. Si rrjelloje, liria e fjales duhet te jete mbi gjithçka dhe asnje dogme historike, fetare apo çfardo nuk duhet te frenoje shprehjen e mendimit te lire qofte ne menyre artistike, kritike, satirike apo çfardo. Eshte pikerisht elemeti me i domosdoshem per ushqimin e vetedijes dhe krijimtarise njerezore, saqe kufizimi i saj do te na kthente ne kafshe akoma me te prapambetura. Eshte nje element thelbesor ne nje shoqeri te hapur dhe demokratike, sa gjithkush duhet te kete te drejten per tu shprehur dhe njekohesisht te drejten per tu zemeruar apo shprehur ate. Ky eshte pikerisht thelbi i shoqerise se hapur, saqe duhet pranuar pikpamje te ndryshme dhe se duhet reaguar kundrejt tyre ne menyre te qytetruar dhe jo me veprimet e diteve te fundit qe marrin trajta barbare. Asnje zemerim, legjitim apo jo, nuk justifkon perdorimin e dhunes.

    Sfidimi i tabuve dhe dogmave eshte i nevojshem per nje shoqeri te shendoshe, eshte i domosdoshem per perparimin e çdo shoqerie dhe se zemeri qe mund te shkaktoje ushtrimi i shprehjes e lire nuk duhet te ndaloje kurre ekzistencen e saj, por ne te kundert. Duhet te pranohet si nje parim i patjetersueshem dhe i domosdoshem per nje shoqeri demokratike te hapur, dhe jo kufizimi, por zgjerimi dhe ushtrimi sa me i plote dhe i lire i saj do te jete menyra me e pershtatshme per tju shmangur matjes me dy pesha dhe per te mbajtur te gjalle shpirtin dhe vetedijen e njerezve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjovalin macaj : 07-02-2006 më 01:22

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •