mmmmmmmmmmmm
mmmmmmmmmmmm
Te mos perdhosen anetares te mos perdhosen po ne asnjeren ane ama se bie era hipokrizi.
Zgjidh ti ke do Saudjanet apo Palestinezet [klikoji]
vaj medet respektit
![]()
antares te pershendes . e meta jone qendron ne faktin qe ne vend qe ta shikojme se per cfare behet gjithe debati, dhe te japim nje mendim konstruktiv, te bazuar ne nje te vertete JO-PROPAGANDISTIKE, shume nga ne i japin vemendjes qe shkrimet e veta te duken sa me teper bashkekohore (perendimore) , antifetare(antimuslimane). e meta jone qendron ne idene qe e vetmja menyre per te dale nga fatkeqesia e te qenit shtetas (mghths te gjithe ketu llomotisin per patriotizem) shqiptar ehste te behemi puthadoras te evropes. dhe ajo do na zgjase doren e saj te ngjyer me mjalte (ashtu sic do ja jape "shteteve islame kur te heqin dore nga terrorizmi"). kjo jane te gjitha te metat tona. po ky ehste mendimi im. dikush e sheh te meten si veti te cmuar
interist
Hipokrizi patjeter!
Hidhi nje sy asaj karikatures qe ke postuar
a) karikatura e cifutit (e bere nga myslimanet) eshte 3-4 here me e madhe
b) shprehja e fytyres se te dy personave (myslimanit dhe kristiani) tregon shume.
Swastika eshte paraqitur gabim (shenje qe tregon injorance te thelle te karikatureberesit.
======================
Une fola ne hyrje te temes per simbole fetare e ti na e ke kthyer cifutin e cdo gje qe ai perfaqeson ne nje simbol fetar.
Te paraqisesh cifutet per ate qe jane e kane bere 4000 vjet rresht nuk eshte perdhosje e fese (eshte tjeter Jahweh)......
=============
Fakti qe i ashtuquajturi "qyteterin perendimor" e ka humbur busullen morale shpirterore e fetare dhe i lejon vehtes te perdhose cdo gje qe dikur ka qene e shenjte per t'i bere theror Zotit te vetem Mamonit - parase, nuk do te thote se edhe 1 miljard myslimaneve u ka plasur cipa.....
Ata jane per tu admiruar qe ende kane gjera te shenjta, me te cilat nuk luhet dhe per te cilat jane gati te japin edhe jeten (ne Afganistan ka te vdekur).
================
Jam plotesisht dakord me postuesin e fundit....
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolívar
Anglezet jane te indinjuar nga mungesa e arrestimeve ne demonstratat gjate fundjaves. Ne tabelat e mbajtura nga demonstruesit lexohej: "Behead the one who insults the prophet", "Buther those who mock Islam", "Be prepared for the Real Holocaust", "Europe, your 9/11 will come", "Bomb US, bomb UK", "We want Danish blood" etj. Nje nga demonstruesit u vesh me kostum "vetevrases", 7 muaj pasi 52 angleze vdiqen nga sulmet kamakaze.
Jane bere disa komente pozitive per policine angleze qe ruajti gjakftohtesine dhe nuk rezultoi ne force, megjithate shume gazeta te henen kane bere thirrje per arrestimin e 22 vjecarit te veshur me kostum.
Gjithashtu qeveria eshte akuzuar per standarte te dyfishta. Perfaqesuesi i BNP (nje parti konservatore kunder emigracionit) tha se kryetari i partise sone u arrestua per urrejte raciale kur beri disa deklarata negative ndaj Islamit, nderkohe qe protestuesit Myslymane thone ne demonstra "qe do na vrasin" dhe policia nuk ben asgje.
Shume Myslyman me liberale kane denoncuar ekstremizmin e demonstratave. Nje perfaqesues i Keshillit myslyman Britanez eshte shprehur se disa demonstrues kane kaluar vijen paqesore dhe po therrasin per dhune. Por sipas tij, policia beri mire qe nuk beri arrestime, duke mos u dhene disa radikalve mundesine per t'u veteshpallur "martire" te profetit.
Ne zhvillime te tjera, ne Turqi arrestohet 16 vjecari qe vrau priftin katolik para kishes. Arsyet nuk dihen akoma, mgjth mendohet qe ngjarjet e fundit mund te kene qene shkak.
Ministri i Jashtëm spanjoll tha dje se i kishte kërkuar Mustafajt të dërgonte në Konferencën Islamike një mesazh moderacioni
Shqipëria, ndërmjetëse me islamikët
Ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratino, ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë si anëtare e Konferencës Islamike, për të zbutur situatën e krijuar pas skandalit të imitimit të Profetit Muhamed, përmes disa karikaturave që për herë të parë dolën në një gazetë daneze dhe më pas u ribotuan dhe nga gazeta të tjera evropiane. Në kushtet e një proteste të pakontrollueshme që ka shpërthyer në Siri dhe Liban, duket se edhe politika e Shqipërisë, po merr një tjetër dimension, lidhur me çështjen në fjalë, përmes kërkesës së ministrit të Jashtëm spanjoll Moratino.
Në fakt kërkesa e këtij të fundit për të zbutur situatën ka qenë përgjigjja e pyetjes se drejtuar dje po nga një gazetar spanjoll, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur me homologun e tij, Besnik Mustafaj. Duke vënë në dukje faktin se Shqipëria është një vend ku shumica e popullsisë është me besim mysliman, përfaqësuesi i medias spanjolle i është drejtuar ministrit të Jashtëm, Moratino, me pyetjen nëse i dukej i çuditshëm konflikti që ka shpërthyer me përhapjen e disa karikaturave të Muhamedit.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm spanjoll ka pranuar faktin se Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, duke i kërkuar në të njëjtën kohë, ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, që si anëtar u Konferencës Islamike, të dërgojë atje mesazhin e moderacionit. “Është e vërtetë se Shqipëria është një vend me shumicë popullsie myslimane dhe gjatë bisedimeve kemi trajtuar edhe këtë problematikë të ekseseve që po ndodhin në Boten Arabe ndaj këtyre botimeve. I kam kërkuar kolegut tim shqiptar, si anëtar i Konferencës Islamike, që të dërgoje atje mesazhin e moderacionit”, -tha Moratino. Pikërisht për çështjen në fjalë, ministri i Jashtëm spanjoll theksoi se këto ditë kishte pasur rastin të bisedonte me sekretarin e përgjithshëm të Konferencës Islamike, me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe gjithashtu edhe me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite. “Gjatë këtyre takimeve u kam transmetuar edhe shqetësimin tonë për çka po ndodh në lidhje me dhunimet e ambasadave daneze dhe norvegjeze dhe gjithashtu, duke kërkuar një respekt në ndjeshmërinë fetare dhe kulturore të vendeve arabe.
Këtë gjë e ka bërë edhe president i Turqisë, kryeministri i Spanjës, Zapatero, duke u bërë thirrje vendeve arabe për qetësi dhe për të respektuar këto ndjeshmëri. Dhe ky do të jetë qëllimi ynë final”,- tha ai. Ndërkohë, në vendet myslimane po vazhdojnë protestat ndaj karikaturave të botuara në gazetat evropiane për Profetin Muhamed. Gjatë dy ditëve të fundit protestuesit u vunë zjarrin misioneve diplomatike daneze në Siri dhe Liban.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së u bëri thirrje vendeve myslimane të pranojnë ndjesën e kërkuar nga gazeta daneze që i botoi fillimisht karikaturat. Edhe ministri i Jashtëm francez bëri thirrje për qetësi. Shtëpia e Bardhë i dënoi protestat e dhunshme dhe u bëri thirrje qeverive të marrin masa për të ulur tensionet. Krahas Sirisë dhe Libanit, protesta të tensionuara u zhvilluan edhe nga besimtarë myslimanë në Indi, ndërsa në Kashmirin indian u mbyllën bizneset.
Si lindi konflikti për karikaturat e Muhamedit
"Jyllands-Postten" botoi karikaturat e profetit Muhamed, pasi kishte shpallur një konkurs se si e perceptonin atë njerëzit, por nuk kishte asnjë arsye që të mendonte se çfarë do të pasonte pas kësaj. Gazeta daneze në fjalë ishte pikënisja e shpërthimit të një ndasie të pafund mes myslimanëve dhe të krishterëve, që u dëshmua me demonstratat e dhunshme në Liban dhe Siri, ku u dogjën selitë diplomatike të Danimarkës dhe të Norvegjisë.
Ministri i Jashtëm danez, Per Stig Mëller dhe kryeministri Rasmunsen, mëse njëherë theksuan se botimi nuk ishte nën kontrollin e qeverisë së Kopenhagenit, përfshi faljen publike ndaj myslimanëve, por kjo nuk e uli në asnjë moment dhunën, pa llogaritur bojkotin kundër mallrave danezë në vendet arabe. Më tej, një gazetë franceze i ribotoi karikaturat, por drejtori i saj u shkarkua menjëherë. Demonstrimet e dhunshme përfshinë territoret palestineze, Turqinë, ku u vra një prift, Libanin, Sirinë, Irakun, Iranin, Afganistanin dhe Pakistanin. Ndërkohë, gazeta tjetër daneze „The Copenhagen Post„ citonte ambasadorin iranian në Danimarkë, Ahmad Daniali, t’i kishte thënë se „ne kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe duhet të shohim përpara“.
Ia vure metrin mates edhe karikatures anetares. Po karikatura jane s'jane shprehje matematike.
perendimi ka te metat e veta por ndoshta ne nuk e njohim mire se c'ben vaki ne boten islame.
po vazhdoj te te jap shembuj te tjere qe te mesojme me teper
Emiratet Arabe apo Irani [klikoji]
beje vete krahasimin
Fakti qe qyteterimi perendimor ka humbur shume nga histeria dhe iracionaliteti qe fatkeqesisht sundon ne shumicen e disa vendeve muslimane, perben nje arritje qe vetem duhet te perforcohet akoma me shume. Busulla morale shpirterore nuk eshte monopol i fese, vetem se ne nje periulle te caktuar u perdor si perpjekje per te legjitimuar nje rend te caktuar te shoqerise. Indoktrinimi i njerezve per te ndjekur 'rrugen e drejte', himnizimi i gjerva me absurde si te shenjta dhe pasojat e ketyre marrezive njerezore nuk perben ndonje shkalle me te larte moraliteti, apo aq me keq ndonje busull, veçse nje busull drejt injorances dhe prapambetjes. Busulla morale shpirterore mund te buroje njekohesisht nga vetedija e njerezve dhe zhvillimi i shpirtit humanist te tyre. Fakti qe kjo e fundit buron nga vullneti i lire i njerezve dhe i nenshtrohet arsyes dhe llogjikes, per mua eshte shume here me i vlefshem.Postuar më parë nga antares
Ata qe jane per tu admiruar, jane ate qe udhehiqen nga arsya dhe qe nuk himizojne dhunen dhe shkaterrimin, ata qe jane te hapur per dialog dhe tolerance te ndersjellte. Veteflijimi per te tilla raste vetem sa pasqyron frymen e mjerueshem ne te cilen jane zhytur, dhe me diçka te tille nuk mund te mburret askush, vetem te shpresohet qe sa me shpejt dhe keto njerez do te çlirohen nga zinxhiret e injorances dhe te prapambetjes per te fituar shekujt e humbur te zhvillimit dhe perparimit njerezor.
The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein
Liria e fjales nuk eshte qe disa psikopate, arrogante, halucinante,
injorante, sharlatane, pseudo-intelektuale,qe disa njerez te c'vleresuar nga cdo element sensitiviteti njerezor dhe te boshatisur nga cdo ndjenje respekti per dinjitetin besimin personal te vrasin dinjitetin e te tjereve qe i perkasin besimit tjeter
Democracia nuk eshte liri e pakushtezuar. Demokracia eshte liri per aq kohe
sa liria individuale nuk demton integritetin moralo-religjioz, te individeve
dhe te shoqerise vete.
Demokraci do te thote jo vetem perkufizim i kesaj lirie por edhe mbrojtje e saj.
.........
- ” Këto karikatura me të vërtetë janë ofenduese për fenë Islame.
Te gjithë ne plotësisht e njohim dhe e respektojmë lirinë e shtypit dhe të fjalës,por ajo duhet të jetë e lidhur me përgjegjësinë e shtypit. Nxitja e urrejtjes fetare apo etnike ne këtë mënyrë është e papranueshme. “
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Kurtis Cooper.
Përgatiti & përktheu
PrInCiPiEl
Krijoni Kontakt