Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 117
  1. #21
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Prapë ky muhabet?! Tashmë ishte hapur një temë e këtillë dhe dihet si përfundoi: lëmsh! Dhe u mbyll.

    Kështu që u rekomandoj moderatorëve që:
    - o ta fshijnë temën që tani
    - o ta lënë muhabetin të zgjatet deri fund, pa "ban" e pa dryrë kur tensionimet bëhen të padurueshme

    Shoh dhe emra të njohur nga ajo tema e mbyllur... jo rastësisht, jo!
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  2. #22
    AlbxTeam INC Maska e KoRn_
    Anëtarësuar
    15-04-2005
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    50
    Spanja kërkon ndihmë për situatën në vendet arabe

    7 Shkurt Shqipëria të ndërhyjë me mesazh moderacioni për protestat e dhunshme

    Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Spanjës, Miguel Angel Moratinos, i kërkoi dje Shqipërisë të ndërhyjë me mesazh moderacioni për protestat e dhunshme në shtetet arabe. Një qëndrim të tillë, Moratinos i ka kërkuar dhe Turqisë. Faktikisht Shqipëria dhe Turqia janë dy vende evropiane që janë pjesë në Konferencën Islamike. Shqipëria ka aderuar në këtë organizëm në vitin 1994. Ndërsa duket se vota e vendit tonë do të ketë një rëndësi të veçantë për situatën e krijuar. Moratinos, bëhet e ditur se, ka qenë i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për Lindjen e Mesme.

    Qëndrimi

    «Është e vërtetë se Shqipëria është një vend me shumicë popullsie myslimane dhe gjatë bisedimeve kemi trajtuar edhe këtë problematikë të ekseseve që po ndodhin në Botën Arabe ndaj këtyre botimeve. I kam kërkuar kolegut tim shqiptar, si anëtar i Konferencës Islamike, që të dërgojë atje mesazhin e moderacionit», tha dje Moratinos. Gjithashtu, ai shtoi se këto ditë ka patur rastin të bisedoj me sekretarin e Përgjithshëm të Konferencës Islamike, me sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, ku u ka transmetuar shqetësimin për atë çka po ndodh në lidhje me dhunimet e ambasadave daneze dhe norvegjeze. Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar dhe një respekt në ndjeshmërinë fetare dhe kulturore të vendeve arabe.

    Deklaratat

    Si qeveria shqiptare dhe ajo turke kanë dënuar protestat e dhunshme, si dhe kanë kërkuar repektimin e tolerancës që duhet të karakterizojë marrëdhëniet mes popujve. Moratinos tha se “këtë gjë e ka bërë edhe President i Turqisë, Kryeministri i Spanjës, Zapatero, duke u bërë thirrje vendeve arabe për qetësi dhe për të respektuar këto ndjeshmëri. Dhe ky do të jetë qëllimi ynë final”. Ndërsa, në një deklaratë për mediat, Qeveria shqiptare dënon ashpër djegien nga ekstremistët të ambasadës daneze në Bejrut si dhe djegien e ambasadave daneze dhe norvegjeze në Damask, një ditë më parë. “Këto akte të dhunshme janë të papranueshme, të pajustifikueshme dhe në kundërshtim flagrant me frymën e mirëkuptimit, tolerancës e bashkëpunimit që duhet të karakterizojnë marrëdhëniet mes popujve. Shqipëria, konsideron se liria e shprehjes së mendimit dhe ajo e besimit nuk përjashtojnë, por përkundrazi, konsolidojnë njëra-tjetrën”, thuhet në deklaratë.

    Takimet

    Ministri Moratinos ka zhilluar dje takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Ai i ka paraqitur Presidentit Moisiu përshëndetjet e mbretit të Spanjës. Ndërsa në takimin me Kryeministrin Berisha, ai e ka ftuar këtë të fundit për një vizitë në Spanjë. Po kështu dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Mustafaj, i cili ka konfirmuar vizitën në Spanjë brenda këtij viti. Moratinos gjithashtu i ka bërë ftesë Shqipërisë që të marrë pjesë si vëzhguese në Samitin Euromesdhetar të Barcelonës.

    Spanja hap ambasadën në Shqipëri

    Moratinos ka deklaruar dje hapjen e ambasadës spanjolle në vendin tonë. Ky vendim është vlerësuar si një shenjë e mirë e rritjes së marrëdhënieve mes të dy vendeve. Në takimin mes dy ministrave të Jashtëm, është shprehur besimi se me hapjen e ambasadës do të ketë rrite të investimeve mes të dy vendeve. Ndërsa është theksuar se është rënë dakord për heqjen e vizave nga pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit. Në lidhje me këtë, ministri Moratinos tha se “para 25 viteve, qeveria spanjolle më dërgoi për vizitë eksplorimi në Shqipëri, për mundësinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Kush do të më thoshte mua që pas disa vitesh do të vija në Shqipëri si ministër i Jashtëm i Spanjës, duke kryesuar një delegacion të Ministrisë së Jashtme të Spanjës dhe qeverisë spanjolle, në Tiranë. Mund t’ju konfirmoj se jo me vonë se në muajin maj do të ketë një ambasador të Spanjës në Tiranë, me synim që të zhvillojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve”.

    Mustafaj

    Kjo është një vizitë historike e zotit Moratinos në Shqipëri, dhe unë ndjehem shumë i nderuar që e prita. Zoti Moratinos është në origjinë të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Spanjës. Do të kemi një mbështetje të gjerë të Spanjës në procesin e integrimit evropian dhe në NATO, dhe, sidomos nën kujdesin e Spanjës, Shqipëria do të zhvillojë një dimension të rëndësishëm në politikën mesdhetare.

    Moratinos

    Për të promovuar gjuhën spanjolle në Shqipëri nëpërmjet “Institutit Servantes” dhe për një gjë të tillë do të kemi një lektor në Universitetin e Tiranës dhe gjithashtu një zyrë të “Servantesit” në ambasadën që do të hapet në Tiranë. Spanja do të mbeshtesë dhe perspektivën dhe horizontin evropian të Shqipërisë, dhe gjithashtu do të mbështesë perspektivën euroatlatike të Shqipërisë dhe integrimin e saj në NATO.

    Moratinos

    Nuk do të harrojmë se Spanja dhe Shqipëria janë dy vende mesdhetare, dhe se në afat të shkurtër, të mesëm apo të largët do të kemi përpara të njëjtat sfida, dhe është vullneti i qeverisë së Spanjës të afrojë Shqipërinë në proceset euromesdhetare.

    Moratinos

    Ne mbështesim, gjatë presidencës austriake, të gjitha negociatat që po zhvillohen, gjithashtu mbështesim nënshkrimin gjatë kësaj presidence të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Dhe kur të marrim kryesimin, në 2010, do të japim një shtytje të mëtejshme për integrimin evropian.

    Mustafaj

    Jemi të bindur se e vetmja formulë për statusin final të Kosovës, që prodhon stabilitet, do të jetë pavarësia. Dhe kjo pavarësi duhet shoqëruar me disa kushte, apo garanci të domosdoshme. Të tilla janë: mbrojtja e të drejtave të minoritetit serb dhe të minoriteteve të tjera, mosndryshimi i kufijve, pra mosbashkimi i Kosovës me ndonjë shtet fqinj, mosndarja e Kosovës, si dhe një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake, mandati i të cilës duhet të negociohet nga negociatorët.

    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=23636

  3. #23
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    E gatuan corben Europianet tani dhe nuk u pelqen ta hane.....
    Le te kerkojne ndjese per blasfemite, te zotohen se te tilla provokime nuk do perseriten me dhe keshtu ti vihet kapaku kesaj meseleje.
    Nuk kane pse quraviten keshtu.
    Edhe ariu kur ngacmon ndonje koloni bletesh, nuk ankohet tek rojtari pastaj per hunden e fryre nga pickimet.......
    Qelbesira qe eshte aktualisht Kryeminister i Danimarkes nuk denjoi as te takonte disa muaj perpara nje delegacion ambasadoresh te vendeve islamike per te diskutuar ceshtjen. Atehere problemi do te mund te mbyllej shpejt e shpejt me mirekuptim.
    Bota islama duhet ti godase keta adhurues te Mamonit aty ku u dhemb me teper........kuleta.
    Po te ishin te bashkuar nuk do te neperkembeshin keshtu.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #24
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Prapë ky muhabet?!

    P.S.
    Gjilanas, nuk thuhet "Muhametit" sepse:
    1. Nuk dihet per cilin Muhamet po flet, se vec une i njoh nja 20 me ate emer, e kushedi sa miliona te tjere jane
    2. Shkruhet: MuhameD

    Pra, perderisa agjencite boterore te lajmeve thone "cartoons depicting prophet Muhammad", (apo shqip: profeti Muhamed), nuk shoh arsye qe ti te shprehesh ndryshe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 07-02-2006 më 14:12
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  5. #25
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sui Juris! Fjalet e tua nuk ndryshojne gati aspak nga teorite iluministe, racionalitste dhe pozitiviste qe e kane zanafillen tek mendimi filozofik Francez i periudhes se para-revolucionit.
    Ti i dhe nje drejtim filozofik (me apo pa dashje) temes dhe une do kisha deshire te te ndiqja po atehere do te dilnim nga tema aktuale.
    Keto teorira ndoshta te bukura ne leter e qe miklojne krenarine njerezore (me besimin e tepruar tek llogjika e arsyeja e tij) do te kishin vend nese nje pjese e mire e njerezimit do te ishin ne nivelin e Platonit, Sokratit Kantit apo Nices.
    Realiteti fatkeqesisht eshte ndryshe.
    Tragjedite boterore keto 200 vjetet e fundit e kane varrosur (te pakten per ata qe kane sy te shikojne) endrren e racionalizmit si instrument ekskluziv i kuptimit dhe organizimit te shoqerise njerezore.
    Ndoshta te kujtohet pasazhi i famshem i "Inkuizitorit te Madh" ne fillim te "Vellezerve Karamazov".......
    ==============
    Eshte ironik fakti qe ka qene Danez filozofi i madh Kierkegaard qe ka bere komentin gjenial: "Njerzit kerkojne lirine e fjales ne shkembim te asaj te mendimit, te cilin rralle here e perdorin"
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #26
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  7. #27
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga KoRn_
    Spanja kërkon ndihmë për situatën në vendet arabe
    Po por sot dhe shqipëria u distancua me anë të një deklarate për shtyp të Arta Dades ku theksoi që shqipëria nuk është anëtare e konferencës islamike dhe njëherë ajo precizoj që anëtarësia e shqipërisë nuk është hedhur për miratim në parlament kështu që është e pezulluar.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Sa tema duhet te hapen akoma?
    Kush deshiron te debatoje mbi kete problem eshte i lutur te shikoje temat qe jane hapur me pare.
    Njera teme u mbyll sepse eshte absurde gjuha qe perdoret nga disa persona qe nuk meritojne me te vertet te rrijne ne kete forum.
    Shkruani njeher mendimin tuaj dhe lerini edhe te tjeret te debatojne sepse perndryshe behet vetem vater sherri dhe medoemos do te mbyllet ose do te hidhet ne Koshin e posteve.
    Eshte edhe kjo nje menyre per te qene me tolerant sepse mjaft eshte fryre mbi zjarr.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ndihma e Spanjes eshte vitale per Shqiperine. Spanja eshte aleate e patundur e Gjermanise ne politika evropiane dhe lufte per karrike dhe kete e ka bere qe te mund te perballoje ambicjet belgo-franceze.

    Vitet e fundit eshte vene re nje lidhje e Italise me Francen e cila eshte shume e rrezikshme per Shqiperine, pasi Italia po mbeshtet politikat sllave dhe harron ato shqiptare. Kjo eshte e lidhur me interesat ekonomike te Italise ne Serbi. Italia gjithashtu eshte e lidhur me Rumanine.

    Bullgaria ka mbeshtjetjen gjermane dhe austriake.

    Nese kemi lidhjen e Spanjes, Gjermanise e Austrise, kjo do jete shume e favorshme, pasi lobi i tyre ne Bruksel eshte me i forte se aksi francez-italian.

    Me falni qe dola pak nga tema, po desha te precizoj pak rrjedhojat e maredhenieve me Spanjen.

  10. #30
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ndoshta ndihma e Spanjes do na duhet qe te futemi sa me pare edhe ne Nato.
    Qeveria Shqiptare ka rene ne hall te madh se nuk con dot nizame ne Bosnje, Afganistan e Irak pa qene anetare.....
    Pale po sa krenare do ndjehemi kur te kemi dhe bazat Janki ne Shqiperi ku ushtaret vellezer amerikane te perdhunojne (ne menyre demokratike) per shtate pale qejfe (si ne Okinawa) cucat tona para se ti nisim vete per pune euro-atlantike ne semaforet e Juropit........
    Hyxhym......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •